BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Perimet e gjelbra dhe ndikimi i tyre ne shendet

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Perimet e gjelbra dhe ndikimi i tyre ne shendet

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/1/2011, 00:52

    Perimet e gjelbra dhe ndikimi i tyre ne shendet Images

    Perimet jane te pasura ma shume vitamina e minerale te rendesishme dhe prandaj preferohen ne pothuajse secilen diete.

    Disa nga to kane efekt te vecante ne organizmin e njeriut. Sallata e gjelber eshte e shkelqyeshme nese doni qe te qetesoheni para renies ne gjume. Por, duhet ditur se kjo sallate dobeson edhe epshet seksuale. Ky veprim qetesues i sallates se gjelber vjen si shkak i ndikimit te substances laktium, e cila ka veprim si sedativ.

    Perpos ndikimit qetesues, sallata e gjelber eshte edhe mbrojtese e mire e mushkerive, sidomos kur behet fjale per duhanxhinjte. Kjo sallate eshte e dobishme edhe per humbjen e kileve te teperta. Ajo permban kalium, fosfor, kalcium dhe magnez, si dhe vitaminat C, karotinen (provitaminen A), vitaminen E, vitaminat B1, B2, B6 dhe niacinen.

    Spinaqi eshte burim i mrekullueshem i vitamines C dhe beta karotines, te cilat e mbrojne organizmin nga pika ne tru dhe zemer. Po ashtu, studimet e fundit kane treguar se kjo perime eshte shume e dobishme edhe per ruajtjen e te parit, per cka meriten e ka substanca e quajtur luteine, e cila lirohet vetem me zierjen e spinaqit. Spinaqi nuk preferohet per ata qe kane probleme me veshka, qe vuajne nga semundja giht, si dhe qe kane probleme me fshiken e urines. Hithrat permbajne nje sasi te konsiderueshme te klorofilit, kriperave minerale dhe vitaminave.

    Permbajne edhe shume flavonoide, si dhe substanca te tjera qe jane te dobishme per organizmin tone. Per shkak te sasive te medha te hekurit qe permbajne, hithrat jane ideale per mjekimin e anemise, por te dobishme edhe kunder reumes, e permiresojne urinimin dhe rezultojne produktive ne rastin e nenave qe ushqejne femijet me gji. Hithrat nuk duhet te hahen pa zier sepse mund t’i demtojne veshkat.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 08:49