BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 24/10/2010, 22:34

    First topic message reminder :

    1.
    Ishte njė ditė e nxehtė dhe njerėzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej nė pazar dhe ēlodhej nė kishė. Por ishte e diel dhe jo tė gjithė punonin. Ishte njė ditė pazari dhe jo tė gjithė shkonin nė kishė. Fshatarėt kishin ditėn e tyre tė punės. Qytetarėt kishin ditėn e kishės dhe tė pazarit. Gratė dilnin nga mesha e mėngjesit, shkonin nė pazar, ku i frynin trastat si gjinj, dhe pastaj ktheheshin nė shtėpi. Kur ato vonoheshin pas gjėrave tė panevojshme, fėmijėt i prisnin me gojė hapur. Burrat pinin duhan nė hije dhe shikonin gratė. Kafshėt rrinin nė diell dhe, duke pritur tė shiteshin, shikonin burrat. Ata qė kishin vapė freskoheshin nė liqen. Por qyteti ishte nė mes tė maleve dhe jo tė gjithė dinin not.

    Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy delet e tij. Mblodhi paratė qė kishte fituar dhe u nis.
    Xhamia ishte nė tė dalė tė qytetit. Nė dimėr ajo rrugė ishte e pushtuar nga balta, por atė ditė bėnte zheg dhe toka digjte mbi kokė dhe nėn kėmbė. Dera e xhamisė ishte e mbyllur. Ai trokiti me njė gur mbi portėn e vogėl. Imami u shfaq pas pak duke lidhur tyrben mbi kokėn e rruar. Alekum Selam. Mirėdita, i tha ai. Dua tė bėhem mysliman. Urdhėro, e ftoi imami. Je i pari qė vjen sot. Tė krishterėt merren me tregti tė dielave. U fut brenda dhe pati ftohtė. U ulėn tė dy pėrballė njėri-tjetrit mbi njė rrogoz, i cili nė anėn e tij dukej mė pak i pėrdorur. Xhamia ishte bosh. Dielli hynte me zor nga katėr kamare tė vogla, tė shpėrndara nga njė nė ēdo faqe muri. Nė njė cep tė errėt mezi dukej njė tenxhere e madhe dhe pranė saj bukė dhe disa kokrra ullinj. Je nė shtėpinė e Zotit, i tha imami, si pėr t’i thėnė mos u habit. A ha Zoti ullinj, qeshi ai duke u pėrpjekur ta ngrohte xhaminė me shaka. Imamit nuk i lėvizi asnjė muskul. Ullinjtė i ha unė. Doktorėt thonė se bėjnė mirė pėr veshkat.

    Pse do tė vish nė Islam, e pyeti thatė imami, pa e lėnė tė vazhdonte udhėtimin e tij nėpėr muret bosh tė xhamisė. Aliu iu pėrgjigj se nuk kishte ndonjė shkak, por mendonte se Islami ėshtė njė gjė qė duhet provuar. Unė fitoj sa pėr t’u ushqyer, nisi tė shpjegonte. Nuk kam ndonjė arsye tė veēantė. Islami ėshtė feja e Perandorisė dhe unė e respektoj si njė shtetas i rregullt. Nga Islami vijnė ligjet, taksat, ushtria dhe drejtėsia. E kėto nuk mund t’i zbatosh si duhet po nuk njohe burimin e tyre tė vėrtetė. Shpejt ose vonė, tė gjithė do tė bėhen myslimanė. Babai mė ka thėnė qė punėn e sotme mos e lėr pėr nesėr. Unė zgjohem herėt nė mėngjes, si kafshėt qė shes dhe shėroj, prandaj nuk e kam vėshtirė tė falem nė oraret qė pėrcakton feja juaj. Njoh shumė tė tjerė qė do tė ishin bėrė myslimanė nė qoftė se do tė kishin regjimin e bagėtive.
    Sa vjeē je? Tridhjetė e nėntė i mbusha nė korrik. Ka myslimanė tė tjerė nė fshatin tėnd? Jo, tha ai, unė do tė jem i pari. Njeh ndonjė mysliman tjetėr? Kroi kokėn dhe u kujtua. Njoh Ali Tepelenėn. Ē’ėshtė ky, tha imami. Aliu ėshtė kusar. I zė pritė karvanėve dhe grabit ushqime, mallra dhe kafshė, qė pastaj i shet. Kohėt e fundit ka marrė njė titull nga Stambolli dhe trimat e tij e thėrrasin dervenxhi. Tani kontrollon rrugėt dhe grykat nga kalojnė karvanėt dhe i ka bėrė zap gjithė kusarėt e tjerė. Askush nuk vjedh dot pa lejen e tij. Para disa muajsh u fsheh nė shtėpinė time se e ndiqnin ushtarėt e Kurt Pashės pėr ta vrarė. Kuajt i sjell tek unė pėr t’i shėruar dhe prandaj jemi njohur. A tė ka folur Aliu pėr Islamin? Po. Njėherė ai mė tha se sikur Muhamedi tė ishte shqiptar, grekėt do ta kishin vrarė atė. Imami nuk lėvizi, por diēka mėrmėriti. Nė qoftė se Muhamedi do tė ishte shqiptar, grekėt do tė ishin ēifutė dhe ēifutėt nuk e vranė dot Muhamedin. Megjithatė, Muhamedi nuk mund tė ishte shqiptar. Tė gjithė profetėt kanė lindur nė shkretėtirė aty ku nuk ka ujė dhe nuk ka dimėr. Ne kemi shumė ujė dhe shumė dimėr.
    Imami futi dorėn poshtė rrogozit dhe nxori njė libėr tė verdhė me shkronja tė mėdha arabe. Ky ėshtė Kurani. Ėshtė libri me porosi qė Allahu i dha Muhamedit pėrmes tė dėrguarit tė tij, engjėllit Xhebrail. Kėtu tregohet se ēfarė duhet tė bėjė njė mysliman. Dhe po ashtu se ēfarė nuk duhet tė bėjė. Mos harro se gjėrat qė nuk duhet tė bėsh, janė mė tė rėndėsishme se ato qė duhet tė bėsh. Kurani ėshtė libri i ndalimit dhe jo i lejimit. Ti nuk mund ta lexosh Kuranin, por unė do tė tė them disa gjėra, tė cilat, nėse i pranon, do tė tė dallojnė ty nga tė tjerėt, nga tė pafetė.
    Islam do tė thotė paqe. Paqja mund tė mbretėrojė mes njerėzve nėse ata i dedikohen Allahut dhe ndjekin rregullat qė ai ka pėrcaktuar. Kėto rregulla Zoti ia tha Muhamedit qė ky t’ia thoshte njerėzve. Muhamedi shkroi Kuranin, megjithėse deri 40 vjeē nuk dinte as shkrim, as kėndim, njėsoj si ti sot. Kjo ėshtė njė nga dėshmitė se ai ishte i dėrguar i Allahut, porositė e tė cilit pėr herė tė parė i erdhėn rreth vitit 610 kur ai jetonte nė Mekė, me gruan e tij Hatixhe. Gjatė jetės sė tij Muhamedi pati shumė gra tė tjera. Kur ai vdiq, nė prehrin e gruas sė tij mė tė dashur Aishes, Meka, Medina dhe shumica e Arabisė kishin pranuar Islamin. Kurani i ka njohur tė gjithė profetėt e tjerė pėrpara Muhamedit, pėrfshi Musain, profetin e ēifutėve dhe Isain e tė krishterėve. Por Muhamedi ėshtė profeti i fundit. Prandaj dhe Islami ėshtė feja e vetme e Allahut. Qėllimi i profetėve tė tjerė ka qenė tė paralajmėronin dhe tė bėnin gati botėn pėr misionin e Muhamedit, kėshtu qė tė krishterėt e kanė detyrim qė tė kthejnė fenė e tyre nė Islam. Jezu Krishti po tė ishte gjallė do t’i bashkohej fesė sė Muhamedit.
    Imami ndaloi dhe e futi Kuranin nėn rrogoz. Kėto qė po them duhet t’i dish sepse tė krishterėt e fshatit do tė tė prozvalin dhe do pėrpiqen tė tė poshtėrojnė kur t’u thuash se je mysliman. Mos u mėrzit. Tė gjithė profetėt janė sharė nga fshati i vet. Ti mė the se do tė bėhesh mysliman. Unė tė pyeta pse. Mė the se Islami ėshtė njė gjė qė duhet provuar sepse herėt apo vonė tė gjithė do tė vijnė nė Islam. Kjo ėshtė e vėrtetė. Njė ditė, tė gjithė do tė bėhen myslimanė. Por jo pėr arsyet qė the ti. Unė do tė t’i jap arsyet, ti do t’i jetosh dhe mė pas do t’ia japėsh tė tjerėve.
    Islami ka pesė kushte. Nėse ti i pranon, atėherė je mysliman. I pranoj, tha ai me njė frymė. Ishte ftohtė dhe drita e diellit nga kamaret e xhamisė kishte nisur tė dobėsohej. Duro, i tha imami. Do tė t’i them njė nga njė. Ngrihu nė kėmbė.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 24/10/2010, 22:41

    Dikush duhet tė pėrpiqet tė bėjė tė kundėrtėn e Skėnderbeut. Pėrderisa ti mendon se ai dėshtoi, dikush qė bėn tė kundėrtėn e tij mund tė ketė sukses. Nė qoftė se njėri prej nesh bėn paqe pa kushte me Islamin nė emėr tė gjithė myslimanėve shqiptarė atėherė mund tė arrijmė atė qė nuk e kemi pasur kurrė, shtetin tonė, tha ai duke mbyllur sytė kur fliste.
    Gabohesh, foli Arianiti. Njeriu nuk e ndryshon dot historinė siē nuk mund tė ndryshojė fytyrėn e vet. Qindra burra kanė menduar si ti, pėrfshi edhe Ibrahimin, i cili beson se duke u bėrė mysliman mund tė mbetet njė shqiptar qe e fiton bukėn e pėrditshme nė paqe me pushtuesin e vet. Kjo ėshtė njė paqe e gėnjeshtėrt qė nuk i jep njeriut lumturi, as nė kėtė botė dhe as nė tjetrėn, nėse ajo ekziston. Skėnderbeu e humbi paqen me veten kur u bė mysliman qė i vogėl, nė oborrin e Sulltanit dhe vuajti edhe mė shumė kur u kthye nė Shqipėri dhe u bė prapė i krishterė pėr tė bindur shqiptarėt e tjerė ta pranonin si mbretin e tyre. Skėnderbeu e ndiente se shqiptarėt nuk e besonin megjithėse ata iu bindėn dhe luftuan bashkė me tė duke shpresuar mė kot nė triumfin e njė turku mbi turqit e tjerė. Shqiptarėt e kanė parė gjithmonė Skėnderbeun si turk prandaj kurrė nuk e besuan me tė vėrtetė. Por as turqit nuk e besuan Skėnderbeun. Tė parėt sepse ai u bė mysliman dhe tė dytėt sepse ai u bė i krishterė. Duke kaluar ylberin e Zotit, Skėnderbeu u bė i pabesueshėm. Shqiptarėt e dinin se ai luftonte pėr pushtet dhe kjo ėshtė njė ambicie qė ata i lodh dhe nuk i inkurajon pėr njė kohė tė gjatė. Prandaj, qėllimi i tij mbaroi ditėn qė ai vdiq, sepse nuk kishte krijuar njė bindje tė trashėgueshme. Sot, shqiptarėt mund ta duan paqen me turqit, por turqit nuk e duan mė kėtė sepse ata e dinė qė shqiptarėt mund t’i nėnshtrosh mė kollaj pa iu dhėnė favoret qė garanton paqja. Pėr faj tė Skėnderbeut, sot as turqit dhe as evropianėt nuk i besojnė mė shqiptarėt. Nė rrugėt e historisė sonė gjithmonė kanė ecur burra, tė cilėt nuk kanė ditur ku shkojnė. Unė mendoj se kėtu ka njė dorė hyjnore, e cila vendos qė shqiptarėt tė udhėhiqen nga njerėz, tė cilėt nė fund munden nga dilemat e tyre. Ka popuj, tė cilėve Zoti nuk i ka dhėnė akoma asnjė rrugė, siē janė ēifutėt. Ka tė tjerė, tė cilėve ai ua ka pėrcaktuar rrugėn, siē janė tė krishterėt dhe turqit. Por ka raste kur Zoti vendos tė luajė me njerėzit sepse kjo me sa duket i shėrben si ēlodhje nė mes tė punėve tė shumta qė ka.
    Kur isha i vogėl, unė merrja dy milingona qė i vija njė hap larg njė copė bukė pėr tė kuptuar se kush prej tyre dhe pse do ta gjente rrugėn drejt ushqimit. Pėr ēudinė time, tė dyja e gjenin bukėn me tė njėjtėn shpejtėsi dhe nė tė njėjtėn kohė dhe kurrė nuk mė ka qėlluar ndryshe. Milingonat janė njė racė, sė cilės Zoti i ka dhėnė vetėm njė drejtim. Por ky nuk ėshtė rasti i shqiptarėve. Milingonat kanė mė shumė fat se shqiptarėt sepse janė mė tė vendosura. Zoti ka vendosur t’i lėrė shqiptarėve dy rrugė dhe argėtohet kur sheh qė atje lart se si ata lodhen dhe nuk e zgjedhin dot rrugėn qė duhet. Deri mė sot tė gjithė kanė zgjedhur rrugėn e gabuar.
    Kėshtu i ndodhi edhe Skėnderbeut. Historia do tė kishte ecur ndryshe nė qoftė se nė vend tė Skėnderbeut do tė kishte qenė dikush tjetėr, i cili nuk vinte nga oborri i Sulltanit dhe tė cilit shqiptarėt do t’i kishin besuar bashkė me pushtetin dhe fenė e tyre, deri nė atė kohė tė papėrlyer. Siē tregon historia, edhe venecianėt dhe Papa nė Romė kėtij njeriu i besonin mė shumė dhe do ta kishin ndihmuar tė krijonte njė mbretėri tė krishterė, e cila mund t’i rezistonte kohės jo vetėm si kujtim, por si njė gjė e gjallė.
    Aliu kroi kokėn dhe iu duk sikur milingonat e historisė po i vraponin nėpėr flokė. Kush ishte ky njeri, pyeti ai.
    Ky ishte Arianit Komneni, tha Arianit Komneni. Unė kam emrin e tij. Atij i thoshin edhe Gjergji, por kėtė emėr e mban im bir i madhi. Aliu nuk pati nevojė t’i kėrkojė plakut mė shumė sepse ky filloi t’i tregonte pėr historinė e familjes sė vet. Duke dėgjuar, Aliu pati ndjesinė se po jetonte nė njė kohė tjetėr, e cila e ndriēonte kohėn e tij ashtu si dielli ndriēon hėnėn duke perėnduar.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 24/10/2010, 22:41

    Komnenėt e kanė qeverisur Perandorinė e Bizantit pėr mė shumė se njėqind e pesėdhjetė vjet. Grekėt thonė se ata janė grekė, por unė dua tė besoj se janė njė racė me shqiptarėt qė jetojnė sot nė Voskopojė. Ata kanė folur dhe kanė shkruar greqisht pa dyshim dhe e kanė drejtuar perandorinė deri kur Kostandinopoja u pushtua dhe u pėrdhunua nga kryqėzata e krishterė dhe kur Komnenėt ikėn tė pėrndjekur nga qyteti. Njėri prej tyre, Mihali, i cili ishte nip i Teodorės, vajzės sė perandorit tė parė Komnen, erdhi nė vitin 1204 nė Shqipėri dhe u vendos nė Janinė. Pėr shkak tė emrit tė madh qė kishte familja e tij ai u bė princ dhe Janina ishte kryeqytet i kėsaj principate dhe unė dua tė besoj se kjo ėshtė e para mbretėri e pavarur e shqiptarėve. Komnenėt e mbajtėn principatėn e Janinės deri nė vitin 1318 me princin e fundit Thoma Komneni, i cili u vra nga djali i motrės sė tij. Thoma Komneni, la pas njė djalė, i cili, pėr t’i shpėtuar hakmarrjes sė kushėrinjve tė tij, u fsheh nė malėsitė qė ndajnė Vlorėn me Gjirokastrėn, nė njė fshat qė quhej Arianit. Aty u martua me njė shqiptare nga njė derė e mirė e fshatit dhe jetoi pa kėrkuar ofiq dhe pushtet derisa vdiq.
    Djali i tij, qė trashėgoi emrin Arianit, si dhe emrin e fisit, ishte Arianit Komneni, i cili lindi ndoshta nė vitin 1400. ky bėri krushqi me njė nga vajzat e familjes sė madhe tė Muzakajve, tė cilėt i shtrinin zotėrimet e tyre nga Korēa deri nė Gjirokastėr.
    Arianit Komneni ishte prijėsi i munguar i shqiptarėve. Nė qoftė se Skėnderbeu nuk do ta kishte mashtruar me mėnyrėn tipike turke, shqiptarėt do tė kishin gjetur tek ai mbretin e tyre, me prejardhje nga perandorėt e Bizantit dhe kjo lidhje nuk do t’i kishte ndarė mė ata nga krishterimi evropian dhe sot ne do tė jetonim nė njė mbretėri tė krishterė. Arianiti ishte njė luftėtar i madh. Ai filloi i pari luftėn kundėr turqve nė vitin 1432, dhjetė vjet pėrpara se Skėnderbeu tė kthehej si mysliman nė Shqipėri pėr tė ndėrruar rrjedhėn e gjėrave. Arianiti nuk humbi asnjė nga betejat e tij me turqit dhe kryengritjet e tij vazhduan gati gjashtė vjet me radhė nga Voskopoja nė Tepelenė, nga Gjirokastra nė Elbasan, derisa Sulltan Murati u detyrua t’i njohė zotėrimet e tij pėrgjatė lumenjve tė Shkumbinit dhe tė Vjosės. Kur Skėnderbeu erdhi nė Shqipėri, Arianit Komneni ishte kryezoti i Shqipėrisė dhe pa dyshim princi, tė cilin shqiptarėt respektonin mė shumė. Skėnderbeu e kuptoi se pa mbėshtetjen e tij nuk mund tė kishte sukses dhe nė fillim ai u vu nėn urdhrat e Arianit Komnenit, i cili vendoste pėr gjithēka. Arianiti besoi se Skėnderbeu mund t’i printe luftėrave kundėr turqve duke qenė i stėrvitur prej tyre si njė ushtarak i zoti. Besimi qė kishte ndaj tij si luftėtar e bindi ta mbėshteste si kapedan tė parė, kur nė Lezhė u mblodhėn gjithė princat e Shqipėrisė nė vitin 1444. nė tė vėrtetė kjo ishte besėlidhja e Arianitit. Pėrfaqėsuesit e familjeve tė mėdha shqiptare erdhėn pėr tė shpallur Arianit Komnenin si sundimtar dhe mbrojtės tė tyre dhe kėrkuan qė nėn flamurin e tij tė luftonin tė gjithė bashkė kundėr turqve. Por Skėnderbeu iu lut Arianitit t’ia ngarkonte atij kėtė mision duke i premtuar se nė qoftė se do t’i mundnin turqit dhe Shqipėria do tė shpallej shtet i pavarur, Arianiti do tė ishte mbret i saj. Arianiti pranoi dhe bindi edhe princat e tjerė tė vendit, tė cilėt nuk donin tė pranonin njė mysliman si Skėnderbeu pėr tė parin e tyre. Me ndihmėn e ushtrisė qė kishte krijuar Arianiti dhe qė tani e drejtonte ai, Skėnderbeu filloi t’u merrte turqve territore, tė cilat mė parė kishin qenė nė zotėrimin e Arianit Komnenit. Ky i kėrkoi qė kėto toka t’i ktheheshin, por Skėnderbeu nuk pranoi dhe filloi t’i qeveriste vetėm. Kur Skėnderbeu u rrethua herėn e parė nė Krujė nė vitin 1450, ai i kėrkoi ndihmė Arianitit. Gjyshi im thoshte se kur tė dy burrat u takuan nė Durrės, Skėnderbeu i kėrkoi falje Arianit Komnenit duke i thėnė se do t’ia kthente tė gjithė tokat dhe sapo tė iknin turqit ai do thėrriste gjithė princat siē kishin vepruar nė Lezhė pėr ta shpallur Arianit Komnenin mbret tė Shqipėrisė. Arianiti nuk e besoi Skėnderbeun, por megjithatė i premtoi ta ndihmonte me para dhe ushtarė pėr tė pėrballuar rrethimin. Arianit Komneni nė atė kohė nuk kishte djem nga martesa e tij me Maria Muzakėn dhe kishte frikė se nėse vdiste apo e vrisnin, askush nuk do tė trashėgonte emrin dhe pronat e tij tė shumta. Skėnderbeu ia dinte kėtė dobėsi dhe e shfrytėzoi bukur duke i kėrkuar dorėn e sė bijės, Donikės me qėllim qė ta zbuste dhe tė garantonte aleancėn me tė. Arianit Komneni i menēur pranoi dhe i tha Skėnderbeut: Edhe nė qoftė se unė nuk bėhem mbret i Shqipėrisė njė ditė nipi im do tė bėhet. Skėnderbeu djallėzor, pėr shkak tė edukatės turke qė kishte marrė, ia ktheu: Nė qoftė se ti mė pengon mua tė bėhem Mbret i Shqipėrisė djalin tim nuk e pengon dot.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 24/10/2010, 22:41

    Rrethimi i Krujės u thye dhe po atė vit Skėnderbeu u martua me Donikėn, por marrėdhėniet me vjehrrin e tij tė fuqishėm nuk i pėrmirėsoi. Arianiti e humbi pėrfundimisht besimin te Skėnderbeu kur mė vonė mori vesh se ky i kishte ofruar Krujėn Venedikut duke kėrcėnuar se nė rast se ata nuk e ndihmonin, ai do t’ua linte atė turqve pa bėrė asnjė rezistencė. Ftohja e tyre e dobėsoi Skėnderbeun, i cili filloi tė humbte disa beteja ndaj turqve. Mė e rėnda ishte ajo e Beratit pėr tė cilėn ai akuzoi Moisi Golemin, luftėtarin mė tė shquar tė asaj kohe qė ishte nipi i Arianitit dhe qė ky e mbante pas dhe e thėrriste djalė. Moisiu, qė kishte nė zotėrim Dibrėn, i la turqit tė kalonin nėpėr tokat e tij dhe kėta i ranė pas shpine mbrojtėsve tė kalasė sė Beratit duke e shkatėrruar ushtrinė e Skėnderbeut. Im gjysh thoshte se Arianit Komneni donte t’i jepte njė mėsim Skėnderbeut, i cili nė fund tė jetės kishte pranuar se prishja e aleancės me vjehrrin kishte shėnuar fillimin e rėnies sė tij. Por Skėnderbeu ishte edukuar si mysliman dhe unė nuk besoj se atė e ka vrarė ndėrgjegjja, por ėshtė e vėrtetė se nė qoftė se do t’ia kish mbajtur fjalėn Arianit Komnenit, ne sot do tė jetonim ndryshe.

    7

    Ndėrsa Arianit Komneni rrėfente historitė e tij, Ali Tepelena nuk kishte lėvizur nga vendi duke menduar se ky plak i krishterė kishte vendosur t’i tregonte rrėnjėt e familjes sė tij njėlloj si njė rrap i moēėm qė i nxjerr rrėnjėt mbi tokė pas tėrmetit. Ndoshta mendon se madhėshtia e emrit tė tij do tė mė bindė ta lė tė qetė pėr tė zotėruar fshatin, siē kishte bėrė me sa duket nė gjithė kėto vite. Arianit Komneni ishte shumė i zgjuar, por vitet ia kishin humbur prakticitetin. Megjithatė, ky arsyetim nuk e ngopi Aliun. Nuk ėshtė llafazan, mendoi, diku do tė dalė. Ali Tepelenės i kishin bėrė pėrshtypje sidomos historitė mbi Janinėn, njė qytet qė ai e kishte pėr zemėr. Duke u rropatur tė nguliste nė mendjen e tij tė re ato qė kishte dėgjuar nga Arianiti, dera u hap dhe vajza e vogėl me gėrshet tė zi u afrua tek i ati dhe i zgjati njė enė tė mbushur me arra tė mėdha bojėkafe. Vajza doli pa ia hedhur sytė, por Aliut iu duk sikur gėrsheti i saj filloi t’ia lidhte jetėn me historinė e Arianitėve dhe sidomos me Janinėn nga ku e kishte zanafillėn historia shqiptare e Komnenėve.
    Arianit Komneni e tėrhoqi nga kėto kur i tha: Jam nėntėdhjetė e dy vjeē. Kam tre djem. I madhi quhet Gjergj si Arianit Komneni i madh. I dyti quhet Mihal si Mihali qė ngriti tė parėn principatė shqiptare tė krishterė nė Janinė. I treti quhet Gjon dhe ka marrė emrin e djalit tė Skėnderbeut, nipit tė Arianitit dhe qė pėrbėn tė vetmen lidhje mes dy burrave, tė cilėt Islami i ndau nė fe dhe krishterimi nuk i bashkoi dot nė pushtet. Sara ėshtė vajza ime e vetme. Ėshtė pesėmbėdhjetė vjeē dhe besoj se pas saj nuk do kem mė fėmijė.
    Mori njė arrė tė madhe dhe, duke e shtyrė me njė thikė tė vogėl qė nxori nga poshtė velenxės, filloi ta hapte pa u ngutur. Merr dhe ti njė, i tha Aliut. Arianit Komneni i Madh i kishte qejf dhe luante shumė me to. Njė herė hapi njė arrė mė tė madhe se kjo, shumė mė tė madhe, nė dysh dhe duke lexuar fletėt dhe rrudhat e saj tė njoma i tregoi Skėnderbeut se njėlloj si arra edhe truri i njeriut formohet nga dy pjesė. Nė qoftė se nuk e di ato quhen hemisfera, i tha me modesti Aliut, i cili nuk bėri asnjė shenjė. As Skėnderbeu nuk e dinte, por i tha Komnenit se kur kishte vrarė njerėz gjatė betejave shpesh i kishte rastisur tė shihte tru tė ndarė mė dysh qė i ngjanin kėsaj arre. Arianiti kishte qeshur dhe i kishte thėnė: Ja pra, ky ėshtė ndryshimi mes ne tė dyve. Ti do ta ndash trurin nė dysh, kurse unė dua ta lexoj.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 24/10/2010, 22:41

    Aliu sėrish nuk lėvizi dhe Arianiti vazhdoi:
    Arianit Komneni nuk pati asnjė djalė me Maria Muzakėn dhe kjo e mėrziti shumė derisa u tėrhoq nga luftėrat, tė cilat nuk i jepnin mė kėnaqėsi. Besoj se pėrveē zhgėnjimeve familjare dhe ato qė gati nga gėnjeshtrat e Skėnderbeut, ai nuk besonte mė se Shqipėria mund t’i rezistonte pushtimit turk. Me Maria Muzakėn u mundua, por ajo i dha njėra pas tjetrės nėntė vajza. Kur humbi shpresat, iku nė Itali dhe u martua me njė italiane, e cila i dha atij tre djem. Por djemtė lindėn kur Arianiti ishte nė fund tė jetės dhe kur mundėsitė pėr tė rivendosur pushtetin qė kishte ishin zvogėluar sa nga turqit, po aq edhe nga Skėnderbeu. Krushqitė qė ai bėri pėr vajzat e tij tregojnė se ishte jo vetėm njė strateg i madh, i cili synonte tė zbuste gjithė pretendimet pėr territore qė vinin nga brenda dhe nga jashtė Shqipėrisė.
    Siē tė thashė, njėrėn vajzė, tė madhen, ia dha Skėnderbeut. Vajzėn e dytė, Vojsavėn e martoi me princin e Malit tė Zi, Ivan Cernojeviēin, i cili ishte njė nga njerėzit mė tė shquar tė kohės sė tij. Tri vajza tė tjera i martoi nė derėn e Dukagjinėve, princave tė veriut tė Shqipėrisė duke forcuar kėshtu aleancėn me njė nga familjet mė tė mėdha shqiptare me tė cilat nuk kishte lidhje gjaku. Njė vajzė tjetėr e martoi me Gojko Balshėn, edhe ky nip i Gjergj Stres Balshės sė madh. Tre tė tjera i dha nė Itali kryesisht nė Venedik dhe Napoli nėpėr dyer tė mėdha me lidhje politike. Ndėrsa Angjelinėn, vajzėn e tij mė tė dashur qė ai thoshte se i ngjante gjyshes sė tij, ia dha Stefan Brankoviēit princit tė Serbisė dhe stėrnipit tė Stefan Dushanit tė madh. Kur Stefani u martua, ai sapo ishte qorruar nga Sulltani, tė cilin e kishte kunat dhe thonė se Angjelina qau kur e pa ashtu dhe deri nė fund tė jetės e mbajti pėr dore.
    Krushqitė e Arianit Komnenit ishin krushqi me shije perandori siē ishte nė tė vėrtetė ai. Siē tė thashė, vetėm gruaja italiane i dha atij djemtė qė i kishin munguar pėr tė mbretėruar Shqipėrinė. Ata ishin Kostandini, tė cilit Mbreti i Francės i fali njė dukat nė veri tė Italisė, Arianit dhe Thomai. Ky i fundit ishte i vetmi qė u kthye nė Shqipėri. Me sa duket ēdo derė e madhe ka tradhtarėt e vet dhe Thomai qėlloi plėngprishėsi i Arianitėve sepse u vu nė shėrbim tė turqve, tė cilėve u kėrkoi pjesė nga zotėrimet e shumta qė ata i kishin marrė babait tė tij. Pėr t’u bėrė mė i besueshėm, Thomai u bė mysliman dhe turqit i dhanė Himarėn ku ai u bė njė sundimtar mizor. Thonė se Thomai natėn shkonte dhe i merrte me forcė gratė dhe vajzat fshatarėve tė bregut dhe pastaj i ndante ato me ushtarėt e tij. Njė ditė, fshatarėt u mblodhėn dhe e vranė. Kjo ndodhi nė vitin 1486. Djali i vogėl i Thoma Komnenit ishte stėrgjyshi im.
    Ai bashkė me farefisin dhe tė ėmėn u fshehėn pėr pak kohė sa tė harroheshin zullumet e babait dhe mė pas u vendosėn kėtu ku ngritėn kėtė fshat, tė cilin stėrgjyshi e zgjodhi pranė Janinės, duke jetuar me shpresėn se kur tė ikin turqit ne do t’i kthehemi historisė sė Komnenėve shqiptarė, aty ku ajo nisi: nė Janinė. Unė nuk e besoj mė kėtė ėndėrr tė plakur dhe jam i sigurt se as djemtė e mi nuk do t’ia arrijnė asaj dite. Islami sapo ka ardhur nė kėto troje dhe dita kur ai tė ikė ėshtė akoma shumė larg.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 24/10/2010, 22:42

    Arianit Komneni pushoi, por nuk dukej i lodhur. Pas historive qė kishte dėgjuar Ali Tepelena dukej mė miqėsor se nė fillim. Tani ai e shikonte plakun si njė libėr me shumė faqe dhe me sa duket kjo e zbuti, siē zbutet ēdo njeri qė lexon mes dy betejave. Kur kishte ardhur ta takonte, Ali Tepelena mendonte se nėse pleqėsia do ta kundėrshtonte, ai do ta zgjidhte ēėshtjen e Ibrahimit me ndihmėn e trimave tė tij, tė cilėt ishin tė gatshėm nė ēdo kohė tė masakronin njė fshat tė krishterė. Por tani Aliu qė e kishte ndjekur me vėmendje Arianitin, mendonte se duke e zbutur plakun marrėveshja e tij me fshatin do tė mund tė ishte mė e plotė dhe mė e respektueshme nga tė gjithė.
    Duke marrė arrėn e fundit qė kishte mbetur, Aliu e pyeti: Po ti Arianit si i ke jetuar kėta 92 vjet?
    Arianiti qė duket se e priste kėtė pyetje u pėrgjigj pa u menduar: Kam jetuar si njė Komnen dhe po mendoj se si do tė vdes si i tillė.
    Kur linda unė, fshati kishte dy herė mė pak shtėpi sesa sot. Babai drejtonte pleqėsinė, e cila kryesisht pėrbėhej nga kushėrinj ose krushqi tė tij sepse siē e thashė, ky fshat u themelua nga stėrgjyshi im dhe njerėzit e afėrt tė tij, prandaj shumica kėtu jemi tė njė gjaku. Por babai vuajti gjithė jetėn nga frika e shuarjes sė fisit tonė, i cili sipas tij do rrezikohej njė ditė nė qoftė se ne vazhdonim tė jetonim tė izoluar nė kėtė vend. Ai pati pesė djem dhe unė isha mė i vogli prej tyre. Im atė jetonte gjithė kohėn me lajmet qė vinin nga betejat mes tė krishterėve dhe turqve, por ato vite ishin kohėt kur turqit u forcuan shumė dhe pothuajse e pushtuan gjithė Greqinė, Serbinė, Hungarinė dhe shkuan deri nė Vjenė falė Kara Mustafa Pashės qė ishte shqiptar nga dera e qyprillinjve. Zoti e desh qė ky u mund me turp nė Vjenė dhe Sulltani ia preu kokėn. Mos ishte pėr meritė tė kryevezirėve shqiptarė qyprillinj Perandoria Turke do tė kishte marrė tatėpjetėn me kohė e me vakt. Historia do shpjegojė se pse shqiptarėt e kanė mbajtur nė kėmbė Turqinė me jeniēerė dhe vezirė tė mėdhenj, tė cilėt kurrė nuk kuptuan se ky pėrbindėsh me trupin nė Azi kishte ardhur tė ushqehej nė Evropė duke mbajtur me thonj vendin e tyre, pa e lėnė tė rritej.
    Siē tė thashė, babai jetonte nė fshat, por mendjen e kishte gjetkė. Kur turqit filluan luftėn pėr pushtimin e Kretės, tė cilėn e mbajtėn tė rrethuar pėr 25 vjet, babai mendoi se nėse thyhej ky front, turqit nuk do tė ndaleshin mė siē po ndodh nė tė vėrtetė edhe sot. Ai ishte i bindur se krishterimi dhe sidomos Venediku, nuk do ta linte Kretėn tė binte nė duar tė turqve dhe kėrkoi tė kishte pjesėn e vet nė kėtė fitore, prandaj dėrgoi atje vėllanė tim tė madh nė krye tė dhjetė burrave nga fshati. Asnjėri prej tyre nuk u kthye i gjallė pasi Kreta u pushtua nga turqit nė vitin 1669, njėqind vjet pėrpara. Si pėr tė bindur tim atė se shqiptarėt vrasin shqiptarėt pėr njė copė dhe tė huaj, Kretėn e pushtoi njė qyprilli tjetėr, Fazil Pashai. Im vėlla atė kohė ishte 18 vjeē dhe bashkė me tė nė Kretė u vra edhe gjyshi i Ibrahimit qė sot ėshtė bėrė mysliman dhe qė nuk kupton se eshtrat e tė ndjerit, gjyshit tė tij, tani po lėvizin atje ku dergjen. Babai u trishtua nga vdekja e vėllait tonė tė madh, por besimi se aleanca e krishterimit mund ta detyronte Islamin tė tėrhiqej nė Azi, aty ku Zoti ka parashikuar territoret e tij, nuk iu venit pėr asnjė ēast.

    2

    Vazhdon/.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:19

    Nė vitin 1704 babai vendosi tė shkojė nė Turqi. Ne nuk e kishim ditur se ai mbante lidhje me njė degė tjetėr tė Komnenėve nė Itali. Ata e lajmėruan se nė pėrkujtim tė pesėqindvjetorit tė rėnies sė dinastisė Komnene qė ndodhi nė vitin 1204, tė gjithė trashėgimtarėt e tyre tė shpėrndarė nėpėr botė kishin vendosur tė mblidheshin nė Stamboll. Do nisem tė takoj kushėrinjtė e mi, tė cilėt, kur turqit tė thyhen njė ditė, do qeverisin prapė Evropėn, thoshte babai dhe kjo ia ktheu gėzimin qė kishte humbur prej vitesh. Mirėpo kur po nisej, ai i kishte kaluar shtatėdhjetė vjeē dhe nuk kishte fuqinė e rinisė pėr tė kryer njė udhėtim aq tė gjatė dhe tė vėshtirė. Nėna kėmbėnguli qė ai tė merrte njė nga djemtė me vete pėr ta ndihmuar dhe ai mė zgjodhi mua.
    Pas dy muajsh arritėm nė Stamboll pasi u hodhėm nga Janina nė Voskopojė e Kostur dhe prej andej pėrfunduam nė Selanik ku i hipėm njė anieje tregtare qė na ēoi nė qytetin e shenjtė. Kur anija jonė iu afrua portit, mbi tė cilin xhamitė e Stambollit ngriheshin si direkė, sytė jeshilė tė babait u errėn. Kam ardhur tė ta heq perēen e dashur, pėshpėriti babai me vete, sikur t’i drejtohej njė gruaje qė e kishte thirrur pėr ndihmė.
    Takimin e Komnenėve e kishte organizuar Gjergj Brankoviēi, i cili punonte si agjent tregtar nė njė shoqėri angleze, por qė nė fakt ishte shumė i lidhur me perandorėt e Austrisė. Brankoviēi ishte pinjoll i sundimtarėve tė Serbisė, tė cilėt kishin lidhur krushqi me Komnenėt, gjė qė e bėn krushk me ne, por dhe me Skėnderbeun, i cili martoi djalin e tij me Irenėn, vajzėn e princit Llazar Brankoviē. Kur babai ia shpjegoi kėtė lidhje, Gjergj Brankoviēi u mrekullua dhe e quajti babanė njė vėlla tė rigjetur nė mes tė detit. Ėshtė koha pėr t’u rikthyer nė lavdinė tonė, tha ai nė fjalimin qė mbajti gjatė meshės sė kujtimit tė Komnenėve nė njė kishė tė vogėl greke qė shikonte nga deti. Krishterimi humbi pėrballė turqve pėr shkak tė pėrēarjeve tė veta, por tani ne duhet tė bashkohemi nėn njė flamur tė krishterė pavarėsisht se jemi shqiptarė apo serbė, apo grekė. Ky ka qenė ideali i Komnenėve tė mėdhenj, tė cilėt ngritėn Perandorinė mė tė madhe dhe mė tė ndritur tė botės. Perandoria e Bizantit ishte e tillė sepse arriti tė bashkojė nėn njė pushtet tre elementė qė nė rast se pajtohen prodhojnė qenien perfekte: njė shpirt grek, njė mendje romake dhe njė trup mysliman. Ky ėshtė ekuilibri mė i pėrsosur qė ka parė historia. Ēfarė nuk mund tė arrijė njė njeri qė ėshtė i fortė si mysliman, i ndjeshėm si grek dhe i menēur si romak? Gjithēka motra dhe vėllezėr, kushėrinj dhe pinjollė Komnenė. Me kėtė koktej pushtetesh, racash dhe dijesh do tė ndėrtohet Bizanti i ri, themeli i tė cilit pa dyshim do tė jetė Ballkani dhe ēatia e tij do tė jetė Evropa. Ne sot jemi mbledhur kėtu nė Kostandinopojė pėr tė nisur mbledhjen e gurėve tė kėtij themeli. Le t’i marrim gurėt nga Serbia, nga Moreja dhe Rusia, nga Vjena dhe Venecia, nga Jerusalemi dhe Parisi, nga Athina dhe Janina e t’i bėjmė bashkė sepse kėshtu shtėpia jonė do ketė vend pėr tė gjithė. Komnenėt e mbledhur nga gjithė kėto vende u frymėzuan dhe e mbėshtetėn njė nga njė Gjergj Brankoviēin.
    Babai i pėrlotur tha vetėm dy fjalė: Komnenė tė nderuar, mirė se erdhėt nė ėndrrėn time!
    Mė vonė, Gjergj Brankoviēi na shpjegoi se me ndihmėn e perandorėve habsburgė po mendohej organizimi i njė kryengritje tė madhe tė tė krishterėve nė Serbi, Greqi, Shqipėri dhe Bullgari, e cila duke u mbėshtetur nga Austria, Venediku dhe mė pas edhe nga Rusia, do tė synonte rėnien e perandorisė sė lodhur turke nė pak kohė. nė fakt kjo ishte arsyeja e vėrtetė e kėtij takimi nė Stamboll. Tė gjithė mendonin se forcimi i Austrisė dhe Rusisė si Fuqi tė Mėdha dhe luftėrat e brendshme nė Perandorinė Osmane e favorizonin ringritjen e krishterimit. Komnenėt nisėn t’i japin informacione pėr mundėsitė qė kishin pėr tė mbledhur para dhe njerėz, ndėrsa Gjergj Brankoviēi me njė hartė tė Ballkanit pėrpara caktonte me ngjyrė tė kuqe pikat ku fillimisht do tė ndizeshin zjarret.
    Ato kohė nė Stamboll takuan Komnenė nga tė gjitha vendet pėrfshi edhe njė stėrnip tė Skėnderbeut, i cili quhej Anton Kastrioti qė ishte njė burrė i shkurtėr dhe i hollė dhe qė jetonte nė Itali. Edhe Skėnderbeu ka qenė i shkurtėr, i tha ai babait kur u takuan. Por si ai, thirrjes sė Brankoviēit i ishin pėrgjigjur edhe shumė kontė italianė dhe dukesha bullgare, pasanike greke dhe princa rusė, pinjollė tė familjeve mbretėrore transilvane, krushq tė familjeve mbretėrore franceze dhe suedeze si dhe njė dukė i gjatė dhe bukurosh, i cili na tha se rridhte nga Huniadi, mbreti i Hungarisė dhe qė megjithėse nuk kishte lidhje me Komnenėt kishte ardhur tė ndihmonte krishterimin. Kur rrinim me kėta njerėz, tė cilėt kishin humbur lavdinė e dikurshme, por sidoqoftė kishin ruajtur pasuritė dhe pronat qė i lejonin ta shijonin luksin e Stambollit, mendoja pėr fshatin tonė tė varfėr. Po ne pse nuk jemi me tituj si gjithė kėta Komnenėt e tjerė, pyeta babanė. Nė tokėn tonė nuk mbin fisnikėria, m’u pėrgjigj ai, por dukej se kjo diferencė me kushėrinjtė e tij nuk e shqetėsonte shumė.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:19

    Pėrgjatė njė viti, Gjergj Brankoviēi bėri plane pėr tė filluar kryengritjen e tij dhe ndihmat e Austrisė dukej se nuk i mungonin. Nė gazetat austriake Brankoviēi ishte shpallur Kont i Perandorisė sė Shenjtė. Ai na tregonte se si njerėz tė caktuar nga vetė Perandori po rekrutonin me para luftėtarė nė gjithė Ballkanin dhe pritej vetėm tė ndizej fitili nga Vjena. Atėherė, i thoshte ai babait me sytė qė i shkėlqenin, do tė nisemi dhe ne dhe ti do tė drejtosh kryengritjen nė Shqipėri. Disa muaj mė parė kishte ardhur nė krye tė Turqisė Sulltan Ahmeti, i cili njihej si njė njeri qė harxhonte shumė para pėr tė zbukuruar xhamitė dhe pallatet e tij nė stilin francez. Stambolli ndihej mė i lirė nga dhuna e sulltanėve tė mėparshėm dhe artistė evropianė me gjithė gratė e tyre tė pambuluara bridhnin lirshėm nėpėr qytet. Nuk e kam parė kurrė tim atė mė tė qeshur se ato kohė. Stambolli po kthehej nė Kostandinopojė, mė thoshte dhe pothuajse pėrditė shkonte nė kishė ku lutej pėr fatin tonė. Por atė vit bėri njė dimėr i tmerrshėm dhe Stambolli u mbulua nga dėbora dhe ngricat. Duke mos hequr dorė nga rituali i tij i lutjeve nė kishė babai mori njė plevit. Gjatė njė muaji tė vėshtirė unė i shėrbeja dhe i jepja ēaj tė nxehtė, ndėrsa ai fliste pėr betejat e mėdha tė Arianitėve dhe mė tregonte vende me emra malesh nė Shqipėri, nė tė cilat fillimisht duhet tė shiheshin kryengritėsit e Gjergj Brankoviēit sipas planeve qė ai hartonte nga krevati i Stambollit. Ai ishte njė muaj gjeografie pėr mua. Mėsova me dhjetėra emra malesh, luginash, kodrash, lumenjsh dhe fshatrash, tė cilat babai mė detyronte t’i pėrsėrisja nė formėn e njė itinerari ushtarak. Shqipėria e vogėl m’u duk si njė dhomė e madhe nė tė cilėn unė dhe babai i zhvendosnim si mobilie malet dhe kodrat e shumta. Shqipėria ėshtė e vogėl, por ėshtė krijuar pėr tė fshehur ushtri, thoshte babai, sytė e ēuditshėm jeshilė tė tė cilit filluan tė ngatėrronin gjeografinė e mobilieve nga fundi i muajit. Unė nuk kisha ndenjur kurrė aq shumė me tim atė. Besoj se edhe ai zbuloi ato ditė tek unė njė djalė, tė cilin ėndrrat e tij nuk i kishin dhėnė mundėsi ta njihte. Sikur tė kisha pasur njė vajzė do doja ta martoja me njė djalė si ty, mė tha para se tė vdiste. E varrosa me ndihmėn e disa grekėve nė varrezat e krishtera tė lagjes Fanar tė Stambollit.
    Kur mbeta vetėm, Gjergj Brankoviēi, i cili kish shumė miq me influencė nė Stamboll mė ndihmoi tė punoja si pastrues nė shtėpinė e Dragomanit tė Madh. Dragomanėt janė pėrkthyesit zyrtarė tė Portės sė Lartė dhe kėtė titull gjithnjė e kanė mbajtur grekėt. Ky ishte njeri me influencė dhe me sa duket ishte i pėrfshirė nė heshtje, pėr shkak tė frikės nga turqit nė komplotin qė Gjergj Brankoviēi donte tė organizonte nė Ballkan. Aty punova dy vjet dhe mėsova turqisht, por arrita tė shkruaj edhe greqishten, tė cilėn e dija shumė pak kur u nisa nga fshati. Ndėrkohė, shpresat pėr t’u kthyer nė Shqipėri po mė linin. Nuk kisha asnjė lajm nga fshati dhe nuk dija si tė lajmėroja vėllezėrit dhe nėnėn pėr vdekjen e babait. Gjergj Brankoviēi mė thoshte se gjėrat po vonoheshin pėr shkak se Rusia, qė kishte bėrė paqe me Turqinė nė dėm tė Austrisė, po i sabotonte pėrpjekjet e tij kryengritėse nė Ballkan. Njė natė, nė shtėpinė e Dragomanit u mblodhėn nė mėnyrė sekrete Gjergj Brankoviēi, disa grekė si dhe ambasadori rus, i cili donte tė informohej pėr mundėsitė dhe seriozitetin e lėvizjes sė Brankoviēit. Paqja mes Rusisė dhe Turqisė ishte vėnė nė dyshim nė Krime dhe rusėt kishin nisur tė sabotonin stabilitetin e Portės sė Lartė. Mirėpo Gjergji, i cili besonte se mund tė manovronte mes interesave tė Fuqive tė Mėdha u gėnjye. Rusėt e tradhtuan atė te turqit dhe Gjergji u arrestua pėr gjashtė muaj. Kur u lirua, u kėrkuan tė largohej si i padėshirueshėm pėr tė mos u kthyer mė nė Stamboll. Para se tė ikte, mė tha se rrugės pėr nė Serbi ai mund tė kalonte nga Shqipėria dhe nė qoftė se doja mund tė shkoja me tė. Natyrisht qė nuk kishte rast mė tė mirė pėr mua pėr t’u kthyer nė fshat. U nisėm njė ditė tė pėrvėluar korriku kur hurmat djersinin dhe rrushi digjej nė pazarin e Stambollit. Unė kisha qarė gjithė natėn mbi varrin e babait tim, tė cilit i premtova se do tė kthehesha ta merrja sa mė shpejt.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:20

    Gjergj Brankoviēi nuk mund tė kalonte nėpėr territoret e Perandorisė Turke qė shtriheshin nė tokė nėpėr gjithė Greqinė Veriore. Vetėm gadishulli i Moresė ishte akoma nėn sundimin venecian dhe fillimisht shkuam atje me njė galerė qė transportonte pambuk. Brankoviēi kishte miq nė More, tė cilėt i thanė se mund ta ndihmonin tė kthehej, por vetėm duke kaluar nėpėr Itali pasi rrugėt e tjera mund tė ishin tė pasigurta pėr njė njeri tė arrestuar pėr komplot dhe tė padėshirueshėm pėr turqit. Ballkani i jugut ishte i pasigurt pėr njė komplotist. Kėshtu qė pas disa javėsh nė More gjetėm njė anije qė shkonte nė Napoli, i hipėm dhe u nisėm. Napoli sapo ishte pushtuar nga austriakėt, tė cilėt kishin ndihmuar Brankoviēin dhe ky u ndie mė i qetė nga kjo rrugė. Komandanti i trupave austriake tė Napolit e priti mirė Brankoviēin dhe i ha njė letėr me anė tė sė cilės ai mund tė kalonte territorin italian pėr tė mbėrritur nė Vjenė. Napoli ishte njė qytet qė nuk flinte ose mė saktė ditėn flinin marinarėt dhe punonin napolitanėt, natėn kėta flinin, ndėrsa marinarėt pinin dhe gėzonin.
    Nė Napoli rashė me njė grua pėr herė tė parė. Njė natė, Gjergj Brankoviēi u zhduk nga hoteli ku ne flinim dhe nė tė gdhirė u shfaq i dehur bashkė me njė grua rreth tė dyzetave, e cila e mbante pėr krahu. Gruaja i kishte lyer sytė me ngjyrė blu dhe mbante njė fund tė gjerė qė e tregonte shumė tė shėndoshė. Kėtu te ne kėsaj femre nuk do ia hidhte njeri sytė, por nė Italinė e Jugut kanė shije tjetėr pėr gratė. Ata i duan gratė tė shėndosha, me vithe tė dala dhe me pak bark mbi tė cilin burrat ndihen si mbi njė dyshek. Kjo grua, pasi vuri Gjergj Brankoviēin nė gjumė nė krevatin ngjitur me timin, hoqi fundin e saj tė gjerė dhe u fut nė krevatin tim. Atė natė m’u duk sikur mė doli njė zog nga barku dhe puplat e tij mė mbuluan tė tėrin dhe mė vunė nė gjumė. Njė prift qė takova njėherė nė More mė ka thėnė se njerėzit pėrpara se tė vdesin kujtojnė ditėn e parė qė kanė hyrė nė kishė sepse ky imazh i afron ata me Zotin. Nuk e di sa ėshtė e vėrtetė, por di qė para se tė vdes do doja ta kujtoja edhe njė herė ngritjen e fundit tė asaj gruaje.
    Pasi ikėm nga Napoli, unė dhe Brankoviēi kemi fjetur nėpėr hanet e Italisė ngarkuar me plaēkat dhe kujtimet e ditėve nė Stamboll. Rruga jonė kaloi nėpėr Romė dhe duke u endur nėpėr kalldrėmet e kėtij qyteti kuptova se ēfarė e kishte yshtur Arianit Komnenin dhe familjen e tij tė linte Shqipėrinė dhe tė vinin nė Itali. Nuk besoj se ishte vetėm frika nga turqit. Italia, dhe mbi tė gjitha Roma, ėshtė ndoshta i vetmi vend ku mund tė jetosh duke ndjekur gjurmėt e veprave tė mėdha tė lashtėsisė, por dhe tė krishterimit. Natyrisht edhe ato tė ndjekin ty. Nė Romė mund tė kuptosh se si krishterimi ishte lindur pėr tė ēuar mė tej oreksin pėr drejtėsi tė Perandorisė Romake dhe se si kjo perandori nuk do mund tė bashkohej me krishterimin nė qoftė se nuk do tė ishte ushqyer nga pasioni pėr tė bukurėn, qė kishin grekėt e lashtė.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:20

    Kur arritėm nė Italinė e Veriut, Gjergj Brankoviēi trokiti te disa miq, tė cilėt na ndihmuan tė kalojmė kufirin pasi pritėm tre muaj tė shkrinte bora mes alpeve tė Italisė dhe Austrisė. Disa ditė i kaluam nė Milano nė qiellin e sė cilės nuk pashė asnjė ditė me diell, por nė kėtė vend pashė njė pikturė pėr herė tė parė nė jetėn time. Ishte njė beze e madhe e vendosur nė njė kornizė druri tė trashė dhe me brazda. Tregonte predikimin e Shėn Markut nė Aleksandri. Shėn Marku ka qenė njėri nga apostujt besnikė tė Krishtit dhe ndoshta i vetmi qė nuk e vuri nė diskutim natyrėn e tij hyjnore. Pas vdekjes sė Jezuit ai shkroi ungjillin e tij dhe themeloi krishterimin nė Aleksandri. Nė pikturė ai ėshtė gjysmė i zhveshur me flokė tė verdhė dhe me njė hundė tė gjatė dhe flet i hipur mbi njė shkallare nė mes tė njė sheshi tė madh. Pas tij ka disa burra tė heshtur dhe tė veshur me kapela tė zeza qė duhet tė jenė grekė, ēifutė ose romakė. Ndėrsa pėrpara tij qėndrojnė arabė me ēallma tė bardha dhe mjekra tė gjata. Arabėt diskutojnė me njėri-tjetrin me sa duket pėr ato qė thotė shenjti. Nė mes tė kėtij sheshi tė gjerė ngrihet madhėrishėm njė tempull i rrumbullakėt qė i ngjan kishave tė sotme, ndėrsa pas saj ėshtė qyteti i ndėrtuar nga arabėt e i mbushur me minare tė larta. Nė cep tė sheshit njė deve mban kokėn lart duke parė nga Shėn Marku. E gjithė piktura kishte njė ngjyrė pjeshkė, por pasi e pashė me kujdes kuptova se e vetmja ngjyrė qė i mungon ėshtė jeshilja. Sa do tė doja ta kishte parė im atė. Me siguri do ta kishte quajtur: Bota siē duhet tė jetė. Myslimanėt dhe kafshėt mėsojnė krishterimin.

    Pasi shtymė dimrin atje, arritėm nė Vjenė nė prillin e vitit 1708, por gjėrat kishin ndryshuar. Austria nuk kishte mė nevojė pėr Brankoviēin dhe askush nuk denjoi ta priste. Kėrkesave tė shumta tė Gjergj Brankoviēit pėr tė ngjallur interesin e njė lėvizjeje ballkanike, e cila do t’i merrte turqve territoret e pushtuara nė favor tė tyre, austriakėt iu pėrgjigjėn me njė fletė arresti. Gjergj Brankoviēi mundi ta zbuste arrestin pasi takoi njė kushėri tė largėt tė perandorit, i cili kishte ndėrmjetėsuar pėrpara dhjetė vjetėsh mes tij dhe austriakėve. Arresti u anulua, por jo dėbimi nga Vjena. Pėrfunduam nė njė fshat tė humbur tė Austrisė ku, pas disa muajsh, Gjergj Brankoviēi dha shpirt i zhgėnjyer nga lojėrat e Fuqive tė Mėdha, tė cilat ishin tallur me kryengritjen e tij.
    Gjatė kėsaj kohe unė kisha mėsuar pak gjuhėn gjermane dhe duke u njohur me fshatarėt, i punova tokėn pėr gati njė vit njė familjeje, sė cilės i kishte ikur djali nė ushtri. Ky ishte kapiten kėmbėsorie nė Bosnjė dhe i binte violinės qė unė e pashė pėr herė tė parė kur ai erdhi nė shtėpi pėr pak kohė. i ati i mbyllte veshėt kur i biri i binte violinės, ndėrsa mua ato tinguj m’u dukėn si e qara e djalit tim qė nuk kishte lindur akoma, por qė me sa duket ishte gati nė barkun tim. Kapiteni, kur u kthye nė shėrbim mė mori me vete.
    Bashkė me ushtrinė austriake u afrova deri nė Raguzė. Gjatė ditėve qė qėndrova atje mėsova notin. Ushtarėt austriakė dilnin nė breg tė detit dhe njė peshkatar tullac u mėsonte atyre si tė notonin. Kur mė tregonte se si t’i pėrplasja krahėt dhe kėmbėt dhe si tė nxirrja frymėn mbi ujė pėr tė mos u mbytur, peshkatari mė pyeti se nga isha dhe kur i thashė se jam nga Shqipėria mė tha: Do ta mėsoj notin se ju keni det dhe ju duhet, por ti mos ia mėso kėtė gjė gruas dhe as vajzės tėnde sepse nė qoftė se ato lahen njerėzit do t’i quajnė tė pėrdala. Nė Raguzė gratė nuk laheshin. Kur i pyeta ushtarėt austriakė ata mė thanė se peshkatari nuk ua kishte thėnė atyre tė njėjtėn gjė. Ndoshta ai mendonte se gratė e tyre duhej ta mėsonin notin.
    Pas disa javėsh nė Raguzė, mė hipėn nė njė anije, e cila mė solli nė Shkodėr. Atje desh vdiqa nga uria sepse nuk gjeta as punė dhe as strehė pėr njė muaj rresht. Shkodra ishte njė vend ku turqit i trajtonin tė krishterėt si skllevėr dhe ku unė pata shumė ftohtė atė dimėr.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:20

    Qė tė mos zgjatem, nė 1709 pėrfundova nė Janinė dhe erdha nė fshat ku tė gjithė e kishin humbur shpresėn se do tė kthehesha. Nėna ishte plakur dhe tre vėllezėrit e mi ishin martuar dhe kishin bėrė fėmijė. Ashtu bėra dhe unė. U martova me Hėnėn, njė vajzė shumė tė bukur, por tė imėt dhe tė dobėt, stėrgjyshi i tė cilės kishte ardhur bashkė me stėrgjyshin tim nga bregdeti dhe bashkė kishin ngritur fshatin. Ata nuk ishin Komnenė, por gjithmonė kishin jetuar besnikėrisht nėn hijen e madhėshtisė sė fisit tonė. Ėshtė e bukur si diell, por nuk ka shumė mish dhe do tė ketė gjithmonė ftohtė si hėna, thoshte nėna pėr gruan time. Atė vit lindi Gjergji dhe brenda dhjetė vjetėsh Hėna lindi dhe dy djem tė tjerė, por ajo thoshte se ne duhet tė kishim nėntė djem siē kishte Arianiti i Madh nėntė vajza. Nuk mund t’i ngjaj kaq shumė Arianitit, i thosha unė. Fshati ynė ėshtė i vogėl dhe nuk do gjejmė nuse pėr kaq shumė burra. Fshati ishte i qetė nė ato vite dhe ne kishim ujė, bukė dhe tė mbjellat nuk munguan. Unė i gėzohesha familjes sime qė shtohej, ndėrkohė qė nėna ime zvogėlohej nga mosha dhe hidhėrimi i humbjes sė babait. Para se tė vdiste, ime mė mė tha se e vetmja gjė qė do tė donte ishte tė shtrihej nė njė varr me babanė, qė unė e kisha varrosur nė Stamboll.
    Nė vitin 1730, kur djemtė ishin rritur, vendosa tė kthehem nė Stamboll pėr tė sjellė eshtrat e babait nė fshat. Shko merre, mė tha Hėna, sepse nėna e pret.
    U nisa nė verė dhe duke kaluar gjithė rrugėn qė kishim bėrė bashkė me babanė pėrpara 25 vjetėsh arrita nė Stamboll nė shtator, pa e ditur se ē’po ndodhte aty.
    Stambolli ishte njė ferr. Kishte shpėrthyer njė kryengritje jeniēerėsh dhe gjithė qyteti ishte nė flakė. Jeniēerėt qė ishin rebeluar kundėr vezirit tė madh vidhnin, pėrdhunonin gra dhe masakronin nėpunėsit e shtetit. Nė krye tė tyre ishte Halil Patrona, njė shqiptar. Halil Patrona qė kishte punuar disa kohė nė njė banjė turke si masazhier, sepse i kishte duart e forta, kishte hyrė nė ushtri dhe ishte bėrė i pari i jeniēerėve pėr shkak tė egėrsisė dhe oratorisė sė tij tė ashpėr frymėzuese. Ditėt e para, duke pėrfituar nga fakti qė njihja Stambollin ku kisha ndenjur gati pesė vjet, u fsheha te njė familje greke qė bashkė me mua kishte punuar pėr Dragomanin. Njė natė jeniēerėt e bastisėn lagjen dhe na rrahėn tė gjithėve si tė dehur. Unė i thashė se nuk isha grek, por kisha ardhur rastėsisht nė Stamboll nga Shqipėria dhe kėshtu mė shpunė te Halil Patrona nė tė gdhirė. Nė vitin 1730 unė isha njė burrė mbi tė pesėdhjetat, i gjatė, me shpatulla tė gjera dhe me mjekėr tė errėt dhe shumė tė dendur. Halil Patrona ishte mė i ri se unė, por dukej shumė mė i madh. Ishte i shkurtėr, por kėmbėt e tij tė trasha dhe tė forta e tregonin mė tė gjatė. Kokėn e kishte tė rruar, por ngjyra e mjekrės tregonte se qimja e tij duhej tė ishte e kuqe. Halil Patrona ishte kuq. I thanė se i kishin sjellė njė shqiptar dhe mė priti nė bodrumin e njė taverne tė madhe nga ku drejtonte gjithė bastisjen e Stambollit qė ai e quante revolucion. Ēdo minutė atje vinin jeniēerė tė zbathur qė sillnin ora muri si dhe argjend e bizhuteri grash qė i shtrinin mbi tavolina nė mėnyrė qė Halili tė mund t’i shijonte. Mė pyeti turqisht nė ishte e vėrtetė qė isha shqiptar dhe i thashė po. nga cili vend je, mė tha. I tregova se isha nga njė fshat afėr Janinės. Unė jam nga Vlora, mė tha. Kam ardhur i vogėl nė Stamboll. Patrona qė ishte tmerri i Stambollit, kishte dy sy tė vegjėl, por tė ėmbėl. Mua m’u duk njerėzor kur po fliste pėr origjinėn e tij dhe e pyeta shqip nėse ishte mysliman apo i krishterė. Unė jam jeniēer, ma ktheu turqisht dhe pastaj mė pyeti se pse isha nė Stamboll. Kur i thashė se unė jetoja nė Shqipėri, por kisha ardhur pėr tė marrė trupin e tim eti mė tha se edhe ai kishte njė djalė, por nuk e dinte nėse i biri do arrinte t’ia gjente trupin kur tė vdiste, sepse jeniēerėt, tha, nuk kanė varr si gjithė tė tjerėt, ata ose copėtohen, ose mbeten nė fushė tė luftės dhe ushtria nuk mund t’i tėrheqė dot sepse kur vdes jeniēeri, betejėn e ka fituar armiku.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:20

    Unė mbeta gati dy javė nė bodrumin e Halil Patronės. Megjithėse ishte zot i atij kaosi mė tha se nėse dilja nė qytet ndoshta nuk do tė kthehesha dot i gjallė. As qė bėhej fjalė pėr tė zhvarrosur trupin e babait dhe pėr ta transportuar nga varrezat nė port. Ato ditė, duke fjetur mbi njė tavolinė tė vogėl prej druri kuptova se sa e kalbur ishte nga brenda karrigia e Islamit turk, kėmbėt e sė cilės megjithatė kishin qindra vite qė na shtypnin. Halil Patrona dhe shokėt e tij, kur u lodhėn duke grabitur dhe vrarė kaluan nė kėrkesa tė forta ndaj Sulltanit, tė nxitur edhe nga disa islamistė fanatikė, tė cilėt kishin qenė gjatė gjithė kohės kundėr stilit evropian dhe artistik tė qeverisjes qė kishte ushtruar Sulltan Ahmeti. Vitet e fundit, Ahmeti III, siē e quanin, i kishte shtuar shpenzimet pėr zbukurimin e Stambollit dhe kishte nisur madje tė vizatonte portretet e sulltanėve nė muret e xhamive, gjė qė islamistėt e konsideronin njė blasfemi tė rrezikshme. Ahmeti ishte i dashuruar me lulet dhe pėr t’u tallur me jeniēerėt, tė cilėt i urrente, i vuri ata tė mbillnin kopshtet e Stambollit me tulipanė qė ishte lulja qė ai dashuronte dhe e quante simbol tė sulltanatit tė tij gjithė ngjyra. Do t’ia shkul fletėt atij tulipani pederast, bėrtiste Halil Patrona, sa herė qė i thoshin se trupat e qeverisė kishin marrė lagje tė ndryshme tė Stambollit nėn kontroll. Njė natė, kur nuk e zinte gjumi, mė tregoi se familja e tij kishte qenė e krishterė dhe Halilin e vogėl e kishin marrė turqit si devshirme, siē kishin bėrė me qindra djem qė i marrin dhe sot si taksė nga familjet e krishtera. Atij i kujtohej deti i Vlorės dhe thoshte se ai ishte mė i pastėr se deti qė lagte Stambollin. Llagapin Patrona ai e kishte marrė kur i kishte shėrbyer njė gjenerali francez, i cili kishte jetuar shumė vjet nė Stamboll duke ndihmuar sulltanin tė ngrinte armatėn e bombardierėve. Ai mė mėsoi t’i drejtohesha patron dhe kėshtu mė mbeti ky llagap, tha Halili. Ky njeri u soll shumė mirė me mua deri nė fund. Nga dita nė ditė unė e shihja sesi egėrsohej sepse me sa duket po kuptonte se revolta e tij nuk do mund ta rrėzonte shtetin. Vazhdimisht i vinin habere pėr marrėveshje nga Sulltani, por Halil Patrona i kėrkonte shkarkimin e vezirit tė madh, tė cilin e konsideronte si armik tė perandorisė dhe si njė njeri tė dėshtuar.
    Njė ditė nė mėngjes mė zgjoi nga gjumi dhe mė tha tė bėhem gati pėr t’u nisur. Ku tė shkoj, i thashė unė. Nisu pėr Shqipėri, tha ai. Kemi lejuar njė anije greke bashkė me konsullin grek qė tė dalė nga porti, shko dhe ti me ta. Dua tė marr eshtrat e tim eti, i thashė, nuk mund tė iki duarbosh nė fshat. Ik sa nuk ėshtė vonė, mė tha. Porti do mbyllet dhe unė nuk mund tė tė strehoj mė se duhet tė dal dhe tė rregulloj ca punė dhe nuk e di a do kthehem mė. Kur u ndamė, mė dha njė nga unazat qė jeniēerėt e tij kishin vjedhur ato ditė nėpėr shtėpitė e qytetit. Unaza ishte shumė e madhe, me fushė tė bardhė mbi tė cilėn skuqte njė hurmė prej rubini. Merre kėtė, tha, sepse dua qė diēka nga unė tė kthehej andej nga kam ardhur. Ma futi nė gisht dhe iku. Njerėzit e tij mė shpunė deri nė port dhe pas dy muajsh u ktheva nė fshat nga Selaniku dhe Voskopoja. Sulltan Ahmeti dha dorėheqjen pėr shkak tė Halil Patronės pas 27 vjet qeverisje. Sulltani i ri, qė erdhi nė krye tė Perandorisė, nė fillim e mashtroi dhe nė nėntor tė atij viti ia preu kokėn Halil Patronės.
    Por kėto unė i mėsova kur shkova nė Stamboll pėr herė tė tretė.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:20

    8

    Kur u ktheva nė fshat, njėri nga vėllezėrit kishte vdekur. Djemtė m’u dukėn mė tė mėdhenj dhe nė mungesėn time kishin nisur tė punonin tokat tona. Fshati mė zgjodhi kryetar tė pleqėsisė jo vetėm sepse ne e kishim traditė familjare, por edhe sepse si njė njeri qė kisha parė botėn dhe kisha mėsuar gjuhė, besonin se unė mund ta drejtoja me urtėsi nė trazirat qė vinin nga tė katėr anėt. Siē tė thashė, gjatė udhėtimeve tė mia, kisha ndaluar nė Voskopojė, ku kisha zėnė miq. Nė Voskopojė, bashkė me babanė, kishim fjetur nė njė manastir dhe atje ishim miqėsuar me murgun Grigor, i cili mė vonė u bė tipografi i parė i shtypshkronjės. Shtypshkronjėn unė e pashė vetė kur u nisa pėr nė Stamboll pėr herė tė dytė mė 1730. Ajo ishte njė makinė e madhe e zezė qė Grigori mezi e komandonte me duart e tij tė dobėta. Kur fletėt me bojė tė zezė dilnin prej andej, Grigori dhe ndihmėsi i frynin derisa thaheshin dhe pastaj i prisnin me disa thika tė posaēme, gjersa ato vinin nė madhėsinė e njė libri. Shtypshkronjėn e kishin blerė nė Venedik disa pasanikė voskopojarė, pėr tė shtypur librat e Akademisė sė tyre. Mirėpo rrugėt e tregtisė sė Voskopojės, nga Selaniku dhe Rumania filluan tė bllokoheshin nga bandat myslimane tė Korēės dhe Beratit, tė cilat e plaēkitnin herė pas here qytetin, duke grabitur tregtarėt dhe karvanėt e tyre. Shtypshkronja u bllokua pėr gjashtė muaj sepse karvanėt qė sillnin letėr nga Rumania u vodhėn dhe letra u dogj. Grigori mė dėrgoi fjalė dhe mė kėrkoi ta ndihmoja pėr tė sjellė letėr nga rruga e Janinės, e cila ishte mė e sigurt. Pėr shumė vjet porosisja letėr, e cila vinte nga Venediku nė Raguzė dhe prej andej nė Durrės nga ku ne e merrnim dhe e nisnim nė Voskopojė.
    Kur shkova nė Raguzė takova nė breg tė detit sėrish peshkatarin qė mė mėsoi notin dhe pėr disa vjet ai punoi pėr ne, si agjent nė Raguzė, ku siguronte shkarkimin dhe nisjen e letrės prej liri dhe pambuku, tė cilėn e ruante si shami nga uji. Pėr gati dhjetė vjet u mora vetė duke ndjekur karvanėt qė shpesh vidheshin nga kaēakėt, por po aq shpesh edhe kuajt ngordhnin apo shkisnin nėpėr humnerat e ngrira.
    Kur Hėna u sėmur, unė i lashė karvanėt dhe me to filloi tė merrej im bir Gjoni, qė ka njė aftėsi tė madhe pėr t’u marrė vesh me tregtarėt e letrės nė Venedik si dhe pėr tė bėrė miqėsi me hajdutėt e rrugėve. Djalin e dytė, kur u ktheva nga Stambolli, e ēova nė Akademinė e Voskopojės. Ai ėshtė akoma atje.
    Hėna lėngoi dy vjet nė shtrat dhe Gjergji, qė gjithmonė kishte qėndruar me tė, i shėrbeu si njė vajzė. E lante, e ushqente, e krihte, e zbukuronte pėr festa dhe e ledhatonte, por njė natė nga ethet e saj, Hėna i thirri: bir kam ftohtė. Djali iu shtri te kėmbėt pėr ta ngrohur, por e ėma nuk u kthye mė. Kur e varrosėm binte shi. Gjergji nuk qau, por qė atė ditė ndryshoi dhe u ftoh me botėn sikur tė kishte trashėguar dimrin nga trupi i sė ėmės. Shkoi nė pyll, rrethoi njė vend me gurė dhe ndezi njė zjarr tė madh me shkarpa tė thata, sikur donte tė thante lotėt. Zjarri vazhdoi tri ditė dhe Gjergji duke parė zjarrin qante pėr tė ėmėn. Hiri i drurėve tė djegur u rrit deri nė lartėsinė e gurėve dhe atje ka mbetur edhe sot e prandaj atė vend e quajnė Guri i Hirit.
    Pasi vdiq Hėna, unė iu kushtova. Drejtua vijėn e ujit, ndėrtuam disa ēezma, shtruam kalldrėm dhe ngritėm njė kishė tė vogėl qė prifti e vizitonte njė herė nė muaj, por qė ne na mjaftonte pėr t’u lutur, pėr pagėzime, pėr dasma dhe morte. Gjoni ndiqte karvanėt e letrės, Mihali jetonte nė Voskopojė, ndėrsa Gjergji ngrysej dhe gdhihej duke punuar tokėn, si i marrė. U martua me Kostandinėn, vajzėn jetime me sy jeshilė, qė ishte lindur dhe rritur nė shtėpinė tonė pasi edhe babai i saj u vra nė Kretė. Por as gruaja dhe as toka nuk e ngrohėn dhe tim bir dhe vetėm pas shumė vitesh martese atij i lindi njė vajzė qė ia vuri emrin Hana nė kujtim tė nėnės qė e kishte dashur aq shumė. Vajza qė tani ėshtė gruaja e Vasilit, vėllait tė Ibrahimit, i kishte sytė jeshilė si e ėma dhe flokėt e zinj si i ati. Kur shikoja sytė e saj jeshilė mua mė kujtohej babai.
    Kur Hana mbushi dy vjeē, u nisa pėr herė tė tretė nė Stamboll, nė vitin 1753. Megjithėse isha gati 76 vjeē ndihesha i fortė dhe besoja se do t’ia dilja njė aventure tė re sepse Turqia ishte qetėsuar nė ato vite dhe unė isha mė i pjekur dhe mė i pasur. Mendoja, pra, se me pėrvojė dhe me para mund t’i kapėrceja rreziqet qė kisha hasur nė dy udhėtimet e mia tė para.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:21

    Nė Stamboll qeveriste Osmani III, tė cilin njerėzit e konsideronin si njė Sulltan tė ngathėt dhe dembel qė i kishte kufizuar liritė e tė krishterėve, por edhe ato tė myslimanėve. Osmani i kishte ndaluar gratė tė dilnin nė shėtitoret dhe lulishtet e qytetit dhe Stambolli nė ato kohė ishte njė qytet i zymtė burrash. Po ashtu, me njė ferman tė veēantė ishte ndaluar pirja dhe tregtimi i verės pėr tė gjithė. Mirėpo pranė portit nė Stamboll, aty ku mblidheshin marinarėt, tregtarėt dhe kontrabandistėt, mund tė gjejė nėn banakė verė sa tė doje dhe pronarėt e tavernave i blinin me bakshishe tė mira kontrollet e rrepta tė qeverisė. Taverna nga ku, pėrpara njėzet vjetėsh, Halil Patrona drejtoi bastisjen e qytetit, ishte nga mė tė zhurmshmet. Hija e Halilit tė tmerrshėm qė rrėzoi Sulltanin e Tulipanėve ishte zhdukur dhe pronari i ri nuk kishte aspak qejf t’ia kujtoje ato ditė terrori. Aty gjeje verė, femra, duhan dhe mund tė takoje tregtarė dhe nėpunės tė korruptuar me tė cilėt mund tė zgjidhje ēdo hall. Njė tė diel pasdite, me ndihmėn e njė mbikėqyrėsi tė varrezave dhe dy turqve tė vegjėl qė pagova pėr zhvarrosjen, nxora eshtrat e babait, tė cilat i pastruam njė nga njė nga dheu dhe krimbat e viteve. Babai kishte qenė njė burrė shtatlartė dhe kockat e tij tė gjata mezi u futėn nė njė arkė tė vogėl tė dyllosur dhe tė lyer nga brenda me qirinj tė shkrirė, tė cilėn e mbaja poshtė krevatit ku flija. Pa vėshtirėsi, mora njė dokument me emrin dhe datėn e vdekjes sė babait qė ishte i domosdoshėm pėr tė kaluar doganėn turke. Tani mė duhej tė gjeja njė anije pėr t’u kthyer. Por Stambolli ishte njė qytet qė mund t’i falte akoma kėnaqėsi njė shtatėdhjetegjashtėvjeēari tė mbajtur dhe tė fortė si unė, qė e dinte mirė se kjo ishte hera e fundit qė vinte nė kėtė qytet. Prandaj nuk kisha ngut dhe ditėn shėtisja nė rrugėt dhe lagjet e Stambollit, ndėrsa natėn i jepesha verės sė ndaluar dhe miqėsive tė shpejta, si tė gjitha miqėsitė qė ngjizen nė pranverė.
    Njė nga kėto net tė gėzueshme u njoha me njė tregtar grek, Jorgon Mavromatisin, i cili mė tha se kishte ardhur tė blinte verė nė Stamboll dhe pėr disa ditė do tė nisej bashkė me ngarkesėn pėr nė Selanik. Pavarėsisht nga konsumi i tavernave tė natės, fermani i Sulltanit e kishte kufizuar shumė shitjen e verės dhe tregtarėve tė Stambollit i kishin mbetur mijėra fuēi, tė cilat kishin nisur t’i shisnin badihava pėr tė zbrazur magazinat. Ky ishte njė rast i mirė pėr tė udhėtuar aq mė tepėr qė unė kisha lidhur miqėsi me grekun dhe gruan e tij ēifute Sheba qė ai e kishte marrė me vete nė njė udhėtim qė ajo e konsideronte turistik.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:21

    U nisėm mė 29 maj 1753.
    Pikėrisht atė ditė, treqind vjet mė parė turqit kishin pushtuar Kostandinopojėn.
    Tė tre: unė, greku dhe e shoqja ishim mbi kuvertė kur anija u shkėput nga porti i Stambollit. Shtėpitė e bardha, tė shtrira nė tė dy kodrat mbi Bosfor filluan tė zvogėlohen ndėrsa minaret e shumta holloheshin nė largėsi, aq sa dukeshin si shtiza, tė cilat gratė i ngulin mbi qėndisjet e tyre, qė tė mos humbnin nėpėr shtėpi.
    Ēfarė do tė mund ta kishte ndaluar Sulltan Mehmetin tė mos e pushtonte kėtė qytet para treqind vjetėsh, thoshte Jorgo, duke parė nė horizont. Asgjė, pėrgjigjej Sheba, qė dukej sikur fliste me vete. Kostandinopoja kishte rėnė shumė vjet pėrpara se tė vinin turqit, qė kur perandorėt e saj kuptuan se krishterimi ishte njė farė qė nuk mund tė hidhte rrėnjė nė Azi. Ata u dembelosėn derisa hoqėn dorė, siē bėn ēdo njeri qė provon mė kot tė mbjellė njė qiparis nė shkretėtirė. Myslimanėt, tė cilėt nuk kėrkojnė diell, por vetėm hije, e mbuluan shkretėtirėn me ēallmėn e tyre dhe njė cep i saj kaloi detin dhe mbeti kėtu. Nė pėrgjithėsi, Sheba i jepte njė shpjegim poetik historisė gjė qė nuk e bindte burrin e saj, i cili, pėr shkak tė natyrės sė tij tregtare, besonte se ēdo dėshtim e ka burimin nė paaftėsinė pėr t’i ofruar dikujt njė marrėveshje tė leverdishme shkėmbimi. Krishterimi dhe Islami mund ta kishin ndarė botėn me marrėveshje, kėmbėngulte Jorgo, por pas njė mijė vjetėsh kaluar nė qejf dhe intriga, bizantinėt ishin aq tė lodhur sa ē’ėshtė njė tregtar, i cili, pas njė nate tė gjatė me verė dhe femra, nė mėngjes ia kėput gjumit dhe nuk shkon nė Pazar. Po tė ishin vendosur fatet e botės nė Pazar, siē thua ti, ēifutėt do kishin njė perandori tė pėrjetshme, thoshte Sheba duke psherėtirė dhe rregullonte shallin e verdhė qė ia merrte era. Udhėtuam kėshtu pėr gati njė javė nga Bosfori nė Canakala. Deti ishte i qetė dhe brigjet qė shtriheshin nė tė dy anėt e anijes sonė tė krijonin pėrshtypjen sikur po lundronin nė njė lumė tė shurdhėt. Natėn nxirrnim karriget mbi kuvertė dhe pinim verė me havjar dhe fruta tė thata dhe arra tė vogla tė lyera me bojė qė Sheba i kishte blerė nė Stamboll.
    Jorgo dhe Sheba kishin pesė vjet qė ishin martuar, por muaji i mjaltit, siē thoshin ata, akoma nuk kishte mbaruar. Ai kishte pasur njė histori tė shėmtuar me gruan e parė me tė cilėn ishte ndarė. Jorgo ishte pesėdhjetė e pesė vjeē, ndėrsa Sheba i kishte kaluar tė dyzetat, por lėkura e saj e zeshkėt dhe hunda e vogėl e tregonin mė tė re. Nuk kishin fėmijė dhe vazhdimisht Sheba bėhej nervoze kur i shoqi, pėr ta qetėsuar, thoshte se zakonisht fėmijėt lindin pas muajit tė mjaltit. Kur tė arrijmė nė Selanik kjo fara e hurmės do tė ketė mbirė nė barkun tėnd, i thoshte Jorgo duke ndarė njė hurmė pėrgjysmė qė ia afronte asaj te goja.
    Sa kaluam ngushticėn e Canakalasė qielli u prish. Dallgėt mbushėn kuvertėn dhe fuēitė e verės ulėrinin si tė dehura nga era e tyre. Kapiteni tha se anija ishte shumė e ngarkuar dhe se duhej tė ndalonim diku pėr tė pritur pėrmirėsimin e motit. Ishulli mė i afėrt ishte Lesbosi dhe nė mėngjes, pasi kishim lodhur zorrėt gjithė natėn, ankoruam me vėshtirėsi nė qytetin e Mitilinės. Nė mes tė shiut dhe vetėtimave tė Egjeut zbritėm nga anija, tė lagur deri nė mish. Sheba dhe Jorgo futėn paratė e tyre nė njė qese tė vogėl, por plaēkat dhe dhuratat qė kishin psonisur nė Stamboll i rregulluan me kujdes dhe i lanė nė anije. Edhe unė e lashė baulen time me tė tyret, ndėrsa arkėn me eshtrat e tim eti e mora me vete. Pasi gjetėm njė hotel tė vogėl, kapiteni i anijes erdhi dhe kėrkoi Jorgon. Tė duan nė port, i tha. Doganierėt po kontrollojnė anijen. Jorgo u nis me tė shpejtė dhe pasdite Sheba erdhi e irnosur nė fytyrė dhe mė tha se i shoqi kishte pėrfunduar nė burgun e qytetit. Gjatė kontrollit tė anijes, doganierėt kishin gjetur ngarkesėn e verės. Lesbosi ishte ishull i pushtuar nga turqit dhe fermani i Sulltan Osmanit, qė mė kishte njohur me Jorgo Mavromatisin, nė njė tavernė ku pihej verė kontrabandė, ishte nė fuqi. Pėr Jorgon, kapitenin dhe tetė marinarėt u lėshuan urdhėr arrestet qė u zbatuan menjėherė. Anija dhe vera u sekuestruan. Shebėn nuk e lanė tė merrte as baulet e veta me rroba dhe unė falėnderova Zotin qė kisha marrė me vete arkėn ku prehej babai im. Kur ajo u pėrpoq t’i bindte autoritetet e limanit se vera ishte nisur pėr nė Selanik dhe jo pėr nė Lesbos ata i thanė se kjo e bėnte njėlloj fajtor burrin e saj, sepse edhe Selaniku ishte nėn hyqmin e Portės sė Lartė dhe fermani i Sulltanit vepronte dhe atje. Jorgo Mavromatisi u dėnua me tre vjet burg pėr shkelje tė fermanit si dhe pėr mashtrim me dashje tė doganės turke. Tė tjerėt morėn dėnime mė tė vogla pasi dėshmuan se Jorgo nuk u kishte treguar se fuēitė ishin tė mbushura me verė, por me vaj ulliri.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:21

    Mitilina ishte njė qytet i vogėl qė shihte nga brigjet aziatike dhe grekėt qė ishin aty prej kohėsh kishin humbur njerėzillėkun dhe ishin bėrė mizorė si turqit qė i mbanin ata tė robėruar. Sheba u trondit nga burgosja e Jorgos, por si njė ēifute e shkathėt, e ushqeu veten me shpresėn se do tė mund ta blinte lirimin e tij me para. Pas disa ditėsh nė hotel, ne vendosėm tė banojmė nė njė shtėpi, nė tė cilėn zumė me qira dy dhomat e katit tė dytė, ndėrsa tė zotėt u ngushtuan nė tė parin.
    Pėr dy muaj, pa u lodhur, Sheba harxhoi njė pjesė tė parave qė kishte, me dhurata dhe bakshishe pėr tė gjithė turqit dhe grekėt qė ajo mendonte se mund tė ndikonin nė uljen e dėnimit tė Jorgos. Grekėt i merrnin paratė duke i thėnė se ato ia jepnin turqve, ndėrsa turqit i thoshin Shebės se ajo duhej tė priste dhe pak qė fermani i verės tė anulohej, pasi edhe nė Stamboll ai kishte krijuar shumė pakėnaqėsi. Bashkė me tė, prisja dhe unė, duke fjetur mbi eshtrat e babait qė i mbaja poshtė shtratit. Sheba nuk ma kėrkoi kurrė, por unė mendoja se do tė ishte poshtėrsi qė ta lija atė grua vetėm nė njė ishull armiqėsor qė i kishte marrė burrin. Kur ajo shkonte tė takonte Jorgon, tė cilit i thoshte se duhej tė bėnte pak durim sepse fermani mund tė zhbėhej nga dita nė ditė, unė shkoja buzė detit dhe shikoja anijet qė kalonin pėrballė. Nė kėtė ishull nuk mund tė bėje miq, por mua mė dukej se grekėt aty ishin mėsuar me njerėz si ne, qė shpenzonin para duke pritur lirimin e tė burgosurve dhe kjo i kishte bėrė ata mė tė pashpirt.
    Lesbosi ėshtė ishulli i parė, pasi kalon ngushticėn e Canakalasė pėr tė dalė nė Egje. Edhe Bizanti, edhe Perandoria Turke e kishin pėrdorur shpesh ishullin si vend internimi. Perandorė tė mundur dhe sulltanė tė rrėzuar ishin sjellė nė Lesbos gjatė shekujve dhe shumė kishin vdekur atje nė mjerim dhe harresė. Unė nuk dija asgjė pėr historinė e kėtij vendi. Njė natė tė nxehtė korriku, duke shėtitur pėrgjatė bregut tė mbushur me gurė tė bardhė dhe leshterikė, Sheba mė tregoi pėr Safon, poeteshėn e shquar tė Greqisė sė lashtė, e cila e kishte bėrė tė njohur Lesbosin. Safoja dashuronte gratė dhe prej emrit tė kėtij ishulli, njė grua qė dashuron njė grua, quhet lezbike. Pas dy muajsh qė kaluam bashkė Sheba ishte mė e ēlirėt. Pėr shkak tė moshės dhe pa e kuptuar, unė kisha fituar aftėsinė pėr tė dėgjuar gjė qė nuk e kam pasur nė rininė time. Sheba mė tha se aftėsia pėr tė dėgjuar, sipas ēifutėve, ishte cilėsi e njerėzve qė duan tė njohin botėn. Edhe unė kėtė kam bėrė, i thashė. Kam njohur botėn duke ndjekur babanė tim. I tregova Shebės historinė e familjes sime. I thashė sesi u vendosėn Komnenėt e parė nė Shqipėri, pastaj sesi emigroi Arianit Komneni nė Itali bashkė me nėntė vajzat dhe djemtė e tij, pastaj sesi babai im u nis nė kėrkim tė Komnenėve nė Stamboll dhe nė fund sesi unė vetė u nisa nė kėrkim tė tij. Kur unė flisja, sytė e zinj tė Shebės nguleshin fort mbi ballin tim, sikur aty ajo donte tė gjente njė arsye tė veprimeve tė mia. Mė ndėrpriste vazhdimisht dhe mė pyeste:
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:21

    Pse Arianit Komneni i dha Skėnderbeut pėr grua Donikėn dhe jo njė nga vajzat e tjera, pse njėri nga djemtė e Arianitit u kthye prapė nė Shqipėri, pse babai mė mori mua me vete nė Stamboll dhe jo njė nga vėllezėrit e tjerė, pse unė nuk i mora eshtrat e babait qė kur lashė Stambollin pėr herė tė parė me Gjergj Brankoviēin? Unė nuk kisha pėrgjigje pėr pyetjet e saj, por fillova tė mendoj seriozisht se sikur Komnenėt tė mos ishin vendosur nė Janinė, por diku tjetėr para pesėqind vjetėsh, se sikur Skėnderbeu tė ishte martuar me njė nga vajzat e tjera tė Arianitit tė madh, sikur babai tė mos mė kishte marrė mua me vete nė Stamboll, por njė nga vėllezėrit e mi, se sikur unė ta kisha kthyer babanė e vdekur nė varrezat e fshatit, ndoshta historia ime do tė kishte qenė ndryshe. Mund t’i kisha kursyer vetes shumė dhimbje dhe fatkeqėsi, i thashė Shebės. Aspak, tha ajo. Mos e ngushėllo veten. Madje edhe takimin me mua nuk do ta kishe shmangur dot edhe sikur nė vendin tėnd tė ishte njėri nga vėllezėrit e tu. Besoj se historia ėshtė njė kalė i bardhė qė e zbret ēdo njeri atje ku e ka marrė, por pėr shkak tė shpejtėsisė njeriut i duket sikur ndėrron vend. Ty akoma nuk tė ka zbritur dhe unė shpresoj tė takohemi njė ditė qė tė mė tregosh se ku tė la, mė tha Sheba duke buzėqeshur me dinakėri si njė njeri qė di fundin e njė pėrralle dhe qė e shtyn njė fėmijė qė ta gjejė vetė atė duke i bėrė pyetje tė vėshtira. Po mė fsheh fundin e pėrrallės sime, i thashė, duke iu pėrgjigjur edhe unė me njė vėshtrim tė ėmbėl mosbesues. Fundin duhet ta gjesh ti vetė, m’u pėrgjigj. Por unė besoj se nė tregimet ēifute tė Testamentit tė Vjetėr gjendet kuptimi i asaj ēfarė po jeton bota sot. Testamenti i Vjetėr ėshtė njė histori qė tregon sesi janė ndarė popujt e botės dhe qė atėherė nuk janė bashkuar dot mė. Ndėrsa Testamenti i Ri ėshtė njė pėrpjekje naive pėr ta bashkuar botėn, por nė tė vėrtetė, ai e ndan mė keq se i pari, pasi pėrfundon me njė vrasje tė papritur, tė cilėn po e vuajmė tė gjithė.
    Sikur unė tė kisha shkruar Testamentet, nuk do t’i shtoja asgjė tjetėr pėrveē njė shėnimi nė fund: kėto pėrralla i tregohen njerėzve jo pėr t’i vėnė nė gjumė, por pėr t’i zgjuar nga gjumi, mė tha ajo njė ditė, kur, duke u endur nėpėr plazhin e Lesbosit, mė tregoi sesi familja e saj kishte ikur nga Spanja nė vitet 1400 kur inkuizicioni i krishterė atje masakroi me mijėra ēifutė. Ata qė nuk pranuan tė bėhen tė krishterė u larguan dhe familja ime qė ishte njė nga kėto u vendos nė Selanik.
    Gjyshi i saj kishte qenė rabin nė sinagogėn e Selanikut, ndėrsa i ati ishte marrė me tregti. Tė dy kishin vuajtur nga njė dobėsim i trashėguar kockash qė kthehet nė paralizė kronike dhe ajo si vajzė e vetme i kishte shėrbyer tė dyve pėr shumė vjet nė shtėpi, duke u privuar nga miqėsitė e rinisė qė mund t’i jepnin njė martesė me dashuri. Jorgo Mavromatisi kishte shėrbyer si ndihmės i tė atit dhe pas vdekjes sė tij kishte ndjekur biznesin e familjes. Pėr shkak tė udhėtimeve tregtare, Jorgo nuk rrinte shumė nė Selanik. Njė ditė kur ishte kthyer, pa lajmėruar, kishte gjetur nė shtėpi gruan e tij greke me vėllanė e tij dhe ishte ndarė. Ai i kėrkoi Shebės tė martoheshin dhe ajo e vetme, nė moshėn tridhjeteshtatėvjeēare, nuk kishte pasur zgjidhje mė tė mirė. Kur e pyeta nėse kishte qenė e lumtur nga martesa me Jorgon, ajo mė tha se po tė kishin pasur njė fėmijė do tė kishte qenė edhe mė e lumtur. Por nė qoftė se Jorgo nuk lirohet shpejt, fėmija im nuk ka pėr tė lindur kurrė, tha ajo, duke fshehur sytė nga unė.
    Mbrėmjet tona nė Lesbos ngryseshin me biseda pėr historinė, fetė dhe vendet qė kishim parė, ndėrsa mėngjeset ishin tė mbushura me takimet qė Sheba kishte nėpėr zyrat e turqve dhe kafenetė e ndėrmjetėsve grekė. Shpresat pėr lirimin e Jorgo Mavromatisit sa vinin e zbeheshin, por kjo nuk e plogėshtoi Shebėn, tė cilėn ky qėllim e bėri edhe mė tė devotshme. Nga fundi i tetorit, nė ishull zbarkoi dimri. Dallgėt nazelie tė Egjeut pėrplaseshin nė liman dhe stėrkalat e tyre vishnin xhamat e shtėpisė ku banonim. Shėtitjet tona nė breg u rralluan, pėr t’iu kushtuar darkės sė thjeshtė qė Sheba e gatuante duke fshehur nėn leshterikė tė pastruar dhe gjethe limoni kufizimet e tepruara tė kuzhinės sė fesė sė vet. Pastaj rrinim ulur tė dy, me karriget nga deti, dhe kalkulonim tė ardhmen e jetėve tona. Nė njė nga kėto net, ajo mbėshteti kokėn mbi supin tim dhe pėr njė kohė mbeti ashtu me sy mbyllur. Aty e kuptova se marrėdhėnia me kėtė grua ishte njė ishull ku Zoti mė kishte ndaluar pėr tė pasuruar jetėn time. Pėr dhjetė ditė rresht ne e pėrsėritėm kėtė skenė ēdo natė dhe nė ēdo detaj tė saj pa ndryshuar asgjė, aq sa njė ditė Sheba mė tha se po e pėrsėrisnim veten si nė lutjen e mbrėmjes. Ndoshta ajo dhe lutej ashtu, ndėrsa unė mendohesha nėn dritėn e njė qiriu tė vendosur mbi dritare, i cili shpesh mė dukej si njė fanar mbi det. Shikoja dritėn e qiriut qė zgjatej mbi dallgė dhe pėrpiqesha tė gjeja se nė cilin vend do tė ndalonte.
    I ftohti i nėntorit kapėrceu nga deti dhe hyri nė dhomėn tonė, gjė qė na afroi mė shumė dhe kur, duke e mbėshtjellė Shebėn me krahun tim, e putha nė buzė ajo reagoi siē reagon ēdo njeri ndaj njė gjėje qė e pret prej kohėsh.
    Atė ditė bėmė dashuri nė qetėsinė tonė.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:21

    Bashkimi i njė burri shtatėdhjetegjashtėvjeēar me njė grua dyzetetrevjeēare nuk ėshtė si bashkimi i zakonshėm dhe i pėrditshėm i ēdo burri dhe ēdo gruaje tjetėr. Ai i ngjet bashkimit tė njė gjysme limoni tė tharė me njė gjysmė portokalli tė pjekur, tė cilėt, pasi ngjiten pėr njė kohė tė gjatė nga lėngjet e tyre, nga njė anė duken si njė diell i kuq nė perėndim dhe nga ana tjetėr si njė hėnė e verdhė nė agim. Por ngado qė ta kthesh kėtė rruzull ai fal ngrohtėsi. Njė varg i pashpjegueshėm i Safos qė Sheba e kishte shumė tė dashur thoshte: ti mė jep nxehtėsi. Kėtė kishim bėrė unė dhe Sheba nė acarin e jetės sonė. Kishim kėrkuar nxehtėsi te njėri-tjetri. Kjo nxehtėsi po e ngroh akoma dhe sot jetėn time.
    Natėn e krishtlindjeve Lesbosi u zbardh nga dėbora. Unė kisha blerė peshk, karkaleca, zogj deti dhe mish qengji. Sheba mė kishte thėnė se atė natė do gatuante si greke dhe tavolina jonė ishte mė e pasur se kurrė. Po pinim verė me arra duke shijuar dėborėn qė shkrihej mbi det, kur Sheba mė tha se priste njė fėmijė. Qau derisa e zuri gjumi, por kur ajo fjeti, pashė qė fytyra e saj ishte kredhur nė paqe. Unė mbeta zgjuar deri kur u zgjua dhe ajo. E pyeta se ēfarė mendonte tė bėnte me barrėn e saj, por ajo ishte e vendosur dhe mė tha se nuk e ēonte ndėr mend tė hiqte nga trupi i saj njė krijesė, tė cilėn kishte vite qė e priste. Nuk guxova t’i kujtoj rrezikun e martesės sė saj me Jorgon, pėr shkak tė fėmijės, sepse ajo mė tha se gjithnjė kishte dashur njė fėmijė dhe jo njė martesė jetime. Jorgo nuk do tė lirohet edhe pėr disa vjet dhe unė nuk mund ta shtyj jetėn time duke e pritur e vetme. Kur tė lirohet do t’ia shpjegoj dhe ai le tė vendosė si tė dojė, mė tha. Ē’do t’i thuash, e pyeta. Do t’i them se fjala e tij shkoi nė vesh tė perėndisė. Njė farė hurme mbiu nė barkun tim, siē e parashikoi Jorgo kur u nisėm nga Stambolli.
    Nė fund tė janarit barku i Shebės filloi tė rritej dhe faqet e zeshkėta iu skuqėn. I nisėn tė vjellat dhe pėr disa ditė nuk u ngrit dot nga shtrati. Pas disa javėsh ajo do tė dukej edhe mė e shėndoshė dhe barra e saj nuk do mund tė fshihej mė. Ndoshta duhet tė ikim nga Lesbosi, i thashė. Njerėzit kėtu e dinė qė ne nuk jemi tė martuar dhe lidhjen tonė do ta quajnė njė turp, gjė qė mund tė ndikojė edhe nė sjelljen ndaj Jorgos. Nė Lesbos e dinin se Sheba priste tė shoqin e burgosur, ndėrsa unė isha prezantuar si xhaxhai i saj. Qyteti i Mitilinės ishte shumė i vogėl dhe pa dyshim qė fjala do t’i arrinte njė ditė Jorgos nė burg ēka do tė ishte njė tragjedi e re pėr tė. Pėr kėtė arsye nuk mund tė thėrrisnim njė doktor, i cili mund tė kujdesej pėr barrėn e Shebės. Shkojmė nė Selanik, i thashė, por ajo mė kundėrshtoi. Nuk mund tė shkoj nė Selanik nė kėtė gjendje nė mes tė dimrit. Do rrezikoja veten dhe fėmijėn. Udhėtimi nė det do tė mė vdesė. Shkojmė nė Kretė, i thashė. Ėshtė ishulli mė i afėrt dhe udhėtimi deri atje nė mot tė mirė nuk mban mė shumė se njė ditė. Atje kam dhe eshtrat e vėllait tė madh. Sheba nuk u mendua shumė. Shkojmė, mė tha, atje ka kohė qė tė presin.
    Pas disa ditėsh ajo e mori veten dhe koha u pėrmirėsua. Gjeta njė anije, mora Shebėn dhe arkėn me babanė tim dhe u nisėm. Deti nuk e mundoi shumė Shebėn, e cila atė ditė ishte e qeshur dhe mė tha se me siguri do tė lindte njė djalė. Nga e kupton, e pyeta. Nga ty, m’u pėrgjigj me ledhati. Ti i ngjan Abrahamit me kėta flokė tė bardhė, me trup tė drejtė dhe sy tė mėdhenj qė nguleshin nė vendet ku ai u end deri nė fund tė jetės pėr tė kėrkuar njė copė tokė pėr varr. Abrahami nė fillim pati vetėm djem. Gruaja e tij Sara vuajti shumė vjet dhe u mbars nė moshė tė thyer atėherė kur i kishte humbur shpresat. Ti je Abrahami im dhe djalin tonė do ta quajmė Isak si djalin e tij, thoshte Sheba e lumtur duke mbushur flegrat dhe barkun e saj me ajrin e pastėr tė Egjeut. E di ē’do tė thotė Isak? Mbylla sytė pėr t’i thėnė jo. Isak do tė thotė i qeshur, nė gjuhėn qė fliste Abrahami, i cili e quajti tė birin kėshtu sepse ditėn qė mori vesh qė mund tė lindte njė fėmijė, gruaja e tij qeshi shumė gjatė.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:22

    Pasdite ullinjtė e zinj tė Kretės u ngritėn mbi det. Kreta konsiderohej si Ishulli i Madh dhe askund mė shumė se kėtu nuk ishin pėrplasur nė shekuj grekėt me turqit. Kreta iu mor bizantinėve grekė nga venecianėt latinė qė nė vitin 1204, vit kur Komnenėt lanė skeptrin e tyre dhe ikėn nga Kostandinopoja. Kreta ėshtė vendosur mbi det, nė njė mėnyrė tė tillė saqė duket sikur thotė: Nga unė kalon rruga pėr nė perėndim. Turqit e kuptuan se duhej ta pushtonin me ēdo ēmim pėr tė ecur mė tutje. Ata vuajtėn njėzetepesė vjet nė rrethimin e Kretės, por nė vitin 1669 gjetėn njė Sulltan tė zgjuar dhe mizor, qė e pushtoi. Ky ishte njė shqiptar, Fazil Pasha Qyprilliu.
    Vėllai im vdiq nė mbrojtjen e kėtij ishulli sepse babai besonte se rėnia e Kretės nuk do t’i ndalte mė turqit dhe pati tė drejtė. Im vėlla vdiq kur ishte tetėmbėdhjetė vjeē dhe unė nuk kisha lindur akoma. Ia thosha tė gjitha kėto Shebės, e cila mė ndiqte me vėmendje. Kur mbarova, mė kapi dorėn dhe mė tha: Kėtu ke humbur njė Komnen, por do tė gjesh njė Komnen tjetėr. Ia afrova dorėn te barku dhe m’u duk sikur fėmija lėvizi pėr tė mė pėrshėndetur.
    Nė kryeqytetin e Kretės, nė Kandi, hymė kur dielli po binte nė det. Atė natė fjetėm nė njė hotel pranė portit dhe tė nesėrmen gjetėm njė shtėpi tė bardhė me njė oborr tė mbushur me limona, tė cilėve njė arrė e madhe ua jepte diellin me kursim. Sheba e rregulloi dhomėn tonė, ndėrsa unė e futa babanė tim poshtė krevatit prej hekuri, ku flinim.
    Ato shtatė muaj ajo ndenji mė shumė shtrirė nė atė krevat dhe unė blija ushqime dhe gatuaja shpesh pėr tė dy. Grekėt e Kretės ishin shumė mė miqėsorė se nė Lesbos dhe Tereza, e zonja e shtėpisė, u kujdes me pasion pėr Shebėn. Ne u deklaruam si tė martuar dhe ajo bėri kryqin kur i thamė se prisnim njė fėmijė pas shumė vjetėsh. Doktori qė thirra pėr tė vizituar Shebėn mė tha se ajo nuk duhej tė lėvizte shumė pasi pėr shkak tė moshės, barra e saj nuk ishte ngjitur siē duhet. Sheba nuk u trishtua pėr asnjė ēast e bindur tė duronte ēdo sakrificė pėr fėmijėn tonė. Kur unė dilja, ajo qėndiste rrobat e djalit me shtizat dhe pėlhurat qė ia kishte gjetur Tereza dhe hante arra tė thata me mjaltė nga pema e shtėpisė. Kėto janė arrat e vjetshme, thoshte Tereza, por kur tė lindėsh do pikojnė arrat e njoma dhe unė do t’i bėj reēel.
    Pėr gati tri javė unė u enda nga mėngjesi nė mbrėmje duke pyetur nė qytet dhe nė fshatrat rrotull tij pėr vėllanė tim. Askush nuk dinte se disa shqiptarė kishin ardhur pėr tė luftuar nė ishull, derisa njė ditė nė njė kafene afėr portit mė thanė tė takoja njė plak, i cili mund tė kujtonte ndonjė gjė. E gjeta kollaj shtėpinė e tij qė duhej tė ishte shumė mė e vjetėr se i zoti. Plaku mė tha se kishte dėgjuar pėr disa ushtarė shqiptarė qė kishin ardhur gjatė luftės nė Kretė, por unė duhet tė shkoja nė njė fshat malor nja dy orė nga qyteti me kalė. Njė mėngjes e lashė Shebėn me qėndisjet e saj dhe u nisa. Mali pėr ku isha drejtuar ishte njė vend i tharė nga dielli aziatik qė e rrihte pėrjetėsisht dhe nuk kishte shumė ujė. Nga lartėsia deti dukej si gjithėsi sepse askund nuk shihje tokė. Fshati kishte pak shtėpi dhe ishte shumė i varfėr. Atje mė thanė se nė njė pllajė qė binte mbi det ishin disa varre, tė cilave askush nuk i kishte dalė pėr zot. E sigurt ishte se nuk ishin tė fshatit. Njė nga burrat e paktė qė takova erdhi me mua pėr tė mė treguar rrugėn. Nė njė cep tė pllajės afėr njė gremine qė binte si njė vetėtimė mbi det ishin disa gurė pėr tė cilėt burri mė tha se ishin varre. Ishin dhjetė gurė tė zinj qė tė vendosur njė nga njė formonin njė gjysmėharku si nė njė valle. Shqiptarėt kishin qenė njėmbėdhjetė. Mbi gurin e fundit dalloheshin disa numra tė shkruar keq nė madhėsi tė ndryshme, tė cilat dukej sikur i kishte gėrvishtur shpejt e shpejt njė dorė qė dridhej nė panik, 1670. Kėto ishin numrat. Gurėt e tjerė ishin memecė. Hodha sytė pėrreth sikur kėrkoja njė shenjė tė vėllait tim, por humnera ishte e shurdhėt. Duhet tė jetė njė datė, foli burri pas kurrizit tim. Ashtu duket i thashė. Por Kreta u pushtua nė vitin 1669 nga turqit dhe nė 1670-n lufta kishte mbaruar. Ndoshta kėto janė vrarė tė fundit, tha burri.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:22

    1.
    Ishte njė ditė e nxehtė dhe njerėzve nuk u hahej mish. Pazari ishte zgjuar i pari dhe pas tij ishte zgjuar qyteti. Zakonisht, qyteti lodhej nė pazar dhe ēlodhej nė kishė. Por ishte e diel dhe jo tė gjithė punonin. Ishte njė ditė pazari dhe jo tė gjithė shkonin nė kishė. Fshatarėt kishin ditėn e tyre tė punės. Qytetarėt kishin ditėn e kishės dhe tė pazarit. Gratė dilnin nga mesha e mėngjesit, shkonin nė pazar, ku i frynin trastat si gjinj, dhe pastaj ktheheshin nė shtėpi. Kur ato vonoheshin pas gjėrave tė panevojshme, fėmijėt i prisnin me gojė hapur. Burrat pinin duhan nė hije dhe shikonin gratė. Kafshėt rrinin nė diell dhe, duke pritur tė shiteshin, shikonin burrat. Ata qė kishin vapė freskoheshin nė liqen. Por qyteti ishte nė mes tė maleve dhe jo tė gjithė dinin not.

    Deri kur u mbyll pazari ai nuk i shiti dot dy delet e tij. Mblodhi paratė qė kishte fituar dhe u nis.
    Xhamia ishte nė tė dalė tė qytetit. Nė dimėr ajo rrugė ishte e pushtuar nga balta, por atė ditė bėnte zheg dhe toka digjte mbi kokė dhe nėn kėmbė. Dera e xhamisė ishte e mbyllur. Ai trokiti me njė gur mbi portėn e vogėl. Imami u shfaq pas pak duke lidhur tyrben mbi kokėn e rruar. Alekum Selam. Mirėdita, i tha ai. Dua tė bėhem mysliman. Urdhėro, e ftoi imami. Je i pari qė vjen sot. Tė krishterėt merren me tregti tė dielave. U fut brenda dhe pati ftohtė. U ulėn tė dy pėrballė njėri-tjetrit mbi njė rrogoz, i cili nė anėn e tij dukej mė pak i pėrdorur. Xhamia ishte bosh. Dielli hynte me zor nga katėr kamare tė vogla, tė shpėrndara nga njė nė ēdo faqe muri. Nė njė cep tė errėt mezi dukej njė tenxhere e madhe dhe pranė saj bukė dhe disa kokrra ullinj. Je nė shtėpinė e Zotit, i tha imami, si pėr t’i thėnė mos u habit. A ha Zoti ullinj, qeshi ai duke u pėrpjekur ta ngrohte xhaminė me shaka. Imamit nuk i lėvizi asnjė muskul. Ullinjtė i ha unė. Doktorėt thonė se bėjnė mirė pėr veshkat.

    Pse do tė vish nė Islam, e pyeti thatė imami, pa e lėnė tė vazhdonte udhėtimin e tij nėpėr muret bosh tė xhamisė. Aliu iu pėrgjigj se nuk kishte ndonjė shkak, por mendonte se Islami ėshtė njė gjė qė duhet provuar. Unė fitoj sa pėr t’u ushqyer, nisi tė shpjegonte. Nuk kam ndonjė arsye tė veēantė. Islami ėshtė feja e Perandorisė dhe unė e respektoj si njė shtetas i rregullt. Nga Islami vijnė ligjet, taksat, ushtria dhe drejtėsia. E kėto nuk mund t’i zbatosh si duhet po nuk njohe burimin e tyre tė vėrtetė. Shpejt ose vonė, tė gjithė do tė bėhen myslimanė. Babai mė ka thėnė qė punėn e sotme mos e lėr pėr nesėr. Unė zgjohem herėt nė mėngjes, si kafshėt qė shes dhe shėroj, prandaj nuk e kam vėshtirė tė falem nė oraret qė pėrcakton feja juaj. Njoh shumė tė tjerė qė do tė ishin bėrė myslimanė nė qoftė se do tė kishin regjimin e bagėtive.
    Sa vjeē je? Tridhjetė e nėntė i mbusha nė korrik. Ka myslimanė tė tjerė nė fshatin tėnd? Jo, tha ai, unė do tė jem i pari. Njeh ndonjė mysliman tjetėr? Kroi kokėn dhe u kujtua. Njoh Ali Tepelenėn. Ē’ėshtė ky, tha imami. Aliu ėshtė kusar. I zė pritė karvanėve dhe grabit ushqime, mallra dhe kafshė, qė pastaj i shet. Kohėt e fundit ka marrė njė titull nga Stambolli dhe trimat e tij e thėrrasin dervenxhi. Tani kontrollon rrugėt dhe grykat nga kalojnė karvanėt dhe i ka bėrė zap gjithė kusarėt e tjerė. Askush nuk vjedh dot pa lejen e tij. Para disa muajsh u fsheh nė shtėpinė time se e ndiqnin ushtarėt e Kurt Pashės pėr ta vrarė. Kuajt i sjell tek unė pėr t’i shėruar dhe prandaj jemi njohur. A tė ka folur Aliu pėr Islamin? Po. Njėherė ai mė tha se sikur Muhamedi tė ishte shqiptar, grekėt do ta kishin vrarė atė. Imami nuk lėvizi, por diēka mėrmėriti. Nė qoftė se Muhamedi do tė ishte shqiptar, grekėt do tė ishin ēifutė dhe ēifutėt nuk e vranė dot Muhamedin. Megjithatė, Muhamedi nuk mund tė ishte shqiptar. Tė gjithė profetėt kanė lindur nė shkretėtirė aty ku nuk ka ujė dhe nuk ka dimėr. Ne kemi shumė ujė dhe shumė dimėr.
    Imami futi dorėn poshtė rrogozit dhe nxori njė libėr tė verdhė me shkronja tė mėdha arabe. Ky ėshtė Kurani. Ėshtė libri me porosi qė Allahu i dha Muhamedit pėrmes tė dėrguarit tė tij, engjėllit Xhebrail. Kėtu tregohet se ēfarė duhet tė bėjė njė mysliman. Dhe po ashtu se ēfarė nuk duhet tė bėjė. Mos harro se gjėrat qė nuk duhet tė bėsh, janė mė tė rėndėsishme se ato qė duhet tė bėsh. Kurani ėshtė libri i ndalimit dhe jo i lejimit. Ti nuk mund ta lexosh Kuranin, por unė do tė tė them disa gjėra, tė cilat, nėse i pranon, do tė tė dallojnė ty nga tė tjerėt, nga tė pafetė.
    Islam do tė thotė paqe. Paqja mund tė mbretėrojė mes njerėzve nėse ata i dedikohen Allahut dhe ndjekin rregullat qė ai ka pėrcaktuar. Kėto rregulla Zoti ia tha Muhamedit qė ky t’ia thoshte njerėzve. Muhamedi shkroi Kuranin, megjithėse deri 40 vjeē nuk dinte as shkrim, as kėndim, njėsoj si ti sot. Kjo ėshtė njė nga dėshmitė se ai ishte i dėrguar i Allahut, porositė e tė cilit pėr herė tė parė i erdhėn rreth vitit 610 kur ai jetonte nė Mekė, me gruan e tij Hatixhe. Gjatė jetės sė tij Muhamedi pati shumė gra tė tjera. Kur ai vdiq, nė prehrin e gruas sė tij mė tė dashur Aishes, Meka, Medina dhe shumica e Arabisė kishin pranuar Islamin. Kurani i ka njohur tė gjithė profetėt e tjerė pėrpara Muhamedit, pėrfshi Musain, profetin e ēifutėve dhe Isain e tė krishterėve. Por Muhamedi ėshtė profeti i fundit. Prandaj dhe Islami ėshtė feja e vetme e Allahut. Qėllimi i profetėve tė tjerė ka qenė tė paralajmėronin dhe tė bėnin gati botėn pėr misionin e Muhamedit, kėshtu qė tė krishterėt e kanė detyrim qė tė kthejnė fenė e tyre nė Islam. Jezu Krishti po tė ishte gjallė do t’i bashkohej fesė sė Muhamedit.
    Imami ndaloi dhe e futi Kuranin nėn rrogoz. Kėto qė po them duhet t’i dish sepse tė krishterėt e fshatit do tė tė prozvalin dhe do pėrpiqen tė tė poshtėrojnė kur t’u thuash se je mysliman. Mos u mėrzit. Tė gjithė profetėt janė sharė nga fshati i vet. Ti mė the se do tė bėhesh mysliman. Unė tė pyeta pse. Mė the se Islami ėshtė njė gjė qė duhet provuar sepse herėt apo vonė tė gjithė do tė vijnė nė Islam. Kjo ėshtė e vėrtetė. Njė ditė, tė gjithė do tė bėhen myslimanė. Por jo pėr arsyet qė the ti. Unė do tė t’i jap arsyet, ti do t’i jetosh dhe mė pas do t’ia japėsh tė tjerėve.
    Islami ka pesė kushte. Nėse ti i pranon, atėherė je mysliman. I pranoj, tha ai me njė frymė. Ishte ftohtė dhe drita e diellit nga kamaret e xhamisė kishte nisur tė dobėsohej. Duro, i tha imami. Do tė t’i them njė nga njė. Ngrihu nė kėmbė.
    Ai u ngrit dhe pas tij u ngrit dhe imami. Gjysma e fytyrės i ndriēohej akoma nga drita e pasdites. Gjysma tjetėr po kridhej gradualisht nė errėsirė. Islami dhe Krishterimi janė si hėna dhe dielli, mendoi ai. Tė dyja kanė marrė pėrsipėr tė ndriēojnė botėn, por kur njėri ikėn vjen dita dhe kur ikėn tjetri vjen nata. Tani jam nė muzg. Dielli me hėnėn po ndėrrojnė vendet si Krishterimi me Islamin nė shpirtin tim. Deri nė fund tė jetės do tė pėrpiqem tė kuptoj kush ėshtė dielli dhe kush ėshtė hėna nga tė dy, u zotua ai me vete dhe u pėrqendrua prapė tek imami, fytyra e tė cilit kishte hyrė nė hije.
    A pranon se nuk ka Zot tjetėr veē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i dėrguari i tij?
    Bota ėshtė mė e qetė tani qė e udhėheq vetėm njė Zot. Nė kohėn e grekėve tė lashtė kishte shumė zota qė bėheshin xhelozė pėr njėri-tjetrin dhe bota ishte lėmsh. E pranoj, tha ai.
    A pranon t’i falesh Allahut, pesė herė nė ditė namaz? E pranoj, por ē’mė ndodh nėse falem gjashtė herė? Nuk tė ndodh gjė, i tha imami, por nuk duhet ta bėsh. Nė fillim Zoti i tha Muhamedit se myslimanėt duhet tė faleshin pesėdhjetė herė nė ditė, por Musai, profeti i ēifutėve i tha Muhamedit t’i kėrkonte mė pak falje sepse kjo do tė ishte e lodhshme pėr besimtarėt. Pas shumė kėrkesave qė bėri Muhamedi, numri i faljeve u vendos tė ishte pesė. Kjo nė saje tė ēifutėve qė bėjnė tregti edhe me faljet pėr Zotin. Ka pasur tė drejtė Musai, i tha ai. Pesėdhjetė herė nė ditė do tė thotė qė mos bėnim asgjė tjetėr, por veē tė faleshim. Allahu na i njeh dobėsitė tona, prandaj korrigjon ndėshkimet, sqaroi imami dhe vazhdoi.
    A pranon tė mbash ramazan? Ē’ėshtė ramazani, pyeti ai. Ramazani ėshtė muaji i nėntė i vitit. Ėshtė muaji kur Muhamedit iu shfaq pėr herė tė parė engjėlli me porositė e Allahut. Ky ėshtė dhe muaji i agjėrimit, muaji kur myslimanėt i dedikohen Zotit tė tyre, duke mos ngrėnė, duke mos pirė dhe duke mos i prekur me dorė gratė e tyre. Ramazani pėrbėn agjėrimin kryesor, ndėrsa gjatė vitit Islami ka edhe shumė lloje tė tjera agjėrimesh, si agjėrimi i muajit tė shabanit, agjėrimi i gjashtė ditėve tė muajit sherval, qė ėshtė muaji qė vjen pas ramazanit, agjėrimi i ditės sė ashures, agjėrimi i xhumasė, i ditės sė premte etj. kėto do t’i mėsosh me kohė dhe unė do tė tė kujtoj herė pas here, por mos harro se agjėrimi i ramazanit ėshtė kusht pėr ty si pėr ēdo mysliman tjetėr. Gjatė ramazanit as duhet tė shash, as tė bėrtasėsh, as tė zihesh, as tė shpifėsh apo tė theshmosesh. Nėse tė godasin, mos u kthe dorė dhe thuaju se je nė agjėrim. Agjėrimi ėshtė shkėputja e njeriut nga kėrkesat e trupit, nga stomaku dhe epshet qė ndjellin gratė. Ramazanin do ta nisėsh pas disa ditėsh, sapo tė shikosh hėnėn e re tė muajit shtator. Po nė qoftė se ka re si ta dalloj hėnėn, pyeti ai. Asnjė re nuk mund tė ndalojė takimin e njė myslimani me Zotin e vet, u pėrgjigj imami. Tė krishterėt hanė diēka kur agjėrojnė, pyeti prapė ai. Si mund tė duroj njė muaj pa ngrėnė? Tė krishterėt agjėrojnė 40 ditė rresht pėrpara Pashkės dhe po ashtu gjatė vitit kanė agjėrime tė tjera. Megjithatė, ti mund tė hash dy herė nė ditė. Do hash diēka tė ėmbėl, mundėsisht hurma me ujė kur perėndon dielli, dhe ky ėshtė iftari. Pastaj do falėsh namazin e mbrėmjes. Ndėrsa nė mėngjes, kur fillon agimi, gjithnjė pėrpara namazit tė parė, mund tė fusėsh njė kafshatė nė gojė dhe ky ėshtė syfyri. Agjėrimi ėshtė sakrifica mė e madhe qė njė mysliman bėn pėr tė respektuar Zotin e vet. Kur agjėron, ti i thua Allahut se nuk ke ardhur nė jetė vetėm pėr tė mbushur stomakun tėnd me mish kafshe dhe pėr tė fryrė barkun e sat shoqeje me mish njeriu. Po lopėt, viēat, delet dhe qengjat e mi a duhet t’i detyroj tė mbajnė ramazan, tha ai pafajėsisht. Imami bėri njė ngėrdheshje si i bezdisur e megjithatė vazhdoi. Agjėrimi ėshtė njė sakrificė e ndėrgjegjshme. Ty nuk tė kontrollon kush nėse ha, nėse pi apo nėse kėnaq gruan tėnde. Gjatė agjėrimit je pėrballė Zotit dhe ndėrgjegjes tėnde. Kafsha ka shpirt, por nuk ka ndėrgjegje, prandaj vetėsakrifikimi i saj nuk parashikohet nė Kuran. As Muhamedi nuk e detyronte devenė e tij, Kasun qė tė agjėronte. Kafshėt e tua nuk do tė bėhen myslimane sepse edhe para kėsaj dite nuk janė tė krishtera, shtoi imami. E pranoj, tha ai. E pranoj ramazanin. Kur t’i them gruas se ėshtė njė kusht ajo do tė mė kuptojė, kurse kafshėt e mia nuk do kuptojnė asgjė dhe do vazhdojnė tė mė duan njėlloj. Vazhdojmė, nxitoi imami duke parė diellin qė fshihej pas dritareve. Pas pak duhet tė jap ezanin.
    Kushti i katėrt i islamit ėshtė dhėnia e zekatit. Zekat do tė thotė qė t’u japėsh tė varfėrve ushqim, rroba dhe t’i ndihmosh. Zekati nuk ėshtė lėmoshė, por ėshtė ndarje pasurie. Muhamedi mendonte se i varfri ka tė drejtė tė pėrfitojė nga pasuria e tė kamurit. Zakonisht zekati shpėrndahet pas sakrificės, pas agjėrimit, pra nė fund tė ramazanit. Mund tė japėsh edhe para. Ai u mendua njė copė herė dhe tha: Nė fshat ka shumė tė varfėr. Nėse unė u jap tė gjithėve zekat ē’mė mbetet pėr vete? Ramazani mė duket mė i arsyeshėm se tė detyron tė kursesh, kurse zekati paska shumė harxhe. Po a nuk do varfėrohem unė njė ditė duke i falur vazhdimisht tė tjerėve pjesė nga pasuria ime? Atėherė ti do tė jetosh duke u ushqyer nga zekati qė do tė shpėrndajnė tė tjerėt, u pėrgjigj imami. Ky ėshtė Islami. Jep pasuri qė tė marrėsh paqe. A e pranon kėtė kusht? Imami po humbte durimin. Atij iu duk se, sikur tė rezistonte dhe pak imami do ta nxirrte jashtė duke mos e pėrzgjedhur si mysliman. Megjithatė, vendosi tė bėjė edhe njė pėrpjekje. Pėrmbushja e kėtij kushti, siē ia kishte pėrshkruar imami, nuk e bindte. Si mund tė falte nga njė dele, apo njė viē nė fund tė ēdo agjėrimi? Ti mė the se qė tė bėhem mysliman duhet tė plotėsoj kushtet e Islamit, guxoi ai tė pyeste imamin. Po, i tha imami, ashtu ėshtė. Qė unė tė bėhem mysliman duhet tė jap zekat, apo jo? po, tha imami i ēuditur nga ngulmimi. Po ai qė pėrfiton zekat a duhet tė jetė mysliman? Besoj se po, u pėrgjigj imami i hutuar. Nė fshat unė jam myslimani i vetėm dhe nuk e di sa kohė do tė vazhdojė tė jetė kėshtu. Tė gjithė tė varfrit e fshatit janė tė krishterė. A duhet t’i fal pasurinė qė Allahu ma dha mua atyre qė nuk i falen Allahut? Imami nuk foli, pro instinktivisht vuri dorėn mbi Kuranin e mbuluar me rrogoz. A duhet tė pėrfitojnė zekat tė krishterėt, kėtė dua tė them, pėrfundoi ai kur kuptoi se kishte fituar superioritet logjik qė nė ditėn e parė tė abetares islame. Kėtė nuk e di, i tha imami qė u ndie keq. Ndoshta duhet tė presėsh derisa nė fshat tė vijnė myslimanėt e tjerė. E pranoj, shpejtoi ai. Pranoj se do filloj tė jap zekat ditėn qė nė fshat njė i varfėr do tė bėhet mysliman. E pranoj kushtin. Ka akoma? Edhe njė, u ēlirua imami.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:22

    E vėrteta ishte mė e frikshme se humnera qė kisha afėr. Me sa duket grupin e shqiptarėve tė ardhur vullnetarisht nė ndihmė tė Kretės e kishin sjellė tė ruante mbi kėtė mal, qė nė atė kohė duhet tė ketė qenė pikė strategjike, sepse nga kėtu mund tė kontrollojė gjithė detin. Nė qoftė se turqit do tė vinin nga lindja, shqiptarėt do pėrballeshin tė parėt me ta. Por turqit erdhėn nga perėndimi dhe humnera nuk i la tė ngjiteshin mbi pllajė pėr t’i dalė qytetit tė Kandisė nga prapa. Qė kėtu shqiptarėt kanė parė anijet turke poshtė nė det, por nuk kanė mundur tė kuptojnė se kush po e fitonte luftėn atje poshtė pasi kur ėshtė rrethuar qyteti ata duhet ta kenė humbur lidhjen me grekėt. Kandija u pushtua mė 1669-n dhe grekėt qė nuk u vranė, u dorėzuan. Ndoshta dikush prej tyre u tregoi osmanėve se njė grup shqiptarėsh i priste lart nė mal. Lufta mbaroi me kapitullim, por shqiptarėt nuk e mėsuan dot as kur vdiqėn. Ata kanė qėndruar kėtu nuk di se sa kohė nė acar, nė erė, nė shi dhe nėn zheg duke pritur tė bėnin atė pėr tė cilėn kishin ardhur: tė luftonin. Kur turqit janė ngjitur nėpėr mal pėr t’i kapur dhe i kanė rrethuar nga tė tre anėt, pėrveē humnerės, ata e kanė kuptuar se ishin tė pashpresė dhe duke luftuar, kanė varrosur njėri-tjetrin ndėrsa gurėt duhet t’i kishin bėrė gati paraprakisht. Asnjeri prej tyre nuk dinte tė shkruante dhe prandaj varret i lanė pa gojė. I fundit qė ka mbetur prej tyre dhe qė nuk mund tė varroste dot veten ėshtė hedhur nė det pasi ka shkarravitur katėr numra si pėr tė dėshmuar se shokėt e tij u vranė nga turqit, pasi u lanė tė vetėm nga grekėt. Ku ta dish nėse do tė dorėzoheshin po tė mėsonin se lufta kishte mbaruar, mendova dhe ula kokėn. Si ta merrja vesh se cili nga kėta tė dhjetė ishte vėllai im? Kishte vdekur i pari? Apo i dyti? Apo ishte i gjashti, guri i tė cilit ishte mė i vogėl sepse edhe vėllai kishte qenė mė i vogli nga burrat? Apo ishte i dhjeti, ai mbi gurin e tė cilit katėr numrat ishin shtrirė siē shtrihet ēdo ditė veriu, jugu, lindja dhe perėndimi mbi horizontin e botės. Apo ishte vėllai ai qė e kishte lėnė kėtė gjurmė mbi librin e pambaruar tė luftėrave mes krishterimit dhe islamit, dhe pastaj ishte hedhur nė humnerė? Kushdo qoftė prej tyre unė nuk mund ta ndaja nga shokėt. I putha gurėt njė nga njė dhe u ēova nė kėmbė si nė njė varrim. Shkula njė grusht bar tė njomė dhe e hodha mbi humnerė. Fijet e barit ranė ngadalė nė boshllėk dhe mua m’u duk sikur ato ishin njėmbėdhjetė.
    Kur mbėrrita nė shtėpi, nė darkė, Sheba po mė priste. I tregova i ngashėryer historinė e vėllait tim. Nga tė gjithė djemtė vetėm ai kishte trashėguar sytė jeshilė tė babait dhe ndoshta prandaj ky e donte mbi tė tjerėt. Sa do tė doja t’i merrja tė dy bashkė nė fshat, i thashė Shebės. Nuk mund t’i merrje tė dy, mė tha ajo, duke mė pėrqafuar. Arka qė ke poshtė krevatit ėshtė e ngushtė pėr dy burra tė mėdhenj. Kur po mė mbylleshin sytė nga gjumi mendova se Sheba kishte tė drejtė. Arka ishte e vogėl pėr dy burra, fshati ishte i vogėl pėr Komnenėt, Shqipėria ishte e vogėl pėr shumė fe dhe bota ishte edhe mė e vogėl pėr kaq shumė luftėra.

    Doktori na tha se Sheba duhej tė lindte nė korrik.
    Ky muaj nė Kretė ėshtė njė torturė. Deti qėndron me javė pa asnjė dallgė dhe qielli tė rri mbi kokė si njė ēallmė e pėrvėluar. Megjithėse i mbanim dritaret hapur, Sheba djersinte dhe mezi e rrotullonte barkun e madh nė krevat. Njė ditė nė drekė ajo filloi tė bėrtiste nga dhimbjet dhe Tereza vrapoi tė lajmėronte doktorin, i cili erdhi duke dihatur nga vapa. Tė dy, me Terezėn u futėn nė dhomė, ndėrsa mua mė nxorėn jashtė. Njė burrė nė moshėn time i humb emocionet e njė babai nervoz dhe e pėrjeton lindjen e njė fėmije si njė gjysh i heshtur. Unė u futa poshtė hijes sė arrės dhe qė atje dėgjoja pėrgatitjet e doktorit dhe pėrplasjet e enėve prej bakri qė Tereza kishte sjellė nga kuzhina e shtėpisė. Megjithėse nuk kishte erė, klithmat e Shebės arrinin t’i lėviznin gjethet e arrės. Gati njė orė mbeta ashtu ngurtė, ndėrsa djersa mė rridhte si rrėshirė nga trungu im i vjetėr. Nuk lėviza as kur njė piskamė fėmije zbriti deri tek unė nga dritarja e hapur e dhomės. Fėmija qante shtruar, duke pėrmbushur me korrektesė detyrėn e parė qė kishte nė kėtė botė: tė qante. Por zhurmat qė vinin nga dhoma nuk pushuan. Dėgjoja doktorin qė thėrriste fort, lėvizte akoma mė fort dhe shtypte shumė mė fort sikur donte tė disiplinonte lėvizjet e gjymtyrėve tė Shebės.
    Pastaj u bė qetėsi.
    Mua m’u duk sikur zhurma e madhe qė dėgjoja kapėrceu dritaren, rrėshqiti nėpėr lėkurėn e arrės, kaloi rrugėn dhe u zhyt nė det pa mė folur. Pak mė vonė pati prapė njė zhurmė, por kjo ishte e qara e fėmijės. Ishte e vetmja zhurmė qė mbeti brenda nė shtėpi. U ngjita lart dhe trokita nė derė me dorėn time prej gjyshi. Tereza doli me njė fėmijė nė krahė qė e kishte mbėshtjellė me njė ēarēaf rozė. Ėshtė vajzė, tha. Tė tė rrojė. Po e ėma, pyeta unė. Tereza u kthye nga foshnja dhe uli kokėn. Pas saj doli doktori, i cili mė tha se Sheba kishte vdekur gjatė lindjes. Gruaja jote bėri njė sakrificė, mė tha. Ishte nė njė moshė delikate.
    Duke varrosur Shebėn, mendoja e tė gjithė ata qė kishin udhėtuar me mua kishin vdekur dhe kjo nuk mund tė ishte njė rastėsi. Kishte vdekur babai qė erdhi me mua deri nė Stamboll, pastaj Gjergj Brankoviēi, me tė cilin shkova deri nė Vjenė, mė pas gruaja ime qė erdhi me mua deri nė fshat pėr tė mė sjellė tre djem dhe tani Sheba me tė cilėn erdha nė Kretė, te vajza ime. Me sa duket Zoti kishte vendosur qė unė ta vazhdoja i vetėm udhėtimin tim, qė nuk kishte mbaruar. Sheba e dinte fundin e pėrrallės sime. Para se tė vdiste ajo kishte parė vajzėn e saj dhe nė mes tė kllapisė i kishte thėnė Terezės: Abrahami dhe Sara tani janė bashkė.

    4
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:22

    Sara ėshtė vajza qė solli arrat, tha Arianit Komneni. U ushqye nėntė muaj me arra nė barkun e tė ėmės dhe vazhdon t’i ketė qejf. Kur Sheba vdiq, unė vazhdova tė rrija nė shtėpinė e Terezės. Nuk mund tė lėvizja nga ishulli me njė foshnjė tė sapolindur. Sara kishte nevojė pėr njė nėnė, tė cilėn unė nuk mund t’ia zėvendėsoja. Tereza gjeti njė vajzė tė re, e cila sapo kishte lindur dhe qė pranoi t’i jepte qumėsht Sarės nga gjiri i vet. Babai i saj ishte venecian i mbetur nė Kretė, ndėrsa e ėma greke. Vajza vinte ēdo ditė dhe ushqente Sarėn. Kur ajo ikte, unė e vija nė gjumė. Kur qante, e tundja nė krahė. Tereza kujdesej pėr ta pastruar dhe pėr ta larė gjė qė unė nuk e mėsova dot. Nė shtator, kur era e vjeshtės u kthye nė Kretė, e nxorėm pėr herė tė parė Sarėn nga shtėpia. Por bota nuk i pėlqeu fare sime bije, e cila filloi tė qante e zhgėnjyer. E vura nėn hijen e arrės ku u qetėsua dhe fjeti shumė gjatė. Kur mbushi nėntė muaj Sara filloi tė fliste. U lidh shumė me venecianen e re qė i jepte sisė dhe njė ditė e thirri me emrin e saj. Kur u bė dy vjeē kishte muaj qė ecte nėpėr shtėpi dhe zbriti vetė nė oborr, shkoi tek arra dhe atje e zuri prapė gjumi.
    Ndėrkohė, unė kisha nisur tė mendoja pėr t’u kthyer nė fshat. Vajza ishte rritur aq sa tė pėrballonte udhėtimin nėpėr detet e pabesė tė Greqisė. Fillova tė pėrgatitem dhe nė shtator zura njė anije qė nisej pėr Selanik. I shpjegova vajzės se do tė hipnim nė anijen qė ajo shikonte ēdo ditė nga dritarja dhe do shkonim nė njė vend shumė tė bukur me pyje dhe zogj. Sarės kjo i pėlqeu dhe natėn ėndėrronte sikur po nisej nė njė pėrrallė. Mblodha plaēkat tona dhe disa nga gjėrat mė tė dashura tė Shebės, mes tė cilave njė ēantė tė vogėl lėkure ku futa njė lodėr tė Sarės, disa arra, si dhe ndėrresa pėr tė. Tereza na dha njė reēel me arra tė njoma qė ishte akoma i ngrohtė kur u fut nė kutinė e teneqesė. Ia kisha premtuar Shebės, tha ajo, dhe pėrqafoi vajzėn. Kur mora arkėn e babait, e cila prej tre vjetėsh rrinte poshtė krevatit, Sara mė tha: Baba pse nuk mė fut mua brenda nė arkė dhe kur tė shkojmė nė pyll ta hapėsh qė gjithė zogjtė tė tremben. Zogjtė nuk frikėsohen nga kukullat, i thashė. Po pse do e marrėsh me vete arkėn atėherė, vazhdoi ajo. Qė kur ti tė rritesh tė mė fusėsh mua kėtu brenda dhe tė mė marrėsh kudo me vete, i thashė. Aaa, u llastua ime bijė. Ti e do arkėn pėr vete prandaj nuk ma jep mua.

    U nisėm nė fund tė shtatorit dhe era e shtyu anijen tonė ngadalė nėpėr Mesdhe deri nė Selanik. Rrugės, Sara mė pyeste pėr peshqit, pėr pėllumbat, pėr dallgėt dhe pėr ishujt e vegjėl qė takonim rrugės. Natėn flinte pranė meje duke shtrėnguar njė kokėrr arre nga tė Kretės nė grushtin e saj tė njomė. Kur kaluam pranė njė ishulli shkėmbor, pamė disa njerėz qė po laheshin nė breg. Ata i gėzoheshin dallgėve, tė cilat i ngrinin lart dhe pastaj i zhysnin aq sa Sara frikėsohej se mos nuk dilnin mė nga deti. Nuk kanė frikė ata se i merr deti baba, mė pyeti pa i hequr sytė nga kokat e vogla qė dilnin mbi dallgė. Nuk kanė frikė sepse po bėjnė not, i thashė. Ēfarė do tė thotė not? Not do tė thotė tė puthesh detin. Po ti di not, ngulmoi ime bijė. Di, i thashė unė. Do ma mėsosh dhe mua notin baba? M’u kujtua peshkatari tullac i Raguzės dhe pėr herė tė parė pas katėr vjetėsh fshati m’u duk mė afėr se kurrė. Do ta mėsoj, i thashė. Do ta mėsoj patjetėr.
    Nė Selanik ndenjėm dy javė. Sheba mė kishte folur pėr njė kushėrirėn e vet tė afėrt, tė cilėn e gjeta nė njė dyqan librash tė vjetėr. Kur dėgjoi pėr vdekjen e Shebės dhe gjithė historinė tonė ajo filloi tė qante. Nuk mund tė ikja pa ju lajmėruar, i thashė dhe i tregova vendin ku e kisha varrosur nė Kretė. Gruaja puthi Sarėn dhe ne ikėm. Por vajza e kishte dėgjuar gjithė bisedėn time duke bėrė sikur luante me librat, poshtė njė tavoline tė madhe me kėmbė hekuri. Rrugės mė pyeti se kush ishte Sheba. Ėshtė mamaja jote, i thashė. Po pse nuk erdhi me ne nė pyll, tha vajza. Ajo nė pyll ėshtė, iu pėrgjigja unė dhe njė lėmsh m’u ngjit nė fyt dhe mė mori frymėn. Sheba ėshtė nė pyll, i thashė, por asnjeri nuk e di se ku. Do pyesim zogjtė dhe do ta gjejmė. Po si do ta njoh unė mamanė, tha Sara. Do ta njohėsh se edhe ajo ashtu si ty, mban nė dorė njė kokėrr arre, i thashė dhe nuk fola mė.
    Kur arrita nė fshat unė isha tetėdhjetė vjeē ndėrsa Sara tre. Kur mė panė pas katėr vjetėsh burra, gra dhe fėmijė dolėn nėpėr rrugėt e fshatit pėr tė mė pėrshėndetur. Unė i flisja tė gjithėve, por nuk mund t’i takoja dot sepse duart i kisha tė zėna. Me njėrėn dorė shtrėngoja Sarėn qė ēapitej e hutuar pas meje, ndėrsa me dorėn tjetėr mbaja babanė tim, i cili po kthehej nė fshat pas gjysmėshekulli. Askush nuk mė pyeti pėr arkėn, por tė gjithė shikonin Sarėn e vogėl me faqe tė kuqe dhe flokė tė zinj. Ėshtė vajza ime, i thosha unė dhe njerėzit qeshnin pėr tė mos mė vėnė nė vėshtirėsi, por me siguri mendonin se unė po tallesha. Sara nuk kishte parė ndonjėherė fshat dhe kur mė pyeti se ku ishim i thashė se kishim arritur nė pyll. Tė nesėrmen e nxora babanė nga arka dhe e varrosa pranė nėnės sime. Rrini vetėm, u thashė. Unė po iki. Keni kohė tė ēmalleni derisa tė kthehem. Pastaj kalova te varri i Hanės. I vura dorėn sipėr sikur doja ta ngrohja dhe qėndrova pa lėvizur pėr njė kohė tė gjatė. Pas shumė vjetėsh e kisha bashkuar familjen time.
    Pėr njė javė rresht gjithė fshati erdhi nė shtėpi pėr tė uruar kthimin tim. Sara rrinte nė dhomė bashkė me mua dhe nuk i fliste askujt, megjithatė tė gjithė e pėrkėdhelnin dhe i jepnin sheqerka qė ajo i hidhte nė arkėn bosh tė gjyshit, tė cilėn unė ia kisha dhėnė sipas premtimit. Vetėm njė njeri nuk erdhi ta shikonte Sarėn, Gjergji, djali im i madh. Kur i thanė se unė u ktheva nė fshat me njė vajzė tė vogėl qė e kisha lindur me njė grua tjetėr, ai mori familjen dhe iku nga shtėpia. Sara tani ėshtė 15 vjeē, por Gjergji akoma nuk na flet.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:22

    9

    Arianit Komneni pushoi, mori frymė thellė dhe kaloi dorėn mbi mjekrėn e zbardhur, sikur kishte harruar diēka pa thėnė.
    Histori e bukur, por e trishtuar, i tha Ali Tepelena. Sikur ta shkruaje ēdo ditė tė jetės, fletėt do arrinin deri nė Stamboll. Disa fletė janė lagur dhe nuk mund tė lexohen mė, tha Komneni i menduar. Edhe kaq sa lexohet mjafton pėr tė kuptuar se nuk ke lėnė gjė pa bėrė nė kėtė jetė.
    Kam lėnė, u pėrgjigj qetėsisht Arianiti. Nuk kam vrarė.
    Ndoshta ke vrarė, por nuk ma tregon mua, e shpėtoi Aliu. Jo, pėrsėriti Arianiti duke e parė nė sy, nuk kam vrarė njeri. Aliut nė ato momente plaku iu duk kėrcėnues dhe e ktheu bisedėn me shaka. Ku i dihet! Ti je akoma i fortė dhe jetėn e ke pėrpara. Kėtė gjė e di, u pėrgjigj Arianiti serioz. Jeta mė ka mėsuar t’i zgjidh gjėrat ndryshe dhe prandaj nuk kam nevojė tė vras.
    Po ti ke vrarė, e pyeti Arianiti. Aliu nuk u zverdh nga frika, por nga mėnyra se si e pyeti njeriu qė kishte pėrballė e qė atij iu duk tallėse. Vras kur nuk mė binden, i tha duke ngritur zėrin. Ke ngatėrruar fshat, tha Arianiti. Kėtu nuk ka burra pėr tė vrarė. Do tė thuash qė fshati do tė mė bindet, u pėrpoq Aliu tė kapej pas fjalėve dhe sytė i shndritėn. Aspak, vazhdoi Arianiti i pėrqendruar duke e hequr velenxėn e kuqe. Kjo ēėshtje do tė zgjidhet nė mėnyrėn time. Pa vrarė. Edhe ti e ke pranuar se vetėm kėshtu mund tė zgjidhet, ndryshe do ta kishe zgjidhur duke vrarė dhe nuk do kishe ardhur tė mė takoje. Bukur, tha Aliu i dorėzuar. Kthejini Ibrahimit tė drejtat qė i hoqi pleqėsia dhe le ta quajmė se kjo punė u zgjidh me mėnyrėn tėnde.
    Arianit Komneni u mendua pak dhe filloi tė fliste. Ky fshat ka pasur sherre gjithmonė, por unė dhe pėrpara meje babai im, si kryetarė tė pleqėsisė, i kemi zgjidhur me qetėsi duke u pėrpjekur t’i pajtonim njerėzit. Babai mė thoshte se mė mirė njė fshat i varfėr, se njė fshat nė gjak. Prandaj ka mė shumė se gjashtėdhjetė e pesė vjet qė kėtu nuk ka vrasje. Vrasja e fundit ndodhi, kur xhaxhai i Mihalit vrau vėllanė e vogėl tė gjyshit tė Ibrahimit, sepse tė dy donin tė martoheshin me tė njėjtėn grua. Ndoshta unė jam i vetmi qė kam parė njė vrasje sepse shumica nuk kishin lindur nė atė kohė. Qė hasmėria tė mos vazhdonte, babai vendosi qė xhaxhai i Mihalit tė dėbohej nga fshati dhe kėshtu u bė. Dy familjet u qetėsuan, por, me sa duket, nuk e harruan gjakun. Pėr kėtė arsye Mihali dhe vėllai i tij e tejkaluan vendimin e pleqėsisė dhe, si tė shtyrė nga hakmarrja, shkonin ēdo natė nė shtėpinė e Ibrahimit duke djegur kryqe. Ata gjetėn ditėn kur i gjithė fshati ishte kundėr Ibrahimit dhe e sulmuan. Por djali i Ibrahimit, Thanasi, nuk ėshtė i butė si i ati. Ai ka lindur pėr tė luftuar tamam si stėrgjyshi i tij, qė ishte i egėr dhe i fortė dhe qė nuk i bėnte syri dritė, arsye pėr tė cilėn, babai e nisi nė Kretė nė krah tė vėllait tim. Nė qoftė se ai do ishte kthyer gjallė nga lufta, asnjė vendim pleqėsie nuk do mund ta ndalonte qė tė mos i merrte hakun tė vėllait dhe unė them se fshati e pati njė tė mirė nga kjo vdekje. Siē kanė rrjedhur ngjarjet kam frikė se, nėse kjo punė nuk mbyllet me urtėsi, Thanasi mund ta vrasė Mihalin, jo vetėm se ky i ka fyer babanė, por edhe pėr t’i marrė hakun e shtėpisė. Jam menduar gjithė kėto ditė dhe prandaj nuk doja ta mblidhja pleqėsinė sepse mendjet aty janė ende tė nxehta dhe njė vendim i shpejtuar mund tė jetė i pafrytshėm.
    Nuk ta tregova kot historinė time. Besoj se e ke kuptuar se gjithė jetėn unė, ashtu si babai im, kam menduar se paqja dhe qetėsia do tė vinin pėr ne, ditėn qė Islami do tė zbythej nė Azi duke ia lėnė krishterimit kėtė copė qiell ku ne jetojmė prej shekujsh. Mirėpo, kjo nuk ndodhi dhe ne duhet ta pranojmė qiellin qė kemi, megjithėse, nė mė tė shumtėn, ai ėshtė i mbuluar nga retė e Islamit qė na e zėnė diellin. Bota do vazhdojė tė pėrgjaket si mė parė, por unė dua t’ia kursej fshatit kėtė sherr, qė as perėnditė nuk po e zgjidhin dot. Prandaj Ibrahimi dhe ne duhet tė jetojmė nėn tė njėjtin qiell. Ai le tė numėrojė retė, ndėrsa ne do presim me durim kur tė dalė dielli.
    Dua tė them se kam vendosur t’i kėrkoj pleqėsisė qė Ibrahimin ta pranojmė si mysliman nė fshatin tonė. Ne do t’i flasim dhe do ta respektojmė. Do t’i japim bukė dhe do t’i blejmė mish. Ne do t’i ēojmė bagėtitė tona qė ai t’i shėrojė, do t’i shkojmė nė shtėpi pėr gėzime dhe do ta ftojmė nė dasmat tona. Fshati do ketė dy varreza. Njė pėr tė krishterėt dhe njė pėr myslimanėt. Ēdo gjė do jetė si mė parė me pėrjashtim tė njėrės.
    Ēfarė, tha Aliu qė gjithė kohėn kishte pritur qė plaku dinak tė kishte njė kusht.
    Vajzat e krishtera nuk do martohen me djemtė e Ibrahimit, foli prerė Arianit Komneni, si njė gjykatės. Ali Tepelena u pėrtyp, ngriti dorėn dhe tha: kjo ėshtė e padrejtė. Ti po i jep bukėn, por nuk po i jep gjakun. Kjo ėshtė njė hile dhe Ibrahimi nuk mund ta pranojė. Ai mezi pret t’i martojė djemtė. Nuk thashė qė djemtė e Ibrahimit tė mos martohen. Ata mund tė marrin gra myslimane nga fshatra tė tjera dhe t’i sjellin kėtu dhe ne do gėzojmė nė dasmėn e tyre, u pėrgjigj Arianiti. Po djemtė e Ibrahimit janė tė krishterė dhe gruaja e tij po ashtu, u kujtua Aliu qė i erdhi turp nga vetja kur iu duk se po lutej, gjė qė nuk e kishte zakon. Megjithėse djemtė mund tė mbeten tė krishterė ēka do tė jetė nė nderin e tyre, fakti qė i ati ėshtė mysliman i bėn ata njėlloj tė padėshirueshėm pėr vajzat e kėtij fshati. Ata mund tė marrin vajza tė krishtera nė fshatra tė tjerė, nė qoftė se ua japin. Por ēfarė ndodh jashtė kėtij fshati nuk varet nga unė.
    Arianit ishte bėrė cinik sepse e dinte qė nė kėtė lojė fjalėsh, Aliu ishte mė i dobėt se ai. Ali Tepelena e kuptoi se me marrėveshjen qė i kishte afruar, Arianit Komneni kishte pranuar tė shkrinte kufijtė tokėsorė dhe ata tė hapėsirės me myslimanėt, por kėtė lėshim e kishte bėrė pėr tė ndaluar ēdo pėrzierje tė gjakut dhe farės sė tij tė krishterė me femra apo meshkuj tė fesė islame. Me pak fjalė, Komneni i propozonte myslimanėve qė tokė dhe qiellin ta ndanin bashkė, por jo trupin dhe shpirtin. Ai donte ta mbante tė pastėr qelizėn e riprodhimit tė racės sė tij dhe mundėsisht ta fuste nė arkėn e tė atit, pėr ta marrė me vete kur tė ikte nga kjo botė. Arianit Komneni vazhdonte luftėn e Arianit Komnenit. Por me sa duket ai ndihej mė i fortė se binjaku i tij, qė kishte lindur treqind vjet pėrpara. Arianiti i parė kishte lėnė tokat dhe kalatė dhe kishte ikur, ndėrsa Arianiti i dytė, duke e trajtuar si kala tė krishterė historinė dhe emrin e familjes, megjithėse kishte pasur mundėsi tė ikte, ishte kthyer pėr ta ruajtur atė tė paprekur deri ditėn e fundit. Ja pse i kishte treguar historinė e gjatė tė jetės sė vet dhe, ashtu siē kishte bėrė Sheba, me tė, ai kishte bėrė me Aliun, duke i treguar tė gjithė pėrrallėn, pėrveē fundit.
    Ky ėshtė i marrė, mendoi Ali Tepelena. Sa tė jetė gjallė nuk e lėshon kalanė e racės sė vet. Ēdo shartim tė njė trupi tė krishterė me njė trup mysliman ai do ta konsideronte njė pushtim. Por ndėrkohė qė ky sheh nga qielli, pushtimi ka nisur nga toka.
    Si njė pushtues i regjur qė pėrpara shpatės provon dredhinė, Ali Tepelena mendoi se duhet tė bėnte edhe njė pėrpjekje tė fundit. Ibrahimi nuk ėshtė njė mysliman si gjithė tė tjerėt, tha. Atė nuk e detyroi askush tė kthente fenė. Shkoi vetė dhe foli me imamin dhe pasi u bind vendosi.
    Arianit Komneni, i cili deri nė atė ēast kishte qenė i qetė dhe madje, disa herė i ftohtė nė cinizmin e tij, u pėrflak nė fytyrė si velenxa e kuqe qė mbante te kėmbėt.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:23

    Kujt i thua ti qė Ibrahimin nuk e detyroi kush tė bėhej mysliman, iu kthye ai me njė zė tė fortė prehistorik Ali Tepelenės. Kush mund t’i besojė kėto dokrra? Ka treqind vjet qė turqit i detyrojnė shqiptarėt me shpatė dhe me taksa qė tė tradhtojnė krishterimin. Sa familje shqiptarėsh kanė paguar taksėn e gjakut, devshirmen dhe i kanė nisur djemtė e mitur jeniēerė nė ushtrinė osmane? Sa familje tė tjera detyrohen sot e mot tė paguajnė njė tė dhjetėn e tė korrave tė tyre haraē, qė tė mos bėhen turq? Sa tė tjerė paguajnė taksėn e tokės, xhizven, tė cilėn taksidarėt ua rrjepin tė krishterėve? A mund ta mohosh se tė krishterėve nuk u merret parasysh padija te kadiu mysliman? A mund ta mohosh se familjet e krishtera detyrohen tė japin fėmijėt peng, qė turqit t’i besojnė atyre dhe kjo quhet taksa e sinqeritetit? A mund ta mohosh se nė gjithė vendin, nga Shkodra deri nė Elbasan, tregtarėt e krishterė nuk lejohen tė hapin dyqane nė pazarin e qytetit? A mund ta mohosh ti, se fshatarėve tė krishterė nė Vlorė u grabiten tokat nga bejlerėt myslimanė? A mund ta mohosh se vajzat e krishtera detyrohen tė vėnė ferexhenė qė dhjetė vjeē ndryshe nuk i lejojnė tė dalin nė rrugė? A e di se nė Berat njė grua e krishterė qė nuk mban perēe dhe qė nuk i mban duart e mbledhura kur ecėn, dėnohet si e pėrdalė nga burrat myslimanė? A e di ti se titujt dhe gradat i jepen vetėm myslimanėve, megjithėse tė krishterėt jetojnė nė tė njėjtėn perandori me ta? A e di ti se sa familje tė mėdha shqiptare nė kėto dyqind vjet u detyruan tė ndėrronin fenė se ndryshe do t’i kishin humbur gradat dhe ofiqet e tyre bashkė me pronat? A e di ti se pas vdekjes sė Skėnderbeut Sulltan Murati nxori njė dekret qė i detyronte gjithė shqiptarėt tė bėheshin synet me pahir, pėr tė larė, sipas tij, tradhtinė e Skėnderbeut? A e di qė para disa vitesh njė prift nė Mirditė u kap dhe kur nuk pranoi tė bėhej mysliman u dėnua me vdekje? a e di ti se turqit i japin tė drejtė vetes ta shajnė si tė duan Krishtin, por po u shave Muhamedin tė djegin tė gjallė siē bėnė me njė tė krishterė nė Korēė?
    A e di se ēfarė i ndodhi Gjergjit nė Janinė? Ta them unė qė tė kuptosh se pse Ibrahimi u bė mysliman.
    Gjergji ishte shėrbėtor te njė efendi i pasur. Puna e tij ishte qė t’i mbante tė zotit ēibukun dhe rrogozin e faljes. Kur i zoti shkonte nė xhami tė falej, Gjergji e priste te dera sepse si i krishterė atij nuk i lejohej tė hynte nė xhami. Efendiu, qė e thėrriste Gjergjin Mustafa, nė sy tė myslimanėve tė tjerė, njė ditė i kėrkoi qė ta fuste nė xhami. Gjergji nuk pranoi, por efendiu e futi me forcė duke e kėrcėnuar se do ta hiqte nga puna. Kur e morėn vesh myslimanėt e tjerė, u bėnė si tė tėrbuar sepse e quajtėn kėtė si fyerje ndaj Islamit. Gjergjin e burgosėn dhe duke e torturuar i kėrkuan tė bėhej mysliman. Mirėpo, djali nuk pranoi dhe vdiq gjatė torturave. Por dhimbja e tij nuk mbaroi kėtu, sepse turqit kėrkuan qė fėmijėt e tij tė bėheshin myslimanė. Por gruaja e Gjergjit nuk pranoi dhe qė t’i shpėtonte, deklaro se fėmijėt nuk i kishte me Gjergjin. Dhe natyrisht kopilėt nuk meritojnė tė bėhen myslimanė, apo jo? kėshtu shpėtuan fėmijėt e shkretė qė pėr tė ruajtur fenė e tyre humbėn babanė, por dhe nderin e nėnės sė papėrlyer.
    Ja, pra, pse u bė Ibrahimi mysliman. Sot, ēdo burrė i krishterė jeton me frikėn e Gjergjit, ēdo grua e krishterė jeton me tmerrin e gruas sė Gjergjit dhe gjithė fėmijėt tanė janė tė rrezikuar njėlloj si fėmijėt e tyre. Kjo ėshtė Shqipėria myslimane. Ibrahimin e ka bėrė mysliman ankthi se njė ditė do t’i merrnin tokėn, pastaj se do t’ia nisnin fėmijėt ushtarė dhe pastaj se do t’ia vishnin gruan me ferexhe. E megjithatė asgjė nuk e justifikon atė.
    Gjithė sa tė thashė mund tė harroheshin, nė qoftė se do ishin raste tė veēuara. Por e keqja ėshtė se islamizimi ėshtė kthyer nė detyrim nė Perandorinė Osmane. Kjo nisi qė nė vitin 638 me kushtetutėn qė Kalifi Omar i dha qytetarėve jomyslimanė tė Jerusalemit dhe qė sot ėshtė kthyer nė themel tė rendit tė ri islamik qė po vendoset me dhunė. Ja se ēfarė thoshte qitapi i tij: Arianiti zgjati dorėn dhe mori njė libėr tė verdhė dhe tė hollė, qė ishte aty afėr bashkė me disa libra tė tjerė nė pėrmasa tė ndryshme, por qė deri nė atė ēast Aliu nuk i kishte vėnė re. Po tė ishin armė do ta kisha pikasur mė shpejt, mendoi dhe u pėrqendrua te plaku qė kishte nisur tė lexonte normėn myslimane tė Omarit.
    Tė krishterėt nuk duhet tė ndėrtojnė kisha nė territor mysliman. Tė krishterėt duhet t’i mbajnė dyert hapur pėr myslimanėt dhe t’i strehojnė ata falas nė shtėpi deri nė tri ditė. Tė krishterėt duhet t’u lirojnė vendin myslimanėve kur kėta janė tė pranishėm. Ata nuk duhet tė mbajnė rroba apo zbukurime tė ngjashme me ato tė myslimanėve. Ata nuk duhet tė pėrdorin emra myslimanė. Ata nuk duhet tė ecin mbi kuaj me shalė dhe me kapistėr. Nuk duhet tė mbajnė shpata, shigjeta, harqe apo armė tė tjera. Nuk duhet tė mbajnė kurrė nė gisht njė unazė me gur tė ēmuar. Nuk duhet tė shesin verė dhe tė mos e pinė atė nė mexhlis. Nuk duhet tė blejnė shtėpi nė lagjet e myslimanėve. Nuk duhet t’i varrosin tė vdekurit nė varrezat myslimane. Tė krishterėt nuk duhet tė ankohen kur kanė fatkeqėsi apo tė derdhi lot kur u vdesin tė afėrmit. Ata duhet tė rrinė nė kėmbė kur i paguajnė taksat, ndėrsa taksidari duhet tė rrijė ulur. Rruga e lagjes sė tė krishterit duhet tė jetė e ngushtė. I krishteri duhet tė bėjė njė shenjė nė derėn e shtėpisė, nė mėnyrė qė njerėzit ta njohin dhe tė mos luten pėr tė. Kalifi nuk u mjaftua me kaq, por ai i dha tė drejtė ēdo myslimani qė tė vriste tė krishterin qė sipas tij i kishte shkelur kėto rregulla.
    Pse nuk bėhesh njė ditė i krishterė qė ta shijosh parajsėn e Kalifit, Omar? Nejse, ti nuk ke kaq shumė shije. Por mė thuaj a e kupton tani se pse u bė Ibrahimi mysliman?
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:23

    Arianit Komneni kishte folur gjatė dhe zėri i ishte ngjitur. Fyti i tij digjte si njė muskul i zhveshur nga lėkura. Gjatė atyre orėve, Aliu kishte parė sesi ai ishte shndėrruar nga njė luan i plakur qė ushqehet me kujtimet e gjuetive tė veta nė njė tigėr tė plagosur qė ėshtė gati tė pėrdorė thonjtė pėr tė mbrojtur tė vegjlit e vet. Duke folur, Arianiti kishte nxjerrė nga poshtė velenxės edhe dorėn tjetėr dhe Ali Tepelena pa unazėn e Halil Patronės qė ia shtypte rrudhat mbi lėkurėn e gishtit.
    Sot, gjėrat nuk janė siē thua ti, tha Aliu. Ndoshta myslimanėt kanė mė shumė tė drejta, por tė krishterėt e kanė rrėzuar prej vitesh kodin e vjetėr tė Kalifit. Omari ka njė mijė vjet qė ka vdekur, por ai jeton nė frikėn tėnde. Pėr mė tepėr ti ke marrė rregullat e tij dhe i pėrdor tani kundėr myslimanėve. Je njė mijė vjet prapa, Arianit.
    Po tė ishte kėshtu, ti nuk do rrije dot ulur nė praninė time, tha Arianiti dhe u ngrit nė kėmbė si pėr tė thėnė se biseda kishte mbaruar. Ali Tepelena u drejtua nga dera pa i dhėnė dorėn.
    Kur doli nė oborr pa njė arkė tė vogėl nė tė cilėn si nė njė arkivol, shtrihej njė kukull me flokė tė bardha qė atij iu duk si Arianit Komneni. I ka ardhur dita, mendoi.
    Kishte zbardhur, por qielli nuk ishte i pastėr. Dielli ishte fshehur pas njė reje dhe dukej sikur kishte turp tė dilte.

    10

    Kur arriti nė shtėpi, gjeti Ibrahimin qė po e shikonte sikur priste ndonjė lajm. Do tė t’i kthejnė tė gjitha, foli Aliu. Do tė tė respektojnė, do tė japin bukė dhe vend pėr varr. Do blejnė dhe mish nga kafshėt e tua, por me njė kusht. Nuk pranojnė qė vajzat e tyre tė martohen me djemtė e tu. Ibrahimi donte tė thoshte diēka qė Aliut iu duk si njė pranim, por nuk e la tė vazhdonte dhe i tha se do flisnin kur tė zgjohej.
    Ali Tepelena fjeti shumė dhe pa njė ėndėrr tė gjatė nė tė cilėn, Arianiti ecte nėpėr Stamboll dhe me njė dorė mbante arkėn e tė atit dhe me tjetrėn shtrėngonte nga flokėt kokėn e tij tė verdhė, qė ua tregonte kalimtarėve. Ndėrsa ai vetė shėtiste nėpėr Janinė, pa kokė, kurse Thanasi, djali i Ibrahimit, e mbante pėr dore dhe i tregonte rrugėn. U zgjua i lodhur dhe doli nė oborr ku Thanasi po krihte jelet e kalit. Hajde tė tė mėsoj kalin, i tha djalit dhe e mori pėr dore, si nė ėndrrėn e tij.
    Thanasi ishte dhjetė vjet mė i ri se Aliu, por nga shtati vinte i gjatė dhe duart e tij tė njoma e mbani kalin fort. Kur u lodhėn, u shtrinė tė dy pranė e pranė poshtė hijes sė njė molle tė egėr dhe Aliut iu faneps fytyra e djalit qė kishte dashur ta puthte, kur ishte nė fshat. Ēfarė tė tha Arianiti, e pyeti Thanasi. Mė tha qė ti nuk do martohesh me vajzė tė fshatit. Thanasi qeshi dhe Aliut iu duk sikur djalit i kishte pėlqyer ky vendim, a thua se e kishte shpėtuar nga njė detyrim. Unė nuk dua tė martohem. Dua tė luftoj, tha Thanasi. As Sara nuk do tė martohet. Ajo thotė se martesa tė pengon tė luash. Ti luan me Sarėn, e pyeti Aliu. Thanasi i tha po dhe i tregoi se kur ata loznin, Arianiti rrinte nė oborr dhe lexonte libra tė vjetėr. Kur ai e kishte pyetur njė herė Sarėn se ēfarė kishte nė ato libra, ajo i kishte thėnė se babai aty lexonte se si do ishte fshati pas njėqind vjetėsh. Unė i besoj Arianitit, tha djali, sepse ai i ka lexuar tė gjitha ato qė ndodhin. Njėherė ai mė tha se njė ditė do tė vinte njė djalė trim hipur mbi kalė, dhe do mė merrte me vete nė luftė, siē mori vėllai i Arianitit stėrgjyshin tim nė Kretė. Kur e pyeta se si do vdes, ai mė tha se kėtė e kisha nė dorė vetė dhe librat nuk mund ta shkruanin. Aliu ngriti kokėn lart pėr tė fshehur sytė e tij tė habitur nga Thanasi. Dy mollė tė egra qė ushqeheshin nga e njėjta degė, rrinin ngjitur sikur nuk donin tė ndaheshin. Po t’i ndaje, secila do vyshkej nė vetmi.
    Nė drekė u kthyen nė shtėpi. Ibrahimi ishte nė oborr bashkė me njė burrė qė Aliu nuk e njihte. Burri kishte njė mjekėr tė dendur, por tė shkurtėr dhe tė zezė dhe njė trup mesatar. Dorėn e kishte shumė tė ftohtė dhe Aliu u pendua qė ia dha tė vetėn. Ėshtė Gjergj Komneni, i tha Ibrahimi, ka ardhur tė bisedojė diēka me ty.
    U futėn brenda, por burri rrinte i heshtur si njė mur. Pėrse doje tė mė takoje, e pyeti Aliu. Pėr tokat e mia, tha Gjergji. Ky fshat ėshtė ngritur nga stėrgjyshi im. Kur ai erdhi kėtu kjo tokė nuk i pėrkiste askujt. Atij i pėlqeu ky vend sepse ka ujė dhe nuk ėshtė shumė larg qytetit. Pjesėn mė tė madhe tė tokės e mbajti pėr vete dhe pjesėn tjetėr ia ndau nė mėnyrė tė barabartė burrave qė erdhėn bashkė me tė nga bregdeti. Kur turqit bėnė regjistrimin, pas vitit 1600, familja ime e pagoi rregullisht taksėn e tokės. Por tani kam dėgjuar se turqit kanė filluar t’i marrin tokat dhe t’ia japin bejlerėve dhe pashallarėve tė rinj qė ndihmuan me ushtarė dhe para nėpėr luftėrat e shumta. Nė shumė fshatra tė tjerė shqiptarėve iu janė marrė tokat dhe ata punojnė si hyzmeqarė nė tokat e tyre. Kam dėgjuar se ti je bej nė Tepelenė dhe se ke krushqi me Pashallarėt e Delvinės dhe tė Beratit. Unė dua tė mė ndihmosh qė mos ma marrin tokėn. Nuk kam pasuri tjetėr dhe jam gati tė bėj ēdo gjė qė mos humb atė qė kam.
    Gjergj Komneni pushoi dhe ngriti kokėn nė pritje tė Ali Tepelenės. Dukej i qetė dhe nuk i lėvizte asnjė muskul. Nuk i ngjan fare tė atit nga fytyra, por pėrpiqet ta imitojė nė burrėri, mendoi Aliu. Babai yt nuk e kishte fare kėtė shqetėsim, i tha ai Gjergjit. Ai mė foli pėr punė tė tjera. E ke takuar tim atė, pyeti Gjergj Komneni si i zėnė nė befasi. Deri sot nė tė gdhirė isha nė shtėpinė e tij, tha Aliu. E ēfarė tė tha? Biseduam pėr shumė gjėra. Pleqėsia e ka ndėshkuar Ibrahimin meqė u bė mysliman dhe unė shkova t’i kėrkoj qė ai vendim tė ndryshojė. Por ai mė foli pėr udhėtimet e tij tė shpeshta si dhe pėr historinė e Komnenėve qė nga koha e Skėnderbeut. Mė tregoi dhe pėr historinė e familjes suaj, pėr vėllanė e vrarė nė Kretė, pėr tė atin dhe pėr gjithė fėmijėt e tij. Mė tha qė ti nuk i flet qė kur ai u kthye nė fshat me vajzėn e tij, qė nuk ėshtė vajza e nėnės tėnde.
    Gjergj Komneni lėvizi kokėn dhe sytė i shkėlqyen mbi ballin e tij tė errėt. Tė ka gėnjyer, tha. Unė nuk flisja me tė edhe pėrpara se tė lindte Sara. Qė para vdekjes sė nėnės. Ai mė ka martuar me motrėn e vet, por unė kėtė e mora vesh shumė vonė. Aliu u habit, por nuk e ndėrpreu. Gjyshi im jetonte me idenė se familja jonė, si degė e Komnenėve bizantinė, duhet tė merrte pjesė nė fitoret e tė krishterėve mbi turqit. Ai nisi djalin e vet tė madh bashkė me dhjetė burra tė tjerė nga fshati nė luftėn e Kretės, por asnjėri nuk u kthye i gjallė. Mes tyre ishte dhe njė burė, i cili la nė shtėpi gruan dhe vajzėn e tij tė vogėl. Pas disa kohėsh, nėna e kėsaj vajze vdiq dhe ajo mbeti e vetme. Vajza ishte pesė vjeē dhe nuk kishte kush kujdesej pėr tė. Gjyshi e mori nė shtėpi, nė nderim tė babait tė vrarė nė luftė dhe vajza u rrit atje. Kur u bė pėr t’u martuar e kėrkuan njėkohėsisht dy djem nga fshati. Kėta ishin xhaxhai i Mihalit dhe vėllai i gjyshit tė Ibrahimit, i cili gjithashtu ishte vrarė nė Kretė. I takonte gjyshit tim tė vendoste se kujt do t’ia jepte dorėn e vajzės. Dy djemtė pritėn njė kohė tė gjatė, por gjyshi e shtynte nga viti nė vit vendimin, por asnjėri nga djemtė nuk hoqi dorė, pėrkundrazi rivaliteti i bėri edhe mė kėrkues. Tani mė shumė se dashuri ishte njė garė mes tė dyve. Dikur nė fshat u hap fjala se njėri nga dy djemtė futej natėn nė dhomėn e vajzės, por askush nuk e dinte se cili ishte nga kėta tė dy. Fjalėt i bėnė xhelozė tė dy djemtė sepse secili mendonte se tjetri po i vidhte tė dashurėn me pabesi. Njė ditė, dy djemtė u ndeshėn dhe xhaxhai i Mihalit e vrau vėllanė e vogėl tė gjyshit tė Ibrahimit. Dy familjet u bėnė gati pėr gjakmarrje, por gjyshi, si kryetar i pleqėsisė ndėrhyri dhe i bindi qė sherri tė mbyllej dhe xhaxhai i Mihalit tė dėbohej nga fshati pėr mos shkelur mė kurrė kėtu. Familjet ranė dakord dhe xhaxhai i Mihalit u largua duke qarė, por njėkohėsisht i lumtur qė iu kursye jeta.
    SmOoThy`
    SmOoThy`
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 2365
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 4925
    <b>Votat</b> Votat : 22

    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga SmOoThy` 31/10/2010, 18:23

    Ishte viti 1704. disa javė pas ikjes sė xhaxhait tė Mihalit, gjyshi vendosi tė shkonte nė Stamboll ku mori me vete dhe babanė tim qė ishte djali mė i vogėl. Pas shtatė muajsh, vajza lindi njė vajzė. Ajo nuk e tregoi kurrė se me kė e kishte pasur fėmijėn dhe pėr shkak tė historisė sė saj tė dhimbshme, fshati e mbylli njėrin sy. Gjyshja ime e mbajti nė shtėpi foshnjėn ashtu siē e kishte bėrė me nėnėn e saj. Gjyshi vdiq nė Stamboll dhe babai u kthye nė vitin 1709, dhe pak mė vonė linda unė. Qė kur fillova tė kuptoj u lidha me Kostandinėn jetime qė ishte pesė vjet mė e madhe se unė. Ajo mė mbante pas dhe unė nuk i ndahesha. Kur u rritėm, tė dy e kuptuam se nuk mund tė ndaheshim mė. U dashuruam dhe vendosėm tė martohemi. Nėna ime nuk donte, por unė i thashė se nė qoftė se do mė ndalonin tė martohesha me Kostandinėn do ikja bashkė me tė nga fshati dhe nuk do shkelja mė kurrė kėtu. Pėr gjashtė muaj babai nuk mė foli, ndėrsa unė prisja miratimin e tij pėr t’u martuar. Njė ditė e nxora Kostandinėn jashtė fshatit dhe e zhvirgjėrova nė pyll. Kur nėna e mori vesh, i tha babait dhe ky e lejoi martesėn tonė. Ato vite babai pothuajse nuk ishte nė shtėpi sepse merrej me tregtinė e letrės. Vėllezėrit e mi po ashtu kishin ikur, njėri nė Voskopojė dhe tjetri pas babait. Unė mbeta me nėnėn, tė cilėn e doja shumė. Para se tė vdiste e pyeta se pse nuk kishte dashur qė unė tė martohesha me Kostandinėn dhe ajo mė tregoi pėr dyshimet e saj pėr tė cilat tani jam bindur edhe unė. Kostandina lindi me sy jeshilė, por tė tillė nuk i kishte pasur as nėna e saj jetime dhe asnjėri prej dy djemve qė ishin dashuruar me tė. Sy jeshilė nė fshat kishte vetėm gjyshi im dhe asnjė burrė tjetėr. Kur fillova tė interesohem, i shtyrė nga dyshimet e mia pėrvėluese, mėsova se xhaxhai i Mihalit, megjithėse ishte martuar dy herė, nuk kishte pasur fėmijė. Vėllai i gjyshit tė Ibrahimit, kishte qenė i shkurtėr dhe e shkurtėr kishte qenė edhe nėna e Kostandinės, ndėrsa kjo u bė e gjatė dhe kockėmadhe. Duke e ndjekur nga pas kėtė ngjarje, kuptova se pse im gjysh nuk kishte dashur t’ia jepte askujt pėr grua, nėnėn e Kostandinės. Ai, me sa duket, e kishte dashur jetimen. Kur ajo u mbars, duke mos pasur mundėsi tė dėshtonte fėmijėn, sepse kėshtu do tė merrej vesh, si dhe pėr tė mbuluar gjurmėt e mėkatit tė vet, duhet tė ketė qenė gjyshi im qė hapi fjalėt se njėri nga djemtė e vizitonte tė dashurėn natėn. Nuk e di a ėshtė penduar nė fund tė jetės pėr kėtė krim. Nėna e Kostandinės vdiq pas gjyshes sime dhe e mori tė vėrtetėn me vete nė varr. Babai nuk foli kurrė me njeri pėr kėtė gjė. Ai nuk foli as me nėnėn time, por unė jam i sigurt se ai e ka kuptuar tė vėrtetėn dhe prandaj hezitoi ta miratonte dasmėn time. Ndoshta, po tė mė kishte thėnė se Kostandina ishte halla ime unė nuk do dashurohesha me tė, por pėr kėtė nuk jam shumė i bindur. Edhe ime bijė, Hana, i ka sytė jeshilė si nėna e saj dhe si askush tjetėr nė fshat. Tani ajo ėshtė martuar me Vasilin, vėllanė e Ibrahimit dhe akoma nuk kanė fėmijė.
    Gjergj Komneni pushoi. Fytyra tregonte pamjen e njė njeriu tė ēliruar Aliu nuk e shikonte dot nė sy, por duke lidhur ngjarjet mendonte se si nė kėtė fshat tė vogėl ishte pėrsėritur historia e botės. Dhe akoma nuk ka mbaruar, tha me vete dhe iu kujtua Arianiti qė pėrpara disa orėsh i kishte thėnė, se disa fletė nga historia e tij ishin lagur dhe nuk mund tė lexoheshin. E ka lexuar Gjergji, mendoi dhe duke iu drejtuar e pyeti se kush e dinte tjetėr tė vėrtetėn. Unė, Kostandina dhe im atė. Po pse ma tregove mua? Nuk erdha tė tė them kėtė gjė, por kur mė the se im atė tė kishte treguar historinė e familjes e ndjeva se duhej ta plotėsoja gėnjeshtrėn e tij. Ti je kalimtar nė kėtė fshat dhe nuk ke kohė t’ia tregosh njeriu. Tani qė mė njeh siē jam mendoj se do tė mė ndihmosh tė mos humb tokat qė mė takojnė. Pėrpara se tė jenė tė tuat ato janė tokat e babait tėnd, tha Aliu. Duhet t’ia kėrkosh atij jo mua. Gjergj Komneni u errėsua, por nuk e dha veten. Pas atyre qė kishte dėgjuar, Aliu e kuptoi se sa mė shumė e shtynte drejt tė atit, aq mė i egėr bėhej i biri. Nuk ishte hera e parė qė e bėnte kėtė lojė me njerėz nevojtarė si Gjergj Komneni. Nuk kam ndėr mend t’i flas tim ati derisa tė vdes, tha Gjergji. Dhe nė qoftė se unė nuk pajtohem me tė, tė gjitha pasuritė ai do t’ia lėrė Sarės. Im atė ėshtė njeriu mė dinak qė mund tė njohėsh dhe duke e ditur se toka ėshtė gjithēka qė kam, mė mban tė lidhur me kėtė kėrcėnim. Atėherė bėj njė djalė dhe martoje me Sarėn, qė tė trashėgosh tokat, u tall Aliu.
    Gjergj Komneni u ēua nė kėmbė dhe mjekra e tij e shkurtėr filloi tė dridhej aq sa Aliut iu kujtua tėrbimi i tė atit njė natė mė parė. Unė nuk jam Arianit Komneni qė marton djalin me motrėn e vet. Jetojmė nėn tė njėjtin qiell dhe do jemi mbi tė njėjtėn tokė edhe pėr pak kohė. por mėkati i tij nuk ka Zot dhe Zoti im nuk i fal mėkatet e tij. Duke u dridhur nė kėmbė, Gjergj Komneni pėshtyu pėrtokė, por Aliu ia bėri me dorė si pėr t’i thėnė se ishte njė shaka dhe u pėrpoq ta qetėsonte. Nė qoftė se nuk pranon t’i trashėgosh tokat nga dora e babait tėnd atėherė unė besoj se ke vetėm njė rrugė, foli Aliu prerė dhe seriozisht. Po tė dėgjoj, tha Gjergji dhe ia nguli sytė.
    Ndiq rrugėn e Ibrahimit dhe bėhu mysliman, i tha duke menduar, se Gjergj Arianiti do tė tėrbohej mė keq dhe do zhdukej duke sharė. Por Gjergji nuk lėvizi nga vendi dhe nuk i ndau sytė nga tė tijat sikur donte tė lexonte fundin e fjalisė qė kishte dėgjuar. Nėse bėhem mysliman a do m’i japin turqit tokat e mia, e pyeti me qetėsi. Pa dyshim. Turqve do t’u vinte mirė qė njė djalė i njė dere tė madhe tė krishterė merr fenė e tyre, pa ia kėrkuar kush. Unė do t’i bind se tokat e Komnenėve tė takojnė ty dhe askujt tjetėr. Do tė mė besojnė po t’u them se kur yt atė dhe vėllezėrit e tu ikėn nga fshati, ti i punove tokat e tyre pėr gjithė kėto vjet dhe duke qenė se familja juaj ka drejtuar gjithmonė fshatin mund tė tė bėjnė bej.
    Nė qoftė se ti mė jep fjalėn se do mė ndihmosh e pranoj. Nė qoftė se nuk ka rrugė tjetėr pėr t’u shkėputur nga im atė e pranoj dy herė. Nė qoftė se Zoti im i ri nuk i fal mėkatet qė fal Zoti i tim ati, e pranoj tri herė, tha Gjergj Komneni sikur po betohej dhe sytė qė iu lagėn, iu thanė prapė, nė ēast.

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Ben Blushi "Te Jetosh Ne Ishull"

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28/3/2024, 11:56