BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    NUK NDIHENI REHAT ME TRUPIN TUAJ? JA DIETA “PASTRUESE”

    Princesha...
    Princesha...
    ♥ Stafi Moderues ♥
    ♥ Stafi Moderues ♥


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 27/09/2012
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 12617
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 23727
    <b>Votat</b> Votat : 296
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Zemra eshte diqka qe mbane njeriun gjall , zemra di te duaj me forcen e saj te mbrendshme, dhe zemra di te urrej po me te njejten forc kur lendohet.

    Buzqeshje NUK NDIHENI REHAT ME TRUPIN TUAJ? JA DIETA “PASTRUESE”

    Mesazh nga Princesha... 11/2/2014, 22:12

    NUK NDIHENI REHAT ME TRUPIN TUAJ? JA DIETA “PASTRUESE” Worst-diets-dukan-dodgy-jpg_110631
    Veshjet ju ngushtojne ne “pikat kritike” te trupit dhe pas vakteve e keni barkun te fryre si top futbolli? Nuk dilni rregullisht ne banje dhe ne mbremje i keni kembet e fryra? Eshte koha per t’iu gjetur nje ilac te gjitha ketyre problemeve. Nje diete “pastruese” e bere ne menyren e duhur mund t’iu rinoje trupin dhe mendjen. Sipas specialistes se mireqenies Alyacea Ungaro, personi me i dashur per yjet e Hollivudit, ekziston nje perberes psikologjik pastertie, i cili te ndihmon te nxjerresh te keqen nga trupi. Per te arritur kete nuk ju ndihmon vetem dieta. Ju mund te provoni nga banjat me uje te kripur te metodat e vjetra, si ajuveda ose agopuntura, per t’u ndier me te lehta dhe te pastra brenda.

    Agopuntura
    Kjo praktike e lindur para pesemije vjetesh kuron cdo gje, nga problemet me lekuren te dispepsite. Edhe personat qe vuajne nga kapslleku dhe fryrja e barkut mund te gjejne menjehere sherim. Mjeshterit e agopuntures i dallojne helmet e trupit duke ekzaminuar gjuhet e pacienteve dhe ne baze te ngjyres arrijne te kuptojne gjendjen e organeve te brendshme. Keshtu ata fusin gjilpera te holla ne zona te caktuara te trupit, ne menyre qe te rigjejne ekuilibrat e energjise.

    Karboni
    Per qindra vjet japonezet e kane perdorur karbonin qe mbetet nga djegia e drurit te bardhe per te thithur substancat e ndryshme, nga helmi te refluksi i ushqimeve, qe shkaktojne shume probleme dhe arome te keqe te gojes. Poret e karbonit ne fakt thithin gazet dhe helmet e trupit. Qymyr druri, ne tableta ose kapsula, eshte shume i keshillueshem per te luftuar fryrjen e barkut dhe meteorizmin (gazra te tepert te barkut), shqetesime qe verehen pas ngrenies se nje vakti, ose shfaqen vecanerisht ne darke, pasi keni ngrene shume.

    Kafeja
    Nese ia bashkengjisni nje diete te shendetshme, kafeja (ashtu edhe caji), pervecse mund t’iu ndihmojne per t’u dobesuar, eshte ne gjendje te stimuloje metabolizmin baze. Vec te tjerash kafeina eshte mjaft e perdorur edhe te produktet kozmetike, sidomos te kremrat, per te trajtuar dhjamin ne zona te caktuara dhe per te luftuar lekuren e urryer te portokallit. Gjithashtu kafeina eshte e shkelqyer per te luftuar edhe celulitin.

    Kripa
    Kripa lufton inflamacionet e ndryshme dhe prodhon jone negative, grimca te shperndara neper ajer, te cilat jane ne gjendje te na dhurojne mireqenie (ja perse ajri i paster i plazhit na ben te ndihemi mire si nga gjendja fizike ashtu edhe ajo psikologjike). Nje banje me uje te kripur, dy ose tri here ne jave, ndihmon ne luftimin e celulitit, eliminon helmet e trupit dhe aromatizon lekuren. Ideale do te ishte kripa e bardhe qe perdorim per te gatuar, ose kripa integrale e detit. Mbushni vasken me uje te vaket, pastaj hidhni kripe, disa alga dhe esenca te ndryshme vajore. Te jeni te sigurt se pas kesaj banje do te ndiheni shume me mire.

    Ajurveda
    Kjo teknike e lashte kuron shqetesimet e ndryshme, sic jane aknet, duke perdorur esenca vajore qe pastrojne lekuren dhe e clirojne nga helmet. Eshte ideale per t’i kthyer lekures substancat ushqyese. Aloe vera eshte nje nga bimet me te dobishme per te kuruar kete shqetesim antiestetik dhe per t’i larguar aknet pergjithmone nga lekura.

    Rrezet infra te kuqe
    Nxehtesia e prodhuar nga keto rreze eshte nje aleat i shendetit fizik dhe psikologjik. Behet fjale per nje teknike te perdorur edhe neper spitale. Nxehtesia futet ne lekure duke ngrohur menjehere trupin dhe ajrin perreth. Poret e lekures hapen, duke cliruar qelizat e vdekura dhe helmet. Rrahjet e zemres rriten dhe enet e gjakut zgjerohen. Perfekte per kete do te ishin kabinat prej druri, ku mund te shijohet nje atmosfere rigjeneruese.


      Ora ėshtė 19/4/2024, 17:36