BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kur qesh dhe qante Rita Ndoci!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kur qesh dhe qante Rita Ndoci!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/12/2012, 07:37

    Kur qesh dhe qante Rita Ndoci! Ritandoci

    Jeta nė Gjermani. Ditėt e rrėmujshme, nga mėngjesi e deri nė mbrėmjen e vonė. Me familjen e saj tė vogėl dhe punėt e shumta, si pėrkthyese nėpėr seanca gjyqėsore, si lulishtare nė oborrin e saj apo dhe si amvisė e pėrsosur. Me kujtimet pėr Shqipėrinė dhe kohėt kur ishte nė kulmet e suksesit tė saj si aktore. Rita Ndoci rrėfen krejt pa doreza, e me humorin qė e karakterizon, tė tashmen dhe tė shkuarėn e saj. Ku kanė zėnė mirė rrėnjė jo vetėm kujtimet e bukura por edhe ato jo aq tė kėndshme…

    Cili ėshtė mėngjesi yt rutinė?

    Ngrihem nė mėngjes…uuhhhh ēfarė bėj unė… pi kafen me bashkėshortin tim dhe djalin tonė. Them tė tre vetėm si numėr, pasi djali pi qumėsht me ēokollatė apo me shije luleshtrydheje (manatoke si i themi ne shkodranėt). Ndihmojmė qė tė dy djalin pėr t’u bėrė gati pėr nė shkollė e pastaj nis dita rutinė e imja. Kur kam seancė gjyqėsore bėhem gati, vishem bukur dhe udhėtoj pėr nė qytetin ku do tė zhvillohet seanca. Kur nuk kam seancė, ulem nė kompjuter, iu hedh njė sy gazetave shqiptare, tė majta dhe tė djathta, lexoj artikujt qė mė interesojnė dhe njė vend tė posaēėm zė edhe karikatura e Bujar Kapexhiut, tek “Rubrika Ngėrē” te gazeta MAPO. Iu hedh pastaj njė sy edhe gazetave gjermane. Revista politike “Der Spiegel” ėshtė mė e preferuara e imja. Pastaj kontrolloj postėn elektronike, kontrolloj detyrimet pėr punėn qė mė duhet tė bėj pėr biznesin tim, pėrkthime tė ndryshme, ….dhe dikur kalon paraditja. Pastaj shkoj nė kuzhinė dhe bėj drekėn. Kur djali vjen nga shkolla, njėri nga ne, unė apo bashkėshorti duhet tė jetė se s’bėn nė shtėpi.

    Cili do tė ishte mėngjesi yt ideal?

    Nuk do t’ia dėshiroja vetes mėngjes mė ideal se tė ngrihesh nga gjumi dhe tė pish kafen me djalin dhe bashkėshortin tėnd, (jo tėndin miiii, po timin haha ) qė tė do dhe tė adhuron, tė fal dashuri. Sigurisht qė ėshtė shumė bukur dhe ndjehesh shumė mirė edhe kur e pi kafen me mikesha dhe miq qė tė duan siē je. Kėtė e them nga eksperiencat e mia…

    Jashtė shtėpisė, cili ėshtė vendi i preferuar pėr kafen e mėngjesit?

    Kafen e mėngjesit e pi gjithnjė nė shtėpi. Bashkėshorti pi kapuēino, unė pi kafe espresso qė mė shijon mė shumė kur ma bėn bashkėshorti. Mė pėlqen tė pi kafe nė lokale qė i frekuentojnė mė shumė studentėt, pasi janė fytyrat mė tė gėzueshme dhe optimiste qė mund tė shikosh.

    Me kė tė pėlqen tė jesh kur pi kafe?

    Nė qoftė se ėshtė kafe turke, ( tė cilėn e pi rrallė sa pėr mall) do tė kisha dėshirė ta pija me ndonjė qė shikon filxhanin mė mirė se unė… hahaha…bėj shaka. Me mikesha e miq tė mirė kudo shijon gjithēka.

    A tė pėlqen puna qė bėn, profesioni qė ke?

    Dua tė tė korrigjoj pyetjen…Do tė ishte shumė varfanjake pėr mua tė bėja njė punė. Unė i kam gjėrat nė shuumėėėsss. Mua mė pėlqejnė tė gjitha punėt qė bėj, pasi i bėj me shumė dashuri. I dashuroj profesionet e mia, pasi natyra mė ka praruar sė tepėrmi me to. Siē e di, jam e diplomuar nė kanto, jam e diplomuar pėr aktore, pastaj kam fituar dhe profesionin si pėrkthyese e si amvisė shtėpie. Profesioni mė i vėshtirė nė botė por dhe mė i bukuri ėshtė tė jesh nėnė, tė merresh me menaxhimin e familjes. Jam bėrė edhe lulishtare, meqė mė pėlqejnė lulet, por ama vetėm pėr oborrin e shtėpisė sonė, qė e kam si njė parajsė. Tė gjitha kėto punė mė japin kėnaqėsinė e ditės, kur kam kohė tė merrem me to, pasi puna e pėrkthimit ėshtė fitimprurėsja pėr mua.

    A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve…ditore qė ke?

    Pooo, edhe unė si tė gjithė artizanėt, si tė gjithė duarartėt….ahhahaha

    Cila ėshtė “gėnjeshtra e bardhė” mė e pėrdorur nė kėsi rastesh?

    Po kam patur shumė ngarkesė ditėt e fundit…ose… do ta kryej nė mundėsinė mė tė parė pėrkthimin dhe do ta dėrgoj me postė….Pra jam shumė serioze dhe e besueshme nė pėrgjigje hahaha.

    A je dembele? Nėse po, kur tė ka kushtuar mė shumė ky dembelizėm?

    Unė nuk jam dembele, pra bie pjesa e dytė e fjalisė, duke mos patur pėrgjigje J

    Ku tė zė dreka zakonisht?

    Varet. Kam dėshirė tė mė zėrė nė shtėpi, por duke qenė nėpėr gjyqe pėr pėrkthime, shpesh ha jashtė.

    Cilat janė restorantet mė tė preferuara pėr drekėn tėnde?

    Jam njė shijuese fine e ushqimeve tė shijshme (shiko kilet e shtuara tek unė J si i themi ne nė Shkodėr “ i shndoshti – i bukri”) pra deshta tė them qė e shijoj jetėn. Mė pėlqejnė restorantet franceze dhe italiane, por jo tratoritė.

    Fton apo tė ftojnė mė shpesh pėr dreka?

    Sipas rastit, edhe i ftoj, edhe mė ftojnė. Unė jam e emancipuar edhe nė portofol.

    A je kursimtare?

    A ke harruar nga jam unė?! Po unė nuk jam gjirokastrite qė tė kursej. Unė si shkodrane nuk jam kursimtare as pėr paranė, as pėr fjalėn, as pėr me ba qejf, pėr asgjė. Unė nuk i shpėrdoroj paratė kot, pasi i fitoj vetė dhe ua di vlerėn eurove.

    A ke nė rit gjumin apo pushimin e drekės?

    Gjumė?! Pushim dreke?! Po ku kam kohė tė fle miiii! Na mbyti kapitalizmi gjerman, pasi ne, taksapaguesit duhet tė mbajmė me taksat tona grekėt, spanjollėt, portugezė, italianet… do Zoti e nuk shtohen mė J. Nė 24 orė unė fle mesatarisht 6 orė.

    Kur ke qenė e vogėl, a ta kanė diktuar prindėrit pushimin e detyruar tė drekės? Bėje rrenga pėr t’i shpėtuar?

    Na kanė vėnė edhe nė gjumė por sa pėr rrengat…eh kur u rrita kam patur arsyetim. Unė kam mbaruar shkollėn e mesme pėr kanto, nuk i bėnte mirė zėrit tim qė tė flija nė drekė, sepse po tė flija mė flinte edhe zėri. Nė darkė kisha ēdo mbrėmje shfaqje asaj kohe. Racionin e gjumit tim ia kam falur njė mikes sime tė shkollės sė mesme, me inicialet M. C., tė cilėn e pėrshėndes.

    Ēfarė ke ruajtur qė nga fėmijėria?

    Shumė dashuri, suksese, ėndrra qė i realizova nė jetėn time. Ėndrra tė cilat i preka kur u rrita. Kam libra me pėrralla nga popuj tė botės. Kam libra tė vjetėr qė pėr kohėn ishin tė ndaluar. Do tė dėshiroja ta kishte edhe djali im fėmijėrinė time, vetėm nė aspektin e dashurisė, aktiviteteve dhe mundėsinė pėr zhvillimin e talentit dhe jo pėr tė tjerat. Nė Gjermani ka mundėsi pėr ta zhvilluar talentin, por asnjėherė me pasionin dhe ndershmėrinė e mėsuesve dhe pedagogėve tanė. Kam qenė fėmijė shumė i urtė dhe i dashur. Nga fėmijėria kam nisur rrugėn time drejt artit. A ka kujtim mė tė bukur se ky?!

    Cila ėshtė koha qė mbart pėr ty kujtimet mė tė bukura?

    Koha e suksesit nė skenė, si kėngėtare, si aktore…koha si studente nė Akademinė e Arteve, pėr aktrim. Ēmimet e ndryshme si aktore e re asaj kohe. Pas largimit nga Shqipėria, takimi nė audiencė me Papėn e shenjtė Gjon Pali II, nė Romė. Moment i papėrshkruar. Dashuria e parė….nuk po vazhdoj me numra tė tjerė pėr dashurinė J. Njohja me bashkėshortin qė kam. Kemi qenė asokohe nė Vjenė, kur mė ka propozuar pėr martesė. U martuam nė kishė. Kujtimi mė i bukur i jetės, qė ėshtė kurora e tė gjitha kujtimeve mė tė bukura: lindja e Richard-it, djalit tonė, e sidomos momenti kur fėmija yt, me sy qė i shndrisin, tė thėrret pėr herė tė parė mama. Nuk ka si kjo ndjenjė. Jeta ime, falė Zotit, ėshtė e mbushur me shumė momente tė bukura. Kujtoj me tutje, kur ka marrė Frederiku dhe Juli ēmimin e parė, kur ka shkuar Riku nė festival europian, kur jemi nderuar me ēmim tė parė nė Gjermani, bashke me Julin dhe grupin e saj “Goja Mars” nė aktivitetin Creole, zhvilluar nė Hamburg dhe Berlin tė Gjermanisė. Momente tė bukura janė pėr mua edhe kur kthehem nė Shqipėri dhe dal nė skenė, kur bėj intervista. Unė vetė di t’ia bėj ditėn vetes tė bukur e kjo ėshtė art. Unė i gėzohem ēdo momenti dhe e pėrjetoj atė.

    Po kujtimet e hidhura?

    Kur nuk kam fituar konkursin pėr kanto nė Konservator. Kur kam humbur njerėz tė dashur, kur jam zhgėnjyer nga ashtu tė quajtur “miq”. Kur kam humbur ndonjė dashuri, kur ….do tė rreshtoja momente, por nuk dua t’ua shtoj numrin momenteve tė hidhura. Humbjet, ndarjet janė kujtime tė hidhura.

    Ē’ndodh me sekretet e tua? I rrėfen diku, i shkruan diku, i mban vetėm pėr vete…? Ke mbajtur ditar?

    I rrėfej aty ku unė besoj. Pėrveēse nuk rrėfehem tek prifti pėr sekretet e mia dhe as nuk i shkruaj nė gur J. Kam njė vend pėr t’i memorizuar…i memorizoj me ēdo detaj nė mendjen dhe shpirtin tim, kam sa tė duash megabei. Kur kam qenė nė shkollė tė mesme e kur kam punuar nė Teatrin “Migjeni” nė Shkodėr kam mbajtur ditar.

    Ēfarė ka nė portofolin tėnd?

    Pėr portofolin dhe tė dashurit nuk tregohen tė dhėna me detaje, sepse mund tė t’i marrin J

    Nė mėngjes a e gjen gjithmonė menjėherė atė qė kėrkon nė dollapin e rrobave?

    E gjej menjėherė, vetėm nė qoftė se e kam vendosur mė parė se ēfarė do tė vesh. Kam shumė rregull nė dollap. Por ka edhe momente tė tjera qė nuk e di se ēfarė do tė vesh dhe ndodh e kundėrta, nxjerr e vesh, e heq prapė, vesh njė tjetėr ….si ēdo grua. Unė nuk jam specie e rrallė.

    Cila ėshtė ngjyra qė mbizotėron nė shtėpinė tėnde?

    Ngjyrat e forta, kolltukėt i kam terrakota, tapetet i kam tė kuqe.

    A ekziston njė aromė tė cilėn ti e preferon pėr produkte kozmetike, ushqime tė paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

    Preferoj erėn e trėndafilit (nė shkodranshe Drandofiles). Edhe produktet kozmetike i dua me aromėn e Drandofiles. Ushqimet i preferoj me erėn e tyre biologjike dhe origjinale.

    Ēfarė CD ke nė makinė?

    CD tė ndryshme. Shqiptare, gjermane, angleze, kubane, franceze, greke.

    Ēfarė muzike ke zile telefoni?

    Muzikėn e Nokias.

    A ke miq tė vjetėr? Nėse po, a takoheni shpesh me ta?

    Unė kam miq tė vjetėr. Mikeshat dhe miqtė nė Shqipėri i takoj kur vij nė Shqipėri. Kam miq qė janė larguar nga Shqipėria. Ata i takoj nė vendet ku jetojnė, ose mė vizitojnė mua nė Gjermani, aty ku unė jetoj.

    A je e hapur pėr miqėsi tė reja apo duhet kohė e prova pėr t’u bėrė mik i yti?

    Po, me tė tėra kanatet. Unė jam e hapur pėr miqėsi tė reja, por miqtė e rinj duhet tė lahen me shtatė palė ujėra.

    Ku rri zakonisht me miqtė?

    Nė vendet mė tė bukura qė mendoj unė se ata do tė argėtohen shumė.

    Nė ē’orė mbyllesh zakonisht nė shtėpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?

    Nė shtėpi mbyllem mbas pune. I jap shumė kohė nga dita ime edhe djalit. Dita ime mbaron nė ditėn tjetėr.

    Cila ėshtė mbrėmja e zakonshme nė shtėpinė tėnde?

    Darka me familjen time tė vogėl, tė cilėn e hamė nė orėn 18:00. Vėnia nė orėn 19:30 e djalit nė gjumė. Pastaj, mbrėmja pėr mua e tim shoq. Shikoj ndonjė debat politik nė televizionet shqiptare, ndonjė film tė bukur. Ndonjė muzikė nė sfond, lexim libri… Njė gotė verė franceze, e mirė. Ndonjė liker i mirė. Mundohem qė ta shijoj mbrėmjen, pasi aty gjej tė gjithė relaksin e ditės, tė mbyllur shpesh me sukses.

    Po idealja cila do tė ishte?

    Idealen as nuk e ka parė njeri, as nuk e ka prekur njeri. Unė mendoj se mė ideale se njė mbrėmje e mbushur me dashuri, me familjen tėnde, nuk besoj se duhet tė ketė.

    Kur shkon pėr tė fjetur?

    Nė ditėn tjetėr tė thashė J, nė orėn 00:30 apo nė orėn 01:00 tė mėngjesit.

    Cila ėshtė uniforma jote e gjumit?

    Po ēfarė uniforme miii… Unė nuk jam nė zbor tė kem uniformė gjumi. E ē’e do uniformėn, apo po mendon se duhet t’i bėj bashkėshortit zbor ?! J Sa mė pak veshur, aq mė mirė i bėn dashurisė.

    Kush ėshtė njeriu i fundit qė i thua “Natėn e mirė dhe gjumė tė ėmbėl”?

    Bashkėshortit tim. (Uh ē’po mė vjen gjumi tani nė fund tė kėsaj pėrgjigjeje).

    Po juve tė gazetės “Mapo Weekend” nuk po ju them natėn e mirė. Po ju falenderoj pėrzemėrsisht qė u kujtuat tė mė bėnit kėtė intervistė me 33 pyetje…

    Kujtimet mė tė bukura

    I pėrkasin kohės sė suksesit nė skenė, si kėngėtare, si aktore…kohės si studente nė Akademinė e Arteve pėr aktrim, e kur ka marrė ēmimet e ndryshme si aktore e re asaj kohe.

    Nė shtėpi

    Mbizotėrojnė ngjyrat e forta. Kolltukėt i ka nė ngjyrė terrakota, ndėrsa tapetet tė kuqe.

    Sekretet

    I rrėfen aty ku beson. Pėrveēse nuk rrėfehet tek prifti e as nuk i shkruan nė gur. Ka mbajtur ditar vetėm kur ka qenė nė shkollė tė mesme e kur ka punuar nė Teatrin “Migjeni” nė Shkodėr.

    GAZETA MAPO

      Ora ėshtė 19/4/2024, 12:55