BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Policia e lejoi autobusin e stėrmbushur e pa regjistrim

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    30012013

    Buzqeshje Policia e lejoi autobusin e stėrmbushur e pa regjistrim

    Mesazh nga Vizitor

    Policia e lejoi autobusin e stėrmbushur e pa regjistrim  F.0129192042127_m

    Nxėnės tė shkollės sė Mesme tė Muzikės “Prenk Jakova” nė Prishtinė thonė se nuk do tė mund ta harrojnė kurrė tmerrin qė pėrjetuan tė shtunėn, kur autobusi i tyre u rrokullis, derisa ishin nisur pėr tė kaluar njė fundjavė nė Prevallė. Policia i ndaloi gjatė rrugės, por nuk e “vėrejti” se ishin rreth 10 nxėnės mė shumė sesa ulėse, dhe se autobusi kishte goma tė verės. “Ne edhe verės kemi qenė mė atė kompani, s’kemi besuar qė nuk do tė jenė tė pėrgatitur”, thotė Violeta Krasniqi, drejtoreshė e shkollės.
    Nxėnės tė shkollės sė Mesme tė Muzikės “Prenk Jakova” nė Prishtinė thonė se nuk do tė mund ta harrojnė kurrė tmerrin qė pėrjetuan tė shtunėn, kur autobusi i tyre u rrokullis, derisa ishin nisur pėr tė kaluar njė fundjavė nė zonėn turistike tė Prevallės.

    “Kemi bėrtitur tė gjithė, s’kemi besuar qė po mbesim gjallė, ende po kam makth”, i tha nxėnėsi Fatlum Ukelli, Gazetės Jeta nė Kosovė.

    “U nisem pėr qejf, e na doli tmerr”, shprehet Ukelli, maturant i kėsaj shkolle.

    Edhe nxėnėsja Arjeta Vllasa, e pėrshkruan me fjalėn “tmerr” momentin kur autobusi kishte nisur tė rrokullisej nėn rrugė. “Mė janė dukur sekondat mė tė gjatė nė jetė....Kur ėshtė ndalė autobusi pėrmbys, jemi munduar tė dalim tė gjithė pėrnjėherė”, tregon ajo, tri ditė pas aksidentit.

    Nė aksidentin e sė shtunės lėndime pėsuan 24 nxėnės. Fat nė fatkeqėsi. Megjithėse autobusi i stėrmbushur me nxėnės, doli nga rruga dhe pėrfundoi pėrmbys, nuk pati asnjė tė lėnduar rėndė.

    Organizimi ishte bėrė me iniciativė tė nxėnėsve, nė bashkėpunim me drejtoreshėn e kėsaj shkolle, Violeta Krasniqi.

    Pas aksidentit, policia ka thėnė se autobusi nuk ishte i regjistruar fare, nuk ishte i pajisur me goma tė dimrit, ndėrsa kanė nisur dhe hetimet nėse ishte tejkaluar kapaciteti i ulėseve.

    Drejtoresha e shkollės, Violeta Krasniqi, nuk ndihet fajtore qė kanė kontraktuar njė kompani tė papėrgatitur.

    Krasniqi thotė se kompania iu kishte premtuar se ēdo do tė jetė nė rregull. “Ne edhe verės kemi qenė mė atė kompani, s’kemi besuar qė nuk do tė jenė tė pėrgatitur”, thotė ajo, pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė.

    “Kishim menduar ta kalonim njė ditė pushimi, por ajo u shndėrrua nė njė ditė tmerri... Unė e kam pasur edhe vajzėn me vete”, tregon ajo.

    Arjeta Vllasa ėshtė ende nėn kujdesin e mjekėve, pasi qė ka lėndime nė qafė, duar dhe kėmbė. Lėndime mė tė rėnda kanė pasur edhe tre shokė tė saj, por tė parrezikshme pėr jetė.
    Sipas saj, autobusi kishte pasur vetėm 55 ulėse, kurse nė tė kanė qenė sė paku 10 nxėnės mė shumė. Madje, policia dyshon se mund tė ketė pasur edhe mė shumė nxėnės.

    “Jemi ulur qysh kemi mundur nga tre-katėr veta nė dy ulėse; disa kemi qėndruar nė kėmbė gjatė rrugės duke vallėzuar. Por kur ka ndodhur aksidenti kemi qenė ulė shumica”, tregon edhe kolegu i saj, Fatlumi.

    “Autobusi kur ka filluar tė rrokulliset ėshtė bartur nga pesha e nxėnėsve”, shton Arjeta. “Shyqyr qė kemi qenė aq shumė, sepse kemi rėnė mbi njėri-tjetrin dhe kemi shpėtuar pa u lėnduar”.

    Nxėnėsit kanė treguar se autobusin e kishte ndalur njė patrullė e policisė nė rrugėn magjistrale Prishtinė - Prizren, disa kilometra pasi qė e kishin kaluar Ferizajn.

    “Nuk e di qysh atyre s’iu bėri pėrshtypje numri i madh nxėnėsve dhe gomat e verės”, thotė Arjeta.

    Basri Shabani, nga Zyra pėr Informim e Policisė nė Ferizaj, thotė se pas aksidentit, policia ka konstatuar se autobusi ka qenė i paregjistruar, i ka pasur gomat e verės, megjithėse atė ditė ka pasur borė nė zonėn e Prevallės, dhe se shoferi nuk ka ditur ta kontrollojė shpejtėsinė.

    “Nga regjistri kemi parė se kanė qenė 65 nxėnės. Ka mbetur t’i intervistojmė njė numėr nxėnėsish pėr tė vėrtetuar a ka pasur edhe mė shumė nxėnės”, ka shtuar Shabani.

    Por, ai nuk ka informata se autobusi ėshtė ndalur mė herėt nga ndonjė patrullė policore. “Nuk e di. Nuk kam informacion tė tillė nga tereni”.

    Policia konfirmon se ndaj kompanisė “Besiana Travel” dhe vozitėsit kanė nisur procedurat penale, dhe se po bėhen hetime pėr tė zbardhur rrethanat e plota tė aksidentit.

    Edhe drejtoresha e shkollės “Prenkė Jakova” thotė se do t’i ndjekė procedurat deri nė fund dhe se do tė bėjė padi ndaj kompanisė sė autobusit, si dhe ndaj mirėmbajtėsit tė rrugės “Rruga ka qenė pa mbrojtėse anėsore dhe e papastruar”, thotė Violeta Krasniqi.

    Gazeta Jeta nė Kosovė tentoi tė kontaktojė njėrin nga pronarėt e kompanisė sė autobusit “Besiana Travel”, por ai nuk ka pranuar tė deklarohet rreth rastit. /Telegrafi/

    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/3/2024, 22:18