BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Finalja 1 Miliard !

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Finalja 1 Miliard !

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/6/2013, 23:20

    Finalja 1 Miliard ! Largea_1min1372621612

    Finalja e Kupės sė Konfederatave “Brazil 2013? nuk pritet tė mbahet mend vetėm pėr spektaklin e dy gjigantėve tė futbollit botėror, Brazilit dhe Spanjės. Ndeshja e fundit e kompeticionit, qė ėshtė pėrshkruar edhe nga protesta tė dhunshme, do tė parakalojė pėrpara botės edhe dy skuadra qė vlejnė as mė shumė e as mė pak, por 1 miliard euro.

    Sipas analizės sė portalit “transfermarkt.de”, 23 kampionėt e botės dhe Europės sė Del Boskes vlejnė 612 milionė euro, ndaj 408 milionė qė kushtojnė talentet e kolegut tė tij, Luiz Felipe Scolari. Lojtarin mė tė shtrenjtė nė treg e kanė spanjollėt, Andres Iniesta. Kėmbėt e regjisorit tė Barcelonės kushtojnė 65 milionė euro. 15 milionė euro mė pak vlejnė ato tė shokut tė tij nė “Camp Nou”,
    Neymar, i cili mban dhe rekordin e lojtarit mė tė shtrenjtė karioka nė kėtė kupė.

    Me shumė mundėsi situata do tė jetė e pėrmbysur pas njė viti, kur kartoni i sulmuesit 22-vjeēar pritet tė pėsojė njė rritje progresive deri verėn e ardhshme. Por, njė avantazh nė letėr pėrballė iberikėve nė kėtė krahasim ndryshe, lojtarėt karioka e kanė: Ajo ėshtė mosha mesatare e skuadrės.

    23 talentet e Seleēaos nuk i kalojnė 27 vjeēėt. Nuk mund tė quhen tė plakur as lojtarėt e skuadrės mė tė fortė nė botė. Njė vit pėrpara Botėrorit, Del Bosque ka njė skuadėr nė kulmin e pjekurisė sė saj, 28 vjeēe. Nė “Brazil 2014?, Spanja mund tė vijė e velur, por kurrsesi e plakur.

    Vetėm 8 legjionarė kanė “La Roja”: Silva (Manchester City), Mata, Azpilicueta dhe Torres (Chelsea), Martinez (Bajern Mynih), Cazorla dhe Monreal (Arsenal) dhe Reina (Liverpool). Katėr emigrantė mė shumė kanė brazilianėt nė radhėt e tyre: Hulk (Zenit), Thiago Silva dhe Lucas (PSG), Oscar dhe David Luiz (Chelsea), Hernanes (Lazio), Julio Cesar (QPR), Dante dhe Luiz Gustavo (Bayern Munchen), Filipe (Atletico Madrid), Marselo (Real Madrid) dhe Dani Alves (Barcelona). /BS/

      Ora ėshtė 19/4/2024, 14:29