BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kadare: Rrėzimi i “totalomanisė”

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Kadare: Rrėzimi i “totalomanisė”

    Mesazh nga Albatros 10/3/2010, 23:33

    Shqiptari i pėrkthyer nė mė shumė se 60 vende, Ismail Kadare prezanton ndėrgjegjen e njė populli tė shtypur nga stalinizmi. Ai, kėtė e rishfaq nė romanin "Darka e gabuar", njė roman trishtues mbi ēmendurinė e regjimeve totalitare. Nė lidhje me rrugėtimin e tij profesional dhe karrierėn e tij Kadare flet pėr momentet e tij mė thelbėsore. Ai ndėr tė tjera shprehet se nė vendin e tij ku u tėrbua stalinizmi, njė nga mė tė ashprit nė botė, momenti kyē pėr tė ishte kur kuptoi se pėr letėrsinė, unė nuk do tė bėnte kompromise me atė regjim. “Nė vitin 1970, unė isha 34 vjeē, kur romani im i parė "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" u botua nė Francė dhe shumė shpejt nė tė gjithė Evropėn.

    Njė ditė, kuptova se ajo qė bėja ishte e mirė jo vetėm pėr ne shqiptarėt, por edhe pėr botėn e lirė. Pashė tė ardhmen time: kur komunizmi tė bjerė, librat e mi do tė jetojnė akoma. Kam qenė njėherėsh i njohur dhe kėshtu edhe i mbrojtur, por nga ana tjetėr, pėr diktaturėn shqiptare, unė isha njė qenie e ēuditshme, e dyshimtė. Si njė shkrimtar qė duhej tė ishte komunist, mundej ai tė ishte i pėlqyer atje? Duhet tė kujtojmė qė Shqipėria nuk kishte asnjė marrėdhėnie diplomatike me vendet perėndimore, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė" ka nėnvizuar Kadare. Ai mė tej shkruan se askush nuk injorohet si nė regjimet tiranike, njė shkrimtar i madh. “Ėshtė si njė pemė e shėnjuar pėr t'u rrėzuar” dhe ai shpjegon se si pozita gjeografike ka qenė njė aleat pėr popullin shqiptar, duke treguar nė linja tė pėrgjithshme historinė e vendit tė tij.

    Komunizmi ra nė vitin 1990. Deri sa diktatori Hoxha ishte gjallė, diktatura nuk mund tė binte. "Njė "totalomani" nuk mund tė ndalet veēse me vdekjen e diktatorit", rrėfen Kadare duke vazhduar tregimin mbi romanin e tij tė fundit. “Nuk mė pėlqejnė romanet e mbėshtetura nė fakte reale" shpjegon ai duke zbuluar dhe arsyen pse hebrenjtė nė Shqipėri nuk u persekutuan asnjėherė nga gjermanėt. Njė rast i rrallė ky, i cili gjithashtu pėrshkruhet brenda rreshtave tė “Darkės sė gabuar”.

      Ora ėshtė 26/4/2024, 19:45