BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kėshilla pėr lėkurė tė shėndetshme!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kėshilla pėr lėkurė tė shėndetshme!

    Mesazh nga LePuRuShJa 24/9/2014, 18:22

    Jo gjithmonė ėshtė e lehtė tė pėrcaktosh tipin e saj, nėse ėshtė e yndyrshme, mikse apo e thatė, sepse fiziologjia e lėkurės sė fytyrės ndryshon me kalimin e kohės. Kėtu ndikojnė mosha, mjedisi, temperatura, duhani, hormonet seksuale ... Lėkura normale duhet tė hidratohet ēdo ditė, tė mbrohet nga papastėrtitė dhe nga dielli. Pra, pastrojeni fytyrėn nė mėngjes dhe nė darkė (mos flini kurrė pa hequr makijazhin) dhe vini njė krem hidrant tė lehtė. Lėkura e thatė ėshtė ajo qė haset mė shpesh dhe qė ka nevojė pėr kujdes tė vazhdueshėm.

    PSE KEMI LĖKURĖ TĖ THATĖ? Nga mungesa e ujit nė lėkurė; veprimi i faktorėve tė jashtėm si: nxehtėsia, i ftohti, larjet e fytyrės me sapun; kontaktet e pėrsėritura me ujin; pakėsimi i sekreti mit tė yndyrės; lėkura mund tė jetė e thatė gjenetikisht, si nė disa sėmundje, ekzema atopike, iktiosis; zgjedhja jo e saktė e produkteve kozmetike.

    Kujdesi pėr lėkurėn e thatė: Shmangni larjet me sapun agresiv dhe pėrdorimin e solucioneve me alkool; fytyra tė lahet me qumėsht pastrues; shpėlajeni qumėshtin me ujė, pėrdorni dy herė nė ditė njė krem hidratant.

    LĖKURA MIKSE: Paraqet probleme nė zgjedhjen e preparateve kozmetike.

    LĖKURA E YNDYRSHME: Ėshtė e prirė pėr tė formuar akne (puērra) dhe pika tė zeza. Format e paraqitjes sė akneve variojnė nga mė tė lehtat (grada e parė), format e mesme (grada e dytė) dhe format e rėnda. Kjo lėkurė plaket mė ngadalė dhe e toleron mė mirė diellin. Por edhe lėkurat e yndyrshme mund tė jenė tė dehidratuara (qė kanė mungesė uji).

    Kujdesi pėr lėkurėn e yndyrshme: Evitoni tonikėt me alkool; kremrat shumė tė yndyrshėm; kremrat pudėr, pasi shtojnė pikat e zeza; Pastroni lėkurėn me sapun tė butė dhe losion pėr lėkura tė yndyrshme; pėrdorni maska pėr lėkurė tė yndyrshme dy-tre herė nė javė.

    LĖKURAT E DEHIDRATUARA: Kanė mungesa uji, por tė gjitha tipet e lėkurės, normale, e thatė ose e yndyrshme, mund tė jenė pėr momentin tė dehidratuara. Lėkura e dehidratuar ėshtė e pėrkohshme. Dielli, era, i ftohti, lodhja ose stresi, trajtimet shumė agresive ndikojnė nė dehidratimin e lėkurės. Lėkura duhet tė rihidratohet shpejt me produkte tė pėrshtatshme qė sjellin ujin nga njėra anė dhe pengojnė largimin e tij nga ana tjetėr. Kur qelizat e lėkurės nuk janė plotėsisht tė hidratuara, ato nuk mund tė funksionojnė mirė dhe shkaktojnė dėmtime tė indeve dhe plakje tė lėkurės. Hidratimi ėshtė mjaft i rėndėsishėm pėr tė pasur lėkurė tė shėndetshme.

    Kujdesi pėr lėkurat e ndjeshme ose delikate

    • Pėrdorni produkte pėr lėkura delikate, losion pastrues pa shpėlarje ose sprej me ujėra termale, kremra hidratantė tė lehtė.
    • Thajeni mirė fytyrėn, duke e tamponuar mirė me njė shami letre dhe jo me pambuk.
    • Nė ambientet e punės, me ajėr tė kondicionuar ose ajėr tė nxehtė, rekomandohet pėrdorimi i kremrave hidratantė disa herė nė ditė.
    • Nė qoftė se pėrdorimi i njė produkti shkakton skuqje apo pickim, ndėrpriteni menjėherė.

    Kujdes: nga dielli i fortė, era, konsumimi i alkoolit, duhanit dhe kequshqyerja! Pini tė paktėn 8 gota ujė ēdo ditė dhe hidratojeni vazhdimisht lėkurėn me kremin e pėrshtatshėm.

    KĖSHILLA: Nė vend qė ta zgjidhni vetė kremin pėr fytyrėn, ėshtė mirė tė kėrkoni kėshillėn e njė dermatologu, i cili do t'ju ndihmojė tė merrni produktin qė ka vėrtet nevojė lėkura juaj. Pėrpara zgjedhjes, mjeku duhet tė bėjė testimin e plotė tė lėkurės. Pas kėsaj, ai ju jep informacionin pėrkatės pėr gjendjen e lėkurės dhe konkretisht, pėr shkallėn e hidratimit, yndyrės, Ph dhe elasticitetin, si dhe pėr kremin e duhur qė i nevojitet lėkurės suaj.


      Ora ėshtė 26/4/2024, 23:23