BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    100 vjet shtet Shqipėria, qeveria: Ditė feste nė Kosovė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    22112012

    Buzqeshje 100 vjet shtet Shqipėria, qeveria: Ditė feste nė Kosovė!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    100 vjet shtet Shqipėria, qeveria: Ditė feste nė Kosovė! Largea_21-111353537792

    Qeveria e Kosovės nė mbledhjen e mbajtur, drejtuar nga kryeministri Hashim Thaēi, miratoi vendimin qė 28 Nėntori, dita e mėrkurė, tė jetė Ditė Feste nė Republikėn e Kosovės, pėr nderė tė Ditės sė Flamurit dhe jubileut tė 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė shtetit shqiptar.

    Edhe derisa mbante mbledhje Qeveria, kryeqyteti i Kosovės, Prishtina, vazhdonte me ngritjen e mijėra flamujve kombėtarė kuqezi nė sheshe, rrugė e ndėrtesa, me “mbulimin” me drita, me shumė urime dhe shqiponja dykrenare edhe nė pano tė mėdha-bilborda…Nė njė atmosferė shumė tė gėzuar, shesheve e rrugėve plot njerėz, vazhdonin pėrgatitjet finale tė pragfestės sė 28 Nėntorit, tė cilat janė vazhdimėsi e festimeve tė vitit jubilar tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Edhe nė Ambasadėn e Republikės sė Shqipėrisė nė Republikėn e Kosovės bėheshin pėrgatitjet finale pėr pritjen festive me rastin e 100 Vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė do organizohet nė mbrėmjen e 26 Nėntorit.

    Dita e 28 Nėntorit nė 100 Vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė do jetė ditė feste nė Republikėn e Kosovės, ndėrkohė qė Ligji ndėr festat shtetėrore pėrcakton ndėr kėto festa Ditėn e Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, 17 Shkurtin.

    Sipas Ligjit pėr festat zyrtare tė Republikės sė Kosovės, 28 Nėntori nuk radhitet nė kėto festa, por nė “ditėt memoriale” si “dita e shqiptarėve”. Megjithatė, kudo shqiptarėt nė Kosovė e festojnė kėtė ditė si tradicionalisht, si Ditė tė Flamurit Shqiptar dhe tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

    Edhe kur ishte i ndaluar, Flamuri Kombėtar Shqiptar ėshtė shpalosur dhe ka valuar nė kėtė ditė nė shtėpitė shqiptare tė Kosovės dhe nė institucionet e tyre, edhe nė kushte okupimi, gjithnjė nė ecje tė vendosur e plot sakrifica drejt lirisė, pavarėsisė e demokracisė.

    Ndėr veprimtaritė e shumta festive nė Kosovė, nesėr nė Universitetin e Prishtinės “Hasan Prishtina” mbahet Tryeza shkencore kushtuar 100 Vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. /BS/
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 28/3/2024, 10:14