BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 posters

    Nusja e lodhur

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Nusja e lodhur

    Mesazh nga Vizitor 28/3/2011, 17:13

    Nusja e lodhur

    - Nuk ėshtė ende darka gati?- pyeti ai me njė zė tė lartė, qortues dhe ndezi televizorin duke u shtrirė nė divan. Mori gazetėn nė dorė, i hodhi njė shikim titujve tė faqes sė parė dhe e hodhi mbi tavolinė.
    - Unė punoj tėrė ditėn dhe kjo ėshtė dhurata, qė mė bėn ti mua?!
    - E pata djalin te mjeku,- u pėrgjigj Albana.
    - Sapo u ktheva nga puna, pesė minuat para teje.
    - Aha! - psherėtiu ai.
    - Darka ėshtė gati, duhet vetėm tė nxehet,- u dėgjua pėrsėri zėri i saj nga kuzhina.
    - Vetėm tė nxehet! - tha Luani me vete dhe solli kokėn.
    - Ti kurrė nuk bėhesh njeri, fajet i ka nėna jote”, shtoi ai i nevrikosur dhe i padurim.
    - Pėr pesė minuat ėshtė gati, tė lutem, vetėm pesė minuta..., e luti ajo me zė tė ngrohtė.
    - Lopė je ti, pėr fat nuk e sheh veten! - tha Luani. Ajo doli nga kuzhina me njė lugė tė madhe druri nė dorė dhe u ndalė nė pragun e sallonit.
    - Lopė mė thua, - dhe shtrėngoi lugėn e madhe.
    - Po, lopė je ti! - pėrsėriti Luani duke e parė herė atė, herė lugėn e gjatė. Kėtė herė u ndje i detyruar ta rrisė zėrin akoma mė shumė, pėr t“i bėrė asaj tė qartė, se nuk frikohej nga luga.
    - Atėherė, mė blej njė kėmborė, pasi qenkam lopė, - i tha ajo duke humbur durimin. Albana qe kthyer njė orė mė herėt se burri nga puna dhe pasi mori dy fėmijėt nga vjehrra, vrapoi te mjeku se djali i vogėl kishte ethet, prandaj edhe darka u vonua. Luanit nuk i pėlqenin kėto rrėshqitje tė orarit. Darka duhej tė hahej me orarin e njėjtė dhe tė saktė. A i ka pėr ēdo ditė uri nė tė njėjtėn orė, kėshtu kishte qenė edhe nė shtėpinė e tij dhe tani, nuk kishte arsye, nė bashkėshortėsi, tė krijohen rregulla tė reja.
    - E pse tė duhet kėmbora? - pyeti ai duke vazhduar me ngucjen.
    - Nėse dinė tė blesh kėmborė pėr lopė, atėherė fqinjėt kuptojnė se nuk je dem i tredhur! - i tha ajo duke qenė e vetėdijshme se po futej nė njė fushėbetejė tė re, qė nuk kishte pasur guxim ta provojė kurrė. - Dreq o punė! - tha me vete, - ku mora guximin tė shprehem kėshtu?
    - Nesėr kur kthehem nga puna, ta sjellė njė,- i tha ai dhe nėnqeshi me cinizėm. Nga floriri apo argjendi, si tė pėlqen? - pyeti nė mėnyrė provokuese.
    - Tė lumtė! Mė blej njė nga zinku, kėshtu bota e kupton se mbete ēoban!- i tha ajo dhe pėrsėri u habit me guximin e vet.
    - Mbylle gojėn! - bėrtiti Luani duke humbur toruan, sa u dėgjua edhe jashtė. Albana nuk foli mė. Tryezėn e bėri gati, ai u ngrit dhe u ulėn me fėmijėt e tyre.
    - Mė jep ujė!- tha ai i nevrikosur. Albana i mbushi gotėn. Luani e mori nė dorė dhe vėshtroi Albanėn duke sjellė kokėn i turbulluar nė mendje.
    - Mė jep bukė!- u dėgjua pėrsėri zėri i tij nervoz. Albana i preu njė fetė dhe ia lėshoi mbi tryezė pranė dorės sė tij.
    - Pse nuk flet?- u ēor ai befasisht duke i rėnė tryezės me shuplakė. Fėmijėt ia plasėn vajit.
    - Respektova dekretin, i tha ajo shkurt dhe u kthye nga fėmijėt. - Mė tha mė parė ta mbyllė gojėn,- dhe u largua pakėz me karrige nga tryeza. - E mbylla si deshe ti! Si mund tė flasė me gojė tė mbyllur? Po prisja dekretin e ri! Lirinė pėr hapjen e gojės,- dhe e vėshtroi atė drejt nė sy pa pėrpėlitur qerpikėt. U shikuan ashtu njė copė herė, ndalėn pėrtypjet, pastaj Luani uli shikimin mbi tryezė dhe vazhdoi t“i lėvizė nofullat. Albana gėlltiti kafshatėn dhe nuk hėngri mė. Ajo u kujdes t“i qetėsojė fėmijėt dhe t“i ushqejė. Nė kėtė ēast kuptoi se sa mė shumė qė heshtte, aq mė shumė shtypej, keqtrajtohej, dhunohej dhe ofendohej prej tij. Tani vendosi t“i japė fund viktimizimit dhe gradualisht ta kėrkojė nderin, qė meritonte. Tre vitet e fundit rrallė kishte dėgjuar ndonjė fjalė tė mirė prej tij apo ndonjė mirėnjohje: Kryesisht pėrbuzje, sharje dhe piskama. -Mjaftė mė, - tha ajo me vete. - Erdhi dita e V-sė sė madhe. Dita e vendimit!
    Luani kishte fituar njė pozitė mė tė lartė dhe mendonte se tani i duhej njė grua e re, qė i pėrshtatet karrierės sė tij. Nga keqtrajtimet e pėrditshme, shpresonte se Albana del nga shtėpia, i lenė fėmijėt aty dhe ky i dėrgon te nėna e tij dhe kėshtu i krijohet mundėsia e re. Kohėve tė fundit ėndėrronte njė grua sorkadhe, mė tė re, flokėgjatė dhe gjoksfryrė, e cila do tė vishej shumė bukur, sexy dhe pėr tė cilėn ai nuk do tė ndjehej xheloz. Fundi fundit, nuk do t“ishte nėna e fėmijėve. Pėr Albanėn kurora dhe familja e krijuar ishin tė shenjta dhe, as qė mendonte pėr ndarjen. Ēdo ditė pėrpiqej me fjalė tė mira tė krijojė njė raport tė durueshėm, por, aq sa mė e sjellshme tregohej ajo, aq mė shumė acarohej dhe merrte guxim ai.
    Tė premteve zakonisht Luani kthehej mė herėt nga puna dhe ajo vendosi qė pikėrisht atė ditė tė flasė me tė dhe t“i kėrkojė ndryshimin e sjelljeve. Pas bisedės, shpresonte Albana, mund tė dalin edhe sė bashku nė qytet apo nė kinema. Herėn e fundit kishte parė me tė njė film derisa ishin tė fejuar, mė vonė, jo. Pak para orės njėzet e dy shkuan nė shtrat dhe ashtu pa folur, i kthyen shpinėn njėri tjetrit. Luanin e zuri gjumi me njė herė. Albanėn, jo. Fjalėt e rėnda, qė ia tha ai, nuk e linin tė qetė. Jeta e pėrditshme ishte bėrė e padurueshme. Deri nė orėn tre tė mėngjesit mendoi mėnyrėn se si ta organizojė bisedėn dhe sapo e pėrfundoi planin, mbylli sytė. Tė nesėrmen, kur i dėrgoi fėmijėt te vjehrra, e luti atė t“ i gatuajė njė pite, siē i pėlqente Luanit, sepse piten qė i pėrgatiste ajo, ai gjithmonė e kishte pėrfolur, edhe pse gatuhej sipas udhėzimeve tė vjehrrės.
    Duke u kthyer nga puna, shkoi te ajo mori fėmijėt dhe piten. Luanin luante shah me njė fqinj. Pas pak, fqinji iku, Albana pėrgatiti tryezėn dhe Luani u ngrit dhe i telefonoi nėnės pėr ta falėnderuar pėr piten e mrekullueshme...

    E premte. Binte njė shi i imėt, me pika tė rralla. Fillimi i pranverės dhe nuk i dihej: herė vranėt, herė diell. Ajo mbylli ēadrėn rregulloi pakėz flokėt dhe hyri nė oborr. Sot ishte veshur bukur, me rrobe qė theksonin linjat e saja femėrore, me taka pak tė larta, njė fustan deri nė gjunjė dhe pak para se tė dilte nga puna, i bėri edhe buzėt tė kuqe. Pranė derės sė shtėpisė pa njė bisht tė lopatės mbėshtetur pėr muri, qė kishte blerė Luani pėr tė punuar nė kopsht. E futi bishtin e lopatės nėn sqetullėn e krahut tė majtė dhe me dorėn e djathtė, hapi derėn e hyrjes. Bishtin e lopatės e mori t“ia pėrkujtojė Luanit, sepse edhe ajo kishte ndėrmend tė mbjellė lule. - Edhe pse e ka blerė bishtin, me siguri zgjatė dy a tri javė deri sa t“i a vejė lopatės,- mendoi ajo. Lėshoi ēantėn nė korridor, vari mantelin dhe mbėshteti bishtin e lopatės nė kuzhinė qė ta shohė Luani.
    -Luan, ai more fėmijėt?- pyeti ajo me zė tė ėmbėl nga kuzhina. Luani nuk u pėrgjigj. Shkoi nė dhomėn e ndejės dhe e pa duke fjetur. Ai gėrhiste nė gjumė tė thellė.
    - Luan, ku janė fėmijėt? - tha ajo me njė zė tė zvargur. Luani ngriti kokėn ngadalė, me sytė gjysmė tė hapur u ulė dhe hodhi jastėkun nė fund tė divanit i egėrsuar.
    - Ēka je lyer e ngjyer si njė grua e pėrdalė? – bėrtiti ai. Albana ofshani thellė dhe uli kokėn.
    - Shko merri ti fėmijėt! Ti e ke pėr detyrė. Ti je nėnė! Ec mė shpejt!- urdhėroi ai i acaruar.
    - Jam shumė i lodhur dhe kam shumė uri dhe, shko e vishu si grua serioze, laje fytyrėn! - bėrtiti ai dhe u shtri pėrsėri, por tani nė anėn tjetėr tė divanit.
    - Luan burri, mė dėgjo kėtu! Unė do tė shkoj t“i marrė fėmijėt, por, brenda dhjetė minutave kthehem dhe kur tė kthehem, kur tė kthehem darka duhet tė jetė gati. - Darka duhet tė jetė gati,- e shqiptoi ngadalė, si nė klasėn e parė, duke bėrė nga njė pushim tė vogėl pas ēdo do fjale dhe duke i theksuar mirė e mirė fjalėt me njė pėrsosmėri fonetike. Me zanore tė pastra shqipe dhe bashkėtingėllore tė shqiptuara mirė e drejtė. Luani u kthye nė anėn tjetėr dhe rregulloi jastėkun. Albana mori mantelin dhe doli furishėm pėrjashta duke murmuruar ndėrmjet dhėmbėve.

    (Disa burra tė gjitha gratė i shohin si nėna. Ata janė mėsuar tė dremisin dhe tė dergjen, si nė shtėpitė e tyre. Bashkėshorten nuk e konsiderojnė si partnere tė barabartė, por si njė dhuratė, njė nėnė e dytė nė shėrbim tė tij. Ata nuk kuptojnė kurrė se shoqja, nuk ėshtė vetėm nėnė e fėmijėve, por edhe bashkėshorte, me dėshira dhe plane pėr jetėn, kryesisht pėr rrjedhėn e saj. Burrat e tillė, ndaj gruas sė tyre, gjatė ditės, sillen si me nėnėn e vet, bėn dallim vetėm trysnia ndaj gruas dhe mirėnjohja ndaj nėnės. Kėta burra, ndaj nėnės sillen me shumė dashuri, ndaj gruas me shumė arrogancė. Ata, disa vite pas martese, humbasin gjallėrinė dhe ca nga ca, por sigurt, pėrpiqen nga gruaja ta rikrijojnė nėnėn e tyre tė dytė. Ky soj, kjo racė e burrave, shumė rrallė apo kurrė nuk del me gruan jashtė, pėrjashtim bėjnė ndejat te tė afėrmit. Ata nuk ēajnė kokėn pėr lumturinė e gruas, por pėr rehatinė e vet! Grave tė tilla fatkeqe dėshpėrimi nė fytyrė u lexohet edhe nė rrugė! Mungesa e vetėveprimit, rėnia shpirtėrore dhe plogėshtia u shihen nė ballė! Ata burra nuk falėnderohen kurrė dhe shpėrndajnė vetėm urdhra! Disa gra pas martese gjallojnė si nė njė strehimore refugjatėsh. Refugjatėt mund tė dalin kur tė duan nė qytet, por jo jashtė qytetit. Gratė e pafat, me burra tė tillė, kanė tė drejtė tė shėtitėn nė oborr ose nė banesė!)
    Luani zakonisht tė shtunėn dhe tė dielėn nuk punonte, por pėr Albanėn nuk kishte pushim kurrė. As katėrmbėdhjetė shkurti, as tetė marsi, as njė maji,: tė gjitha ishin ditė pune. Pėr Luanin ditė pushimi ishin jo vetėm ditėt e fundit tė javės, por natyrisht edhe tė gjitha festat tjera shtetėrore.
    Pas njė ēerek ore, u kthye ajo nė shtėpi me dy fėmijėt e vegjėl. Njėrin e kishte nė krahė, tjetrin e mbante pėr dore. I hodhi njė shikim kuzhinės dhe pa se nuk ishte lėvizur gjė nga vendi. I dėrgoi fėmijėt nė dhomėn e tyre dhe mbylli derėn. Luani zakonisht kur rrihte gruan, nuk lodhej a janė fėmijėt aty a jo. Ai ishte i bindur se burri i vėrtetė nuk duhet tė shikojė kėto rrethana, por tė reagojė ashtu si e kėrkon nevoja, ēasti. Luani ishte eksploziv dhe sillej ashtu, kolerik. Albana ishte introverte dhe implozive. E hante veten, por nuk i tregonte askujt pėr gjendjen e vet tė mjerė.
    -Jeanne d“Arc, Shota Galica, Jeanne d“Arc, Shota Galica,- pėrsėriti me vete Albana dhe mori bishtin e lopatės nga kuzhina dhe e lėshoi majtas nė korridor, nė qoshe, pranė hyrjes sė sallonit.
    - Pse nuk bėn ti darkėn gati? - bėrtit ajo duke e parė shtrembėr nga pragu i derės.
    Luani ngriti kokėn, shikoi i habitur dhe nuk u besoi veshėve.
    - Pse nuk e bėra darkėn gati? - Dėgjova mirė apo jam nė ėndėrr? - pyeti ai me njė vėshtrim tė hutuar dhe ton arrogant. Pėr njė ēast iu duk se u shemb shtėpia.
    - Po, dėgjove mirė! Tė pyeta, pse nuk e bėre ti darkėn gati pėr fėmijėt tu dhe pėr shoqen tėnde,- pėrsėriti ajo tani duke ngritur zėrin mė shumė se ai.
    - Mos je ēmendur? Unė tė bėjė darkėn ty?- piskati ai. - Unė Luani Kreshta, burrė, trim me flet, tė marrė fultere nė dorė! Mos vallė ke dėshirė tė vishem edhe me fustan? - pyeti ai edhe njė herė duke qenė i bindur se krejt kjo ishte njė keqkuptim.
    - Po! Ti Luani Kreshta, ti ke krijuar familje dhe ndihmo atė!- i tha Albana e vendosur.
    - Tash tė tregoj ty darkėn!- vikati Luani i inatosur, i zemėruar, i pezmatuar dhe u ngrit me vrull drejt Albanės. U prish kjo botė, tha me vete dhe e zuri pėr flokė duke i pėrplasur kokėn pėr muri. Albana e shtyri me dy duar nga vetja, ai shkeli mbi njė makinė tė fėmijėve dhe u rrėzua nė dysheme. Ishte hera e parė nė jetė qė po mbrohej. Luani mori makinėn dhe hodhi me tėrė fuqinė drejt Albanės, ajo uli kokėn dhe lodra fluturoi drejt kuzhinės. Ai u ngrit me tėrbim, solli kokėn i egėrsuar duke sharė, shtrėngoi nofullat dhe gjersa po pėrgatiste grushtet, Albana e goditi me shqelm me tėrė fuqinė ndėrmjet kėmbėve. Luani nuk e priti kėtė. Ishte goditje e befasishme dhe e shpejtė si vetėtima. Atij iu errėsuan sytė dhe u mblodh kruspull duke gjėmuar, pastaj i futi dy duart poshtė dhe mendoi: - (Luani dinte se tė drejtėn e dhunės e kishte vetėm ai. Kjo qė pėrjetoi iu duk fundi i botės: i moralit, i traditės, i roleve gjinore dhe i bashkėjetesės. Me njė fjalė: Luani nė gazep ekzistencial! U shemb muri kinez! A tė bėjė vetėvrasje apo ta vrasė gruan?! Sot duhej tė merrte vendime tė mėdha! Jetė a vdekje! Krenari apo kompromis? Ēfarė kompromisi!

    Albana zgjati dorėn e majtė pas dhe mori bishtin e lopatės nė dorė. E shtrėngoi me dy duar dhe deri sa ai po ngrihej, e qėlloi me tėrbim dhe me tėrė forcėn nė kokė dhe nė shpinė. Luanit iu shfaq njė tufė xixash para vete me plot ngjyra; mbyllte dhe hapte sytė shpejt, pėrpėliste qerpikėt me shpresė se xixat do tė pakoheshin dhe do tė perceptonte, do tė kapte me shqisa vendin ku ishte, por, ato, shtoheshin akoma mė shumė, shpėrndaheshin si fishekzjarre dhe pastaj nė vend se tė zhdukeshin, mblidheshin sė bashku nė njė pikė, pėr tė shpėrthyer pėrsėri me mijėra ngjyra, xixa-xixa.
    - Truri- tha me vete Luani, - truri mė krijon imazhe tė ēuditshme, por unė jam burrė dhe tani ngrihem dhe e dėrgoj nė spital bushtrėn, siē e kam dėrguar disa herė. Kur mendoi spitalin, pa njė korridor ndėrmjet xixave, qė vezullonin: Njė korridor tė gjatė e tė pafund spitali dhe u pėrplas pėrsėri nė dysheme. I vuri duart nė gungėn e freskėt nė kokė dhe deshi tė qajė, por, qarja para gruas dhe prej gruas, kjo nuk bėhet dot!- tha me vete. - Jo! Edhe nėse sot vdes duke mbrojtur nderin e burrave, - mendoi ai. Nė atė gjendje kllapie, pa varrin e vet dhe shumė burra, qė pėrkuleshin pėr ta nderuar. Aty shkruante: - Varri i trimit tė panjohur, qė u flijua pėr tė drejtėn e burrave! – Anonim! - tha me vete - pa emrin tim, edhe pas kėtyre dhembjeve, edhe pas kėsaj vuajtje tronditėse! Ai mbante duart akoma mbi kokė. Kėtu Albana kuptoi se tani dhimbja kishte ndryshuar vendin, intensitetin dhe me njė shpejtėsi marramendėse kishte kaluar nga poshtė, lart. U pėrpoq tė ngrihet, por iu terruan sytė dhe iu tretėn edhe xixat, u zhduk edhe korridori i spitalit dhe u plandos pėrsėri. Errėsirė e plotė, por disi kėndellėse.
    - Jeanne d“Arc, Shota Galica, Jeanne d“Arc, Shota Galica,- pėrsėriti Albana me vete.
    I hodhi edhe njė shikim, Luani nuk lėvizej. Mbėshteti nė derė tė sallonit bishtin e lopatės, Luani lėvizi gishtin e vogėl tė dorės sė djathtė dhe ajo shkoi ngadalė nė kuzhinė. Mori njė brokė me ujė dhe nga njė largėsi e sigurt, ia derdhi mbi kokė. Luani pikė sė pari lėvizi kėmbėn e majtė, pastaj dorėn e djathtė, pastaj kėmbėn e djathtė, pastaj dorėn e majtė, futi duart ndėrmjet kėmbėve, preku kokėn dhe e shkundi si luan i tmerruar. Albana mori pėrsėri bishtin e lopatės. -Jeanne d“Arc, Shota Galica...”, pėrsėriti dhe e shtrėngoi ndėrmjet duarve.
    - ė, bijė kurve...bėrtiti ai duke iu dridhur zėri, por akoma pa pėrfunduar shprehjen, mendimin e lirė demokratik, ballkanik, Albana e goditi pėr herė tė dytė nė kokė. Luani ra pėrmbysė, i shtrirė gjerė e gjatė, nė mes tė dhomės. Ajo bėri disa hapa rreth tij duke tėrhequr bishtin e lopatės pas vete mbi qilim dhe vėshtroi se mos vallė po ngrihej pėrsėri. Iu afrua pranė kėmbėve, u pėrkulė pak pėr ta parė mė mirė nė fytyrė se apo merrte frymė dhe nė kėtė ēast iu kujtua shuplaka nė qendėr tė qytetit, vetėm pse pat pėrshėndetur me buzėqeshje njė koleg; pastaj disa herė rrenat te mjeku, se ishte rrėzuar nėpėr shkallė, se kishte goditur derėn me kokė, se kishte thyer dhėmbin me njė arrė e shumė gėnjeshtra tjera nė punė. Luani lėvizi vetėm gishtin e madh tė dorės. - Po ngrihet,- tha me vete Albana. Ngriti bishtin e lopatės nė ajėr dhe e goditi nė kėmbėn e djathtė. U dėgjua njė ushtimė e fortė, e shurdhėt dhe njė ofshamė e madhe.
    - Tash shėno gola me kėmbėn e majtė, ēdo tė diele,- tha Albana me vete. Luani nuk lėvizi mė. Nuk dihej, ishte alivanosur apo kishte frikė tė tregojė shenja gjallėrie nga goditja e re.
    Albana e shihte nga lart dhe nuk i besonte syve tė vet se burri saj, Luan Kreshta, ai qė e kishte rrahur dhjetėra herė, ai trimi me flet, qė e kishte kėrcėnuar edhe me thikė nė fyt nga xhelozia, tani gjendej para saj, i shtrirė dhe i pafuqishėm.
    Mori gazetėn nė dorė dhe ia i hodhi pranė kokės: - Lexo se si rrihen gratė tė ne! - i tha atij fytyrėvrenjtur dhe me plot mėrrola. - Unė pata gėnjyer! U thashė burri im mė trajton vetėm me dashuri...
    Luani lėvizi disa herė qerpikėt, por mendoi se nuk i konvenonte tani tė flasė, jo nga kjo pozitė dhe i mbylli sytė pėrsėri. Nė tė vėrtetė, ai nuk kishte zhvilluar kurrė dialog nga poshtė lartė, por nga lartė poshtė. - Mė mirė po fle,- tha me vete. Ashtu si nė komė deshi ta lėvizė kėmbėn e djathtė, por u rimendua. Pati frikė se mund tė vėrehet nga Albana dhe goditja e fundit mund tė ishte lamtumirėse. E fundit nė kėtė jetė. Fatale. Albana u ulė, ndezi njė cigare dhe mori telefonin nė dorė. Njė copė herė u mendua, tė thėrrasė policinė apo ndihmėn e shpejt. Pasi u mendua mirė, vendosi pėr ndihmėn e shpejt. Futi duart nė flokė, i rregulloi, i leu edhe njė herė buzėt me tė kuq dhe tha me vete: - Nėse e thėrras policinė, i merret fytyra burrit, mė mirė mjekun njė herė...
    -
    -Ejani ju lutem... Po! Sa mė shpejt... Burri im ėshtė rrezuar nėpėr shkallė...Ndoshta...Gati ka thyer kėmbėn apo e ka thyer. Ndoshta ka pėsuar dridhje truri apo mund tė thuhet se ka pėsuar dridhje truri, - pastaj i tregoi adresėn dhe mbylli telefonin.
    Iu kujtua sa herė Luani e kishte tėrhequr zvarrė pėr flokė nėpėr dysheme, duke e sharė dhe duke e shqelmuar, pse ishte dashur tė punojė mė gjatė. Gjersa po pėrkujtonte ato poshtėrime, ato pėrbuzje, tha me vete: - Erdhi ēasti t“ia falė edhe kėtė pėrjetim! U ngrit ngadalė, qetė-qetė, e kapi me njėrėn dorė pėr jakėn e kėmishės, me tjetrėn nė rrip dhe u pėrpoq ta tėrheq. Iu duk i rėndė Luan Kreshta, shumė i rėndė. U ngrit dhe doli nė anėn tjetėr dhe e kapi pėr dy kėmbė dhe e tėrhoqi deri te dera e korridorit dhe e lėshoi aty si njė thes me patate. Kur e lėshoi, Luani deshi tė ofshajė, sepse po tė hapej dera, me njė herė djathtas, nisnin shkallėt e bodrumit.
    - Njė rrokullisje tė tillė, vėshtirė se do ta mbijetonte edhe Mic Sokoli nė kėtė gjendje- tha me vete. Parapėlqeu heshtjen dhe nuk bėri as gėk e as mėk. Ajo fėrkoi duart para dere, u drejtua mirė nga dhembja qė ndjeu nė kurriz nga pesha e Luanit dhe hyri nė kuzhinė.
    -Jeanne d“Arc, Shota Galica!- pėrsėriti nė vete.
    Kur Albana ndezi cigaren e tretė, u dėgjua sirena, pak mė vonė, trokitja nė derė. Ajo e shtyri Luanin pak anash pėr ta hapur derėn. Mjeku i shikoi pulsin, vėshtroi Albanėn i ēuditur, sikur dėshironte tė pyes, pse gjendej burri para dere, por nuk tha gjė.
    - E afrova pranė dere nė mėnyrė qė tė jetė mė afėr spitalit!- i tha ajo. Ai tundi kokėn i tronditur.
    - Si quhet? - pyeti mjeku.
    - Luan Kreshta...Luan Kreshta,- pėrsėriti Albana pasi u mendua pak. Mjeku e thirri disa herė, por u dėgjuan vetėm disa ofshama nga goja e tij. Ai u bėri shenjė me kokė dhe dy infermierė e ngarkuan nė njė barelė dhe dolėn.
    Disa sekonda mė vonė njėri u kthye dhe pyeti se a do tė vinte edhe ajo nė spital.
    - Duhet t“ia bėjė darkėn fėmijėve,- tha Albana dhe mbylli derėn. Sirena e ndihmės sė shpejt, aq sa mė shumė largohej, aq mė pak dėgjohej.
    Tė nesėrmen shkoi Albana nė spital dhe mjeku i tha se kishte pasur njė dridhje tė lehtė tė trurit, por ishte jashtė rrezikut. Mjekėt i kishin lidhur kokėn me njė fashė tė bardhė. Kėmbėn e kishte nė gips dhe tė varur pezull mbi krevat me njė rrip. Ai po flinte thellė. Nėna e tij, qė gjendej pranė krevatit, kur pa Albanėn, u ngrit me nxitim drejt saj. E pėrqafoi me lot nė sy dhe i tregoi se kishte folur para njė ore me tė dhe se Luani i kishte treguar fill e pėr pe, se si kishte rrėshqitur nė njė lėvozhgė bananeje, qė e kishin hedhur fėmijėt dhe kishte rėnė shkallėve tė bodrumit. Mozomakeq, kėtė herė patėm fat! - i tha ajo.- Ky bodrum mė duket shumė ogurzi - shtoi vjehrra. – Dy herė ti, tash Luani, mė mirė ta mbyllni pėr gjithmonė,- i tha ajo resė. Albana pohoi duke bėrė shenjė me kokė dhe shtoi: - Do ta mbyllim pėr gjithmonė nėnė, ke tė drejtė! Ėshtė bodrum shumė misterioz!”

    Pas tri ditėve nisen mesazhet nga spitali. Mesazhi i 499 ishte ky: - Mė mirė tė ndahemi. Nuk mund tė vazhdojmė mė! - Luani. Mesazhi i 500: - Nėse edhe njė herė mė thua kėtė, mora bishtin lopatės dhe erdha nė spital. ” Mesazhi i 754. - Natėn e mirė Luan! Mesazhi numėr 755: - Natėn e mirė Albana!
    Ndėrkohė e vizituan Luanin edhe miqtė e partisė sė tij dhe i premtuan se nė zgjedhjet, qė do mbahen sė shpejti, ai mund tė kandidohet pėr deputet... Mesazhi i 800: - A tė shkojė nė polici dhe tė deponoj njė deklaratė? Jam e gatshme ta pranojė dėnimin. Mesazhi 801: -Jo! As policisė e as shtypit, asgjė! Ndoshta bėhem deputet! Luani. Pas njė jave cingėroi celulari me mesazhin e 999: -, Nesėr nė orėn dhjetė, eja mė merr tė lutem! Luani.
    Pak minuta pas orės dhjetė doli Luani me paterica para derės sė spitalit. Albana nuk dukej akoma. Iu kujtua se kur dilte e shoqja nga spitali, edhe pas lindjeve, ai shkonte sė paku me njė orė vonesė. - Po ma kthen edhe kėtė - mendoi ai. Qėndroi njė ēerek ore me paterica para derės sė spitalit me kėmbėn e djathtė tė ngritur ca dhe Albana nuk shihej. Me shumė mundime dhe ngadalė zbriti tri shkallėt dhe u ulė nė njė stol nė oborr. Nė orėn njėmbėdhjetė parkoi makinėn Albana para spitalit...

    Luani ndryshoi shumė: Harmonia e humbur dhe dashuria u kthyen si vetėtima, tok me mundėsinė pėr deputet. U bė ėmbėlak dhe vendosi pėr zgjedhjet ta pėrdorė kėto parulla: “Stop dhunės nė familje! Nė luftė dhunė, nė shtėpi dashuri!” Nėse fiton, ka ndėrmend tė raportojė pėr pėrjetimet e tija dhe kėshtu me shembull konkret tė tregojė se dhuna, dhimbja fizike e shpirtėrore, nuk duhet tė kenė vend nė familje. Madje, ai ka ndėrmend tė tregojė para gjithėve nė kuvend, se ku bazohet ai kur flet kundėr devijimeve tė tilla, por pėr kėtė, nuk i tregoi asaj. Kur tė vijė ēasti, Albana do ta shohė edhe kėtė nė televizor...
    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Re: Nusja e lodhur

    Mesazh nga Albatros 28/3/2011, 21:18

    po me vjen keq per nusen se qenka lodh shume
    Laura
    Laura
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 09/06/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1422
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2747
    <b>Votat</b> Votat : 20

    Buzqeshje Re: Nusja e lodhur

    Mesazh nga Laura 28/3/2011, 21:31

    Albatros lexoje spe u lodh nusja nga dhunaaaa e burit si shqiptart qe e kumandojn gruan ajo duhet te kujdeset per fmin per shpin te iki pun etj dhuna ne familjeeee te ne shqiptaret
    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Re: Nusja e lodhur

    Mesazh nga Albatros 28/3/2011, 21:33

    e lexova por me vjen inat se burri do te behet deputet pra hajdut
    Laura
    Laura
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 09/06/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1422
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2747
    <b>Votat</b> Votat : 20

    Buzqeshje Re: Nusja e lodhur

    Mesazh nga Laura 28/3/2011, 21:33

    eh prah po mir ja beri dhe grujaaaaaaaa Nusja e lodhur  1663 Nusja e lodhur  1663
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Nusja e lodhur

    Mesazh nga Burrelsja 2/7/2013, 10:46

    Kaluan vite,muaj tė tėrė,por unė ty s’tė harrova.Tė kam nė thellėsi tė zemrės,nė shpirtė,nė
    mendime.Fytyra yte shėndrit edhe pse s’tė shohė dot.Dita ditės ndjej mungesėn tėnde,mungesėn e shpirtit tėnd tė bardhė si bora,mungesėn e buzėqeshjes sate.Je shumė larg meje,je nė njė botė
    tjetėr,ty tė morėn engjujt.Ende nuk e besoj ikjen tėnde,ike pa fjalė,pa na thėnė LAMTUMIRėN
    E FUNDIT.Mė nevoitesh mua,familjes..mė le tė vetmuar,pa vėlla.Lotėt nuk e shuan mallin tim,as dhimbjen time qė s’ka shėrim.Jetoj nė tmerrė,nė humbje,larg tė vėrtetės dhe realitetit,jetoj
    nė ē’menduri me kokėn pas se mos vallė po takoj armikun tim?Se mos vallė po takoj vrasėsin tėnd,atė
    zemėr tė egėr dhe tė fėlliqur qė s’din se ēdo tė thotė dashuria familjare,qė s’din se ē’do tė thotė t’a
    plagosėsh aq rėndė pulėbardhėn e pafajshme.
    Nga bota fsheh ndjenjėn time.Nėn qiellin e mbushur me yje shpresoj,shpresė e vetme qė ende s’mė ėshtė shuar.Jeta ime ėshtė njė ėndėrr,jetoj nė ėndėrr,por ėndėrra brenda ėndrrės zhduket.
    Shpirti mė gufon e s’ka kush qė mė ndihmon pėr tė shėruar kėtė plag.O Zot,mė ndihmo tė lutem.Mė elimino kėtė vuajtje qė kam nė shpirt,ma shuaj kėtė dhimbje,je I vetmi qė dua,qė shpresoj dhe qė s’humb besimin kurrė.E dua tė vėrtetėn?Ku ėshtė drejtėsia?Ndėrgjegja e kėtyre shpirtėrave?
    A thua vallė nuk kanė frigė nga All-llahu..
    …Miq tė dashur,desha qė me ju t’I ndaj disa prej mendimeve qė vėrshojnė kokėn time gjatė orėve tė gjata qė I kaloj duke u munduar t’a shuaj kėtė plagė qė ende gjakon.Ju lutem mohoni padrejtėsinė!Zhdukeni gėnjeshtrėn!Shuajeni urrejtjen!Sepse dhimbja-vetmia t’a kėput shpirtin.
    E kur tė veēohesh me kohėn mos thuaj mbeta vet.Por thuaj mua mė mbykqyr All-llahu,Zoti I vėrtetė
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Nusja e lodhur

    Mesazh nga Vizitor 2/7/2013, 11:57

    Kur te dy partnmeret punojne, mendoj se duhet te merret ne konsiderate se jo cdo gje mund te behet ne kohe, e ne vecanti nese nuk e ndihmojne njeri tjetrin!

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Nusja e lodhur

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 11/5/2024, 17:14