BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Aleko Prodani

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Aleko Prodani

    Mesazh nga Albatros 11/7/2010, 16:44

     Aleko Prodani 2dvsyv4

    Aleko Prodani (1942 - 2006), ėshtė njė aktor shqiptar.

    Thonė se ėndrra e ēdo aktori ėshtė tė vdesė nė skenė. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, mund tė thuhet Aleko Prodani e realizoi kėtė ėndėrr. Ai ndrroi jetė nė skenėn e Teatrit “A. Z. Ēajupi” tė Korēės, ndėrsa luante nė premierėn mė tė re tė kėtij teatri.

    Prej mė shumė se 30 vjetėsh, Prodani ishe njė nga yjet mė tė mėdhenj tė teatrit shqiptar, i shquar sidomos nė zhanrin e komedisė. Nė vitin 1961 ai u bė bashkėthemelues i Estradės sė Ushtarit, ku edhe u formua si aktor, gjatė njė stazhi gjashtė vjeēar. Mė pas u emėrua aktor nė Estradėn e Korēės, ku u bė menjėherė margaritari i kurorės. Pėr shkak tė “biografisė sė keqe” e largojnė nga Estrada, pas Plenumit IV dhe e dėrgojnė pėr “riedukim nė prodhim”.

    Por burokratėt komunistė u bėnė shpejt tė vetėdijshėm se zbrazėtia qė ai kishte lėnė pas vetes nė Estradėn e Korēės, nuk mund tė mbushej kurrsesi. Pas rikthimit nė Estradė, fillon pėr tė njė periudhė e artė. Interpreton nė rreth 60 premiera tė Estradės sė Korēės, ku shquhet pėr aftėsi tė rralla nė tė gjitha zhanret. Pėr 15 vjet (1980 – 1995) bėhet njeriu kyē i kėsaj trupe. Ėshtė autor i libreteve, regjisor dhe aktor kryesor nė 30 premiera, e dhjetra skeēe e komedi me njė akt qė shfaqen edhe nė TVSH nė programet e Vitit tė Ri. Nėn drejtimin e Prodanit, nė vitet ’80, Estrada e Korēės bėhet mė e mira nė vend.

    Cilėsitė e tij tė rralla bėhen tė kėrkuara edhe nė Teatrin “A. Z. Ēajupi”, ku interpreton rreth 20 role nė komedi. Pas sukseseve nė teatėr, arrin tė tjera nė kinematografi, ku interpreton nė tri kinokomedi, si edhe TV, ku interpreton nė njė seri spektaklesh dhe telekomedish. Kėto arritje i japin, mė 1992, titullin “Artist i Merituar”. Ka fituar tri herė rresht, nė tri pjesėmarrje, ēmimin pėr aktorin joprotagonist nė Festivalin e Aktrimit nė Fier, nė edicionet 2003, 2004 e 2005.

    Filmografia

    2009 Kronikė provinciale
    1999 Borxhliu
    1997 Dashuri ne krisma
    1987 Zėvendėsi i grave
    1986 Dy herė mat

      Ora ėshtė 19/4/2024, 13:25