BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Hygerta Sako: Pse jam tėrhequr nga jeta publike!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Hygerta Sako: Pse jam tėrhequr nga jeta publike!

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/10/2012, 11:19

    Hygerta Sako: Pse jam tėrhequr nga jeta publike! Hygerta-226x300

    Ajo i beson suksesit tė emrit, qė nėse do tė jetė e preferuara e publikut, ata do ta ndjekin nė ēdo ekran qė tė shfaqet. Dhe ndaj ėshtė kundėr reklamimit tė vetes vend e pa vend, siē mund tė jetė dhe pjesėmarrja nė eventet high class me personazhe tė zgjedhur. “Miss Albania 1995”, Hygerta Sako, e cila nė kėtė sezon tė ri shfaqet si moderatore e programit “Drejtpėrdrejt” nė TVSH me Ketrin Gjoēaj, flet pėr eksperiencėn e saj tė re nė kėtė format familjar, marrėdhėnia me vajzėn gjashtėvjeēare dhe stilin e jetės si njė ish-miss.

    Rikthehesh nė ekran me njė program pasdreke nė TVSH, qė ėshtė serioz dhe familjar. Pse kjo zgjedhje?

    Programi erdhi nė kohėn dhe momentin e duhur. Unė e ndjeva qė isha gati pėr tė moderuar njė program tė tillė, qė ka autorėsinė e Alda Bidės. Deri tani kam qenė prezente nė ekran me programe televizive tė kėndshme, interesante dhe rinore, por njė program nė pėrmasa tė tilla, dhe me kėtė lloj serioziteti nė pėrmbajtje, ky ėshtė i pari qė unė moderoj. Pavarėsisht se unė kam trajtuar tema interesante me programin “Venus” nė TVA, apo nė “Jo vetėm kafe” nė TVSH prej katėr vitesh, por kėsaj here vij mė e rritur, mė e pjekur dhe mė me eksperiencė. Nga ana profesionale mė pėrshtatet shumė, pasi aty promovohen vlera, flitet pėr problematika e fenomene, qė na shqetėsojnė tė gjithėve, dhe mua tė parėn.

    Tė ndodh tė pėrfshihesh me pasion nė debatet me tė ftuarit, ndien ankthin e tė papriturave?

    Deri tani nuk kemi pasur tė ftuar qė pėrplasen me mendime tė kundėrta, pasi aty lind debati. Megjithatė ne trajtojmė tema tė rėndėsishme, ku duhet tė tregohem shumė e kujdesshme, qė do tė thotė as tė improvizoj apo tė flas ē’mė vjen nė mendje, pra tė jem shumė e kujdesshme nė ēfarė them. Madje nė trajtimin e temės “Krimi pėr pasion”, ndėrsa kishim hyrė nė diskutimin se si po trajtohet femra shqiptare nga njė burrė apo i dashur, qė nė fund tė fundit po ndodh qė po i merr dhe jetėn, unė mbajta qėndrim personal duke hyrė nė debat me shumė pasion. Nė kėtė rast m’u bė vėrejtje, pasi moderatorja duhet tė jetė mė shumė ngacmuese pėr tė nxitur debat, sesa tė mbajė qėndrim personal.

    Programet e pasdites nė televizione janė kthyer nė tendencė. Si e ndien veten nė kėtė konkurrencė me programet e tjera?

    Si fillim programi vjen konkurrues nė cilėsi, pėrmbajte dhe imazh, e pėr mė tepėr qė ėshtė 5 orė e gjysmė transmetim, nga e hėna deri nė tė enjte. Stacionet e tjera televizive e kanė realizuar kėtė kohėzgjatje vetėm njė tė diel. Do ta cilėsoja njė aventurė televizive qė deri tani ka shkuar shumė mirė. Pėr sa i pėrket konkurrencės, patjetėr qė ndihet, pasi tashmė publiku tė anashkalon me njė zapping. Por unė jam e vetmja moderatore nė transmetim nė atė orar, pasi tė tjerat fillojnė pasi unė mbyll rubrikat e mia.

    Edhe moderatoret e tjera tė pasditeve janė tė maturuara. I ndjek pėr tė bėrė krahasimin?

    Unė nuk shoh televizion, dhe ėshtė kontradiktore po ta mendosh se merrem me televizion. Por nuk shoh televizion pasi dita ime ėshtė shumė e ngjeshur dhe nuk kam mundėsi. Dhe ato momente qė jam nė shtėpi, toleroj vajzėn pėr tė parė “Beng Beng”, ndėrsa nė darkė preferoj mė shumė njė film cilėsor sesa njė program. Nė pėrgjithėsi i njoh disa nga prezantueset, si Rudina Magjistarin, tek e cila kam qenė dhe e ftuar dhe e di qė ka program tė ndjekur.

    Vazhdimisht je shprehur se tė qenėt larg televizionit pėr ty ėshtė gati vuajtje. Pse kjo varėsi?

    Nuk ėshtė varėsi, por pasion, pra njė punė qė mė pėlqen ta bėj. Unė jam diplomuar pėr Aktrim, dhe ndoshta mund tė mė ofrojnė nė rol si aktore, sepse nė fund tė fundit nė kėtė profil jam diplomuar. Por pasioni im qė fėmijė, pėrveē tė qenėt kėngėtare qė nuk e realizoj dot dhe e kam lėnė mėnjanė, ėshtė televizioni. Thjesht ėshtė dashuri, dhe jam shumė e lumtur qė bėj atė qė mė pėlqen.

    Sa orė punon nė ditė, kur e fillon punėn dhe sa zgjat?

    Mė ndodh qė tė hyj nė TVSH nė orėn 08:00 tė mėngjesit deri nė 16:00 pasdite. Kėtė punė e dua, nuk e bėj as pėr pėrfitime monetare, as pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes, pasi njėkohėsisht jam tipi qė nuk mė intereson tė dal nė gazeta apo nė ekranet e tjera, qė tė reklamoj veten.

    Ndėrkohė qė ti mungon nė albumet e fotografive pėr evente, pėrvjetore apo mbrėmje gala. Pse?

    Po, e vėrtetė. Nė fillimet e mia tė karrierės patjetėr qė i kam frekuentuar eventet qė organizoheshin. Ndėrsa tani nuk i preferoj pėr faktin se nuk mė pėlqen tė reklamohem nė kėtė mėnyrė, sidomos nė kėto festa, ku ndihet shumė konkurrenca se kush duket mė bukur. Nuk mė tėrheqin kėto ambiente, dhe mė shumė do preferoja ambientin e shtėpisė me vajzėn time gjashtėvjeēare.

    Nė punėn qė bėn ke fansa, po marrėdhėnia jote me jetėn virtuale, cila ėshtė?

    Fansa qė takoj pėrditė nė rrugė apo kudo ku shkoj, tė cilėt mė bėjnė edhe komplimente pėr punėn, apo pamjen. Ndėrsa fansa virtualė s’kam nga t’i kem pasi s’kam facebook, funpage, twitter etj si kėto. Komunikimi virtual mė duket humbje kohe, dhe nuk kam ndėr mend tė bėhem ndonjėherė pjesė.

    Sa kohė kalon me vajzėn Anais, ke filluar ta kanalizosh qė tani nė pasionet e saj tė fėmijėrisė?

    Unė nuk jam tipi qė dua ta ngarkoj vajzėn me anglishten, kurset e pikturės apo muzikės, pasi pėr mua ėshtė herėt. E kam ēuar nė balet pėr t’u kėnaqur dhe pėr tė fituar linja tė mira, e ēoj nė not pasi ėshtė mbreti i gjithė sporteve dhe ajo e do. Vajza ime bėn jetėn e njė fėmijė, qė i pėlqen tė luajė. Nuk jam me atė qė duhet t’i mėsojė tė tėra pa u rritur ende.


    Hygerta, 17 vite pas shpalljes “Miss”
    17 vite mė parė ishte e sigurt nė bukurinė tėnde?


    Nė fakt, kur mora pjesė nė “Miss Albania”, nuk mendoja se do mund ta fitoja kurorėn. Qėllimi ishte pėr ta pasur si trampolinė pėr t’i hyrė botės sė televizionit. E pėrdora kurorėn pėr kėtė qėllim dhe fatmirėsisht arrita tė merrja atė qė doja.

    Cili ėshtė riti yt i ditės pėr tė qenė nė formė?

    S’kam asnjė sekret apo rit, thjesht falėnderoj Zotin lart, qė ėshtė treguar bujar me mua.

    Merresh me ndonjė sport?

    Unė s’merren me sport, jo s’e nuk dua, por nuk kam kohė.

    Pėr tė shkarkuar stresin, shkon nė palestėr?

    Nuk jam e fiksuar dhe as e pasionuar pas palestrės. I respektoj tė gjithė ata persona qė frekuentojnė palestrėn, por unė e kam provuar dhe mė shumė mė streson, sesa mė heq stresin. E bėj pa qejf.

    Trajtohesh nė qendra estetike?

    Nuk shkoj nė qendra estetike, dhe maksimumi qė mund tė bėj janė lyerje flokėsh dhe modelim thonjsh.

    Cilat janė ushqimet qė konsumon, ke ndonjė recetė personale?

    Jo. Mėngjesin e kam tė domosdoshėm, njė briosh, patjetėr tė shoqėruar me kafe. Drekėn e konsumoj tė bollshme, ndėrsa darkėn mundohem ta kaloj me ndonjė frut ose sallatė. Aktualisht po mbaj njė peshė fikse trupore. Pesha ime ideale aktuale ėshtė 65 kg, e kam arritur deri tani dhe do e ruaj me fanatizėm, pasi nuk kam dėshirė as tė humb dhe as tė fitoj nė peshė.

    Do dėshirojė ndonjėherė qė tė arrije elegancėn e tipit “kockė e lėkurė”?

    Jo, unė nuk dua tė dobėsohem shumė dhe nuk dua tė bėhem kockė e lėkurė. Kjo pėr arsyen sepse mė shkon pak shėndet nė fytyrė, pasi nė tė kundėrt humbas freskinė.

    Mania jote pėr tė shpenzuar para, kujt i dedikohet?

    I dedikohet veshjes, pasi unė shpenzoj shumė pėr veshjen. Por gjithashtu njė pjesė tė mirė tė parave m’i shpenzon vajza ime Ana, pasi nuk i them dot jo nė asgjė. Ajo ėshtė mėsuar t’i plotėsohet ēdo tekė, pasi nė ēdo vend qė shkojmė, mjafton tė thotė “e dua” dhe unė ia plotėsoj tė gjitha.

    /KLOTILDA HARKA/

      Ora ėshtė 19/4/2024, 16:11