BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kosova po sakrifikohet pėr integrimin e Serbisė nė BE

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    06062013

    Buzqeshje Kosova po sakrifikohet pėr integrimin e Serbisė nė BE

    Mesazh nga Vizitor

    Kosova po sakrifikohet pėr integrimin e Serbisė nė BE  F.0605213301849_m

    Marrėveshja Kosovė-Serbi nuk ka arritur normalizimin e marrėdhėnieve mes kėtyre dy vendeve, tha kryetari i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti. Nė njė diskutim tė zhvilluar nė Qendrėn pėr Marrėdhėniet Transatlantike nė universitetin Johns Hopkins, Kurti shprehu kundėrshtimin e partisė sė tij pėr marrėveshjen e arritur mes kryministrave Thaēi dhe Dacic. Ndėrkohė, analistėt Edward Joseph dhe Daniel Serwer thanė se marrėveshja ėshtė e rėndėsishme pėr Kosovėn dhe Serbinė dhe i hap rrugėn e integrimit evropian tė tė dyja vendeve.
    Nė diskutimin mbi zhvillimet e fundit nė Ballkan qė u zhvillua nė Qendrėn pėr Marrėdhėniet Transatlantike nė universitetin Johns Hopkins pėrfaqėsues tė Lėvizjes Vetėvendosje dhe analistė amerikanė paraqitėn pikėpamjet e tyre edhe mbi gjendjen nė Kosovė pas arritjes sė marrėveshjes pėr normalizimin e marrėdhėnieve mes Serbisė dhe Kosovės tė arritur me 19 prill. Kryetari i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti tha se normalizimi i marrėdhėnieve Kosovė-Serbi nuk ėshtė arritur.

    “Sot duhet ta them se nuk kemi arritur normalizimin e marrėdhėnieve Kosovė-Serbi, por kemi arritur njė normalizim anėsor tė marrėdhėnieve qė nuk ėshtė i drejtė por ėshtė i rėndėsishėm. Ėshtė arritur normalizimi i marrėdhėnieve mes kryeministrave Thaēit dhe Dacic, normalizimi i marrėdhėnieve mes Serbisė dhe BE-sė dhe normalizimi i marrėdhėnieve mes qeverisė kosovare dhe institucioneve ilegale dhe paralele tė serbėve nė Kosovė”, ka thėnė Kurti, transmeton Zėri i Amerikės.

    Kurti tha se me kėtė marrėveshje Kosova po sakrifikohet pėr tė integruar sa mė shpejtė Serbinė nė Bashkimin Evropian.

    “Kosova po sakrifikohet pėr ta integruar sa mė shpejtė Serbinė nė Bashkimin Evropian dhe mendoj se kjo nuk ėshtė aspak e drejtė. Gjithashtu nuk do tė jetė as e dobishme pėr shkak se bazohet mbi idenė qė tė pėrfillet fuqia dhe jo te sillet drejtėsia”, tha ai.

    Kurti tha se mbėshtet idenė e normalizimit tė shteteve tė Kosovės dhe Serbisė veē e veē, para se tė fillohet me pėrpjekjet pėr normalizimin e marrėdhėnieve mes tyre.
    Por dy analistė tė njohur amerikanė qė merren me Ballkanin, shprehėn pikėpamje tė kundėrta nga ato tė Kurtit.

    Edward Joseph theksoi se, pavarėsisht nga mangėsitė qė mund tė ketė, marrėveshja pėr normalizimin e marrėdhėnieve mes Kosovės dhe Serbisė ajo ėshtė njė zhvillim i madh dhe i rėndėsishėm.

    “Para se gjithash ajo qė e bėnė kėtė marrėveshje tė rėndėsishme dhe historike ėshtė se pėr herė tė parė nė kėtė konflikt njė shekullor serbėt e kanė pranuar autoritetin e plotė tė shqiptarėve mbi tė gjithė territorin e Kosovės”, tha Joseph.

    Edhe analisti Daniel Serėer ishte dakord me vlerėsimin se marrėveshja e 19 prillit ėshtė e rėndėsishme pėr Kosovėn dhe Serbinė. Ai tha se marrėveshja nuk cenon sovranitetin e Kosovės.

    Duke u ndalur nė ēėshtjen e korrupsionit, Serwer tha se ėshtė dakord me vlerėsimin e Lėvizjes Vetėvendosje se korrupsioni ėshtė njė ēėshtje shumė e rėndėsishme e cila duhet tė trajtohet nga qeveria dhe shoqėria e Kosovės.

    “Jam dakord me vlerėsimin se korrupsioni ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme sepse kjo ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme pėr qytetarėt e Kosovės si dhe komunitetin evropian dhe amerikanėt. Ky ėshtė faktor i rėndėsishėm veēanėrisht nė mėnyrėn se si ju trajton bota”, tha ai.

    Analistėt amerikanė dhe drejtuesit e Lėvizjes Vetėvendosje ishin dakord qė Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet tė pėrqendrohen nė politikat qė sjellin stabilitet afatgjatė nė Kosovė dhe nė Ballkan. /Telegrafi/


    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/4/2024, 06:54