Sikurse vitin e kaluar, poashtu edhe kėtė vit u mbajt Kupa Botėrore e futbollit tė vogėl nė Stamboll. Kosova kėsaj radhe ia ka dalė mbanė qė me sukses ta mbrojė titullin e kampionit qė e kishte fituar vitin e kaluar.
Nė kėtė turne morrin pjesė 20 shtete nga anė e mbanė bota. Republika e Kosovės bėnte pjesė nė Grupin C sė bashku me Pakistanin, Afganistanin, Senegalin dhe Shqipėrinė.
Ndeshjen e parė djelmoshat tanė e fituan me rezultat zyrtar 3-0 ndaj Senegalit. Nė ndeshjen e dytė e demoluan Shqipėrinė me rezultat tė lartė 22:0, nė tė tretėn e mposhtėn Afganistanin me rezultat 9-2, ndėrsa ndeshjen e fundit e fituan me rezultat zyrtar ndaj Pakistanit dhe kėshtu e kaluan fazėn e grupeve si liderė.
Nė ndeshjen ēerekfinale ata u ndeshėn me rivalin mė tė fortė nė kėtė turne, Bosnjėn. Kėtė ndeshje e fituan nė sekondat e fundit me rezultat 1-0 dhe u kualifikuan pėr nė gjysmėfinale.
Nė gjysmėfinale i priste Uyguri i cili i hapi pak probleme, por studentėt kosovarė edhe pse me njė lojtarė mė pak, arritėn ta fitojnė kėtė ndeshje pas vazhdimeve me rezultat 7-6.
Nė finale u takuan me Malin e Zi, ku me fillim tė ndeshjes dolėn nė disavantazh prej njė goli, por pastaj e pėrmbysėn rezultatin dhe e fituan kėtė takim bindshėm me rezultat 3-1, pėr tu shpallur kampion pėr tė dytėn herė radhazi.
Nė ndeshjen finale nė pėrkrahje tė studentėve kosovarė ishte edhe konsulli i Republikės sė Kosovės nė Stamboll, Rrahim Morina, dhe drejtori i Qendrės Kulturore nė Turqi, Kamil Bytyqi, qė i shpėrblyen kėta studentė me disa plakete.
Pėr studentėt tanė nuk munguan as shpėrblimet. Titullin pėr portierin mė tė mirė tė turneut e fitoi Elvedin Tokaj, ndėrsa golashėnuesi mė i mirė i turneut u zgjodh Skifter Veliu, qė ishte bartėsi kryesor i lojės sė tyre.
Golashėnuesi mė i mirė i kėtij turneu, Skifter Veliu.
Edhe njė herė vėrtetuam se sado pak qė kemi mundėsi mundohemi ta pėrfaqėsojmė Kosovėn nė mėnyrė tė denjė dhe mė tė mirė tė mundshme, ka thėnė Skifter Veliu pėr Telegrafin.
Kosova nė kėtė turne u pėrfaqėsua nga kėta studentė: Elvedin Tokaj, Onur Sherifi, Ervin Shporta, Tayfun Karanfil, Blend Shporta, Turker Mazrek, Saner Baymak, Hadis Pirana, Serkan Mazrek, Admir Bakiqi dhe Skifter Veliu. /Telegrafi/