BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    LSI: Bashkėpunim me PS, por jo me Ramėn

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje LSI: Bashkėpunim me PS, por jo me Ramėn

    Mesazh nga Albatros 7/8/2011, 21:49

    Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI-sė, Luan Rama i pėrgjigjet nė distancė
    zėrave nga opozita pėr njė afrim tė mundshėm mes dy forcave dikur
    aleate dhe sot rivale. Duke komentuar edhe ndryshimet kushtetuese, Rama
    shprehet se ofrojnė bashkėpunim pėr reformėn zgjedhore, por jo pėr
    interesat personale tė kreut tė PS-sė.


    Pas zgjedhjeve nė Tiranė, disa prej eksponentėve
    socialiste kanė hedhur idenė e njė afrimi tė PS-sė me LSI-nė si rruga
    pėr tė sjellė tė majtėn nė pushtet. Cili ėshtė qėndrimi juaj ndaj kėtyre
    zėrave?


    Nė respekt tė vėmendjes tuaj, pėrkatėsisht edhe tė punės qė bėni ndaj
    sė cilės unė jam i ndjeshėm edhe si koleg, do t’ju ftoja tė mos
    humbasim shumė kohė me qėndrime tė papjekura, spekulative dhe tė
    improvizuara prej qasjes personale qė kėta individė kanė me kryetarin e
    tyre humbės. E kam thėnė dhe gjetiu dhe e pėrsėris edhe pėr ju dhe
    lexuesit tuaj, qė ata qė janė shprehur dhe ata qė i kanė porositur kėta
    tė shprehen, qė ta harrojnė se LSI mund t’i shėrbejė Edi Ramės qė pasi
    humbi Bashkinė e Tiranės tė “fitojė” kryeministrinė. Edi Rama duhet tė
    mbajė pėrgjegjėsi qė shkatėrroi Partine Socialiste dhe vlerat qė ajo
    pėrfaqėsonte, qė shkatėrroi partneritetin me LSI-nė dhe qė shkatėrroi
    edhe tė majtėn duke transplantuar brenda radhėve tė saj individė pa
    asnjė lidhje me tė dhe pa asnjė vlerė. Zėdhėnėsit e interesave tė Edi
    Ramės nėse realisht duan tė dėshmojnė se e duan PS-nė, tė flasin mė parė
    pėr bashkėpunim brenda strukturave tė PS-sė, tė bashkėpunojnė me
    deputetėt dhe veprimtarėt e tė gjitha niveleve e ta sjellin PS-nė aty ku
    kontribuohet pėr interesat e vendit.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/4/2024, 17:20