BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Asnjėherė nuk kam vuajtur nga ambicia e sėmurė!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Asnjėherė nuk kam vuajtur nga ambicia e sėmurė!

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/4/2009, 22:54

    Asnjėherė nuk kam vuajtur nga ambicia e sėmurė! 68d30a95947

    Xhemi Shehu .. Asnjėherė nuk kam vuajtur nga ambicia e sėmurė!

    Tė dielat tani i takojnė Xhemi Shehut. Nuk ka njė tė dytė qė ta konkurojė, e gjithė “zona” ėshtė e saj nė krah tė Adi Krastės. Por se si i shkon jeta pas kuintave tė “E diell” ajo rrėfen gjatė nė kėtė intervistė pėr “Panorama Plus”:

    Si fillim komplimente me look-un e ri, keni ndryshuar ngjyrėn e flokėve...

    Mendimi pėr tė ndryshuar ngjyrėn e flokėve, mė erdhi vetvetiu me ndryshimin e stinės. Kisha dėshirė tė ēelesha pak nė fytyrė dhe mendova tė rikthehesha nė ngjyrėn time natyrale. Edhe pse ishte e paksa e vėshtirė pėr t’u realizuar pa dėmtuar flokun, sėrish jam e kėnaqur me imazhin disi tė ri.

    Kush ėshtė Xhemi, qė ne nuk shohim nė ekran?

    Deri mė tani unė kam qenė vetvetja nė ekran dhe pjesa qė nuk shohin kėta lexues tek unė janė vetėm momentet kur ha bukė, fle gjumė, shkoj nė shkollė, kur bėj palestėr, dal me miqtė, etj. Me pak fjalė nuk ėshtė se bėj ndonjė gjė mė shumė se ta. Veten do ta pėrmblidhja nė njė pėrkufizim si njė njeri tė qetė me njė dėshirė tė madhe pėr tė jetuar jetėn.

    Tek e “E diell” pėrkrah Adi Krastės, ēfarė peshe ndien realisht nė 5-6 orė transmetim nė “Top Channel”?

    I gjithė spektakli ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe duke qenė se nuk ėshtė aq e lehtė tė mbash publikun tė mbėrthyer pėrpara ekranit pėr orė tė tėra. Fati im i mirė deshi qė tė isha pranė njė showmeni tė madh, siē ėshtė Krasta qė ta bėn punėn shumė herė mė tė bukur e mė tė thjeshtė gjithmonė.

    Tė dielėn e kaluar Adi hapi programin duke t’u drejtuar me fjalėt “Tė dua”. Ēfarė mund tė thoni mė shumė pėr situatat, qė krijon Krasta me ju?

    Ne duam tė bėjmė spektakėl dhe mė vjen mirė qė ia paskemi arritur qėllimit. Tė gjitha situatat mes nesh janė shumė tė qarta pėr publikun prandaj do tė ishte i tepėrt, mendoj, ēdo lloj shpjegimi shtesė.

    Me largimin e Arbanės shumė menduan se ishte mė mirė pėr ju Xhemi, pasi e gjithė “zona” mbeti juaja. Nė fakt si e keni ndier largimin e saj?

    Asnjėherė nuk kam vuajtur nga ambicia e sėmurė pėr tė pasur ēdo hapėsirė timen nė njė spektakėl. Unė ndjehem shumė herė mė mirė kur pranė meje kam njė partner nė krah, pasi kjo tė jep mė shumė mundėsi pėr shkėmbim batutash, apo qoftė dhe siguri. Dy japin mė shumė se njė, dhe tre mė shumė se dy, prandaj pėr mua Arbana ka pasur njė rol shumė domethėnės tek “E diell”.

    Jeni shprehur dikur pėr njė afeksion tė theksuar me politikėn. Vazhdoni ta keni ende, dhe ēfarė ju pėlqen politika e podiumeve, apo ajo e paskuintave?

    Ky ėshtė njė rast tipik kur gazetari shkruan atė qė i pėlqen vetė dhe jo atė qė i thotė i intervistuari. Mė ėshtė bėrė njė pyetje dikur, se ēfarė profesioni mund tė marr unė pasi tė pėrfundoj studimet aktuale. Ndėrmjet njė sėrė profesionesh tė tjera kam thėnė dhe qė mund tė bėhem dhe kėshilltare, por jo se do tė bėhem e tillė. Tani qė mė thua se kam afeksion tė theksuar pėr tė, po mė merren mendtė.

    Ju vetė keni bindje tė majta, apo tė djathta dhe a mund tė bėni njė parashikim mbi zgjedhjet 2009?

    Kėtu nuk po mė pyet nėse pėlqej mė shumė akullore apo ēokollatė.(qesh)

    Si mendoni ekziston ndonjė rrezik nė faktin e tė qenit e bukur dhe e famshme nė Shqipėri?

    Kėtė duhet ta dijė mė mirė dikush, qė i mbart tė dyja kėto cilėsi, por mund tė them qė nė Shqipėri rreziku tė vjen dhe kur ecėn nė trotuar, apo kalon rrugėn me semafor jeshil e kjo ndodh dhe pa qenė i bukur dhe i famshėm.

    Mund tė na pėrshkruani tipin tuaj, kush ėshtė Xhemi thellė nė brendėsi?

    Si ēdo njeri kam dhe unė tė metat e mia, nėse do tė quheshin tė tilla. Nė pėrgjithėsi jam e sinqertė dhe kur gėnjej, e kam seriozisht dhe kur bėj shaka, jam impulsive, kurioze, gjumashe e tė tjera si kėto.

    Nėse mund tė flasim paksa pėr lidhjen tuaj me Visin. Shumė komente nė gazeta qė dalin nė njė konkluzion qė ėshtė njė lidhje qė po shkon mirė. Ju si do ta pėrkufizonit?

    Mė vjen mirė qė gazetat paskan dalė nė kėtė konkluzion tė saktė.

    Njė thashethem i keq qė mund t’ju prishė humorin, cili mund tė jetė?

    Ēdo gjė e rreme mė prish humorin, fare e thjeshtė.

    Si do tė mund ta pėrshkruanit veten, dhe a ekziston njė defekt nė fizikun tuaj qė do donit tė bėnit ndėrhyrje?
    Ndjehem mirė me veten time dhe kjo ėshtė e rėndėsishme pėr mua. Ndėrhyrje do tė bėja vetėm nėse nuk do tė merrja frymė mirė apo do tė isha obeze.

    Nėse njė moment do t’ju shihnim pa taka, si do na duket Xhemi njė vajzė e gjatė, apo disi e shkurtėr?

    Unė nuk jam as e gjatė por as e shkurtėr. Jam 168 cm, gjykoni vetė (qesh).

      Ora ėshtė 7/5/2024, 15:25