BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kolosėt e pikturės shqiptare, ekspozitė pėr pavarėsinė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Kolosėt e pikturės shqiptare, ekspozitė pėr pavarėsinė

    Mesazh nga Albatros 13/2/2010, 17:36

    Kolosėt e pikturės shqiptare, ekspozitė pėr pavarėsinė Galeria_13

    Arte pamore

    Emrat mė tė mėdhenj tė artit pamor shqiptar, por edhe atij ndėrkombėtar do tė bashkohen nė njė ekspozitė tė pėrbashkėt me rastin e festimit tė dy vjetorit tė Pavarėsisė sė Kosovės. Sipas komunikatės pėr shtyp, Galeria e Arteve tė Kosovės bėnė tė ditur se tė hėnėn, me datėn 15 shkurt, nė ora 19.00, nė ambientet e kėsaj galerie, do tė hapet ekspozita nga koleksioni i GAK-ut.

    Galeria e Arteve e Kosovės kėtė vit do t’i bashkėngjitet aktiviteteve tė institucioneve tjera kulturore me rastin e kremtimit tė 17 Shkurtit – Ditės sė Pavarėsisė me ekspozitėn e veprave nga koleksioni i GAK-ut, ku do tė ekspozohen mbi 100 vepra artistike tė autorėve shqiptarė dhe ndėrkombėtar.

    Mbi 820 ka dalė tė jetė numri i kėtyre vepra tė cilat pėrbėjnė pasurinė kryesore tė artit pamor nė Kosovė – fondin e GAK-ut, regjistrim qė ėshtė bėrė kohėt e fundit. Ndėrkaq pjesė e kėtij fondi janė artistėt mė tė mėdhenj shqiptarė, tė cilėt kanė mė shumė se dy vepra qė ruhen e konservohen nė kėtė galeri. Ndėrsa ekspozimi i tyre ėshtė edhe mė i rrallė pėr publikun. Kjo ekspozitė, e cila do tė qėndrojė e hapur pėr adhuruesit e artit pamor, pėr afro njė muaj do tu japė mundėsi tė gjithėve ata qė nuk e njohin dhe nuk i kanė prekur nga afėr kėto kryevepra shqiptare. Aty do tė ekspozohen disa prej veprave mė tė mira tė piktorit tė madh Muslim Mulliqi, por edhe kryeveprat e Ibrahim Kodrės, i cili ia ka dhuruar vetė disa vepra tė tij galerisė sė arteve. Gjithashtu i pranishėm do tė jetė edhe njė nga kolosėt e pikturės shqiptare Abdurrahim Buza apo Guri Madhi apo profesor Agim Ēavdarbasha. Pa lėnė anash edhe emra tė piktorėve tė huaj si Karmon Fan Ferri, Lizzie Lundberg apo Andrea Volo.

    Ndėr tė tjerė nė kėtė ekspozitė do tė ekspozohen veprat e artistėve tė mėdhenj si Odhise Paskali, Muslim Mulliqi, Ibrahim Kodra, Abdurrahim Buza, Guri Madhi, Nysret Salihamixhiqi, Omer Kaleshi, Abdylkadėr Pagarusha, Shyqri Nimani, Svetozar Kamenoviq, Franco Gentilini, Francesko Manzini, Andy Ėarhol, Simon Shiroka, Agush Beqiri, James Rosenquist, Gabrijela Stupica, Gjelosh Gjokaj, Xhevdet Xhafa, Andreė Testa, Gjuro Pulitika, Hanibal Salvaro, Bertil Lundberg, Adem Kastrati, Ymer Shaqiri, Engjėll Berisha, Nuredin Loxha, Fatmir Krypa, Agim Ēavdarbasha, Zvest Apolonio, Jozhe Spacal, Jozhe Ciuha, Karmon Fan Ferri, Lizzie Lundberg, Andrea Volo, Zvest Apolonio, Jozhe Ciuha, Edo Murtiq, Hanibal Solvaro, Zllatko Prica, Helmtrud Nistrom, Grete Nash, Mariana Maner, etj.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 29/3/2024, 01:22