BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cudite e ekonomise

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Cudite e ekonomise

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/2/2011, 21:34

    Cudite e ekonomise Images

    Oferta, kėrkesa, rregullat e forcat e ndryshme qė operojnė nė treg nuk janė thjesht fjalė akademike e tė pakuptimta. Ato i gjejmė kudo rreth nesh, teksa ndikojnė nė ēdo zgjedhje tonėn.

    Disa e quajnė ekonomi natyraliste. Nė fakt, ėshtė njė mėnyrė shumė interesante e tė parit tė realitetit tonė tė pėrditshėm dhe ekonomisė njėherazi. Janė shembuj qė tregojnė se si pavarėsisht se shumėkush e konsideron ekonominė njė lėndė komplekse e tė pakuptueshme, parimet e saj bazė janė tė thjeshta dhe kuptimplota.

    Pėrse femrat durojnė takat e larta?

    Takat e larta janė jo tė rehatshme dhe e vėshtirėsojnė tė ecurit. Pėrdorimi i gjatė i tyre mund tė sjellė dėme pėr kėmbėn. Po pėrse atėherė shumė gra i veshin pėrditė? Pėrgjigjja qė tė vjen nė mend menjėherė ėshtė se me taka tė larta ato do tė tėrheqin mė shumė vėmendje se me kėpucė tė sheshta. Pėrveēse tė zgjasin, takat e larta e vendosin trupin nė pozicion tė tillė qė kraharori del pėrpara, ndėrsa fundi i kurrizit pozicionohet mė mbrapa, duke nxjerrė kėshtu mė nė pah njė figurė femėrore. Por nėse tė gjitha femrat do tė vishnin taka tė larta, atėherė tė gjitha do tė kishin kėtė pamje dhe sigurisht rezultati do tė ishte shumė mė i vogėl.

    Gjatėsia, nė fund tė fundit ėshtė njė fenomen relativ.

    Njė femėr mund tė jetė mė e gjatė, njė tjetėr mė e shkurtėr, por nėse tė gjitha do tė vishnin taka tė larta rezultati do tė ishte i njėjtė si nė rastin sikur tė gjitha tė kishin veshur kėpucė tė sheshta. Nėse gratė do tė mund tė zgjidhnin sė bashku se ēfarė kėpucėsh tė vishnin tė gjitha mund tė binin dakord pėr tė sheshtat. Ato i veshin takat vetėm sepse jo tė gjitha e bėjnė kėtė duke fituar kėsisoj paraqitje tjetėr.

    Pėrse shoferėt e taksive vendosin ta mbarojnė ditėn e punės mė herėt kur moti ėshtė me shi?

    Nė shumė qytete tė mėdha, kur moti ėshtė me diell ėshtė shumė e lehtė qė tė gjesh njė taksi, ndėrsa kur bie shi vėshtirėsia shtohet. Njė shpjegim i mundshėm i kėsaj ėshtė se shumė njerėz qė nė kohė tė mirė preferojnė tė ecin nė kėmbė, nė mot me shi marrin taksi. Por njė shpjegim tjetėr ėshtė edhe se shoferėt e taksive e mbarojnė mė shpejt ditėn e punės nė mot tė keq. Po pėrse? Sipas njė sondazhi tė fundit, arsyeja ėshtė se shumė shoferė taksie punojnė derisa tė arrijnė objektivin e tė ardhurave ditore. Nė ditėt me diell do t’u duhen mė shumė orė pėr ta arritur kėtė gjė, ndėrkohė qė kur bie shi ata e realizojnė objektivin shumė mė shpejt pėr shkak tė kėrkesės sė vazhdueshme. Largimi i tyre mė i shpejtė nė ditėt me shi ėshtė nė kundėrshtim me rregullin se pikėrisht nė njė ditė tė favorshme puna duhet zgjatur mė shumė.

    Pėrse ėshtė e ligjshme qė t’i japėsh makinės kur je duke ngrėnė apo pirė, por jo kur je duke folur nė celular?

    Shembujt e ndryshėm nė lidhje me pėrdorimin e celularėve nė momentin e dhėnies sė makinės kanė ēuar nė formulimin e ligjit qė e ndalon pėrdorimin e tyre, pėrveē rastit kur shoferi pėrdor kufjet dhe i ka duart e lira. Por pėrveē celularit shoferėt mund tė kryejnė njėherazi me ngarjen e makinės edhe veprime tė tjera njėsoj tė dėmshme si pėr shembull ata mund tė hanė, mund tė pinė, tė ndryshojnė CD, e madje nė disa raste edhe tė bėjnė tualet.

    Po pėrse edhe kėto veprimtari nuk janė tė paligjshme? Njė pėrgjigje e mundshme ėshtė se telefoni celular ėshtė mė shpėrqendrues se veprimet e tjera. Shoferėt qė diskutojnė gjatė kanė mė shumė shans qė tė humbasin vėmendjen se ata qė janė duke ngrėnė pėr shembull.

    Por pėr sa i pėrket tė folurit qė qenka kaq i rrezikshėm, ai nuk i ndalohet shoferit kur ėshtė rasti i pasagjerėve tė tjerė nė makinė. Nga ana tjetėr nuk qenka rasti i bisedave, pasi nėse do tė kesh kufje mund tė flasėsh lirshėm dhe tė jesh brenda ligjit. Kur ndodh qė tė gjitha shpjegimet pėr tė justifikuar racionalitetin e njė ligji bien poshtė, njė strategji e mirė do tė ishte qė tė shihje se si njė ligj ndikon nė tė ardhurat e njerėzve qė preken prej tij. Kėshtu, nėse ligjvėnėsit do ta ishin ndaluar ngrėnien e hamburgerėve dhe pirjen e lėngjeve gjatė dhėnies sė makinės, atėherė shitjet e ushqimeve nė fast-food do tė kishin rėnė ndjeshėm.

    Kjo do tė thotė se ligjvėnėsit nuk merren me njė ligj tė tillė nga frika e reagimit tė korporatave tė fuqishme, tė cilat do tė bėnin namin. Ndėrkohė, duke lejuar tė folurėn me celular pėrmes kufjeve ligjvėnėsit nuk pėrballen me asnjė lloj rreziku, duke qenė se shitėsit e celularėve nuk do tė pėsonin as humbjen mė tė vogėl, pėr shkak se ligji lejon pėrdorimin e kufjeve. Madje, pėrfitimet e tyre do tė ishin shumė mė tė mėdha, duke qenė se njerėzit do tė blinin kufje nė kėtė rast.

    Pėrse ėshtė mė e lehtė tė gjesh njė partner tė ri, kur ndėrkohė e ke njė tė tillė?

    Njė burrė i ri zuri njė miqėsi tė ngushtė me njė femėr shumė tėrheqėse, por miqėsia e tyre ishte thjesht platonike. Njė mbrėmje, gruaja e ftoi mikun e saj nė njė bar duke i thėnė: “Dua tė tė ndihmoj qė sonte tė takosh ndonjė vajzė interesante”.

    Kur tė dy ndodheshin nė lokal mikesha nisi qė tė sillej shumė ngrohtė me shokun e saj, duke i pėrkėdhelur krahun e duke u sjellė me tė sikur tė kishte pasur vėrtet lidhje intime. Gjatė gjithė qėndrimit tė tyre ata ndodheshin nė qendėr tė vėmendjes tė shumė personave pėrreth. Nė njė moment gruaja tha se i kishte ardhur koha pėr t’u larguar e ndėrkohė e ftoi pėr njė kafe tė nesėrmen.

    Kur ajo u largua disa nga femrat tėrheqėse qė ndodheshin nė lokal tentuan tė kontaktonin me mashkullin qė kishte mbetur vetėm. Njė fakt i tillė e befasoi shumė edhe atė vetė. Pėrse, befas, gjithė kėto femra simpatike po tregonin interes ndaj tij? Njė ditė mė pas, ndėrsa miqtė po pinin kafe, mikesha nuk u ēudit aspak nga ajo ēka i kishte ndodhur mikut njė natė mė parė nė bar, pas largimit tė saj.

    Unė e dija shumė mirė se ēfarė do tė ndodhte. Ėshtė pak e vėshtirė qė tė vendosėsh pėr dikė nėse ia vlen apo jo t’i afrohesh vetėm duke e parė nga jashtė, por nėse sheh qė ai ka vėmendjen e njė femre tėrheqėse, tregon se mashkulli ka vlera vėrtet dhe ky ėshtė njė sinjal shumė i fortė se ia vlen qė tė avancosh nė drejtim tė tij”, i tha mikesha shokut tė saj. Nė kėtė rast shkon shumė edhe thėnia e Biblės: “Atij qė ka do t’i jepet”.

    Pėrse janė balenat dhe jo pulat specie nė zhdukje e sipėr?

    Zor se kalon ndonjė vit pa demonstrata e protesta masive tė ambientalistėve aktivistė tė cilėt dėnojnė dhe denoncojnė vrasjen e balenave dhe gjuetinė ndėrkombėtare qė ka ēuar nė shpalljen e kėtij gjitari deti “specie nė zhdukje”. Ndėrkohė nuk ka pasur asnjėherė, qoftė edhe ndonjė mbledhje tė vogėl, nė lidhje me dėnimin e therjeve tė pulave. Po pėrse ky dallim?

    Pėrgjigjja e shpejtė qė na vjen ėshtė se pulat nuk kanė qenė kurrė specie tė rrezikuara. Por nga del pyetja tjetėr se pėrse disa specie janė tė rrezikuara e tė tjera jo? Arsyeja e pakėsimit tė numrit tė balenave ėshtė se ato nuk kanė pronar. Ato notojnė nė ujėra ndėrkombėtarė dhe vende tė ndryshme refuzojnė qė tė respektojnė marrėveshjet ndėrkombėtare qė kanė synuar dhe synojnė mbrojtjen e gjitarit mė tė madh tė planetit.

    Japonezėt dhe norvegjezėt e kuptojnė fare mirė se praktikat e tyre tė kapjesh sė balenave kėrcėnojnė seriozisht specien, por ndėrkohė ēdo gjuetar balenash e di mirė se nėse nuk do tė jetė ai qė do ta kapė gjitarin, njė tjetėr nė vend tė tij do ta bėjė njė gjė tė tillė, ndaj askush nuk heziton tė kap njė “mall” qė nuk ka pronar. Nė tė kundėrt tė balenave, pulat kanė pronar.

    Gjithmonė ėshtė dikush qė i mban apo i mbarėshton pėr tė marrė mishin dhe vezė, apo puplat. Nėse dikush do tė vrasė njė pulė, atėherė ai do tė kenė nė pronėsi njė pulė mė pak dhe kjo do tė thotė qė nėnproduktet e pulės do tė jenė mė tė pakta e si pasojė fitimi mė i vogėl pėr pronarin e pulės. Pulat dhe balenat janė njėsoj tė vlefshme, por diferencėn kėtu e bėn pronėsia. Pulat kanė pronarė, ndėrsa balenat jo, ndaj tė gjithė rendin tė bėjnė tė tyrin njė “mall” pa zot. Si pasojė balenat janė mė tė kėrcėnuarat./kuriozitete/

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 11/5/2024, 17:34