BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kurat popullore, pergatitja dhe perdorimi i tyre

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kurat popullore, pergatitja dhe perdorimi i tyre

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/12/2010, 17:20

    Kurat popullore, pergatitja dhe perdorimi i tyre Images

    Ndiqni keshillat e specialisteve per menyrat e pergatitjes dhe perdorimit te tyre.

    Melcia e zeze dhe lengu qe prodhohet prej saj luajne rol te rendesishem ne procesin e pergjithshem te tretjes. Ushqimet kane veti te shtojne si sekretimin e lengut te stomakut dhe te zorres, ashtu edhe ne nxjerrjen e lengut te melcise per ne drejtim te zorres, qe luan rol te rendesishem ne perzierjen e yndyrave ne zorre. Semundjet e melcise se zeze dhe te rrugeve te saj behen shkak per lindjen e ndryshimeve te vecanta funksionale dhe ne aparatin tretes.

    Mjafton te permendim se ne pezmatimin e zgjatur te fshikezes se temthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re crregullime te tretjes e kapsllek, qe vazhdojne me heqje barku (diarre), me ndryshime ne nxjerrjen e lengut te stomakut, te pankreasit etj., te cilat shkaktojne edhe ndryshime te pergjithshme, si per shembull, shqetesime, pagjumesi etj.

    Ne kete rast dieta e pershtatshme qe nxit zbrazjen e fshikezes se temthit dhe qe rregullon detyren e zorres eshte nje mase e rendesishme per parandalimin dhe mjekimin e semundjeve te melcise. Kjo diete duhet te plotesohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon ne normalizimin e funksioneve te melcise se zeze. Kalitja fizike ndikon ne permiresimin e qarkullimit te gjakut ne melci, ne oksigjenimin, si dhe ne furnizimin e saj me lende te nevojshme per sintezen dhe grumbullimin e rezerves sheqerore (glikogjenit).

    Dieta ne semundjet e melcise duhet te jete e tille qe te lehtesoje si nxjerrjen e lengut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e temthit, gje qe arrihet duke marre shpesh pjese te vogla ushqimi (4-6 here ne dite), qe sherben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave qe vene ne levizje derdhjen e temthit. Per kete ndihmojne edhe levizjet, shetitjet e gjata ne ajer te paster, gjimnastika etj. Ikub

      Ora ėshtė 20/5/2024, 16:07