BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    10 Menyrat per ta len duhanin

    Moza
    Moza
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 23/03/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 973
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2910
    <b>Votat</b> Votat : 17
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Ne pune lind dashuria,prandaj ai qe punon asnjehere nuk ankohet per mund...

    Buzqeshje 10 Menyrat per ta len duhanin

    Mesazh nga Moza 3/4/2009, 16:47

    10 mėnyra pėr ta lėnė duhanin




    Nėse tashmė keni privuar pėr ta lėnė duhanin, atėherė e dini se kjo s’ėshtė punė e lehtė dhe e thjeshtė.
    Provoni tė hiqni dorė nga duhani shkaku i arsyeve shėndetėsore apo pėr tė kursyer, apo shkaku i ligjit kundėr pirjes sė duhanit nė vende publike. Ia 10 mėnyra qė mund t’iu ndihmojnė:
    1. Nėse tashmė keni provuar ta lini duhanin, atėherė e dini sa e vėshtirė ėshtė. Pėr fillim duhet tė jeni tė vendosur. Kjo ndodhsha tingullin e qartė, por nėse pėrpiqeni ta lini vetėm sa pėr ta gėzuar dikė (partnerin, familjen…) ka pak gjasa qė mund t’ia dilni. Ju vetė duhet tė jeni tė sigurt se dėshironi ta lini.

    2. Lista e arsyeve pse dėshironi ta lini duhanin mund t’iu ndihmojė. Mendoni pėr efektet e pirjes sė duhanit ndaj shėndetit tuaj dhe njerėzve rreth jush, efekteve financiare dhe tė tjera. Ia disa arsye qė duhet t’i keni parasysh:
    Arsyet afatshkurtra pse duhet lėnė duhanin:

    - erė e gojės dhe dhėmbė tė verdhė
    - erė nė rroba, flokė dhe lėkurė
    - zvogėlim i mundėsive fizike
    - rrahje tė shpejta tė zemrės dhe shtypja e lartė e gjakut
    - i dėmtoni jo duhanpirėsit rreth jush
    - ēmimi i cigareve
    Arsyet afatgjata pse duhet lėnė duhanin:

    - kemikaliet helmuese nė tym
    - rreziku nga kanceri nė mushkėri dhe format tjera tė kancerit
    - rreziku nga sėmundjet e zemrės
    - probleme me frymėmarrje
    - rrudhat
    - rreziku nga ithati
    - rreziku nga sėmundjet e dhėmballėve
    - tek shtatzėnat rreziqet pėr fėmijėn

    Shkruani detajisht arsyet pse dėshironi ta lini duhanin dhe ruani atė flet pėr tė mundur ta lexoni sa herė qė dėshironi ta ndizni njė. Pėr tė kuptuar sa mė mirė pse pini duhan, shėnoni pse dhe kur e keni ndezur njė cigare. Kėto informata mund t’iu ndihmojnė tė hiqni dorė.

    3. Saktė llogaritni se sa para shpenzoni pėr cigare. Sa iu kushton kjo shprehi? Sa shpenzoni nė javė, muaj madje e dhe vit pėr cigare? Do tė befasoheni se sa shumė para keni tymosur. Mendoni se ēfarė keni mundur tė bėni me ato para.

    4. Shėnoni se nė ēfarė momenti duhani do t’iu mungojė mė sė shumti (pas shujtės, me kafe…) kėshtu mund tė pėrgatiteni dhe tė planifikoni se ēfarė tė bėni gjatė asaj kohė nė vend se tė pini cigare. P.sh. Pas shujtės shėtisni.

    5. Pasi qė tė pėrgatiteni kėrkoni ndihmė. Shpjegojuni miqve dhe familjes se ju duhet ndihma e tyre. Gjithashtu lusni mjekun familjar qė t’iu ndihmojė nė qėllimin tuaj. Do tė habiteni sa e rėndėsishme do tė jetė kjo pėrkrahje. Nxituni me shpėrblime tė vogla qė do t’ia bėni vetės. P.sh. shpenzoni ato para qė nuk i keni shpenzuar pėr cigare.

    6. Lini duhanin gradualisht. Mos mendoni pėr atė se si pėrgjithmonė do ta lini. Nė vend tė kėsaj thoni: “sot s’do tė pi duhan”, dhe kėtė do ta pėrballoni mė lehtė. Tė njėjtėn bėjeni nesėr dhe java do tė kalojė nė moment.

    7. Nėse keni ndonjė mik qė dėshiron ta bėjė tė njėjtėn, provojeni sė bashku. Mos garoni mes vete po bėhuni ndihmė dhe pėrkrahje nė situata tė krizės.

    8. Kur tė ndjeni nevojė tė madhe pėr cigare, bėni diēka qė do t’ua tėrheqė vėmendjen. Provoni tė pėrtypni ēamēakėz apo arra, sa pėr tė pasur diēka nė gojė (po jo ėmbėlsira) dhe pini shumė ujė dhe lėngje.

    9. Largoni nga shtėpia gjithēka qė iu asocion nė cigare. Mos lini kuti tė cigareve pėr rreth, largoni tė gjitha taketuket dhe gjithēka qė lidhet me cigare (ēakmak, etj).

    10. Pėrpiquni ta lini duhanin kur e dini se nuk jeni tė ekspozuar ndaj stresit tė madh. Zgjidhni njė javė kur jeni nė pushim dhe kur mund tė jeni nė atmosferė tė qetė. Gjithashtu nėse cigaret pėr ju ishin mjet i relaksit nė periudha stresuese, pėrpiquni tė gjeni mėnyra tjera nė luftė kundėr stresit. Relaksohuni me shėtitje, dush apo teknikat e frymėmarrjes.
    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Re: 10 Menyrat per ta len duhanin

    Mesazh nga Albatros 3/4/2009, 21:56

    sikur te kete edhe 100 mynyra une nuk e le duhanin

      Ora ėshtė 2/5/2024, 15:52