BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ronaldo tri gola, Reali ruan kryesimin

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Ronaldo tri gola, Reali ruan kryesimin

    Mesazh nga Albatros 21/11/2010, 00:10

    Cristiano Ronaldo me tri gola tė shėnuar kontribuoi nė fitoren e lartė te Realit me rezultat 5:1 nė ballafaqim me Athletic Bilbaon, nė ndeshjen e javės sė 12-tė tė elitės spanjolle. Reali ruajti kryesimin me 32 pikė dhe ka njė pikė mė shumė se Barcelona e dyta. Reali e filloi ndeshjen furishėm, duke e shkatėrruar me dy gola tė shpejt skuadrėn rivale. Nė minutėn e 19-tė, Di Maria, njėri prej futbollistėve mė tė mirė tė mbretėrve nė mėnyrė shkollore ka futur njė top brenda 16-shit dhe Higuain nuk fali rivalin dhe 1:0. Pas 11 minutave lojė, Ronaldo, ashtu si dinė dhe i ka hije, shtoi epėrsinė nė 2:0. Mysafirėt nuk u dorėzuan, por nė minutėn e 40-tė ngushtuan epėrsinė nė 2:1, kur nga afėrsia shėnoi Llorento. Athletico disa herė rrezikoi portėn e vendasve, por shpresat e tyre pėr rezultat pozitiv u shuan nė minutėn e 67-tė kur Ramos shėnoi nga penalltia pėr 3:1.Reali thelloi rezultatin nė 4:1 nė minutėn e 62-tė nga futbollisti mė i shtrenjtė nė botė, Ronaldo. Ronaldo shėnoi het-trikun nė minutėn e 90-tė nga penalltia dhe 5:1. Ėshtė fitore e thellė e mbretėrve dhe kėsisoj janė kryesues i tabelės me 32 pikė. Fitore qė shton motivin pėr derbin e madh tė javės sė ardhshme pikėrisht me 29 nėntor me Barcelonėn. Ky ėshtė derbi mė i madh i botės dhe njėheri i 161 ndėrmjet kėtyre rivalėve, i cili fillon nė orėn 21.00.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 21:34