BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja tifozja e parė femėr qė shkojė nė stadium

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Ja tifozja e parė femėr qė shkojė nė stadium

    Mesazh nga Albatros 23/2/2011, 09:00

    Ja tifozja e parė femėr qė shkojė nė stadium  Adelin17

    Njė stadium mban emrin e bashkėshortit tė saj “Selman Stermasi”, ndėrsa ajo bėri qė tė ndryshojė historia e tifozėrisė. Krahas meshkujve, njė femėr bėrtiste e shante mė fort se ta: Nezihat Stermasi! Nė fakt thyerjen e rregullave dhe tabuve ia kishte mėsuar vetė i shoqi, qė nga dita e parė e martesės, teksa kishte shkuar ta merrte nuse te dera e shtėpisė, ēka ishte e ndaluar rreptėsisht nė atė kohė. Por kėto do tė mbeteshin “rebelimet” mė tė bukura nė jetėn e tyre, pasi ēdo tentativė tjetėr ishte njė triskė buke mė pak nė familje. Ēfarė do tė lexoni mė poshtė, ėshtė dėshmia e vetė Nezihatit, e cila pėr herė tė parė nė moshėn 90-vjeēare rrėfen sekrete qė nuk do t’i marrė me vete…

    Jeni martuar me djalin qė konsiderohej si beqari mė i famshėm i Tiranės, por edhe mė i bukuri. Ishte mblesėri apo njiheshit mė parė?

    Jo, nuk njiheshim mė parė nga afėr, edhe pse kisha dėgjuar shumė pėr Selmanin. Ai mbahej nė gojė nga tė gjithė si sportist, jo vetėm pėr talentin e tij nė futboll, por edhe nė gjimnastikė, vrapim, kėrcim sė larti, etj. Ishte shpallur fitues nė shumė fusha tė sportit. Ndaj nė momentin kur familja e tij mė kėrkoi dorėn, Selmani ishte nė kulmin e vėmendjes.

    Kush ndėrhyri nė kėtė mblesėri?

    Ka qenė Mehdi Bej Frashėri. Ai kishte miqėsi me familjen time. Unė jam vajzė e Rustem Petrelės dhe familja ime njihej nė atė kohė jo vetėm pėr pasurinė dhe pronat, por edhe pėr bamirėsi. Ai ushqente fėmijė, strehonte njerėz dhe ndihmonte me ushqime tė varfrit. Duke qenė se Selmani ishte rritur jetim nga halla, atij i kishte pėlqyer shumė ideja e martesės me njė vajzė nga dera e Petrelėve, pasi edhe ai ishte shumė bujar e donte tė bėnte bamirėsi. Kėshtu u fejova nė moshėn 17- vjeēare, ndėrsa nė ditėn e martesės, Selmani theu njė rregull, pėr tė cilėn u fol shumė kohė, edhe pse mė pas vepruan tė gjithė si ai.

    Ēfarė rregulli?

    Zakoni e donte qė nusja tė merrej vetėm nga familjarė dhe tė afėrm tė dhėndrit, ndėrsa Selmani erdhi vetė. Jo vetėm kaq, por mblodhi tė gjithė shokėt e tij futbollistė nėpėr rrethe dhe gjetėn aq shumė makina, sa vargu i tyre bllokoi tė gjitha rrugėt e Tiranės, tė cilat nė atė kohė ishin tė ngushta. Nuk kam parė aq shumė makina nė njė dasmė edhe ditėt e sotme. Pėr nga pėrmasat dhe madhėshtia, shpesh dasma jonė ėshtė krahasuar me atė tė Mbretit Zog nė atė kohė. Qė kur mė mori te dera e nėnės, Selmani nuk mė trajtoi si grua-shėrbėtore, siē ndodhte zakonisht, por si tė dashur dhe si shoqe skuadre.

    Ju kuptonit nga futbolli?

    Nė fillim jo, por dita-ditės Selmani mė mėsonte, dhe brenda pak javėsh e ndjeva veten tifoze tė madhe, aq sa njė ditė vajta nė stadium dhe ēudita dynjanė.

    Pse “ēuditėt” dynjanė?

    Sepse ishte hera e parė qė njė femėr shkonte nė stadium dhe ngaqė u pėrfshiva nga emocionet, bėrtisja shpesh e me tė madhe dhe ēohesha nė kėmbė, sa herė “Tirana” ishte pranė ndonjė goli ose shėnonte. Bėrtisja mė keq se meshkujt, shaja dhe ulėrija.

    Po yt shoq, si reagonte?

    Ai ishte “mė keq” se unė. Ishte i dashuruar me futbollin dhe kėnaqej teksa mė shihte ashtu tė pėrfshirė nė ndeshje. Madje, njė herė, kur filluan edhe disa femra tė tjera tė vinin nė stadium, pata dhe njė incident.

    Ēfarė incidenti?

    Njėherė kishte qenė afėr meje nė podium Fiqret Shehu. Po luante Tirana dhe unė hidhesha pėrpjetė sa herė ishin nė favor. Mė kishin pėrfshirė ethet e lojės dhe nuk e kisha mendjen se ēfarė thoja. Ndėrkohė ajo mė prek te supi dhe mė thotė: “Shoqe, ēfarė keni, pse bėrtisni kėshtu?”. Unė pa e ditur fare se kush ėshtė, i kthehem tėrė inat: “Nė stadium vijnė ata qė e ndiejnė lojėn, jo ata persona qė u duket se kanė gjetur njė vend, ku tė ulen e pushojnė. Po nuk tė pėlqeu, ik!”. Ajo u ēua me nxitim dhe duke mė parė me habi, doli duke turfulluar. Selmani, i cili e kishte ndjekur tė gjithė skenėn disa metra mė tutje dhe vjen e mė pyet se ēfarė i bėra asaj. Unė i rrėfej, ndėrsa ai psherėtin: “Bo boooo, ē’na bėre…”. Kjo ka qenė dhe hera e fundit qė shkuam nė stadium.

    Pse nuk vajtėt mė?

    Ēfarė frike… Na e ndaluan. Herėn e ardhshme qė shkuam, arritėm tė shihnim ndeshjen, por te dera na doli njė oficer policie. Na paralajmėroi se kjo ishte hera e fundit qė duhet tė shkelnim aty. Nė rast se do tė na shihnin sėrish nė stadium, atėherė do tė arrestoheshim. Ka qenė njė vuajtje shpirtėrore e tmerrshme pėr Selmanin, por edhe pėr mua. Kėtu nisi edhe tatėpjeta jonė ekonomike, pasi na pėrzunė edhe nga shtėpia.

    Kush ju pėrzuri?

    Kėtu nisin vuajtjet tona, qė ma morėn para kohe Selmanin, ndėrsa mua mė lanė tėrė jetėn sėmurė. Nė vitin 1946, komshiu ynė qė ishte gjeneral nė atė kohė, Halim Xhelo, jep urdhėr qė tė lironim shtėpinė, qė e kishim tė trashėguar prej 400 vitesh. Ne na nxorėn nė rrugė me gjithė plaēka. Nė dorė na lanė njė adresė. Shkuam nė adresėn qė na dhanė. Ishte njė shtėpi 3-katėshe, ku nė dy katet e para jetonte familja Shehi (gjyshi i Dashamir Shehit), ndėrsa nė tė tretin ne. Kėshtu si po e them duket bukur, por prit… Kati i tretė, dhomė e kuzhinė, ishte i gjithi i ēarė nga predhat e mortajat e luftės dhe ishte i pariparuar. Nuk kishte as dyer e as dritare. Ishte mesi i dimrit, fund nėntori mė saktė dhe ēfarė binte jashtė, hynte brenda. Te dyert vendosa nga njė batanije, ndėrsa te dritaret disa letra, tė cilat qulleshin dhe duheshin ndėrruar ēdo ditė. Ishim pa punė tė dy, pa triska dhe pėr tė mbajtur frymėn gjallė, filluam tė shisnim plaēkat njė e nga njė. Unė u sėmura rėndė dhe nga ajo kohė, nuk mundja dot tė bėja mė fėmijė.

    Po shtėpinė tuaj kush e mori?

    Halim Xhelo ia kishte bėrė gati Kadri Hazbiut. Kėtij i kishte pėlqyer shumė shtėpia jonė e madhe, me oborr dhe me lule plot, si nė dimėr edhe nė verė. Me njė verandė, ku mund tė shtroje bankete… Megjithatė Kadri Hazbiut iu dha njė shtėpi tjetėr nė Bllok dhe Halimi futi nė shtėpinė tonė disa oficerė bashkėpatriotė tė tij, nga Vlora.

    Fillimisht dėbimi nga stadiumi, mė pas nga shtėpia… Cilat ishin arsyet?

    Mė falni, se ngaqė e di vetė historinė, kujtoj se e dinė tė gjithė. Harroj qė kanė kaluar dekada e dekada dhe unė sot jam 90 vjeē. Megjithatė besoj se duhet tė dini qė Selmani ka themeluar Sport-Klub “Tirana”. Ai ka luajtur nė formacionin bazė tė Sport Klub “Tirana” nė kampionatin e parė kombėtar tė futbollit, ku u shpall kampion vendi. Bėhet fjalė pėr vitin 1931 dhe mė pas u shpall kampion edhe 3 herė tė tjera rresht, pra 1932, 1933, 1934. Nė vitin 1936, ai emėrohet trajnier dhe mė vonė president i Sport Klub “Tiranės”. Pra, im shoq ishte njė talent i rrallė, qė u diplomua nė Akademinė e Edukatės Fizike nė Romė, por edhe i dashur nga shokėt, tė cilėt e zgjodhėn nė krye dhe na mbushnin shtėpinė ēdo ditė. Do tė doja tė theksoja edhe faktin qė Selmani ka qenė nė krye tė demonstratės antifashiste nė prill 1936, apo nė 1939 dhe tė ēdo lloj veprimi tjetėr nacional kundrejt pushtuesve. Nejse, tani tė dalim te persekutimi. Nė vitin 1946, mblidhen “shokėt” e partisė dhe thėrrasin futbollistėt, normale edhe Selmanin. I propozojnė qė tė ndryshojnė emrin e skuadrės nga Sport Klub “Tirana” nė “17 Nėntori”. Selmani tėrbohet dhe kundėrshton me zė tė lartė. Kur “shokėt” e partisė e vendosėn ndėrrimin e emrit, atėherė ai braktisi mbledhjen, ēka u shėnua si akt vandal kundėr partisė, u cilėsua si armik e borgjez. Qė nga viti 1946, e derisa vdiq mė 8 Nėntor 1976, Selmani nuk mund tė shkonte dot mė nė stadium, ndėrsa edhe ndeshjet i dėgjonte fshehurazi.

    Siē treguat, ju nuk punonit dot, pasi ishit e sėmurė, bashkėshorti juaj u pėrjashtua nga aktivitetet sportive. Atėherė… me ēfarė e mbanit familjen?

    Pas dėbimit nga shtėpia, fillimisht shita bizhuteri, rroba dhe shumė suvenire tė trashėguara nga familja. Megjithatė asnjėherė nuk mjaftonin paratė. Selmani nisi tė kėrkonte punė andej-kėtej dhe njė ditė takon Nasi Marianin, drejtorin e kombinatit tė drurit “Misto Mame”. I kėrkon atij ēdo lloj pune qė tė kishte dhe ai e merr pėr tė lyer dollapet. Ishte mik me Nasin, por ai nuk mund tė bėnte dot mė shumė se kaq pėr Selmanin. Madje edhe kjo punė i zgjati shumė pak, edhe pse unė e mora vesh mė vonė.

    Ēfarė morėt vesh?

    Zbulova krejt rastėsisht njė ditė qė Selmani nuk lyente mė dollapė, por e kishin bėrė hamall. Njė ditė ai kishte harruar bukėn qė i jepja me vete dhe ngaqė mė vinte keq, thashė po shkoj qė t’ia ēoj te puna. E kėrkova te sektori i mėparshėm i lyerjes dhe nuk ishte, mė pas mė treguan se ku mund ta gjeja… Po shtynte ca vagonė mbushur plot me dėrrasa, hekurishte e mbeturina tė tjera. Ngeli keq kur mė pa, por edhe mua m’u bė shpirti copash, teksa e shihja tė rridhte djersė. Mė tregoi qė Nasi Marianin e kishin thirrur nė Komitetin e Partisė dhe i kishin bėrė vėrejtje e kritika, se pse ai i kishte dhėnė Selman Stermasit njė punė “aq tė mirė”. Nė rast se nuk do ta lėvizte qė aty, do ta hiqnin vetė drejtorin. Selmani nuk mė kishte thėnė qė nė fillim, qė tė mos mė mėrziste. Do ta quaja “hero” pėr mėnyrėn se si nuk e shfaqte mėrzinė nė shtėpi dhe, edhe pse tė varfėr, gjithnjė gjente diēka tė mė lumturonte ose tė mė bėnte surpriza.

    Surpriza tė tipit…?

    Selmani ishte shumė i apasionuar pas tė bukurės, veshjeve, bizhuterive, etj. Kur ka qenė i ri, Selmani ka pozuar pėr kartolina italiane, ku dallohej pėr shije dhe stil. Ishte shumė mashkull i pashėm e i mbajtur dhe kėshtu mė donte edhe mua. Ai kishte shoqe rrobaqepėsen time dhe herė pas here gjente copa dhe shkonte e mė bėnte fshehurazi fustane. Rrobaqepėsja kishte pėrmasat e mia dhe ma dinte shijen, kėshtu qė kur Selmani mė sillte fustanet ose rroba tė tjera nė shtėpi, unė ndiehesha e mrekulluar. Mė lutej qė tė shkoja t’i vishja dhe mė pas tė sfiloja para tij. Mė adhuronte teksa ecja nėpėr dhomė, sidomos kur gjente ndonjė copė tė kuqe. Mė thoshte gjithmonė qė mė shkon shumė e kuqja… Ishim tė varfėr, por plot dashuri. Dhe ashtu iku Selmani…

    Nuk tentoi tė ndėrronte punė apo tė bėnte diēka tjetėr pėr tė ndryshuar situatėn?

    Ishte e pamundur. Mbikqyreshim gjithė kohės nga Sigurimi i Shtetit. Mė kujtohet njėherė kur dy yjet e futbollit, Lushta dhe Kryeziu, tė cilėt i mori qė fėmijė nga “Streha Vorfnore” dhe i mbajti nė shtėpi derisa u bėnė burra, deshėn ta ndihmojnė. Sa pėr informacion, Selmani i zbuloi dhe i rriti si futbollistė, si dhe realizoi kontratat me Klubet e mėdha italiane pėr tė dy. Riza Lushta kaloi me Barin dhe mė pas me Juventusin. E njėjta praktikė u ndoq edhe pėr Naim Kryeziun, qė kaloi te Roma, ku atė vit, u shpall pėr herė tė parė kampion i Italisė. Qė tė dy i mbetėn mirėnjohės Selmanit, i dėrgonin letra apo ndonjė dhuratė. Kishte kaluar viti 1960, kur Selmanit i vjen nga Italia njė televizor. Mendo qė nė atė kohė edhe radiot ishin tė pakta… U bė nami nė atė kohė, por kjo nuk ishte asgjė para “pakos sė rėndė” nė vitin 1968. Nė kuadėr tė kupave tė Europės, Torinoja e Italisė do tė luante nė Tiranė me Partizanin. Me njė shokun e tyre, futbollist i Torinos, i pėrgatisin Selmanit zarfin ku kishin futur 5 000 dollarė dhe do ia jepte nė dorė. Por nuk e di se si e morėn vesh sigurimsat dhe para se mbėrrinte zarfi nė shtėpi, na mbinė nė derė duke na dhėnė urdhėr: “Ditėt qė italianėt do tė jenė nė Tiranė, ju nuk do tė dilni nga shtėpia. Po e kaluat pragun, do tė pėrfundoni nė pranga”. Po atė ditė unė pėrhapa fjalė sikur Selmani ishte sėmurė, nė mėnyrė qė ai tė mos e vuante shumė faktin qė e burgosėn brenda shtėpisė nė njė ditė kaq tė rėndėsishme, siē ishte ajo kur po luante Kombėtarja. Tė tilla episode u pėrsėritėn derisa vdiq.

    Siē e thatė dhe vetė, tashmė jeni 90 vjeē. Ēfarė ju ka ngelur ndonjė kujtim i veēantė nga bashkėshorti?

    E para ėshtė dashuria e tij. Vėrtet jam 90 vjeē, por sa herė e kujtoj sa mirė kemi kaluar, si mė ka dashur e respektuar, mė freskohet edhe mė shumė kujtesa. Sa u pėrket gjėrave materiale, vetėm 2 gjėra kanė shpėtuar nga shitja ose transferimet nga njė shtėpi nė tjetrėn: njė pasqyrė e madhe nė argjend me kuti tualeti, si dhe njė batanije e veēantė. Pastaj kam arritur tė ruaj fotografitė, me qindra tė tilla, si dhe flamurin origjinal tė Sport Klub Tirana, tė cilėn ime bijė, Miriam e ka ēuar ta riparojė dhe mė pas do ta vėmė nė kornizė.

    Familja Stermasi, qiraxhinj nė shtėpinė e tyre

    Nuk arriti qė tė kishte njė familje tė madhe, por e zgjeroi atė me fėmijė qė kishin nevojė pėr njė strehė dhe prindėr. Selmani dhe Nezihati lindėn vetėm njė vajzė, qė quhet Miriam, e cila pėrkujdeset aktualisht pėr 90-vjeēaren. Ndėrkaq, ata kanė qenė pėr 30 vjet qiraxhinj nė shtėpinė e tyre. Nė vitin 1948 ata u pėrzunė me forcė dhe u rikthyen pas 13 vitesh nė shtėpinė e trashėguar brez pas brezi prej 4 shekujsh. Njė nga oficerėt qė banonte aty, nė vitin 1962, i lajmėron fshehurazi qė do tė transferohej nė njė shtėpi tjetėr dhe Selmani duhej tė nxitonte tė zinte njė dhomė. Pas shumė pėrpjekjesh, ata arritėn qė tė qėndronin aty, edhe pse e gjithė pjesa tjetėr e vilės 3- katėshe ngeli “e zaptuar”.

      Ora ėshtė 11/5/2024, 21:44