BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kolesteroli, idete e drejta dhe te gabuara

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kolesteroli, idete e drejta dhe te gabuara

    Mesazh nga LePuRuShJa 10/3/2011, 17:48

    Kolesteroli, idete e drejta dhe te gabuara Images

    Nese mjeku ju ka thene se keni perqindje te larte kolesteroli, atehere duhet te kini kujdes me ushqimet tuaja dhe te ndryshoni menyren e jeteses.

    Duke ndryshuar ushqimin, mund te ulim dhe nje te treten e perqindjes se kolesterolit, me kusht qe te beni nje zgjedhje te mire dhe te mos fiksoheni pas atyre qe thuhen. Ja cilat jane ushqimet e keshillueshme:

    Nuk duhet te ha veze

    E gabuar: Kolesteroli i vezeve apo ushqimeve te tjera luan shume pak rol ne kolesterolin ne gjak dhe mjeku do t’ju thote se duhet te hani 4 veze ne jave.

    Duhet te ha 5 lloj fruta dhe perime ne dite

    E vertete: Te gjitha perimet jane te pasura me fibra dhe me antioksidante, ju ndihmojne qe te keni nje ushqim me te ekuilibruar dhe per te ndihmuar ne parandalimin e semundjeve kardio-vaskulare.

    Duhet te konsumoj molle

    E vertete: Duke ngrene molle ju mund te ulni nga 5-10 per qind perqindjen e kolestreolit, por eshte e mira qe te hani tri kokrra ne dite.

    Nuk mund te ha djathe

    E gabuar: Eshte ceshtje sasie. Nuk duhet te harrojme se djathi eshte nje ushqim i ekuilibruar dhe i pasur ne kalcium. Duhet te hame 30-40 grame ne dite.

    Proteinat e sojes ulin kolesterolin

    E vertete: Konsumimi i rregullt, 25-30 grame ne dite proteina soje, shoqerohet me nje ulje 10-15 per qind te kolesterolit.

    Duhet te heq perdorimin e cdo lloj yndyre

    E gabuar: Zgjidhja eshte qe te zgjedhesh cfare lloj yndyre duhet. Perpiquni qe te perdorni yndyrna shtazore, gjalpi p.sh. Po keshtu eshte me e mira qe te hani vaj ulliri per gjellet, por edhe vaj arrash te pasura me omega 3. Duhet te konsumoni 2-3 here ne jave peshk edhe ky i pasur me acide te ngopura Omega 3.

    Mjafton te ha ushqim antikolesterol, per te ulur perqindjen

    E gabuar: Ka ushqime qe te ndihmojne ne parandalimin e semundjeve kardio-vaskulare, fale nje raporti te mire Omega 3-Omega 6. Keto ushqime duhet te perdoren ne kuader te nje ushqimi tipik mesdhetar, ku bejne pjese dritherat, frutat dhe perimet, peshk dhe mish pule.

    Nuk keshillohen frutat e detit

    E gabuar: Frutat e detit nuk kane yndyrna. Ne te kundert, nje abuzim me majoneze apo gjalpe te midhjet nuk do te ishte e keshillueshme.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 23:55