BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pushimet? 10 qytetet e ndaluara

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pushimet? 10 qytetet e ndaluara

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/11/2010, 02:28

    Pushimet? 10 qytetet e ndaluara Images

    Blacksmith Institute, njė kompani qė merret me mbrojtjen e ambientit, ka hartuar njė klasifikim tė vendeve mė tė ndotura nė botė dhe qė janė vdekjeprurėse pėr banorėt e pėrhershėm.

    Linfen nė Kinė – Kodrat pėrreth Linfen janė plot miniera legale dhe ilegale, ajri ėshtė i ndotur me karbon. Rrobat e bardha tė sapolara bėhen tė zeza para se tė thahen.
    Dzerzhinsk nė Rusi- Gati 300 milionė tonalata tė mbetjeve kimike, pėrfshi edhe disa tepėr tė rrezikshme, ndodhen nė kėtė qytet. Jo rastėsisht zona ka marrė cmimin Guinness pėr ndotjen mė tė madhe me agjentė kimikė.
    Tianying nė Kinė- Njė qytet industrial, ku prodhohet gjysma e sasisė sė plumbit nė Kinė. Pėr shkak tė teknologjisė me nivel tė ulėt dhe mungesės sė rregullave, shumė metale toksike pėrfundojnė nė ambient dhe nė ujė.
    Sukinda nė Indi- Kromi ėshtė njė metal i rrėzikshėm i pėrdorur pėr prodhimin e hekurit. Eshtė kancerogjen dhe shumė i rrezikshėm pėr jetėn e njeriut. 60 pėrqind e ujit pėrmban krom nė nivel dy herė mė tė lartė se normalja.
    Vapi nė Indi- Ky qytet ndodhet nė fund tė terreneve industriale nė Indi. Pėr qytetarėt, kostoja e rritjes sė prodhimtarisė nė Indi paguhet me jetė. Niveli i mėrkurit nė ujėrat nėntokėsore ėshtė 96 herė mė i lartė se normalja e lejuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė.
    Oroya nė Peru- Plumbi ėshtė i pėrhapur masivisht dhe numri i tė vdekurve sa vjen edhe rritet.Oroya ėshtė njė qytet i minatorėve nė Andet peruane. Atje fėmijėt e kanė nivelin e plumbit nė gjak mbi limitin e pranueshėm.
    Norilisk nė Rusi- Ky qytet ėshtė themeluar nė vitin 1935 dhe sa vjen gjendja bėhet mė e keqe. Eshtė epiqendra e kompleksit tė fonderive nė botė. nė ajėr clirohen cdo vit 4 milionė tonelata plumb, nikel, arsenik dhe zink.
    Chernobil nė Ukrainė - Dihet qė nė 26 prill tė vitit 1986 ndodhi ajo tragjedi dhe nė ajėr u clirua rrezatim 100 herė mė i madh se sa bombat atomike nė Hiroshimė dhe Nagasaki. Sot ajri nė njė zonė 30 kilometėr katror mbetet super i ndotur dhe i pandryshueshėm.
    Sumgayit nė Azerbajxhan- Kėtu Ish-Bashkimi Sovjektik ka bėrė gabime monstruoze. Janė ndėrtuar me dhjetėra fabrika qė ndosin ajrin dhe shkatėrrojnė natyrėn.
    Kabue nė Zambia- Nė kėtė qytet plumbi u zbulua nė vitin 1902 por nuk pati shumė rrezik, pasi numri i popullsisė qe tepėr i vogėl dhe ndotja ishte nė njė zonė tė reduktuar./tirana observer/

      Ora ėshtė 28/4/2024, 12:08