BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ē'ėshtė gjendja e fikėt dhe kush janė rreziqet e saj?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ē'ėshtė gjendja e fikėt dhe kush janė rreziqet e saj?

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/4/2009, 10:47

    Ē'ėshtė gjendja e fikėt dhe kush janė rreziqet e saj? Spital
    Te fikėta ėshtė ajo gjendje e organizmit ku personi pėr arsye tė ndryshme, nė mėnyrė tė papritur, humbet pėrkohėsisht vetėdijen dhe forcėn muskulore duke u rrėzuar ku ndodhet. Kjo pėrbėn njė urgjencė tė shpeshtė mjekėsore, qė kėrkon ndėrhyrje tė shpejtė pėr tė shmangur pasojat e mundshme. Nėse e fikėta ndodh duke drejtuar njė mjet lėvizės, kur je nė njė vend (nė lartėsi, pranė zjarrit, lumit, rrugės) ose nė procese pune me rrezikshmėri pėr jetėn tėnde dhe tė tė tjerėve, pasojat mund tė jenė tė tmerrshme. -Pėrse ndodh e fikėta? -I fikėti ndodh si pasojė e mosushqyerjes sė mjaftueshme tė trurit me gjak ose pėrbėrėsit ushqimorė kryesorė pėr njė ēast. Zemra dhe sistemi nervor janė mė tė prekurat prej ndryshimit.

    Dridhjet ose tkurrje-lėshimet si purtekė (konvulsionet) mund tė shfaqen si pasojė e mosfunksionimit normal tė zemrės dhe vuajtjes sė trurit. Njė moskoordinim i pėrkohshėm i sistemit nervor mund tė bėhet shkak. Ngadalėsimi i rrahjeve tė zemrės dhe disa ndryshime tė tjera shoqėruese nė damarė (zgjerim i tyre), pėr momentin, e pasqyron kėtė ē'rregullim. Nė favor tė kėtij mekanizmi (tė ngacmimit tė mbaresave tė fijeve nervore nė gurmaz, nė mushkėri, nė fshikėz tė urinės, nė fundzorrėn e trashė etj.) ėshtė rėnia e tė fikėtit gjatė gėlltitjes, gjatė jashtėqitjes sė ujit tė hollė apo tė trashė, gjatė kollitjes etj. -Si zhvillohet procesi? -Pas njė ērregullimi tė vrullshėm nė organizmin e personit, shfaqen papritur nje errėsim para syve ose xixa ose marramendje ose tė pėrziera dhe tė vjella ose djersitje ose dhimbje nė kraharor dhe mos mbajtje e ujit tė hollė e tė trashė.

    Rėnia nė tokė si lėkurė e porsa rrjepur pason, pa mundėsi shmangieje prej njė kėrcėnimi tė mundshėm (prej zjarrit, prej lartėsisė, prej rrymės elektrike, prej lumit, prej automjeteve apo prej trenit). Edhe kur shenjat paralajmėruese zgjatin disa sekonda, forcat fizike janė tė kufizuara pėr zhvendosje prej vendrrezikut. Personi nė tė fikėt mund tė dalė shpejt prej gjendjes ose tė vdesė brenda disa minutave apo mė vonė. Kėtu luajnė rol gjendja e pėrgjithshme e organizmit, sidomos e zemrės dhe e damarėve tė gjakut, vendi i rėnies, cilėsia e dhėnies sė ndihmės sė parė etj.

    Nė njė zemėr tė vuajtur dhe tė zmadhuar dridhjet e saj ashtu si edhe ngadalėsimi i rrahjeve nėn 40/minutė, mund tė bėhen shkak i tė fikėtit dhe i vdekjes sė papritur. Nė moshat e mėdha, kėrcėnimi i jetės ėshtė shumė mė i shprehur se nė moshat e reja dhe tė mesme. Kjo lidhet me aftėsitė e kufizuara kompensuese tė organizmit. Edhe mė i lartė ėshtė rreziku i vdekjes nė tė vuajturit e zgjatur, pėr shkak tė sėmundjeve, tė shpėrdorimeve nė regjim, nė dietė etj. -Cilat janė shkaqet e tė fikėtit? -Ē'rregullime tė punės sė zemrės dhe tė sistemit nervor mund tė bėhen shkak pėr rėnien e tė fikėtit.

    Ē'rregullimi reflektor dhe psikik nuk pėrjashtohet nė njė pėrqindje tė rėndėsishme (rreth 40% e pacientėve). Gati 90 % e tė ardhurave gjatė orės 9-12:00 tė paradites nė gjendje tė fikėti nuk kanė patur ngrėnė vaktin e mėngjesit ose janė mjaftuar vetėm me njė kafe. Nxėnėsit dhe studentėt, sidomos tė seksit femėr, pėrbėjnė kontingjentin kryesor. Tė moshuarit po ashtu kanė ardhur rreth orės 10-14:00 gjatė muajve tė nxehtė. Nė mėngjes, nė pasdite dhe nė nė orėt e vona tė mbrėmjes kanė ardhur nė urgjencė kryesisht personat me sėmundje tė tjera tė zemrės dhe tė damarėve tė gjakut. Sėmundjet e tjera nuk kanė patur ndonjė prirje tė veēantė lidhur me orarin.

    Diabetikėt me rėnie tė sheqerit nėn 70 mg/dl, alkoolistėt dhe pirėsit e kafes, po ashtu, kanė njė prirje pėr tė fikėt. Ērregullimet e rrahjeve tė zemrės, ndryshimet nė damarėt kryesorė, trashja e muskulaturės sė zemrės, mosfunksionimi normal i valvuleve tė saj, infarkti, mpiksja e gjakut nė mushkėri etj., mund tė bėhen si shkak nė persona tė ndryshėm tė dhjamosur, tė aksidentuar, tė prekur kohė mė parė nga sėmundje si ethja reumatizmale, melitenca dhe nė shpėrdorues tė alkoolit, tė kafes, tė duhanit dhe tė drogės. Disa sėmundje tė sistemit nervor mund tė shoqėrohen me tė fikėta herė pas here.

    -Si mund tė dallojmė tė fikėtėn nga njė krizė(tkurrje-lėshim si purtekė) e sėmundjes sė tokės? -Si tek e fikėta edhe tek sėmundja e tokės ose tkurrje-lėshimet(konvulsionet) rastėsore (nga temperatura e lartė, ulja e nivelit tė Kalciumit nė gjak, presioni i lartė i gjakut etj.) mund tė errėsohet apo humbasė pėrkohėsisht vetėdija. E fikėta mund tė shfaqet pas dhimbjes sė fortė, gjatė ankthit dhe pėrjetimit tė gjendjeve tė tjera, sidomos gjatė kohės sė kalimit nga pozicioni shtrirė nė ndenjur osė nė kėmbė.

    Zakonisht personi ndjen errėsim tė pamjes, xixa etj., disa sekonda para, ndėrsa gjatė humbjes sė ndjenjave shkrehet si lėkurė, zbehet dhe mbulohet me djersė. Sidoqoftė ai vetėm rrallėherė pėson dėmtime serioze pas rėnies. E kundėrta ndodh nė konvulsione. Vuajtėsi prej sėmundjes sė tokės apo tkurrje- lėshimeve me natyrė tjetėr mund tė mos ketė shenja paralajmėruese ose pėrjeton tė pėrziera, erė tė rėndė, zėra mundues, figura, skena tmerri etj. Mavijosja, shkuma nga goja dhe tkurrje-lėshimet e gjymtyrėve, tė trupit dhe tė qafės janė shfaqje tė mundshme.

    Ndėrsa personi me tė fikėt nis tė kthjellohet pas disa sekondave edhe duke qendruar shtrirė, ai me tkurrje-lėshime energjike ka nevojė pėr mė shumė se 5 minuta. Kthimi nė gjendjen normale arrihet pas minutave nė tė fikėt, ndėrsa nė sėmundjen me tkurrje-lėshime nevojiten orė. -Si duhet vepruar nė vendngjarje me kėta tė sėmurė tė rrėzuar pa ndjenja ? -Ndihma e parė konsiston tė pėrmirėsosh atė qė siguron vetė natyra. Kjo do tė thotė qė pozicionin shtrirė ta bėsh mė dobiprurės, duke prulur pa sforcim kokėn mbrapa, pėr tė liruar sa mė shumė rrugėn e kalimit tė ajrit.

    Fytyra mund tė shikojė nga qielli dhe koka tė jetė mė ulėt se trupi dhe ky i fundit nėn nivel tė gjymtyrėve. Nėse personi ka tė vjella vendoset gjysmė anash ose anash nė pozicion tė vrapuesit me dorė tė anės sė kthyer nėn kokė. Gjithmonė koka mbahet e pėrulur mbrapa. Kur sigurohet informacion pėr sėmundjen qė vuan (pėrmes shėnimeve nė xhep tė kėmishės ose nė medaljonin e varur nė qafė ose tek kyēi i dorės ku mbahet ora), ndihma ėshtė mė konkrete nga kushdo. Dhėnia e njė sasie lėng frutash ose e ujit me sheqer kėshillohet pėr tė gjithė personat me djersė nė trup.

    Kjo mund t'i shpėtojė jetėn njė personi tė pangrėnė ose me sėmundje sheqerit tė trajtuar me ose pa insulinė. Shfrytėzimi i numrave tė telefonit tė xhepit tė viktimės, pėr tė komunikuar me tė afėrmit, mund tė sigurojė tė dhėna tė nevojshme. Telefonata nė numrin 127 duhet bėrė pa vonese duke dhėnė mjekut informacionin e duhur pėrmes komunikimit tė drejtpėrdrejtė me tė.

    Ai mund tė japė udhėzimet e duhura (kur nuk ke numrin e mjekut tė familjes tėnde) pėr tė mundėsuar njė ndihmė sa mė tė shpejtė prej informuesit. Lagia e fytyrės me ujė tė ftohtė mund ta kthjellojė personin me tė fikėt. Transporti nė spital duhet tė respektojė pozicionin e viktimės. Ėshtė mė mirė tė vonohet ardhja e njė tė sėmuri rėndė nė spital se sa tė shpejtohet duke shkelur parimet mjekėsore gjatė transportit. (Mos bėj atė qė nuk e di!)

    -Po mė tej?

    -Paraqitja nė repartin e urgjencės mjekėsore ėshtė i kėshillueshėm, kur ėshtė e mundur. Nė raste tė tjera, kur mundėsohet kontrolli i shpejtė mjekėsor nė vendngjarje, zgjidhja ėshtė nė dorėn e personelit. Sidoqoftė, disa ekzaminime mund tė jenė tė nevojshme, sidomos pėr njė shtatzėnė, pėr njė tė moshuar, pėr njė person me ndodhi tė pėrsėritur apo me histori familjare tė ngjashme etj.

    -Ēfarė ekzaminimesh do tė kėshillonit? -Gjaku komplet, urina, niveli i sheqerit nė gjak(glicemia), shiriti i zemrės(EKG-ja) dhe i kokės(EEG-ja), mund tė jenė tė mjaftueshme, kur realizohet zbulimi i sėmundjes shkaktare. Ekzaminime plotėsuese biokimike ose tė natyrave tė tjera, mund tė kryhen nė rast nevoje. Pėr fėmijėt duhen pėrjashtuar sėmundja e tokės dhe difektet e lindura nė zemėr. Nė gra shtatzėna duhet ekzaminuar zemra pėr ērregullime tė ritmit. Nė tė moshuar duhet ekzaminuar me kujdes pėr thyerje kockash.

    -Si mund tė parandalohet e fikėta? -Kontrolli i rregullt tek mjeku i familjes, ēdo 6 muaj, pa patur shqetėsime, ėshtė masa mė e mirė parandaluese pėr sėmundjet dhe ruajtjen e shėndetit normal. Ngrėnia e ushqimit me orar tė rregullt dhe nė sasinė e nevojshme tė pėrbėrėsve, zbatimi i regjimit ditor, shmangja e abuzimeve, largimi prej veseve dhe marrja e mjekimit sipas porosive tė mjekut, janė disa nga masat mė tė rėndėsishme.

    Puna fizike dhe lėvizja me kėmbė, marrja me sport, me not etj., e bėjnė jetėn mė cilėsore dhe mė tė gjatė, kur kryhen rregullisht tė shoqėruara me ushqimin, higjienėn trupore dhe regjimin e pėrshtatur. Dieta e pasur nė lėngje dhe bulmet ka efekt parandalues nė tė fikėta. Mjekimi korrekt shkakėsor ėshtė mė i dobishėm.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 07:14