BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    FSHF: Do tė ndeshemi si tė barabartė me Francėn

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje FSHF: Do tė ndeshemi si tė barabartė me Francėn

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/9/2011, 10:51

    FSHF: Do tė ndeshemi si tė barabartė me Francėn Stadiu10

    Federata Shqiptare e Futbollit pak orė para ndeshjes sė madhe Shqipėri-Francė deklaron se skuadra ėshtė e pėrgatitur pėr takimin, ndėrsa shpreson pėr lojė tė bukur dhe pėr rezultat pozitiv.

    "Do tė ndeshemi si tė barabartė me Francėn. Tė gjithė shqiptarėt tė jenė me zemėr tė bashkuar pėr kombėtaren dhe kombin", thuhet nė deklaratėn e FSHF-sė.

    Ndėrkohė njė ditė mė parė trajneri i kombėtares shqiptare, Josip Kuzhe, theksoi se ekipi i tij do tė ndeshet me njė nga skuadrat mė tė mira nė Europė, por deklaron se kjo nuk e ndalon atė dhe tė gjithė skuadrėn kuqezi tė mendojnė pėr njė rezultat pozitiv.

    “Nuk mund tė pretendojmė qė ndaj Francės tė kemi njė dominim tė lojės dhe presim qė ata tė mbajnė topin mė shumė se ne. Por kjo nuk do tė thotė qė ne vetėm do tė mbrohemi, ne do tė mundohemi ta kapim nė kundėrsulm. Vendosja e Currit nė mesfushė ėshtė njė frymėmarrje pėr ne, pasi ai ėshtė agresiv, mund tė futet nė duel dhe mund tė rrezikojė nė zonėn kundėrshtare me topat e lartė. Kjo zgjedhje ėshtė edhe pėr shkak tė formės sė mirė qė po kalon Teli”, shprehet Kuzhe.

    Ndėrsa trajneri i Francės Loren Blank, nė konferencėn qė ka dhėnė pėr mediat shqiptare u shpreh se ekipi shqiptar i ka tė gjitha shanset pėr t'u kualifikuar.

    Megjithė kėtė respekt, sigurisht qė objektivi i tyre pėr kėtė ndeshje janė tre pikėt qė do t’i japin mundėsinė pėr tė vazhduar qėndrimin nė krye tė grupit.

    “Pėrgatitjet tona janė gjithmonė pėr fitore, jo vetėm me Shqipėrinė por me kėdo. Kjo ėshtė gjėja mė e thjeshtė pėr tė thėnė paraprakisht. Edhe barazimi ėshtė pjesė e ndeshjes. Ka takime qė barazimi konsiderohet fitore, por ka ndeshje qė barazimi konsiderohet si humbje”, shprehet trajneri i pėrfaqėsueses franceze.

    Shqipėri-Francė, policia merr masa

    Policia e Tiranės merr masa pėr mbarėvajtjen e ndeshjes Shqipėri-Francė, qė zhvillohet tė premten nė mbrėmje.

    Gjatė ditės sė sotme nga ora 14.00 deri nė mesnatė do tė bllokohen rrugėt qė tė cojnė drejt stadiumit dhe nuk do tė lejohet parkimi i automjeteve nė sheshin "Italia" dhe pranė stadiumit.

    Policia e kryeqytetit bėri tė ditur se do tė ushtrohet kontroll i imtėsishėm i tifozėve qė do tė hyjnė nė stadium.

    “Qemal Stafa” gati pėr Francėn

    Stadiumi kombėtar “Qemal Stafa” do tė jetė gati pėr sfidėn e tė premtes. Drejtori i kėtij impianti, Viron Bezhani ka pohuar se falė bashkėpunimit me FSHF-nė, me Drejtorinė e Ujėsjellsave dhe me Drejtorinė e Policisė, fushat dhe ambientet e tjera kanė ndryshuar pamje.

    “Mendoj se i kemi marrė tė gjitha masat. E kemi lyer tė gjithė stadiumin”, tha Bezhani.

    “Nuk besoj se kjo do tė jetė ndeshja e fundit. Do tė pėrgatitemi edhe pėr ndeshjen me Rumaninė”, theksoi ai.

    Femijėt kėrkojnė fitore

    Fėmijė nga grupmosha tė ndryshme kanė kėrkuar nga futbollistėt e kombėtares fitore ndaj Francės.

    Lojtarėt kuqezi tė cilėt kanė vizituar njė nga kopshtet e kryeqytetit u kanė premtuar jo vetėm tifozėve, por edhe fėmijėve pėr njė ndeshje tė bukur dhe me njė rezultat pozitiv.

    “Shpresojmė qė fėmijėt tė sjellin kualitet nė fushė nė tė ardhmen”, u shpreh Lala.

    “Shpresojmė tė luajmė sa mė mirė dhe tė bėjmė njė ekip sa mė tė mirė kundėr Francės”, tha Bogdani.

    Tė premten nė 'Qemal Stafa' do t’i japė lamtumirėn kombėtares shqiptare dhe futbollisti Alban Bushi. Ish-shokėt e tij nė pėrfaqėsuese i kanė dhuruar Bushit dhe njė trofe si golashėnuesi mė i mirė nė historinė e kombėtares. Top Channel

      Ora ėshtė 26/4/2024, 11:33