BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Top 10 kompanite ajrore me te sigurta ne bote

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Top 10 kompanite ajrore me te sigurta ne bote

    Mesazh nga LePuRuShJa 1/12/2010, 18:19

    Duke filluar nga nr.10

    10.Cathay Pacific
    Top 10 kompanite ajrore me te sigurta ne bote ImagesEshte linje ajrore me baze ne Honk Kong, e themeluar qe ne vitin 1946 dhe ben pjese ne 10 linjat me te sigurta ne bote,duke patur njekohesisht edhe nje rekord te respektueshem.Qe nga viti 1972, nuk ka as edhe nje aksident ajror,ndonese qe nga ajo kohe e deri tani ka kryer me shume se 1 milion fluturime.Kompania sherben ne mese 100 destinacione ne 36 vende te ndryshme.Per vitin 2009 me kete kompani kane fluturuar me shume se 25 milon udhetare.Ka fituar cmimin Airlane of the year ne vitin 2005,akorduar nga Skytrax.

    9.Tap Portugal
    Top 10 kompanite ajrore me te sigurta ne bote ImagesEshte kompania ajrore shteterore e Portugalise.
    Ne vitin 2005 festoi 60 vjetorin e krijimit.Aksidenti i fundit ajror i kesaj kompanie regjistrohet ne vitin 1977.Kryen fluturime ne rreth 30 vende te ndryshme dhe realizon mesatarisht 1.600 fluturime ne jave.Ne vitin 1982, Papa Gjon Pali II,viziten e tij ne Portugali e realizoi duke fluturuar pikerisht me kete kompani.Per vitin 2009, 9 milion udhetare ndoqen shembullin e Papes.

    8.Aerolineas Argentinas
    Top 10 kompanite ajrore me te sigurta ne bote ImagesEshte e vetmja kompani ajrore e Amerikes Jugore qe ben pjese ne kete liste, e themeluar qe ne vitin 1920.Kompania i shpetoi falimentimit ne vitin 1990 dhe ne vitin 2008 shteti argjentinas rimori perseri pronesine e saj.Nuk ka asnje aksident fatal qe nga viti 1979.

    7.Air New Zealand
    Top 10 kompanite ajrore me te sigurta ne bote ImagesLlogaritet qe kjo kompani ka kryer me shume kilometra se sa cdo kompani tjeter ajrore.Operon qe nga viti 1965, por rrenjet e saj i gjejme qe nga viti 1940.Eshte e vetmja kompani qe mbulon te gjithe globin,prandaj nese deshironi te fluturoni te sigurt,analistet e fushes jua rekomandojne ate.Nuk ka ne historine e saj asnje aksident qe nga viti 1979 dhe qe atehere ka kryer 1.5 milion fluturime pa asnje incident.Transporton rreth 12 milion pasagjere ne vit.

    6.Air Lingus
    Top 10 kompanite ajrore me te sigurta ne bote ImagesEshte kompani irlandeze.Eshte me e vogla kompani ne kete liste,eshte njekohesisht edhe kompania me e vjete ne Irlande e themeluar ne vitin 1936.Aktualisht fluturon ne Europe,Afrike dhe Ameriken e Veriut.Qe prej 40 vjetesh nuk ka asnje aksident ne historine e saj.Transporton rreth 10 milion pasagjere ne vit.

    5.Finnair
    Top 10 kompanite ajrore me te sigurta ne bote ImagesQe nga viti 1950 nuk ka as edhe nje rast aksidenti tragjik.Eshte nje nga kompanite ajrore me te vjetra ne qarkullim.Kryen fluturime ne rreth 55 destinacione nderkombetare dhe transporton rreth 10 milon udhetare ne vit.

    4.Qantas
    Top 10 kompanite ajrore me te sigurta ne bote ImagesKompani e njohur australiane.Duke perjashtuar dy rastet e fundit,kur avionet e saj Airbus 380 u deturuan te mos fluturojne per difekte ne motor, Qantas ka nje histori suksesi 90 vjecare.Aksidenti i fundit fatal ka ndodhur 60 vjet me pare.Skytrax, gjithmone e ka rradhitur kete kompani ne me te suksesshmet dhe me te mirat ne bote.

    3.All Nippon Airways ( ANA )
    Top 10 kompanite ajrore me te sigurta ne bote ImagesEshte kompania e dyte me e madhe e Japonise.Fluturon ne rreth 35 vende te ndryshme te botes dhe qe nga viti 1975 nuk ka asnje aksident.ANA ka si proritet te saj sigurine dhe historia e saj tregon se kjo nuk eshte thjesht nje fjale goje.

    2.Air Canada
    Top 10 kompanite ajrore me te sigurta ne bote ImagesE themeluar ne vitin 1936,dhe me 178 destinacione nderkombetare rrethe rrotull globit,Air Canada eshte pa dyshim nje nga kompanite me te sigurta ne bote me 4.84 milion fluturime pa asnje aksident.Kjo kompani eshte nga me te medhate ne bote dhe qerkullon rreth 35 milion pasagjere ne vit me 1.400 fluturime ne dite.

    1.British Airways
    Top 10 kompanite ajrore me te sigurta ne bote ImagesEshte nder kompanite me te vjetra qe eshte ende ne qarkullim me nje histori 90 vjecare.Qe nga viti 1976, viti i aksidentit te fundit, me rreth 6 milion fluturime qe nga ajo kohe dhe me rreth 40 milion pasagjere te transportuar ne vit, kjo kompani eshte ne vendin e pare te kompanive ajrore me te sigurta ne bote.

      Ora ėshtė 10/5/2024, 23:32