BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Deti Egje,Deti Adriatik dhe Deti Jon!

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Deti Egje,Deti Adriatik dhe Deti Jon!

    Mesazh nga Albatros 10/4/2009, 18:09

    Deti Egje ėshtė pjesė e Detit Mesdhe, dhe shtrihet nė mes Greqisė dhe Turqisė. Nėpėrmjet grykės sė Bosforit, detit Marmara dhe Dardaneleve lidhet me detin e Zi. Konsiderohet djep i dy kulturave antike asajė Greke dhe Mikene. Mė vonė kėtė det e zotruan Persianėt, Bizantinėt, Gjenovasit si dhe Osmanėt. Sot Detin Egje e ndajnė Greqia dhe Turqia. Emrin e ka marrė nga Egjeu sipas mbretit mitik tė Athinės.

    Deti Egje,Deti Adriatik dhe Deti Jon! 300px-Aegeansea

    Deti Adriatik ėshtė njė pjesė e Detit Mesdhe, qė ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perėndimor i Detit Adriatik ėshtė Italia, kurse nė lindje deti lag brigjet e Sllovenisė, Kroacisė, Bosnjėn dhe Hercegovinės, Malit tė Zi dhe sė fundi Shqipėrisė deri nė Vlorė, ky qytet nė jug tė sė cilit gjendet Deti Jon. Ka nji sipėrfaqe 138.595 km katrorė, thellėsia mė e madhe arrinė 1330 m.temperatura mesatare e ujit nė korrik arrinė 23,2 gradė celsius, ndėrsa ajo mesatare vjetore 17,5 gradė celsius.Nė jug saliniteti arrinė 38,32 promila, dukshmėria nė bregdet ėshtė 5 m ndėrsa nė brendėsi deri 45 m.

    Deti Adriatik ėshtė njėri prej dy deteve qė lag brigjet e Shqipėrisė. Bregu pėrgjate tij ėshtė kryesisht njė breg ranor. Nė kėtė det derdhen shtatė lumenj qė rrjedhin pėrmes tokave shqiptare si: Drini i Bardhė, Drini i Zi,Vjosa, Buna, Mati, Shkumbini dhe Semani.

    Deti Egje,Deti Adriatik dhe Deti Jon! 200px-Deti_Adriatik_harta

    Deti Jon, ėshtė njė pjesė e Detit Mesdhe nė jug tė Kanalit tė Otrantos dhe Detit Adriatik. Nė lindje kufizohet nga Shqipėria jugore dhe Greqia veriore me njė sėrė ishujsh si Korfuzi, Zįkynthos, Qefallonia, Itaka dhe Leukas, kurse nė perėndim kufizohet nga brigjet e Siēilisė dhe Italisė jugore. Midis Apulies dhe Kalabrisė gjendet Gjiri i Tarentit.

    Deti Jon, ėshtė njėri prej dy deteve qė lag brigjet e Shqipėrisė. Bregdeti ėshtė i lartė, shkėmbor me bukuri tė shumta natyrore. Deti Jon ėshtė nga vozitėsit e anijeve shumė i njohur pėr erėrat e tij tė qeta. Ai ėshtė deri nė 4206 metra i thellė. Nė detin Jon derdhen Lumi Kalama dhe Lumi i Artės qė janė paksa mė tė njohur, si dhe lumenjtė Pavlla, Kalasa, Bistrica etj.

      Ora ėshtė 26/4/2024, 15:13