BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Historia frymėzuese e tre vjeēarit Xhosh Duonē

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Historia frymėzuese e tre vjeēarit Xhosh Duonē

    Mesazh nga Albatros 19/10/2010, 11:02

    Historia frymėzuese e tre vjeēarit Xhosh Duonē Dwonch10


    Xhosh Duonē, u diagnostikua qė nė javėt e para tė jetės me njė sėmundje tė rrallė tė mėlēisė. Prindėrit e tij Albana Sala (Duonē) dhe Andy Duonē, si punonjės humanitarė ishin mėsuar me vėshtirėsi. Por asgjė nuk mund t'i pėrgatiste pėr sfidėn mė tė madhe tė jetės, luftėn pėr shėndetin e djalit tė tyre.

    Xhoshi mbush sot tre vjeē. Ai ėshtė plot me energji si ēdo vogėlush i moshės sė tij. Por pėr tė dhe prindėrit e tij, ēdo hap qė ai hedh, ēdo prapėsi e vogėl dhe buzėqeshje janė dhuratė e njė shansi tė dytė pėr njė jetė tė shėndetshme dhe tė lumtur.

    "Ne nuk e dinim se ēfarė kishte derisa hyri nė operacion, dy muaj pasi lindi. Nė fillim u bė njė operacion pėr tė zbuluar se ē'ishte", thotė babai i Xhoshit, Andi nė njė intervistė nga Siatėll ku jeton familja Duonē.

    Mjekėt dyshonin se Xhoshi vuante nga atrezia e rrugėve biliare. Bėhet fjalė pėr njė bllokim tė kanalit tė pėrbashkėt mes mėlēisė dhe zorrės sė hollė tek foshnjat. Albana, mamaja e Xhoshit flet pėr atė moment tė vėshtirė.


    "Kur zilja e telefonit ra dhe mjeku na komunikoi qė e kishin konfirmuar faktin qė Xhosh i kishte tė bllokuara kanalet e tėmthit dhe do tė kryente atė operacion tė komplikuar kirurgjikal qė quhet operacioni Kasai, ishte njė moment shumė i vėshtirė, mbetet njė moment shumė i vėshtirė pėr mua pėr tė folur", thotė ajo.

    Operacioni e zgjidhte problemin pėrkohėsisht. Kirurgu pediatėr Evan Nadler i Qendrės Kombėtare Mjekėsore pėr Fėmijėt nė Uashington - i cili nuk e ka kuruar Xhoshin - studion kėtė sėmundje tė ndėrlikuar. Ai thotė se nėse nuk merren masa pėr kurimin e saj, toksinat qė ngecen tek mėlēia e dėmtojnė atė nė mėnyrė tė pariparueshme.

    "Ndodh nė 1 deri nė 10 mijė pacientė nė gjithė botėn. Duket se mė shumė kap fėmijėt nė Azi dhe sidomos Japoni, por ėshtė njė problem qė haset edhe nė Shtetet e Bashkuara dhe pothuajse ēdo vend tė botės".

    Kur Albana dhe Andi ishin njohur nė Tiranė para 10 vjetėsh atyre nuk u shkonte kurrė ndėr mend se do tė pėrballeshin me njė sfidė tė tillė. Puna me organizatėn humanitare Mercy Corps i ēoi nė Serbi, Irak, Jordani, Liban dhe sė fundi nė Izrael dhe Territoret Palestineze. Vajza e madhe Emma, 5 vjeē, ishte lindur nė Bejrut dhe Albana e kishte kaluar pjesėn mė tė madhe tė shtatzanisė me Xhoshin nė Jeruzalem. Pas operacionit tė Xhoshit, familja u kthye nė Jeruzalem dhe ēdo gjė dukej se shkonte normalisht. Pastaj erdhi dhjetori i vitit 2009, prag Krishtlindjesh.

    "Kur hipėn nė avion nė Amsterdam pėr tė shkuar nė Siatėll, mė 16 dhjetor, Xhoshi kishte njė temperaturė tė lehtė. Ne nuk menduam se ishte ndonjė gjė e madhe, thamė ndoshta ishte thjesht njė e ftohur e lehtė", thotė Andi.

    Nė fakt nė kėtė moment kishte filluar njė e tatėpjetė nė shėndetin e Xhoshit. Pas disa vizitave nė Siatėll, mjekėt vendosėn qė ai tė shkonte nė Palo Alto tė Kalifornisė, nė spitalin Lucille Placcard ku ishte specialisti qė e kishte ndjekur rastin e Xhoshit. Gjendja u keqėsua dhe Xhosh u vendos nė njė listė pėr transplant mėlēie, por analizat nuk e vendosėn dot nė rastet prioritare. Atėherė Albana mori njė vendim qė pėr tė si nėnė ishte i natyrshėm: t'i dhuronte njė pjesė tė mėlēisė djalit tė saj.

    "Nė momentin qė mjekėt konfirmuan qė isha donatore kompatibėl me Xhoshin, pasi kishin tė njėjtin grup gjaku, sigurisht qė kisha njė ndjenjė ēlirimi dhe mirėnjohjeje qė tė paktėn kisha njė mundėsi pėr ta ndihmuar tim bir, pėrzjerė sigurisht me njė frikė pėr njė operacion tejet tė ndėrlikuar dhe njė keqardhje qė pas operacionit nuk do tė kisha mundėsi tė kujdesesha pėr Xhoshin, pasi do tė isha vetė paciente".

    Pas njė shtyrjeje prej njė jave, pėr arsye praktike nga ana e spitalit, njė surprizė e priste familjen Duonch, vetėm 48 orė para kohės sė parashikuar pėr operacionit tė Albanės dhe Xhoshit.

    "Pastaj tė premten mė 15 janar, rreth orės 4:00, koordinatori i transplantit dhe njė nga mjekėt e Xhoshit hynė me nxitim nė dhomėn e spitalit dhe na thanė se kishin gjetur njė dhurues pėr Xhoshin", tregon Andi.

    Albana thotė se ishte vetėm nė atė moment nė dhomė me Xhoshin dhe e mbante mend shumė mirė.

    "Isha duke i lexuar njė libėr Xhoshit kur erdhi mjeku dhe kur e pashė mjeku dukej shumė i nervozuar por nė tė njėjtėn kohė edhe shumė i lumtur. Erdhi duke vrapuar dhe tha: kam njė lajm shumė tė bukur pėr ty dhe pėr familjen tėnde. Ishte e vėshtirė pėr mua deri nė atė pikė ku kishim arritur qė tė mendoja se kishte akoma lajme tė mira pėr mua, ose pėr Xhoshin, ose pėr familjen tonė, por nė atė moment e kuptova qė njė mėlēi ishte gjetur pėr Xhoshin", thotė ajo.

    Mė 15 janar 2010, pas njė operacioni qė zgjati 10 orė, Xhoshi kishte njė mėlēi tė re dhe njė mundėsi e dytė jete.

    "Pas transplantit, fėmijėt qė kanė pasur kėtė sėmundje mund tė bėjnė njė jetė krejtėsisht normale. Por ne po pėrpiqemi aktivisht pėr pėrgjigje dhe kurime tė reja pėr ta pėrmirėsuar edhe mė shumė kujdesin pėr fėmijėt".

    Dr. Nadler i Qendrės Kombėtare Mjekėsore pėr Fėmijėt thotė se askush nuk e di me siguri se ēfarė e shkakton kėtė sėmundje, megjithėse ka teori tė ndryshme. Muaji tetor i kushtohet ndėrgjegjėsimit, studimeve dhe fondeve pėr sėmundjet e mėlēisė, nga tė cilat vuajnė 30 milionė amerikanė. Susan Robinson ėshtė zėvendės Presidente pėr programet tek Fondacioni Amerikan pėr Mėlēinė nė Nju Jork.

    "Si pjesė e mbledhjes sė fondeve, fondacioni ynė organizon komunitetet nė gjithė vendin, nė njė numėr aktivitetesh qė mbledhin fonde pėr tė edukuar, si edhe qė tė sigurojmė financimin pėr shkencėtarėt mė tė mirė nė vend qė studiojnė sėmundjet e mėlēisė, parandalimin dhe kurimin e tyre", thotė ajo.

    Albana dhe Andi tė lumtur dhe mirėnjohės pėr gjithė ndihmėn dhe mbėshtetjen qė morėn, ishin pjesėmarrės pikėrisht nė njė nga kėto aktivitete nė Siatėll pėr mbledhjen e fondeve. Andi ndjen lehtėsim qė mėlēia e dhuruar, u shfaq nė kohė pėr tė shpėtuar Albanėn nga operacioni, por ai thotė se ata janė shumė tė vetėdijshėm pėr dhimbjen e familjes tjetėr, fėmija e tė cilės kishte vdekur, dhe mėlēinė e tė cilit ka sot Xhoshi.

    "Ne ndjejmė mirėnjohje pėr kėtė dhuratė jete pėr Xhoshin, por ėshtė e rėndėsishme qė tė kujtojmė se njė familjeje tjetėr iu desh tė vuante tmerrėsisht, nė mėnyrė qė t'i dhurohej jeta Xhoshit", thotė ai.

    "Kur e pashė Xhoshin se si ecte, vraponte, rrėzohej ngrihej lart prapė, e kisha tė vėshtirė t'i mbaja lotėt dhe i gėllita lotėt por nė tė njėjtėn kohė mė kaloi para syve kjo stuhia e pazakontė mjekėsore dhe emocionale qė na kaploi tė tėrėve pėr thuajse tetė muajt e fundit, thotė Albana. Ndjeja njė mirėnjohje qė stuhia ishte fashitur. Xhoshi ėshtė njė fėmijė energjik dhe nė formė shumė tė mirė shėndetėsore".

    Ajo shpreh mirėnjohjen pėr ekipin e shkėlqyer tė mjekėve, pėr kryekirurgun Karlo Eskuivel, si edhe pėr mbėshtetjen e jashtėzakonshme nga familjarėt qė nga Amerika, Shqipėria dhe Italia, si edhe miqtė thuajse nga e gjithė bota.

    Pėr familjen Dwonch, ky ėshtė njė mision i ri. Por teksa shohin vogėlushin e tyre tė vrapojė, qeshė dhe tė gėzojė ēdo ditė tė jetės, ata ndjejnė se ēdo minutė ankthi, ėshtė shpėrblyer. Shekulli

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 26/4/2024, 17:43