BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    UNIFI e Alcatel-Lucen, do tė ndėrtojnė nėn ujė lidhjen broadband tė Shqipėrisė

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    Buzqeshje UNIFI e Alcatel-Lucen, do tė ndėrtojnė nėn ujė lidhjen broadband tė Shqipėrisė

    Mesazh nga Dino 3/11/2010, 23:07

    UNIFI e Alcatel-Lucen, do tė ndėrtojnė nėn ujė lidhjen broadband tė Shqipėrisė Kabllo_154667968UNIFI Communications (UNIFI), njė lider amerikan nė sektorin ndėrkombėtar tė transmetimit tė tė dhėnave dhe Alcatel-Lucent, njė ofrues i suksesshėm i lidhjeve kabllore nėnujore, deklaruan nėnshkrimin e fazės sė parė tė Kontratės pėr ndėrtimin e rrjetit Rrjetit Ballkan-Itali (BIN).
    Alcatel-Lucent do tė jetė kompania qė do tė ofrojė njė zbatim tė plotė tė lidhjes me fibra optike nėnujore ndėrmjet Tiranės nė Shqipėri dhe Barit nė Itali. Rrjeti pritet tė jetė funksional rreth fundit tė vitit 2011.

    Sipas marrėveshjes, Alcatel-Lucent duhet tė pėrfundojė shtrimin e fibrės optike qė do tė lidhin Italinė me qendrėn e sapokrijuar nė Tiranė pėr shkėmbimin e Internetit nė Ballkan (Balkans Internet eXchange (BIX).

    BIX po krijohet nėn kujdesin e UNIFI pėr tė shėrbyer si qendra e parė me fibra optike pėr shkėmbimin e tė dhėnave mes Shqipėrisė dhe qendrave mė tė mėdha tė telekomunikacionit nė Evropė ku pėrfshihet Milano, Frankfurti, Amsterdami dhe Londra.Nė konferencė ishin tė pranishėm z. Adrian Shatku, President dhe Drejtor Ekzekutiv i UNIFI, z. Enrico Banfi dhe Richard Nilsson nga Alcatel – Lucent, z. Phil Walker nga UNIFI dhe z. Genc Pollo, Ministėr pėr Inovacionin dhe Teknologjinė e Informacionit e tė Komunikimit.

    Adrian Shatku, President dhe Drejtor Ekzekutiv i UNIFI deklaroi, “Ne zgjodhėm Alcatel-Lucent sepse kjo kompani ofron kombinimin mė tė pėrkryer cilėsi-ēmim dhe i pėrmbush tė gjitha kriteret si nė eksperiencė, teknologji apo planifikim projekti. Mė tej, falė kushteve elastike tė kontratės, UNIFI planifikon tė bėhet ofruesi i parė nė rajon i rrjetit 40 Gb/s, i cili pėrkthehet nė njė avantazh tė shkėlqyer nė treg.”

    UNIFI do tė ofrojė dhe tregtojė shumė lloje shėrbimesh tė rrjeti, pėrfshi pėrēimin e interneti deri nė shpejtėsi disa Gigabit, gjithė llojet e shėrbimeve tė tjera pėr transmetimin e tė dhėnave. UNIFI do tė mundėsojė lidhjen me fibėr tė errėt ndėrmjet Shqipėrisė dhe Italisė me pjesėn tjetėr tė Evropės dhe rrjetet ndėrkombėtare. Rrjeti UNIFI do tė ndėrtohet me fibra optike tė cilėsisė mė tė lartė dhe duke pėrdorur teknologjinė Dense Wavelength Division Multiplexing (Ndarje e Shumėfishtė e Gjatėsisė sė Valės sė Dendur), dhe ofruar kėshtu kapacitet lidhės pa kufi pėr Shqipėrinė dhe pjesėn tjetėr tė rajonit tė Ballkanit.

    Philippe Dumont, President i Alcatel-Lucent Submarine Networks SAS, tha: “Ky ėshtė njė hap domethėnės digjital pėr Shqipėrinė. Ky shėrbim do tė krijojė kushtet pėr zhvillimin e shėrbimeve IP nė gjithė rajonin. Kapaciteti i lartė, shpejtėsia deri nė 40 Gb dhe fleksibiliteti i ofruar nga ky kabėll i ri, do tė ndihmojė bizneset dhe do tė nxisė investimet nė rajon dhe mė gjerė.”

    UNIFI tashmė planifikon tė fokusohet nė zbatimin e Fazės sė Parė tė projektit. Kjo kompani do tė vijojė me pėrmbushjen e kėrkesave tė tregut rajonal, pėrfshi fazat e mėtejshme tė BIN pėr ndėrlidhje tokėsore mes vendeve fqinjė me Shqipėrinė si Greqia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo lidhje do tė stimulojė rritjen e ndėrveprimit me tregje tė tjera rajonale si Bullgaria, Turqia dhe mė tej.

      Ora ėshtė 19/4/2024, 20:07