BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Piramidat e arsimit te larte qe shesin diploma

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Piramidat e arsimit te larte qe shesin diploma

    Mesazh nga Albatros 27/10/2011, 20:31

    Piramidat e arsimit te larte qe shesin diploma 1319721265-shesin_diploma

    Universitetet private janė sot njė nga bizneset mė tė mėdha nė vend. Ata reklamojnė nė tė gjitha stacionet televizive dhe ftojnė studentėt tė regjistrohen si nė fillim tė vitit shkollor, ashtu edhe nė mes apo nė fund, kur janė duke u ndarė diplomat. Por a njihen tė gjithė nga shteti, a ėshtė e pranueshme diploma e tyre njėsoj si ajo e universiteteve publike, apo e atyre qė janė akredituar? Deri nė fillim tė kėtij viti ishin 38 universitetet private nė tė gjithė vendin, megjithatė, sipas tė dhėnave nga MASH, tė bėra publike nė Open Data, numri atyre te akredituar vazhdon tė jetė 14. Kjo do tė thotė se 65% e universiteteve private janė ende tė paakredituara dhe diploma e tyre nuk ka vlerėn e diplomės zyrtare. Brenda kėtij grupi pėrfshihen pėrgjithėsisht universitetet qė kanė filluar punė pas vitit 2009.

    Universitetet private vazhdojnė tė pranojnė studentėt pa konkurim, dhe pa asnjė kriter. I vetmi kriter pranimi ėshtė paraja. Madje, nė universitetet e paakredituara, ka reste kur mund tė regjistrohesh edhe direkt nė vitin e dytė e tė tretė, mjafton tė kryesh pagesėn. I gjithė ky mekanizėm gjigand qė prodhon mijėra tė diplomaur ēdo vit, ėshtė thuajse jashtė kontrollit shtetėror, duke hedhur ne rruge dhe ne garen e administrates nje ushtri te diplomuarish te rreme.

    Eshtė e nevojshme kryerja e njė procesi listimi, pasi ka mes kėtyre sipėrmarrjeve universitete shumė serioze, qė janė konfirmuar tashmė nė fushėn e arsimit dhe kėrkimit shkencor.

    Akreditimi ėshtė procesi i cili certifikon cilėsinė e njė Intitucioni tė Arsimit tė Lartė (IAL) si dhe tė programeve tė tij tė studimit. Nė vendin tonė ai realizohet nga Agjensia e Akreditimit tė Arsimit tė Lartė dhe ėshtė nėn mbikqyrjen direkte tė Minsitrit tė Arsimit. Ka shumė teori nėse shteti duhet tė marrė pjesė nėpėrmjet mekanizmave tė tij nė rregullimin e sistemit arsimor apo duhet tė jetė vetė kėrkesa dhe oferta pėr arsim qė tė vendosi ligjet e funksionimit.

    Por megjithatė, nė njė treg tė ri, ku informacioni lidhur me IAL-tė ėshtė i cunguar, ku njerėzit bombardohen me reklama universitetesh nė cdo kanal televiziv, billboard apo fletushka tė shpėrndara nėpėr rrugė, ku vit pas viti hapen universitete tė reja dhe mungon njė traditė e konsoliduar e shumicės sė kėtyre institucioneve, roli i shtetit nė sigurimin e cilėsisė kthehet nė faktor kyc. Nė kėto kushte, akreditimi, duhet parė si njė proces serioz, i cili duhet realizuar me pėrgjegjshmėri tė lartė, pasi ėshtė praktikisht “arma” e vetme qė i siguron studentėt se po bėjnė njė shkollė qė vlen dhe nga ana tjetėr, ėshtė momenti nė tė cilin shteti siguron qytetarėt se njė IAL dhe programet e tij i plotėsojnė standartet.
    Arian
    Arian
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/10/2011
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 6593
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 12868
    <b>Votat</b> Votat : 75
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Glück ist das einzige, was wir anderen geben können, ohne es selbst zu haben.

    Buzqeshje Re: Piramidat e arsimit te larte qe shesin diploma

    Mesazh nga Arian 27/10/2011, 21:50

    Shume keq.Po cfar i duhen Shqiperise gjithe ato inxhinjere akademik kur nuk ka industrine?

      Ora ėshtė 29/3/2024, 07:31