BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Interviste me Ermira Babaliun!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Interviste me Ermira Babaliun!

    Mesazh nga LePuRuShJa 19/4/2009, 00:55

    Interviste me Ermira Babaliun! Ermirababaliudukekenduar


    Ermira Babaliu, edhe pse ka ikur para shumė vitesh nga Shqipėria me lotari nė Amerikė, emri i saj nuk ėshtė harruar. Ajo ka lindur nė Korēė (pasi nė shumė intervista citohet si vendlindje Pogradeci), por ėshtė rritur nė Pogradec. Mbahet mend jo vetėm si njė kėngėtare e talentuar, por dhe me njė pamje tė admirueshme, e qeshur, veshje plot sqimė. Ndėrsa si nuk pritej nga askush, studimet e larta i kryen nė Universitetin e Tiranės, nė Degėn Filozofi. Bashkė me studimet, zėri i saj dėgjohet me po atė forcė dhe bukuri nė festivalet e kėngės nė RTV, ku Ermira Babaliu vlerėsohet dy herė rresht me ēmime tė treta, Festivali i 25-tė dhe i 26-tė. Mė pas ėshtė shfaqur nė publik, sidomos nėpėrmjet serenatave korēare, tė bėra mjaft popullore dhe qė ia shtuan adhurimin dhe famėn, sidomos gjatė 13 vjetėve emigrante nė Amerikė.


    Ermira, pėrgjithėsisht, ē'lidhje mban tani me Shqipėrinė?

    Pėrpiqem tė ndjek ē'do gjė tė rėndėsishme qė ndodh nė atdhe, me aq sa mundem, dhe sa mė lejon koha. Ndėrkohė qė flas, po i mbaj lidhjet me miqtė e vjetėr e tė rinj.

    Ju jeni pogradecare. Si perceptohet ky qytet nė jetėn tuaj aktuale? Ēfarė ju lidh me tė, pėrveē kujtimeve dhe sė kaluarės?

    E kam mėsuar veten tė jetoj midis dy realiteteve njėkohėsisht, atė aty dhe kėtė kėtu, pa diskutuar dhimbjen e pareshtur pėr tė prekur tė pėrditshmen e vendit tim. Arsye tė shumėllojshme mė bėjnė tė ndihem mirė kėtu ku jam, ndėrkohė qė atje kam gjuhėn, nėnoken time, fisin (lidhje tė cilat me konservatorizėm unė i respektoj), miqtė e vyer, e gjolin e dashur qė mė mungon fizikisht. Kėtu kam njė jetė mė tė qetė e paksa tė vėnė nė shina, pas shumė pėrpjekjesh, e qė sė largu shijoj e shoh mė me qetėsi dhe e pavarur atė qė mė intereson mė shumė pėr vendin tim nė pėrgjithėsi. Pėrpiqem tė vendos njė balancė midis kėtyre dy jetėve, qė sė fundi mė ka qetėsuar disi.


    Duke qenė njė kėngėtare e suksesshme dhe duke qenė gjithnjė e azhornuar me tregun muzikor, cili ėshtė mendimi juaj pėr kėngėn shqiptare?

    Nuk e di nėse mund tė jap njė mendim tė saktė pėr kėtė, pasi s'mund tė ndjek dot ēdo aktivitet muzikor. Por, duket qė mė nė fund ka tendenca t'i rikthehemi vetes nė muzikė, pa diskutuar qė me patjetėr duhet tė rikthehet cilėsia. Jam e gėzuar qė do tė jete Festivali i Gjirokastrės sivjet. Do tė kisha shumė dėshirė tė ndodhem atje.


    Nė sa festivale kombėtare keni marrė pjesė?

    Kam marrė pjesė nė 10 festivale rresht. Pra, prej vitit 1984 deri nė vitin 1994, kam qenė e rregullt.

    Por vetėm e ēmimet...

    Eh!!! Ēmime tė dyta apo tė treta, se isha nga rrethet....Shembulli mė i diskutuar, nė mos gaboj, nė vitin 1987 (kam qenė shumė e pavėmendshme me arkivin) ku u bė pėr herė tė parė festivali me juri qė jepte pikėt nė njė monitor tė madh qė ishte nė sfond, ku ne kėndonim (kjo ishte njė nga "ēuditė" e para tė modernizimit tė skenės). Nejse, pikėt maksimale ishin 100. Unė u paraqita me njė kėngė tė Flamur Shehut, "Njė jetė nga jeta ime". M'u dhanė 100 pikė dhe fitova ēmim ....tė dytė. Tė parin e morėn motrat Libohova, me 98 pikė. Kėnga e tyre ishte e kompozitorit Agim Krajka.

    Vetė ju personalisht, a po punoni pėr njė album tuajin tė ri? Apo mė duket se po shkruani njė libėr?

    Kam filluar punėn pėr njė album tė ri. Mė duhet tė jetė ndryshe, pasi s'ka rrugė tjetėr. Prandaj nuk nxitoj. Nuk mė shqetėson numri i albumeve tė mia, por cilėsia e kontributi.

    Ndėrkohė, mėrzitem kur kėngėt qė unė sjell, transformohen duke pėrcjellė mesazhe tė gabuara, si p.sh. "Verashitėsi", njė kėngė shumė e bukur nga muzika e lehtė kosovare, tė cilėn unė e solla nė formėn time, nė njė nga koncertet e para tė serenatave mbas viteve '90-tė, vargun mė tė bukur, "nė gaz hidhėrimin do ta kthej", kush e kėndoi mė pas e deformoi nė "...se jam korēare e do ta dredh".

    Vazhdoje ti i dashur mik, komento shijen, efektin qė jep mesazhi i transformuar nė kėtė formė. Do tė isha shumė e gėzuar sikur nė Shqipėri tė ekzistonte kritika e shkruar dhe pėr muzikėn. Do ta ndihmonte shumė kulturėn muzikore. Nėse ka filluar dhe unė s'i di ...tėrhiqem. Sa pėr libėr, s'mė duket qė jam aq e menēur.


    Ju keni studiuar pėr Shkencat e Filozofisė? Sa ju ka ndihmuar filozofia tė bėheni kjo qė jeni sot?

    Po e nis me njė thėnie tė A. Linkolnit: "Nėse mė duhen tetė orė pėr tė prerė, copėtuar njė pemė, do tė mė marrė gjashtė orė tė mpreh sėpatėn" ...., duke mos harruar, se sapo hap sytė, kam pėrpara 24 orė, kaq minuta e miliona sekonda, qė mė duhet t'i shfrytėzoj maksimalisht, dhe e kam shkruar diku: e marr jetėn si mė vjen, ndėrkohė qė i "krijoj" ditėt e mia. Kjo jam unė, me gjithė kokėkrisjen time...(bobo, ē'jeni ju gazetarėt...lol). Kam dhe paradokse nė karakter, thua tė jem kjo, si efekt i filozofisė??!!!

    Kur do tė vini nė Shqipėri?

    Planifikoj tė jem nė Shqipėri gjithė verėn. A nuk ia vlen tė jesh nė kėtė stinė nė vendin tonė, ku liqenet dhe detet kanė jo vetėm kaltėrsi, por edhe aromė, zhurmė, lėvizje tė pashtershme. Vera shqiptare ėshtė si shija e verės (pijes) franceze. Kush e ka shijuar dhe nuk ėshtė mrekulluar?

    Nėse do t'ju propozonin, a do tė merreshit ndonjėherė me politikė?

    Nėse do tė ndryshojė "SITA" e pėrzgjedhjes dhe nėse do tė gjykohesha si e aftė pėr tė tilla sakrifica, mbase po. Sepse tė them tė drejtėn, kam njė eksperiencė tepėr tė hidhur nga vitet e para tė tentativės sime pėr t'u pėrfshirė nė tė, atėherė, nė '90-ėn. Megjithėse ajo qė mua mė intereson mė shumė nė kėtė moment, ėshtė ecuria e shoqėrisė civile, njė lloj civilizimi i mentalitetit, qė ėshtė i domosdoshėm.

    Serenatat

    Nė Korēė, kur u zhvilluan pėr herė tė parė serenatat, unė mora kėndoj "Lulen e majit". Aty kėnduan dhe shumė korēarė, amatorė, ė bukur ....Por, vinte "Lulja majit", qė publiku "theu karriget" nga tė ēuarit nė kėmbė dhe nga duartrokitjet. Mirėpo dhe kėtu, pas shumė lavdėrimesh, zyrtarisht mora ēmim tė tretė, sepse...unė s'isha nga Korēa. Tani, kėtu mund tė them qė u zhgėnjeva, por kemi qeshur pėr shumė kohė me miqtė e mi me kėtė ndodhi, se ishte njė shkak pa bazė, sepse unė kam lindur nė Korēė, gjyshi im ka qenė njė nga mjekėt e parė pediatėr atje, prindėrit pas disa vjetėsh u transferuan, e unė u rrita nė Pogradec, pėr t'u rikthyer nė Korēė kur u martova. U largova nga Shqipėria nė 1996-ėn. Paraqitja ime e fundit nė Festivalin Kombėtar ishte nė vitin 1995, me kėngėn e Ilir Dangellisė, "E njėjta ėndėrr", e cila shėnoi njė nga kulmet e mia.


    Zhgėnjimet


    Nuk mund tė them se kam patur zhgėnjime, pasi kam qenė me kėmbė nė tokė dhe sidomos fakti qė, kėnga ishte njė nga hobet e mia, fakti qė unė kėndoja vetėm pėr kėnaqėsi, nuk mė ka lejuar tė mėrzitem edhe kur nuk kam marrė atė qė kam merituar. Nė kėtė rast, mė shumė mėrziteshin fansat e mi.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 18:35