BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gjergj Fishta

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Gjergj Fishta

    Mesazh nga Albatros 27/1/2008, 18:11


    Gjergj Fishta
    (1871 - 1940)
    Emri: Gjergj
    Mbiemri: Fishta
    Emri alternativ:
    Profesioni: letėrsia
    Ditėlindja: 23 tetor, 1871
    Vendlindja: Fishtė, Zadrima
    Ditėvdekja: 1940
    Nėnshtetėsia: shqiptar

    Gjergj Fishta (1871 - 1940) lindi nė fshatin e vogėl Fishtė tė Zadrimės mė 23 tetor 1871. Jetėn e filloi si barģ. Por shumė shpejt, kur ishte 6-vjeēar zgjuarsia e tij i bie nė sy famulltarit tė fshatit, i cili e dėrgon Fishtėn nė Seminarin Franēeskan tė Shkodrės. Mė 1880, kur hapet seminari nė Troshan, ai vijon nė kėtė shkollė. Kėtu ai shfaqi trillin poetik. Mė 1886 dėrgohet pėr studime nė Bosnjė. Vitin e parė e kaloi nė Guējagorė afėr Travanikut. Mėsimet filozofike i mori nė kuvendin e Sutidkės, ndėrsa ato teologjike nė kuvendin e Livnos. Tė kėsaj kohe janė edhe "Ushtrimet e para poetike". Mė 1893 pėrfundoi studimet shkėlqyeshėm.


    I formuar nė periudhėn e Rilindjes sonė kombėtare, poeti ynė Gjergj Fishta ėshtė njė nga vazhduesit mė autentikė dhe tė drejtpėrdrejtė tė saj, shprehės i idealeve atdhetare dhe demokratike nė kushtet e reja qė u krijuan nė shekullin e njėzetė. Mėnyrat e pasqyrimit tė jetės, nė krijimtarinė e tij, janė vazhdim i natyrshėm i teknikės letrare tė Rilindjes, ku mbizotėron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri mė 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip tė franēeskanėve. Nė janar 1899 ai bėhet bashkėthemelues dhe pjestar aktiv i shoqėrisė "Bashkimi", tė cilėn e drejtoi poeti atdhetar Preng Doēi. Me alfabetin e kėsaj shoqėrie u botuan edhe krijimet e Fishtės tė kėsaj periudhe.

    Mė 1902 emėrohet drejtor i shkollės franēeskane nė Shkodėr deri atėherė e drejtuar nga klerikė tė huaj. Menjėherė ai futi gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi nė kėtė shkollė. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Mė 1908 ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit si pėrfaqėsues i shoqėrisė "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punėn e Komisionit tė Alfabetit. Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ai e priti me entuziazėm tė veēantė, por Luftėn Ballkanike dhe Konferencėn e Ambasadorėve me njė brengė tė madhe. Shkodra, qyteti i tij, tė cilin kėrkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte nė duart e fuqive ndėrkombėtare. Brenga dhe entuziazmi duken nė poezitė, por edhe nė shkrimet publiēistike qė boton nė revistėn "Hylli i dritės", revistė letrare-kulturore, tė cilėn e themeloi nė tetor 1913 dhe u bė drejtor i saj. Nėn pushtimin austriak boton gazetėn "Posta e Shypnisė" (1916-1917), mė 1916 themelon, bashkė me Luigj Gurakuqi, "Komisinė letrare" qė kishte pėr qėllim krijimin e gjuhės letrare kombėtare.

    Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore pėrkon me pjekurinė e plotė tė personalitetit tė Fishtės si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatė vitit 1920 ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i delegacionit shqiptar nė Konferencėn e Paqes nė Paris. Nė dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrės. Nė prill 1921, nė mbledhjen e parė tė parlamentit shqiptar zgjidhet nėnkryetar. Si nėnkryetar i Parlamentit kreu veprimtari tė dėnduara politike. Merr pjesė nė Revolucionin e Qershorit, 1924. Pėrndiqet pas rikthimit tė Zogut nė Shqipėri. Vitet 1925 e 1926 i kalon nė Itali. Ndėrkohė, krijon, boton e riboton pareshtur. Tė kėsaj kohe janė edhe pjesa mė e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit nė Shqipėri nis etapa e fundit e krijimtarisė sė Fishtės. Kėsaj etape i vė vulėn pėrfundimi e botimi i plotė i "Lahutės sė Malėsisė", (1937).



    Arrin tė botojė kėngėt e para tė "Lahuta e Malėcisė", kryevepėr e poezisė epike shqiptare, mė 1904. Mė 1907 boton pėrmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", dhe mė 1909 pėrmbledhjen lirike "Pika voėset", mė 1913 "Mrizi i Zanave".

    Pėr veprimtarinė poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime tė ndryshme. Mė 1931, Greqia i jep dekoratėn "Foenix". Mė 1939, Italia e bėn anėtar tė Akademisė sė saj. Padėr Gjergj Fishta vdiq nė Shkodėr mė 30 dhjetor 1940 nė spitalin civil tė qytetit tė Shkodrės ku ai ishte shtruar nga njė sėmundje e zemrės dhe e mushkėrive. Varrimi i tij u krye njė ditė mė vonė nė kishėn Franēeskane tė Gjuhadolit. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksandėr Xhuvani.


    Njihen dy letra qė at Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parė i takon vitit 1934 dhe ėshtė e postuar nė Livorno, Italia. Ėshtė e shkruar italisht, herė-herė me fjalė jo tė italishtes sė sotme. Duke ndjerė se nuk i mbetej shumė pėr tė jetuar, Fishta i kėrkon Mussolinit qė vepra e tij tė botohet e plotė dhe “e paraqitshme”, gjė qė nuk mund ta bėjė Urdhri Franēeskan, dhe as Provinca e Fishtės. Dhe tė ardhurat nga shitja e veprės t’i kalojnė kėsaj province. Deri nė atė kohė dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithė krijimtarisė sė tij, pavarėsisht rishikimeve tė mėvonshme. Lutja konsiston nė botimin e tė shtatė vėllimeve tė veprės ku pėrfshihen poezia ajo epike me “Lahutėn e Malcisė”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, pėrkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri etj.



    Letra e dytė e Fishtės drejtuar Musolinit ėshtė shkruar nė Romė, me datė 27 prill 1940, dhe po ashtu si letra e parė mban edhe vitin pėrkatės fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmė Udhėheqėsit – Duēe. Nė kėtė letėr tė shkurtėr i shkruan pėr prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit tė Bolonjės qė nė atė kohė ishte thirrur nga Akademia Italiane – anėtar i kėsaj Akademie Gjergj Fishta u bė nė 1939 – i ngarkuar me misionin pėr tė promovuar studime nė tė gjitha fushat e dijes dhe pėr tė drejtuar tė rinjtė studentė. “Qendra jonė e Studimeve Shqiptare do donte njė impuls tė dukshėm nga profesori i Universitetit tė Bolonjės ku me iniciativėn e tij, po organizohet njė grup tė rinjsh veēanėrisht i pėrkushtuar ndaj albanologjisė”. Pėr kėtė Fishta “guxon” t’i drejtohet Duēes dhe “gjykimit tė tij tė ndritur” pėr t’u gjetur njė mėnyrė qė ta shtyjė mė tej kėtė nismė.

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Gjergj Fishta (1871-1940)

    Mesazh nga Vizitor 24/9/2009, 11:04

    I pari shkrimtar shqiptar i propozuar pėr ēmim nobel, prozator, poet, pėrkthyes. "Militant i letėrsisė shqipe" - cilėsuar nga Lasgush Poradeci. "Poet kombėtar i shqitarėve" - Eqerem Ēabej.
    Mė 1913 botoi librin "Mrizi i Zanave" dhe pas 35 vjet pune, mė 1937 nxorri "Lahuta e Malcis", njė vėllim prej 17 000 vargjesh, qė u cilėsua si Iliada shqiptare ose Bibla e lėvruesve tė shqipes.
    Ishte kryetar i kongresit tė Manastirit dhe propozimi i tij fitoi nė unifikimin e alfabetit tė gjuhės shqipe. Nė tetor 1913 nxjerr revistėn "Hylli i drites", ndėrsa mė 23 tetor 1913 shpalos flamurin kombėtar nė kishėn e Shkodrės, duke e lidhur atė me drita me xhaminė, pėr tė treguar unitetin mes shqiptarėve. Gjergj Fishta mori shumė medalje tė ndryshme nga populli i Shkodrės, i Beratit, mbreti i Austrisė, nga Greqia dhe Turqia.
    Gjuha shqype
    Porsi kanga e zogut t'verės,
    qi vallzon n'blerim tė prillit;
    porsi i ambli fllad i erės,
    qi lmon gjit e drandofillit;
    porsi vala e bregut t'detit,
    porsi gjįma e rrfčs zhgjetare,
    porsi ushtima e nji tėrmetit,
    ngjashtu į' gjuha e jonė shqyptare.
    Ah! po; į' e ambėl fjala e saj,
    porsi gjumi m'nji kėrthi,
    porsi drita plot uzdajė,
    porsi gazi i pamashtri;
    edhe ndihet tue kumbue;
    porsi fleta e Kerubimit,
    ka'i bien qiellvet tue flutrue
    n't'zjarrtat valle t'ameshimit.

    Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
    qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
    trashigim, qė na la i pari,
    trashigim s'ia len ai fmis;
    edhe atij iu thaftė, po, goja,
    qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
    qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
    flet e t'veten e lčn mbas dore.

    Nė gjuhė shqype nanat tona
    shi prej djepit na kanė thįnun,
    se asht njė Zot, qi do ta dona;
    njatė, qi jetėn na ka dhįnun;
    edhe shqyp na thanė se Zoti
    pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
    se sa t'enden stina e moti,
    do ta gzojn k'ta djalė mbas djali.

    Shqyp na vete, po pik' mį para,
    n'agim t'jetės kur kemi shkue,

    tue ndjekė flutra nėpėr ara,
    shqyp mį s'pari kemi kndue:
    kemi kndue, po armėt besnike,
    qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
    kah kanė dekė k'ta pėr dhé t'Parvet.

    Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
    qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xśni,
    nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
    u pat folė njatyne ushtrive,
    qi sa t'drisė e diellit rrota,
    kanė me kenė ndera e trimnive.

    Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
    gegė e toskė, malci e qyteta,
    gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
    mos ta lini sa t'jetė jeta,
    por pėr té gjithmonė punoni;
    pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
    fisi juej, vendi e zakoni
    kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
    N'per gjuhė shqype bota mbarė
    ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
    ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
    trimi n'za, sikurse jini.

    Prandaj, pra, n'e doni fisin,
    mali, bregu edhe Malcija
    prej njaj goje sod t'brohrisim:
    Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!

      Ora ėshtė 27/4/2024, 05:12