BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Testi qe zbulon moshen tuaj virtuale

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Testi qe zbulon moshen tuaj virtuale

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/1/2011, 21:53

    Testi qe zbulon moshen tuaj virtuale Images

    Nga testi i trurit, tek ai zemrės e deri tek testi i lėkurės.

    LONDĖR-Pavarėsisht sesa tė rinj ndiheni, fytyra jua zbulon vitet. Nė fakt, njė hulumtim i kohės sė fundit zbulon qė femra mesatare nė fytyrė duket deri katėr vjet mė e vjetėr se mosha e saj e vėrtetė. Po ēfarė ndodh me trupin? A ėshtė mė i ri apo mė i vjetėr sesa mosha e juaj e vėrtetė? Apo ndoshta ka moshėn e njėjtė? Pėr t’i zbuluar pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve, bėni testin tė cilin e kanė krijuar shkencėtarėt. Pėr fillim shkruani moshėn tuaj tė vėrtetė. Pastaj shtoni apo zbritni me ndihmėn e rezultateve tė cilat do t’i fitoni duke kryer testin. Kur ta keni kryer testin, do tė zbuloni se sa nė tė vėrtetė ėshtė i vjetėr apo i ri trupi juaj.

    Testi i trurit
    Numėroni mbrapsht prej 100, por jo me radhė, por duke zbritur vazhdimisht nga shtatė. Kėshtu, numėroni 100, pastaj 93, 86 dhe kėshtu me radhė derisa tė arrini te zeroja. Nėse jeni mė tė rinj se 40 vjet, nuk do duhej t’ju duhen mė shumė se 20 sekonda. Nėse keni mes 40 dhe 60 vjet, nuk do t’u duhen mė shumė se 40 sekonda. Kur tė konstatoni sa kohė u ėshtė dashur pėr kėtė detyrė, shtoni apo hiqni shifrat moshės suaj - nėse keni numėruar mė shpejt nga koha e parashikuar zbritni dy vjet nga mosha juaj e vėrtetė, por nėse u ėshtė dashur kohė mė e gjatė se koha e parashikuar, shtoni dy vjet moshės suaj tė vėrtetė.

    Testi i lėkurės
    Vendosni dorėn nė tavolinė, ashtu qė shuplaka tė jetė e kthyer poshtė. Pastaj me dorėn tjetėr kapni e tėrhiqni lėkurėn nė sipėrfaqe tė dorės (pak mbi rrėnjat e gishtave). Kapni sa mė shumėn lėkurė qė tė mundeni. Mbajeni ashtu njė minutė, e pastaj lėshojeni. Shikoni dhe provoni tė pėrcaktoni sa kohė i ėshtė dashur lėkurės qė tė kthehet nė gjendjen normale. Nėse lėkura ėshtė kthyer nė gjendjen normale pėr mė pak se njė sekondė, zbritni tre vjet nga mosha juaj e vėrtetė. Nėse pėr t’u kthyer nė gjendje normale lėkurės i ėshtė dashur prej njė deri dy sekonda, as mos shtoni as mos hiqni nga mosha juaj. Nėse lėkurės i janė dashur tre deri katėr sekonda, shtoni njė vit, pėr pesė deri 10 sekonda shtoni dy vjet, ndėrsa pėr 11 deri 30 sekonda shtoni tre vjet moshės suaj tė vėrtetė.

    Testi i muskujve
    Qėndroni nė njė kėmbė, ndėrsa tjetrėn ēojeni lart, ashtu qė tė jetė thyer nė gju me shputėn tė kthyer nga prapanica. Duart i vendosni nė ijė dhe mbyllni sytė. Qėndroni nė atė pozitė sa mė shumė qė tė mundeni. Nėse keni arritur tė qėndroni njė minutė nė atė pozitė, hiqni katėr vjet nga mosha juaj e vėrtetė. Nėse keni qėndruar kėshtu 30 sekonda, hiqni dy vjet. Nėse keni qėndruar mė pak se 30 sekondė, shtoni tre vjet.

    Testi i syve
    Merrni vizoren (apo diēka tė ngjashme) dhe vendoseni nė faqe drejt pak nėn sy, ashtu qė njėri kėnd i vizores tė puthitet direkt para surit. Mbajeni me njė dorė, ndėrsa me tjetrėn merrni gazetėn. Largojeni aq sa mundeni nga fytyra, dhe pastaj ngadalė afrojeni nga vetja. Bėjeni kėtė gjė derisa shkronjat tė mos ju bėhen tė turbullta dhe tė mos mundeni t’i lexoni. Atėherė ndaloni dhe mateni distancėn nė mes fytyrės dhe gazetės (le t’ju ndihmojė dikush). Nėse distanca ėshtė mė e vogėl se 15 cm, mos hiqni as shtoni asgjė. Nėse distanca ėshtė prej 16 deri 30 cm, ia shtoni vetes njė vit. Nėse distanca ėshtė prej 31 deri 60 cm, shtoni dy vjet, ndėrsa nėse distanca ėshtė 61 deri 90 cm, shtoni tre vjet. Pėr mė shumė se 90 cm shtoni katėr vjet.

    Testi i mushkėrive
    Merrni njė balon me madhėsi dhe formė normale (nuk duhet tė jetė i ngushtė) dhe njė vizore qė i ka tė paktėn 30 cm. Merrni frymė thellė dhe me njė frymė fryni balonėn sa mė shumė qė mundeni, pėrkatėsisht derisa tė keni ajėr nė mushkri. Kur s’keni mė ajėr, lidheni majėn e balonit tė fryrė. Pastaj me vizore mateni gjerėsinė e balonit. Nėse gjerėsia e balonit ėshtė prej shtatė deri nėntė centimetra, shtoni pesė vite. Nėse gjerėsia ėshtė prej 10 deri 13 cm, shtoni tri vite, ndėrsa nėse gjerėsia e balonit ėshtė 20 e mė shumė cm, i zbritni tre vjet.

    Testi i dėgjimit
    Ndizeni radion apo dėgjoni ndonjė emision si p.sh. lajmet, por uleni zėrin pėr njė tė tretėn. A mund ta pėrcillni emisionin nė mėnyrė normale? Nėse nuk mundeni aspak ta dėgjoni apo ta pėrcillni programin, shtoni pesė vjet. Nėse mezi mund ta dėgjoni, shtoni tre vjet, nėse aty-kėtu dėgjoni ndonjė gjė, shtoni njė vit, ndėrsa nėse nuk keni asnjė vėshtirėsi dhe dėgjoni gjithēka mirė, ia zbritni vetes dy vjet.

    Testi i dhėmbėve
    A ju shkon gjak nga mishi i dhėmbėve derisa lani dhėmbėt? Keni erė tė pakėndshme nė gojė? Nėse vėreni qė mishi i dhėmbėve u rrjedh gjak derisa lani dhėmbėt me brushė, shtoni katėr vjet. Nėse keni erė tė pakėndshme (pyeteni njė person tek i cili keni besim), shtoni njė vit moshės suaj tė vėrtetė.

    Testi i zemrės
    Mateni perimetrin e ijėve nė pjesėn ku vithet i keni mė tė gjera. Pastaj mateni belin nė pjesėn ku ėshtė mė i ngushtė. Gjerėsinė e belit pastaj pjesėtojeni me gjerėsinė e ijėve. Pėr shembull, nėse belin e keni 70 cm, ndėrsa ijėt 100 cm, masa e juaj ėshtė 0,7. Nėse masa e juaj ėshtė 1,75 cm apo mė e vogėl, hiqni njė vit. Nėse masa juaj ėshtė 2 cm, shtoni tre vjet, ndėrsa pėr gjithēka mė shumė se 2,5 cm shtoni pesė vjet.

    Testi i mėlēisė
    Cila ėshtė sasia mė e madhe e alkoolit, tė cilėn e keni pirė nė njė ditė (nė ēfarėdo viti nė jetė)? Pėr tri pije apo mė pak hiqni tri vjet. Pėr katėr pije nuk duheni tė shtoni asgjė, por as tė hiqni. Pėr pesė pije shtojeni njė vit, ndėrsa pėr mė shumė se pesė shtoni tre vjet./tiranaobserver/

      Ora ėshtė 11/5/2024, 12:55