BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Stop dhunes!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Stop dhunes!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/11/2010, 17:55

    Stop dhunes! Images

    Gratė dhe vajzat rezultojnė se janė viktimat mė tė shpeshta tė dhunės nė familje. Ka gra tė cilat dhunohen dhe nuk tregojnė, mendojnė se ky ėshtė fati i tyre dhe duhet ta pranojnė. Por ka dhe nga ato tė cilat e denoncojnė dhunėn. Nuk lejojnė qė tė cenohet e drejta e tyre, madje edhe “ekzistencėn“ e tyre. Kjo ndodh kryesisht me gratė tė cilat kanė njė farė arsimimi, kanė njė mbėshtetje, ndėrsa nė periferi, nė zonat rurale janė tė pakta vajzat apo gratė qė bėjnė njė gjė tė tillė pėr tė mos thėnė fare. Sipas tyre kjo sakrificė bėhet pėr hir tė fėmijėve, pėr tė mos shkatėrruar familje, por ato nuk mendojnė apo mė saktė nuk duan tė ēojnė nėpėr mend qė edhe fėmijėt e tyre tė dhunshėm do tė rriten pėrderisa jetojnė nė tė tilla kushte. Ato edukohen, rriten nė njė familje ku herė pas here pėrdoret dhunė. Dhuna nė familje ėshtė njė nga format e krimeve mė pak tė raportuara dhe zakonisht konsiderohet si njė ēėshtje private.

    Format e dhunės nė familje

    Dhuna fizike, e cila fillon nga format mė tė lehta tė saj pėr tė arritur deri nė ato mė ekstremet. Pėrgjithėsisht kjo formė e dhunės takohet te gratė pas disa vitesh martesė (2-3 vjet). Por nuk duhet pėrjashtuar kėtu edhe dhunėn qė fillon mė herėt se kaq. Dhuna fizike pėrfshin: goditje, gėrvishtje, mbylljen nė shtėpi, goditje me sende tė forta, kėrcėnim me thikė apo me armė tė tjera, tentativė pėr vrasje e deri nė formėn mė tė rėndė vrasjen. Kemi dėgjuar shpesh nė media “burri vret gruan pėr shkaqe xhelozie”, mė e rėndėsishmja ėshtė se mėnyrat e vrasjes janė nga mė mizoret, me sėpatė, me thikė, etj. Forma tė dhunės fizike janė edhe pėrpjekjet pėr tė kontrolluar e monitoruar lėvizjet e gruas. Gratė qė dyshohet se nuk janė “korrekte” nė marrėdhėniet bashkėshortore shpesh bėhen viktima tė formave ekstreme tė dhunės fizike.

    Dhuna psikologjike pėrfshin talljet, kėrcėnimet, ndjekjen nga pas, mohimin e hapėsirės pėr tė marrė vendime, ndalimin pėr tė dalė me shoqėrinė madje edhe vetėm, kritikėn e vazhdueshme ndaj kulturės, sharjet nė shtėpi dhe nė publik, ngarkimin me faj pėr ēdo gjė qė shkon keq, kontrollin ndaj veshjes dhe gardėrobės. Kjo formė e dhunės ėshtė e hasur pothuajse nė tė gjitha familjet. Ndalimi pėr tė dalė me shoqėrinė, pėr tė shkuar nė punė ėshtė njė nga arsyet e pėrdorimit mė tė shpeshtė tė kėsaj forme dhune. Sipas mendimit tė shumicės sė burrave gratė janė tė destinuara pėr tė qėndruar nė shtėpi, tė jenė amvisa tė mira dhe tė merren me rritjen e fėmijėve.

    Dhuna seksuale pėrfshin marrėdhėnie seksuale me forcė, trajtimin e partneres si objekt seksual, detyrimin pėr te realizuar marrėdhėnie nė forma tė padėshiruara dhe tė papranueshme pėr partneren. Nė vendin tonė denoncimi i kėsaj dhune ėshtė i vogėl.

    Pėrse pėrdorin dhunė meshkujt?

    Shumė akte tė dhunės nga ana e meshkujve janė njė shenjė e dobėsisė, pasigurisė dhe mungesės sė vlerėsimit pėr veten, tė kombinuara me njė kapacitet pėr dominim verbal ose fizik dhe njė ndjenjė se ata duhet tė jenė superiorė dhe tė kontrollojnė gjithēka.
    Gra, sfidoni ata burra qė pėrdorin dhunėn.
    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje Re: Stop dhunes!

    Mesazh nga Princesha... 1/4/2014, 23:24

    Eshte nje teme mjaft reale dhe nje problem qe i prek te gjithe,ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte, prandaj do ju lutesha mos e merrnit me shaka ju qe do thoni mir i behet, sepse ne ato momente mendoni motren tuaj apo nenen tuaj viktime te dhunes fiziko-psikologjike, dhe ne ato kushte normal qe sdo thonit mir i behet!
    Eshte pak te thuash turp per nje veprim te tille! Te ushtrosh dhune fizike ndaj femres eshte krim,krimi me i pafalshem sepse ti ke ngritur dore kundrejt nje te pambrojture, po ben te fortin ne nje beteje me nje askush,sepse forca e femres nuk llogaritet ne dhune.
    Kjo vjen nga ata burra qe jane frikacake ndaj te tjereve dhe ate inat qe kane e nxjerrin tek femra qe kane ne shtepi,bashkeshorte apo e fejuar,vjen nga ata burra maskarenj qe nuk dine se kane dale nga nje nene, qe nuk e dine c'eshte dashuria e qe sdo ta dine kurre.Vjen gna ata burra qe tek te tjeret nuk guxojne ta ngrene zerin,skane fytyre,dhe gruas( qe fatkeqsisht i duron) ja nxijne jeten...Dhe dhuna psikologjike nuk eshte me e paket,ajo eshte nje problem me vete,qe ndodh kryesisht per shkaqe te rendomta si psh,ekonomia...po jap nje shembull kur gruaja punon dhe burri eshte pa pune..shkurt burri eshte nje parazit qe han leket e djersen e gruas, dhe qe i duket sikur ia ka per borxch ajo e shkreta.
    Situata pastaj nuk eshte me nje zenke burre-grua por skllav-skllavopronar...nje situate banale e krijuar nga ai burre,qe ka aq fytyre ta quaje veten burre para botes, kur te gjithe e dine se nuk esht me teper se nje ndyresire qe e mat forcen me gruan...
    Dhe si justifikime perdoret gjithmone: xhelozia..besoj se duhet ta keni vene re dhe neper lajme kur ndodhin krime ne familje.
    Une mendoj se dhe dhe grate kane nje pjese te fajit,sepse i durojne sikur burri i ka shpirtin ne dore.Sot ka nje sere mundesish denoncimi.Jane hapur zyra per mbrojtjen e grave te dhunuara,etj..po thuaj kur te bie esht ndryshe dhe te flasesh ne ajer eshte ndryshe.
    Se u zgjata,gjthsesi uroj qe askujt mos ti bie per pjese kjo gje kaq e shemtuar.

      Ora ėshtė 19/4/2024, 11:19