BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shėndeti mendor, 33% e shqiptarėve me depresion!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shėndeti mendor, 33% e shqiptarėve me depresion!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/4/2009, 00:07

    Problemet ekonomike dhe papunėsia, po ndikojnė negativisht mbi shėndetin mendor tė shqiptarėve. Stresi dhe depresioni janė dy format e sėmundjeve mendore qė gjenden rėndom tek shqiptarėt. Njė studim i Qendrės sė Shėndetit Mendor, mbėshtetur nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė pėr shėndetin, mendor u realizua vitin e kaluar nė 10 rrethe tė vendit dhe rezultoi se nė vendin tonė njerėzit kanė shqetėsime mendore, qė arrijnė deri nė format mė tė rėnda tė shėndetit mendor. Ndėrkohė, specialistėt e shėndetit mendor nė Institutin e Shėndetit Publik, shpjegojnė se pėrse shqiptarėt janė mė tė stresuar se para viteve '90-tė. "Janė shumė faktorė qė ndikojnė mbi shėndetin mendor. Ato fillojnė nga problemet ekonomike, pabarazia, mungesa e mundėsive pėr tė pėrballuar jetesėn, faktorėt gjenetikė dhe shumė tė tjerė qė rėndojnė shėndetin mendor te njerėzit",- ka shpjeguar drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Alban Ylli. Shpjegime pėr kėtė japin edhe profesorėt e psikologjisė, tė cilėt thelbin e kėsaj e lidhin me disa arsye.

    Studimi

    Nė studimi pėr shėndetin mendor, u pėrfshinė 520 persona tė rritur, tė moshės mbi 18 vjeē, bazuar nė kuotat demografike, nė 10 rrethe tė vendit, si Shkodėr, Kukės, Lezhė, Durrės, Elbasan, Berat, Vlorė, Korēė dhe Sarandė. Intervistat u kryen nė mėnyrė individuale nė shtėpinė e tė intervistuarave, pėrgjatė periudhės 15 korrik-15 shtator 2008 dhe tė dhėnat nuk ishin aspak pozitive. Problemi mė i pėrhapur i shėndetit mendor nė Shqipėri, sipas studimit, ėshtė stresi, me 41 % tė rasteve. "Bazuar nė studimin e realizuar me mbėshtetjen e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, personat qė vuajnė nga depresioni pėrbėjnė 33 % tė rasteve me sėmundje mendore, ndėrsa pėr abuzimin me substancat janė shprehur nė 8% tė rasteve",- bėhet e ditur, duke u shtuar se qėllimi i studimit ishte vlerėsimi i kėndvėshtrimeve tė popullatės mbi ēėshtje tė shėndetit mendor dhe mbi personat qė vuajnė nga probleme tė ndryshme tė shėndetit mendor.

    Faktorėt

    Njerėz tė stresuar nė ēdo moment, duke kaluar nė forma tė rėnda tė shėndetit mendor, qė ėshtė depresioni. Nė fakt, kėto probleme mendore janė kthyer nė fenomen pėr shqiptarėt dhe numri i tyre po vjen gjithnjė nė rritje. Madje, specialistėt e shėndetit mendor pohojnė se shqiptarėt ishin mė pak tė stresuar para viteve '90-tė. Nė vendin tonė, shkaku kryesor pėr shfaqjen e problemeve tė shėndetit mendor janė kryesisht probleme ekonomike dhe papunėsia, ndonėse para viteve '90-tė shqiptarėt ishin mė tė varfėr se sot. Nė studim, kėto raste pėrbėjnė 66 % tė tė gjitha rasteve qė u morėn nė analizė pėr kėto probleme. Ndėrsa nga ana tjetėr, profesori i psikologjisė, Edmond Dragoti, ka dhėnė disa shpjegime pėr kėtė fenomen. "Shpjegimi pėr kėtė ėshtė se populli ynė, nė ato vite, ka qenė njė shoqėri kolektive, qė do tė thotė se familja, fisi, dhe shteti, tė mbėshtesnin financiarisht dhe shpirtėrisht. Madje, varfėria dhe barazia ishte mbėshtetja mė e madhe shpirtėrore qė merrte shoqėria para viteve '90-tė,- pohon psikologu Dragoti, duke shpjeguar se nė ditėt e sotme, jo vetėm qė nuk ka barazi sa i pėrket nivelit ekonomik, por tashmė shoqėria nuk ka ku gjen askund mbėshtetje, as ekonomike dhe as shpirtėrore. Sipas tij, pikėrisht ky konflikt qė ka tregu i sotėm, bėn qė shumė individė tė mos gjejnė dot alternativa pėr tė jetuar me sukses.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 16:21