BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shoqeria dhe efektet pozive te saj

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shoqeria dhe efektet pozive te saj

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/3/2011, 12:49

    Shoqeria dhe efektet pozive te saj Images

    Nje shprehje e urte popullore thote: “Kush gjen nje mik, gjen nje thesar”.

    Duke u bazuar te shkenca, kjo shprehje vlen edhe me shume: Te kesh nje rreth te ngushte shoqeror, me shume miq, i shton vetes shume vite jete. Per ata qe nuk e dine, vetmia ka nje efekt negativ ne mireqenien e njeriut, madje shume mjeke e kane krahasuar me demet qe shkakton duhani dhe alkooli. Te ndenjurit mes miqsh ju mbron nga jeta sedentare dhe obeziteti.

    Nje studim amerikan, i realizuar nga “Brigham Young University”, publikuar dhe komentuar ne “Plos Medicine”, ka zbuluar risine e fundit se, duke u mbeshtetur te miqte e ngushte, rrisni deri ne 50 per qind jetegjatesine. Nese merren ne konsiderate vetem marredheniet e suksesshme, atehere keni me shume avantazhe. Por cilat raporte vlejne me shume?

    Te gjitha: marredheniet ne pune, shoqerite aventureske, ato mes prinderve, fqinjeve, te afermve. Sa me shume miq te keni, aq me mire eshte, sepse te gjithe kontribuojne ne efektin e jetegjatesise. Edhe armiqte kane pjesen e tyre. Ne fakt, studimi ne fjale ka analizuar 148 pune te prezantuara ne letersine shkencore. Ne studim nuk ekzaminohet cilesia e mire ose e keqe e marredhenieve shoqerore, por vetem frekuentimi dhe pasojat qe vijne nga ndarja prej miqve, ne nje periudhe mesatare prej shtate vjet e gjysme. Autoret e studimit, Julianne Holt-Lunstad dhe Timothy Smith, i kane shtuar analizes se tyre nje tjeter pike: qe mungesa e marredhenieve shoqerore eshte nje rrezik i madh per shendetin e njerezve.

    Sipas llogaritjeve te tyre, fakti qe nje person nuk ka marredhenie shoqerore rendon seriozisht ne perspektivat e jetes, eshte njesoj si te tymosesh 15 cigare ne dite, te jesh skllav i alkoolit, ose te ndjekesh nje stil jetese teper sedentare. Pra, te qendroni vetem, pa miq e shoke, eshte dy here me shume e rrezikshme se sa te jeni obeze. “Ende sot, ideja qe mungesa e lidhjeve shoqerore mund te jete nje faktor rreziku vdekjeprures, nuk eshte shume e perhapur mes organizatave shendetesore dhe opinionit publik”, thote nje nga studiuesit, qe shpjegon dhe komenton studimin.

    Shoqerimi me te tjeret, ne te mire dhe ne te keq, te zgjat jeten, nderkohe qe izolimi ne vetvete nuk ben gje tjeter vecse shton konfuzionin dhe shkurton jeten. Sipas shkencetareve, motivi i efektit “guri filozofik” i marredhenieve shoqerore qendron ne faktin se te kesh shume miq zhvillon te nje individ nje sens te madh pergjegjesie ne lidhje me vetveten. Kush eshte i rrethuar nga njerez qe e duan, familjaret dhe miqte, eshte i prirur te kujdeset me shume per veten dhe te pesoje me pak rreziqe.

    Te jesh i rrethuar nga persona qe te duan te miren, do te thote te ndihmosh veten dhe te tjeret ne caste veshtiresie. “Nje rreth i ngushte shoqeror ka efekte pozitive ne cdo lloj moshe, si ne rini, ashtu edhe pleqeri. Po ashtu mbijeton edhe ne epoken e internetit”, bejne te ditur studiuesit Holt-Lunstad dhe Smith. Por duhet te beni kujdes: te keni “qindra miq” ne “Facebook” nuk do te thote se keni nje rreth shoqeror te zhvilluar. Edhe pse teknologjite e reja na japin shpesh here iluzionin e kundert, asnje kontakt virtual nuk mund ta zevendesoje nje mik “prej mishi”, dhe nuk ka te njejtin efekt qe ndikon per te jetuar me gjate.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 06:35