BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Detajet qe e bejne nje femer te perkryer

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Detajet qe e bejne nje femer te perkryer

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/12/2010, 23:45

    Detajet qe e bejne nje femer te perkryer Images

    Te depertosh ne mendjen e nje personi tjeter eshte pothuajse e pamundur, aq me teper nese behet fjale per nje mashkull, e megjithate femrat jane te mendimit se mund te sillen saktesisht sic duan meshkujt.

    Ajo quhet Liza Dejli dhe eshte autore e “Stop Getting Dumped”: nje manual qe i ndihmon lexuesit te gjejne dhe te martohen me mashkullin e duhur ne me pak se tre vjet. Ajo siguron se i jane dashur vetem gjashte muaj, por pasi ka degjuar me mijera mendime shprehet se vecon disa karakteristika thelbesore qe duhet te kete nje femer, per t’u marre seriozisht nga mashkulli qe i pelqen.

    Ka nje jete te sajen

    Femra ideale duhet te jete e afte te kujdeset per veten, te kete nje stil personal, te jete ne gjendje te siguroje kohe per miqte dhe familjen. Ajo eshte nje femer qe i pelqen aventura kur eshte me udhetime, di te shijoje te mirat e jetes dhe kenaqet me nje shetitje ne park ne nje dite me diell. Meshkujt deshirojne nje femer e cila nuk kerkon nje te fejuar per te mbushur oret bosh. Ajo nuk duhet te kushtezohet nga mashkulli per te jetuar.

    Nuk hedh kurre hapin e pare

    Kjo mund te jete nje nga pikat me te paqarta te nje lidhjeje mashkull-femer, qe do te mbetet pergjithmone nje dileme. Jo te gjitha lidhjet duhet te bazohen ne interesimin e meshkujve, megjithate autorja del ne perfundimin e qarte se ai duhet te jete i pari qe jep sinjalet. Vetem ne kete menyre nje femer mund te jete e sigurt se ai do te jete vertet i interesuar dhe nuk eshte duke e shfrytezuar thjesht rastin.

    Eshte seksi, por nuk e tepron

    Te jesh seksi eshte nje koncept qe ndryshon nga momenti ne moment, ashtu sic ndryshon edhe nje lidhje detajet pozitive dhe negative. Fillimisht nje femer duhet te evitoje komentet seksuale. E vetmja gje qe duhet te beje eshte te flirtoje me gjeste si per shembull te mbaje dhe levize lehte doren siper gjurit te saj. Kur nje lidhje behet serioze, edhe sjellja e saj duhet te jete me intime. Kur arrihet ne nje pike te caktuar edhe ajo ka te drejte te luaje me kemben poshte tavolines.

    Pret momentin e duhur

    Eshte e vertete, jetojme ne shekullin e XXI dhe askush nuk pret me martesen per te bere seks, por hera e pare eshte nje hap i rendesishem per nje cift dhe shume femra nuk e kuptojne kete. Seksi eshte nje nga faktoret kryesore qe ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne mendjen e nje mashkulli. Kur femrat e bejne kete hap, aktivizohet nje hormon i cili i ben shume te deshirueshme ne syte e partnereve te tyre. Nese e ekzagjerojne me sjelljen e tyre dhe jepen qe ne fillim ndaj seksit, atehere kjo marredhenie nuk do te shkoje pertej shtratit. Megjithate ai mbase nuk deshiron te prese gjate duke u larguar. Si veprohet ne kete rast? Prisni te pakten nje muaj para se te hyni ne nje histori dashurie. Ikub

      Ora ėshtė 9/5/2024, 19:00