BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Desada Meta: Bashkė me Andrean… dhe jo vetėm!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Desada Meta: Bashkė me Andrean… dhe jo vetėm!

    Mesazh nga LePuRuShJa 23/10/2012, 23:57

    Desada Meta: Bashkė me Andrean… dhe jo vetėm! Desadameta

    Mėngjeset nuk janė ashtu si do i donte, por mbrėmjet ama, sidomos nė fundjavė kur ajo, bashkėshorti dhe djali i vogėl Andrea janė bashkė nė shtėpi, po. Ndonjėherė ftojnė edhe miq. Kalon aq mirė sa nuk ka njė ide sesi mund tė ishin ndryshe mbrėmjet ideale. Sepse nėse po, do e kishte provuar. Gazetarja Desada Meta rrėfen rutinėn e lodhshme tė njė profesioni qė e bėn tė betohet ēdo ditė se do e lėrė e po aq herė e rifillon punėn, por dhe detajet e pazėvendėsueshme me tė cilat e mbush kėtė rutinė. Si njė kapuēino nė mėngjes nė “Whisky Bar” dhe koha e lirė me miq po aty.

    Gazetarja Desada Meta rrėfen rutinėn e lodhshme tė njė profesioni qė e bėn tė betohet ēdo ditė se do e lėrė e po aq herė e rifillon punėn, por dhe detajet e pazėvendėsueshme me tė cilat e mbush kėtė rutinė. Si njė kapuēino nė mėngjes nė “Ėhisky Bar” dhe mbrėmjet nė fundjavė kur ajo, bashkėshorti dhe djali i vogėl Andrea janė bashkė nė shtėpi dhe herė pas here ftojnė edhe miq. Kalon aq mirė sa nuk ka njė ide se si mund tė ishin ndryshe mbrėmjet ideale. Sepse nėse po, do e kishte provuar.

    Cili ėshtė mėngjesi yt rutinė?

    Ai qė do doja ndryshon shumė nga ai qė kam nė pjesėn mė tė madhe tė javės J

    Cili do tė ishte mėngjesi yt ideal?

    Njė zgjim jo i vonė, njė mėngjes me familjen e mė tej dita e zakonshme e punės.

    Jashtė shtėpisė, cili ėshtė vendi i preferuar pėr kafen e mėngjesit?

    “Whisky Bar”, me kapuēinon e pakrahasueshme nė Tiranė.

    Me kė dėshiron tė jesh nė kėtė gjerbje kafeje mėngjesi?

    Nė pjesėn e parė vetėm me shtypin..mė tej me miq.

    A tė pėlqen puna qė bėn, profesioni qė ke?

    365 ditė betohem se lodhja do mė bėjė ta braktis…dhe nė po aq ditė e rinis J

    A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore qė ke?

    Nė profesionin tonė afatet janė tė padevijueshme pėr shkak tė transmetimit…

    Cila ėshtė “gėnjeshtra e bardhė” mė e pėrdorur nė kėsi rastesh?

    Trafik……

    A je dembele? Nėse po, kur tė ka kushtuar mė shumė ky dembelizėm?

    A kam rast tė dembelosem?? Jo mė qė kur nė jetėn time ėshtė Andrea..

    Ku tė zė dreka zakonisht?

    Nė “Klan”.

    Cilat janė restorantet mė tė preferuara pėr drekėn tėnde?

    Prej gati njė viti, Lida Ferollari ėshtė “kujdestare” pėr drekėn time.

    Fton apo tė ftojnė mė shpesh pėr dreka?

    Nuk i numėroj dot tė them tė drejtėn….por mė duket se ftoj.

    A je kursimtare?

    As kam dhe as mė mbarohen…nė kėtė rast kursimi ėshtė i pėrjashtuar.

    A ke nė rit gjumin apo pushimin e drekės?

    E ke fjalėn pėr gjumin e bukurisė J e dua ne fakt…..

    Kur ke qenė e vogėl, a ta kanė diktuar prindėrit pushimin e detyruar tė drekės? Bėje rrenga pėr t’i shpėtuar?

    Po, deri sa jam bėrė 15 vjeē nuk mbaj mend qė tė mos kem fjetur njė ditė nė drekė…

    Ēfarė ke ruajtur qė nga fėmijėria?

    Miqėsitė.

    Cila ėshtė koha qė mbart pėr ty kujtimet mė tė bukura?

    Padyshim gjimnazi.

    Po kujtimet e hidhura?

    Fillimet e punės si gazetare.

    Ē’ndodh me sekretet e tua? I rrėfen diku, i shkruan diku, i mban vetėm pėr vete…? Ke mbajtur ditar?

    Pėr mua sekretet nuk janė mė tė tilla po i ndave me dikė….ia besoj Desadės dhe ndonjė mikeshe tė afėrt mė rrallė….po tė mbaja ditar do isha bėrė gazetare nė shtypin e shkruar, ndėrkohė qė mė tėrheq televizioni, ritmi i tij, figura dhe zėri J

    Ēfarė ka nė portofolin tėnd?

    Ka njė hajmali qė nuk e ndėrroj, numri qė mjekėt i vendosėn Andreas sapo erdhi nė jetė, tė njėjtin qė mė dhanė dhe mua.

    Nė mėngjes e gjen gjithmonė menjėherė atė qė kėrkon nė dollapin e rrobave?

    Jam kaq e zakonshme nė kėtė pikė, sa si tė gjitha femrat ankohem ēdo mėngjes se nuk kam asgjė pėr tė veshur.

    Cila ėshtė ngjyra qė mbizotėron nė shtėpinė tėnde?

    Janė ngjyrat…tė gjitha nga pak dhe pa teprim.

    Ekziston njė aromė tė cilėn ti e preferon pėr produkte kozmetike, ushqime tė paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

    Era e bukės sė ngrohtė…ajo qė mė ndjell oreksin dhe mė bėn tė “tradhtoj” regjimin e ushqimit.

    Ēfarė CD ke nė makinė?

    56 CD….kryesisht rock, bluz dhe muzikė elektronike.

    Ēfarė muzike ke zile telefoni?

    Njė zile nga ato standardet e telefonave, por pėr stafin e “Opinionit” e kemi bėrė traditė qė mbajmė siglėn e emisionit.

    A ke miq tė vjetėr? Nėse po, a takohesh shpesh me ta?

    Ėshtė e zakonshme pėr mua qė ēdo mbrėmje tė lirė ta kaloj me miqtė e mi tė vjetėr.

    A je e hapur pėr miqėsi tė reja, apo duhet kohė e prova pėr t’u bėrė mik i yti?

    Nuk i vė nė peshore miqtė e mi dhe kohėn qė i njoh. Koha ėshtė test i mirė pėr miqėsitė, por jo e vetmja.

    Ku rri zakonisht me miqtė?

    Qė kur “Whisky Bar” ėshtė dhe “investimi im” modest, aty kaloj njė pjesė tė kohės sė lirė bashkė me miqtė e mi. Ndjehemi pakėz si nė shtėpi.

    Nė ē’orė mbyllesh zakonisht nė shtėpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?

    Shumė vonė, 4 herė nė javė pas mesnatės kur edhe mbaron transmetimi direkt i emisionit “Opinion”.

    Cila ėshtė mbrėmja e zakonshme nė shtėpinė tėnde?

    Fundjava “na mbledh” tė treve nė shtėpi, pjesėn mė tė madhe tė kohės luajmė ose ftojmė miqtė tanė pėr tė kaluar mbrėmjen.

    Po idealja cila do tė ishte?

    Po ta dija se si ishte do ta tentoja…

    Kur shkon pėr tė fjetur?

    Kur nuk mund tė mbaj sytė hapur pėrpara televizorit apo librit.

    Cila ėshtė uniforma jote e gjumit?

    Pizhama.

    Kush ėshtė njeriu i fundit qė i thua “Natėn e mirė dhe gjumė tė ėmbėl”?

    I uroj natėn e mirė atyre qė kam pranė.

    Gazeta MAPO

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/3/2024, 19:04