BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shprehuni me lule!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shprehuni me lule!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/3/2011, 11:38

    Shprehuni me lule! Images

    Lulja ėshtė dhurata ideale, tė cilėn mund t’ia dhuroni kujtdo dhe nė ēfarėdo rasti. Megjithatė, edhe kėtu ekzistojnė disa rregulla tė caktuara.

    Qė nga koha e hershme njeriu me anė tė lules, nė fakt me bukurinė e saj, e ka festuar jetėn e tij, por njėkohėsisht me anė tė lules e pranon edhe fatin e jetės duke vendosur buqete mbi varret e mė tė dashurve. Lulja me anė tė ngjyrave tė saj, tė cilat natyra nė mėnyrė tė pagabueshme i kombinon, me anė tė aromave tė kėndshme dhe pamjen joshėse, gjithmonė ka tėrhequr vėmendjen, nuhatjen dhe ka qenė frymėzimi mė i madh i njeriut.

    Sot rrallėkush e kupton simbolikėn e lules, ndoshta kjo ndodh pėr shkak se shumė rrallė komunikohet me kėtė dhuratė tė natyrės. Dikur zonjat kanė qarė mbi buqetat e krizantemave tė bardha ose janė gėzuar me trėndafilat e bardhė. Qėllimi i dhėnies sė trėndafilave tė kuq ėshtė i njohur edhe nga gjeneratat e tanishme, mirėpo duket se biseda tė cilėn ata e bėjnė thellohet nė harresė dhe kėshtu trėndafili i kuq shndėrrohet nė njė stereotip, pas tė cilit rrallė rreh zemra e njė femre.

    Shumica e femrave edhe tani, ndjehen mirė kur pranojnė lule nga dikush. Mirėpo, fatkeqėsisht, janė vetėm 8 Marsi, Shėn Valentini ose pėrvjetori i martesės, kur meshkujt u dhurojnė lule tė dashurave tė tyre. Ndėrsa pėrveē se nė kėto data, meshkujt nė asnjė periudhė tjetėr tė vitit nuk u dhurojnė lule partnereve tė tyre. Duhet ditur se lule nuk dhurojnė vetėm meshkujt dhe lulet nuk dhurohen vetėm pėr arsye sentimentale. Lule do t’i dhuroni dikujt edhe pėr ditėlindje, martesė, varrim, si edhe nė tė gjitha rastet kur dėshironi ta tregoni pėrkushtimin tuaj, kujdesin, simpatinė ose falėnderimin ndaj personit tjetėr. Kudo qė tė shkoni, nėse mbani njė buqetė tė bukur me lule, do tė mirėpriteni sepse me lule nuk mund tė gaboni, ndėrsa me ndonjė dhuratė tjetėr mundėsitė janė tė mėdha qė tė bėni zgjedhjen e gabuar.

    Lule nė ēdo rast
    Nė princip ekziston lule pėr ēdo eveniment. Megjithatė, duke ditur se jeta tani ėshtė dinamike dhe njerėzit nuk kanė kohė t’i mėsojnė emrat e luleve dhe simbolikėn e secilės prej tyre, mjafton qė t’i dini disa rregulla tė bontonit pėr lulet.

    Nė fillim, para se tė vendosni pėr blerjen e ndonjė luleje ose para se tė filloni rregullimin e luleve, mendoni mirė pėr zgjedhjen qė bėni, sepse lulja qė do ta zgjidhni tregon atė qė ju ndjeni pėr evenimentin e caktuar. Kėshtu, nėse shkoni nė dasmė, vendosni pėr zambak tė bardhė ose trėndafil tė bardhė, sepse simbolizojnė pastėrtinė dhe pafajėsinė, ndėrsa mund t’i kombinoni me disa karafila, po ashtu me ngjyrė tė bardhė. Nė asnjė mėnyrė mos merrni vetėm karafila, sepse do tė mendojnė se keni dashur tė kurseni. Nėse nuk e njihni mirė ēiftin qė martohet, blini shpatore, sepse kanė pak karakter sentimental dhe shprehin dėshirėn pėr t’u miqėsuar. Nė aranzhmanin e luleve tė dedikuara pėr ndonjė martesė, domosdoshmėrish futni bredhkan, e cila simbolizon trashėgiminė dhe jetėn e ėmbėl. Pėr tė njėjtin eveniment, por pėr kombinime ekzotike dhe ekskluzive mund tė zgjidhni bambu, qė simbolizon pėrkushtimin dhe pėrjetėsinė e lidhjes martesore. Madje mund tė dhuroni edhe gjembaē, i cili simbolizon mbrojtjen e jashtme edhe tė zemrės.

    Pėr dallim nga martesa, ėshtė shumė mė vėshtirė tė zgjedhėsh lule pėr varrim. Nuk do tė gaboni nėse merrni karafila, zambakė, krizantema ose gladiola, mundėsisht me ngjyrė tė bardhė. Nganjėherė dėrgohen edhe trėndafila tė kuqėrremtė, nėse i ndjeri ka vdekur i ri. Nėse nuk keni mundėsi tė shkoni nė varrim, dėrgoni ndonjė lule me porosi tė shkruar, e cila me ēdo kusht duhet tė jetė e shkruar me dorė.

    Nėse jeni tė sigurt pėr rėndėsinė e ndonjė luleje, atėherė edhe vetė mund ta bėni rregullimin. Nėse gjatė ndreqjes sė luleve, nė to futni edhe Margarita, atėherė dikujt do t’i uroni jetė tė gjatė, dhurimi i orkidesė u ofron pėrkrahje dhe gėzim atyre tė cilėt kanė lindur fėmijė, ndėrsa nėse kanė lindur binjakė, atėherė dhuroni valerianė.

    Personit qė e dashuroni, i dhuroni trėndafil tė kuq qė simbolizon dashurinė e pėrhershme me pasion. Trėndafilat e kuq dhurohen edhe si shenjė falėnderimi pėr kryerjen e ndonjė shėrbimi, ose kur dikush e ka kryer mirė punėn. Trėndafili i bardhė tregon sinqeritetin, mistifikimin, spiritualitetin dhe paqen. Trėndafili i verdhė, personit tė cilit i dhurohet i ofron mbėshtetje dhe gėzim, ndėrsa nė dashuri simbolizon xhelozinė. Kombinimi i trėndafilave tė kuq dhe tė bardhė, jep mesazhin e harmonisė nė dashuri. Trėndafilat e kuq tė zbehtė do tė thonė miqėsi, pėrkushtim, afėrsi dhe admirim. Trėndafilat e kaltėr, zakonisht nuk pėlqehen, pasi qė janė tė ngjyrosur artificialisht dhe simbolizojnė tė pamundurėn, ndėrsa trėndafili i kuq i errėt tregon ekscentriken, dėshirėn pėr ndarje dhe lė njė pėrshtypje tė sėmurė, sidomos nėse ėshtė tufė lulesh. Trėndafili pa gjemba ka kuptimin e dashurisė nė shikim tė parė. Nėse i dhuroni trėndafil tė kuq mashkullit, atėherė ia keni dhuruar besnikėrinė tuaj. Vjollcat janė shenjė e devotshmėrisė, zymbylat simbolizojnė besnikėrinė dhe panėnshtrimin, ndėrsa tulipanėt janė simbol i krenarisė dhe famės.

    Lulebore dhuroni dikujt me tė cilin keni pasur njė zėnkė dhe dėshironi tė pajtoheni. Pėr tė dashurit lulebora ka kuptimin: “Tė kam ėndėrruar” ose “A mund tė tė besoj?”. Ėshtė interesante se lulja e cila mund tė ketė vlerė mė tė madhe edhe se trėndafili i kuq pėr njė femėr, ėshtė lulja dielldashėse (valeriana), sepse simbolizon faktin qė mashkulli ėshtė i gatshėm tė rrotullohet gjithmonė dhe vetėm nė drejtim tė asaj qė dashuron.

    Dhuratė pa gabim
    Lulet e freskėta nė formė tufe tė rregulluara nė vaze, shportė ose si kėrcell, mund t’i dhuroni nė tė gjitha evenimentet, pos nė rastet kur jeni duke shkuar nė ndonjė takim zyrtar, ku asnjėherė nuk dėrgohet lule. Nė disa vende, lulet dhurohen tė mbėshtjella me celofan apo rrjetė, qė mund tė duket shumė bukur, nėse luleshitėsi ka shije dhe pėrvojė, pėrndryshe nuk do t’ju pėlqejė buqeta me lule.

    Dhurimi i luleve ėshtė i ndryshėm nė vende tė ndryshme. Megjithatė, vetėm njė lule, pavarėsisht llojit, jepet pėr arsye sentimentale, tre deri pesė lule mjaftojnė pėr pėrvjetorin e martesės ose pėr ditėlindje, ndėrsa mė shumė (por duke mos e tepruar, deri nė 12 lule) merrni nė evenimentet e rėndėsishme. Por edhe kėtu duhet tė keni kujdes, sepse buqeta shumė e madhe mund tė duket si shkurre dhe mund tė jetė shenjė e mungesės sė shijes. Gjithmonė vlerėsojeni mirė sasinė e luleve qė tė mos dukeni qesharak. Po ashtu, thuhet se nuk ėshtė mirė t’u dhurohen femrave orkide sepse e pėrkujtojnė femrėn pėr organin e saj seksual, ndėrsa asnjėherė nuk dhurohet vetėm njė orkide (pėrveē nė rastet kur ėshtė paketuar shumė bukur). Pėr darkė me partneren ėshtė mirė tė rregullohen vetėm dy lule, tė cilat do tė krijojnė njė atmosferė tė kėndshme dhe romantike.

    Mos dėrgoni nė spital lule me aromė tė fuqishme. Nė kėto raste merrni njė shportė me pemė, sepse vitaminat dhe ngjyrat e ēela do t’i ndihmojnė tė sėmurit tė rikuperohet shpejtė dhe do t’ia kthejė optimizmin. Edhe femrat mund t’u dhurojnė lule meshkujve, nė mėnyrė tė njėjtė. Zgjedhja mė e mirė pėr t’i dhuruar lule mashkullit, janė lulet me ngjyra tė fuqishme, tė kuqe, tė verdhė ose tė portokalltė. Nėse i dhuroni njė tufė lule tė dashurit, atėherė kujdes qė buqeta tė jetė sa mė e thjeshtė, sepse bėhet fjalė pėr mashkull... Nėse nuk jeni nė gjendje qė t’i dėrgoni lulet personalisht, atėherė shkruani njė pusullė. Asnjėherė mos dėrgoni lule anonim. Nėse kėtė e keni bėrė atėherė ėshtė koha qė tė prezantoheni. Telegrafi

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 07:30