BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sheroni hipertensionin me barna popullore

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Sheroni hipertensionin me barna popullore

    Mesazh nga LePuRuShJa 31/3/2011, 18:52

    Sheroni hipertensionin me barna popullore Images

    Semundja e hipertensionit, eshte pasoje e crregullimeve te funksioneve te aparateve nervore qendrore, qe marrin pjese ne rregullimin e presionit te gjakut.

    Tensioni i larte i gjakut eshte nje semundje, qe behet mjaft serioze gjate stines se veres. Me rritjen e temperatures, sistemi kardiovaskular eshte i pari qe preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojne probleme me shendetin. Kjo semundje behet edhe me serioze te personat qe paralelisht vuajne edhe nga semundje te tjera kronike. Per te gjithe keta te semure shume e rendesishme eshte shmangia e ekspozimit ne diell gjate pikut te vapes, pasi mund te pesojne infarkte ose kriza te renda, qe cojne ne humbjen e jetes. Per te lehtesuar disi kete problem, mjekesia popullore vjen ne ndihme me kurat e perftuara nga bimet natyrore.

    Lengu i limonit

    Nje menyre mjaft e suksesshme per uljen e tensionit te larte te gjakut, eshte lengu i limonit. Mjeket popullore rekomandojne pirjen e lengut te perftuar nga shtrydhja e te pakten 4 kokrrave ne dite. Lengu mund te pihet ashtu sic eshte ose i embelsuar. Kura me limon keshillohet te zgjase per 2 muaj. Ne te gjitha semundjet e shkaktuara nga hipertensioni, lengu i limonit jep rezultate shume te mira, per kete arsye mjeket popullore keshillojne qe kjo agrume te konsumohet sa me shpesh per parandalimin e tyre.

    Megjithate, limoni nuk rekomandohet vetem nese dhimbjet e kokes jane si pasoje e tensionit te larte, por edhe nga faktore te tjere. Per lehtesimin apo ndaljen e dhimbjeve, mjeket keshillojne lengun e limonit, te cilin mund ta shtoni me uje, ne rast se nuk e pini dot sic eshte. Edhe ne semundjet me temperature te larte dhe qe shoqerohen me etje dhe pakesim te urines, lengu i limonit ka dhene efektin e deshiruar.

    Gjethet e rrushit te zi

    Gjethet e rrushit te zi kane dhene nje ndihmese te persosur per problemet e qarkullimit te gjakut. Si per shembull, kembet e renda e te fryra, varicet, hemorroidet, qarkullim jo i rregullt i gjakut, etj. Keto gjethe permbajne nje substance qe quhet anthocyanosides, e cila i jep gjetheve edhe ngjyren e kuqe gjate stines se vjeshtes. Kjo substance ka per karakteristike aktivitetin vitaminoz te substances “P”, e cila rrit ndjeshem rezistencen dhe tonikun e venave e te arterieve. Per kete rekomandohet qe gjethet e thara te rrushit te zi te lihen ne uje te valuar pergjate 5 deri ne 10 minuta.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 05:04