BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Parfume mitike, parfume unike

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Parfume mitike, parfume unike

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/11/2010, 21:05

    1- Flower by Kenzo

    Parfume mitike, parfume unike Images

    Historia: Flower by Kenzo lindi nga nje sfide poetike, te "shpikesh" aromen e nje luleje e cila nuk ka arome, lulekuqja! Nja arome e menduar qe te bej femrat te imagjinojne ngjashmerinee kesaj luleje, e forte dhe delikate, simbol i paqes dhe i harmonise natyrore. Parfumi u inspirua edhe nga nje foto, ku nje vajze i jep nje margerite disa ushtareve te armatosur. Kjo lule simbolizon vlerat e Kenzo-s.

    Aroma: Ne 2000 parfumieri Alberto Morillas shpik parfumin e lulekuqes, nje arome per femra sensuale, te rafinuara dhe rrezellitese. Rrezultati: arome e lehte luleje dhe shume sensuale.

    Ambalazhi: Ambalazhimi i Flower by Kenzo misheron forcen e poezise. I menduar nga Designer Serge Mansau, tregon nje lule te zgjatur ne infinit dhe e mbrojtur nga nje strukture transparente.

    2-N°5 nga Chanel

    Parfume mitike, parfume unike Images

    Historia: 1920, Gabrielle Chanel mbreteron mbi moden pariziene. Gjate veres te atij viti lind nje ide, Chanel do te lancoje nje parfum! Nje projekt i pakazakonte ne ate epoke, ku stilist dhe parfumiere ishin dy zanate te ndryshme.

    Aroma: Pioneri i parfumerise moderne, Ernest Beaux realizon nje "bouquet" ne perqendrimin e tij total me aromen e epokes.

    Emri: Mademoiselle Chanel zgjedh nje logo te thjeshte, pothuaj nje numer matrikulli. Mbase behej fjale per tentativen e peste te Ernest Beaux apo Gabrielle Chanel kishte vendosur ti jepte parfumit numrin e saj fatsjelles.

    Ambalazhimi: Me linjat e saj te pastra dhe cepat me konture gjeometrike, ambalazhi i dizenjuar nga Mademoiselle Chanel eshte nje model i thjeshtesise. Chanel N'5 preferohet per elegancen e saj.

    3- Angel nga Thierry Mugler

    Parfume mitike, parfume unike Images

    Historia: Ambalazhi do te jete nje yll, ngjyra do te jete blu dhe parfumi do te percjelle femijerine dhe feminilitetin. Origjina e ketij parfumi? Netet e kaluara duke pare yjet, kur ishte e vogel.

    Aroma: Aroma e imagjinuar nga Thierry Mugler ishte kaq origjinale saqe u nevojiten 608 tentativa per te arritur ne parfumin qe njohim sot. Thierry Mugler ishte nder te paret qe futi aromen e cokollates dhe te karameles ne aromat e parfumeve. Angel eshte aroma e pare qe nuk permban asnje lule ne vetvete.

    Ambalazhi: ne 1990 te gjithe mjeshtrat e Xhamave u konsultuan per te realizuar kete projekt. Por vetem ata te artizanaleve pranuan sfiden. U deshen 2 vjet per te bere nje makine speciale. Por 6 jave perpara lancimit u kuptua qe produktet e para nuk korrespondonin me projektin. pasi u ben kontrolle te shumta teknike u zbulua se shkaku ishte nje korent ajri i thjeshte.

    4- Trésor nga Lancōme

    Parfume mitike, parfume unike Images

    Historia: Lancōme lancoi Tresor 20 vjet me pare. tresor eshte nje arome nga netet romantike, e cila te sjell ndermend dashurine universale dhe te perjetshme.

    Aroma: Sophia Grojsman krijoi harmonine olfative te tresot ne 1990. E inspiruar nga femra te dashuruara, kompozoi nje buqet te ekuilibruar. Ky parfum permban eren e trendafilit roze.

    Ambalazhi: Nje veper arti e verte e firmosur Georges Delhomme, ambalazhi origjinal i Tresor(1952) eshte nje teknik e mrekullueshme me 75 siperfaqet e gdhendura me dore.

    5- Poison nga Dior

    Parfume mitike, parfume unike Images

    Historia: 1985, Poison revolucionon parfumerine. Per te ilustruar deshiren e tij, Christian Dior deklaroi: "Nje parfum eshte nje dere e hapur ne nje univers te gjetur...". Poison behet nje reference legjendare e parfumerise.

    Aroma: E krijuar nga parfumieri Édouard Fléchier, Poison imponon nje harmoni potente dhe misterioze. Poison eshte zbulimi i nje bote te re. me nje arome pikante, Poison josh te gjitha femrat.

    Ambalazhi: Per te mbajtur aromen e tij te cmuar, parfumi Dior krijon nje ambalazh te vecant. Nje frute ne xham, simbol i tundimit, nje mole e gdhendur ne nje ngjyre te erret dhe nga fruti ruan vetem formen, nxehtesine dhe sensualitetin.

    6- Le Classique nga Jean-Paul Gaultier

    Parfume mitike, parfume unike Images

    Historia: Le Classique di Jean Paul Gaultier lindi 17 vjet me pare. Stilisti i famshem riprodhoi universin e tij ne kete krijim te pare olfativ. Parfumi u be me porosi per femren Gaultier, per gruan ideale dhe sensuale.

    Aroma: Jean Paul Gaultier i kerkoi Jacques Cavallier te shpike nje arome qe ta bente te mendonte per boten magjike te femijerise. Nje kompozim delikat dhe shume femeror.

    Ambalazhi: Korseja, element i rendesishem i krijimit te Jean Paul Gaultier dhe te emblemes se feminilitetit, transformohet ne trup xhami me ngjyre roze, me forma sensuale te cilat mbyllin dhe mbajne aromen. Nje ambalazh femer per nje parfum dedikuar femrave.

    7- Very Irrésistible nga Givenchy

    Parfume mitike, parfume unike Images

    Historia: E parrezistueshme nuk behesh, por je! Eshte nje menyre e te qenurit, nje lloj pafajsie. Lindur ne 2003 Very Irrésistible nga Givenchy dallon rinovimin e markes dhe ne te njejten kohe dashurine per femrat.

    Aroma:Trendafili eshte dominues i fuqishem i Very irrésistible nga Givenchy, eshte i pari "Lulezim aromatik" i parfumerise. Protagonistja e ketij parfumi pa dyshim eshte trendafili me shume origjinat e tij. Nje buqete fantastike sensuale per nje pafurm qe ju fton ne joshje.

    Ambalazhi: Ambalazhi eshte i gjate dhe roze si parfumi qe ai permban, nje trendafil qe sfumon nga e erreta tek e celta. Xhami ka forme prizmi trekendesh duke i lejuar drites te reflektoj ne cdo ane sipas levizjeve. Asnje etikete, vetem nje unaze argjendi e cila ndan shishen nga tapa ku eshte shkruajtur emri i parfumit. Ikub

      Ora ėshtė 11/5/2024, 06:33