BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Teknologjia demton gjumin dhe shendetin

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Teknologjia demton gjumin dhe shendetin

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/3/2011, 23:13

    Teknologjia demton gjumin dhe shendetin Images

    Ky eshte perfundimi i dale nga nje studim i kryer nga Fondacioni Nderkombetar i Gjumit me qender ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

    Sipas shkencetareve, prishja e regjimit te gjumit ndikohet drejtpersedrejti nga llojet e aktiviteteve qe ne kryejme perpara se te flejme. Ky kerkim nxorri ne pah se personat qe perdorin shume mjetet e teknologjise se larte flejne me pak sesa u nevojitet dhe preken me shume nga pagjumesia, semundjet fizike dhe mendore.

    Hulumtuesit shpjegojne se, perdorimi i tepert i teknologjise mbingarkon trurin e individeve me stimuj emocional dhe vizual shume te fuqishem, te cilet e pengojne organizmin dhe trurun tone te kryeje nje gjume te qete e te plote dhe e detyrojne ate te qendroje gjithje e me shume zgjuar.

    C’rregullimet e gjumit ndikojne drejtpersedrejti ne cilesine e shendetit dhe jetes se individit. Shumica e njerezve mendojne se gjumi eshte pjesa me pasive e kohes. Mirepo, shkencetaret te cilet studiojne procesin e gjumit pohojne se ai eshte nje proces aktive dhe tejet i dobishem per organizmin. Ata theksojne se gjumi eshte nje element shume i rendesishem per jeten e perditshme, sidomos ne ceshtjen e akumulimit te energjive, ne ate te rregullimit te peshes trupore, ne procesin e te menduarit, medituarit, rritjen e perqendrimit dhe aftesimin e komunikimit.

      Ora ėshtė 10/5/2024, 12:26