BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vetėkontrolli i emocioneve

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Vetėkontrolli i emocioneve

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/2/2011, 00:12

    Vetėkontrolli i emocioneve Images

    Humbja e mendjes dhe drejtimi i qenies nga emocionet e furishme ka sjell jo pak herė rrjedhoja nga mė shkatėrrueset jo vetėm pėr “shpėrthyesin e emocioneve”, por edhe pėr njerėzit e tjerė.

    Dhe nė fakt shumė herė vetėpėrmbajtja ėshtė mė e vėshtirė se mbajtja e tė tjerėve. Por megjithatė sidomos nė dekadėn e fundit deri mė tani janė regjistruar njė numėr i madh i punimeve shkencore mbi emocionet. Mė tė veēantat janė realizuar falė metodave bashkėkohore, siē ėshtė teknologjia e re pėr incizimin e trurit. Falė kėsaj teknologjie, pėr tė parėn herė nė historinė e njerėzimit, ėshtė bėrė e mundur tė shihet ajo qė ka qenė burim i mistereve mė tė mėdha: saktėsisht, nė ē’mėnyrė funksionon masa e ndėrlikuar e qelizave derisa mendojmė, ndiejmė, imagjinojmė, ėndėrrojmė.

    Njė forcė e kėtillė e shėnimeve neurobiologjike na ka bėrė tė mundur qė mė qartė se kurrė mė parė t’i kuptojmė se si qendrat mendore emocionale arrijnė deri tek zemėrimi apo lotėt, dhe nė ē’mėnyrė pjesėt e vjetra tė trurit na shtynė tė bėjmė luftėra, sa edhe dashuri, dhe na orienton kah e mira apo e keqja.

    Kjo qartėsi e paparė mbi ndikimin e emocioneve dhe mungesės sė tyre i nxjerr nė plan tė parė ilaēet e freskėta pėr krizat kolektive emocionale. Argumenti pėr vlerėn e inteligjencės emocionale varet nga lidhshmėria midis ndjenjave, karakterit dhe instinktit moral. Ekzistojnė njė mori argumentesh dhe komponentė, qė dėshmojnė se pikėrisht qėndrimet themelore etike varen prej shkathtėsive emocionale. Ata tė cilėt janė tė varur nga impulsi, atyre tė cilėve iu mungon vetėkontrolli, vuajnė nga mungesa e moralit: shkathtėsia pėr ta kontrolluar impulsin paraqet bazėn e vullnetit dhe karakterit. Ngjashėm me kėtė, rrėnjėt e altruizmit janė nė empati (nė shkathtėsinė pėr t’i “lexuar” ndjenjat e tjetrit); po qe se nuk ekziston ndjenja pėr vuajtjet dhe dėshirat e tjetrit, atėherė nuk ekziston as brengosja.

    Edhe pse ekzistojnė dy drejtime morale, pas tė cilave koha jonė aq shumė lakmon ato janė, mė se tė vėrteta, vetėkontrolli dhe ngushėllimi. Ėshtė vėrejtur mėnyra nė tė cilėn faktet neurologjike e shprehin talentin themelor pėr jetesėn tė quajtur inteligjencė emocionale: pėr shembull, si tė mposhtet impulsi emocional; tė dallohen ndjenjat e thella tek tjetri; nė ē’mėnyrė tė harmonizohen marrėdhėniet reciproke personale etj.

      Ora ėshtė 11/5/2024, 07:33