BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ide te rralla te milionereve 20-vjecare

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ide te rralla te milionereve 20-vjecare

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/4/2011, 22:15

    Ide te rralla te milionereve 20-vjecare Images

    Shumė tė rinj e kanė tė vėshtirė nė Shqipėri, por edhe nė vendet mė tė pėrparuara nė botė qė tė ēajnė pėrpara dhe tė sigurojnė punėsimin e tyre tė dėshiruar pas pėrfundimit tė studimeve universitare.

    Megjithatė, ekzistojnė disa shembuj ku falė ideve tė mrekullueshme, disa 20-vjeēarė janė bėrė milionerė tė vėrtetė. Revista prestigjioze amerikane, “Forbes”, pėrmblodhi nė njė botim tė numrit tė sotėm rastet mė interesante tė karakterizuara nga talenti, krijmtaria dhe kurajo.

    Ian Purkayastha (biznesmeni i kėrpudhave) – Kur nisi tė shiste kėrpudha tė rralla me 2 250 dollarė kilen, i riu amerikan nga Arkansasi ishte vetėm 15 vjeē. Pasioni i tij pėr kėrpudhat lindi qė i vogėl, kur shkonte nė kėrkimin e tyre nė pyje, sė bashku me familjen..

    Me kohėn, Ian u specializua aq shumė nė kėtė specialitet, sa qė nisi tė kultivonte vetė kėrpudha tė rralla, ndėrsa ėshtė nė gjendje tė rrisė shumė fitimet e tij duke ditur se ku tė kėrkojė nė pyje. Falė kompanisė “Truffle Unlimited”, ai ka fituar deri tani mbi 1 milion dollarė.

    David Schottenstein (kostumet e ricikluar) – Menjėherė pasi mbaroi shkollėn e lartė pėr judaizėm nė vitin 2003, 21-vjeēari hebre pati idenė qė tė udhėtonte nė Hong Kong, pėr tė blerė kostume meshkujsh tė cilėsisė sė lartė, me ēmime tė ulta.

    Ai investoi 75 mijė dollarė kursime tė familjes nė kėtė aktivitet dhe brenda njė viti, fitoi rreth 600 mijė dollarė nga shitjet derė mė derė. Sot, ai ka shumė punonjės dhe njė kompani tė vetėn qė merret me kėtė punė, ndėrsa fitimet e vitit 2010 arritėn kuotėn e 20,5 milion dollarėve.

    Jason Brian (autocricket.com) – Menjėherė pasi pėrfundoi shkollėn e mesme, Jason Brian vendosi tė blinte publicitete online, duke bėrė qė faqja e krijuar prej tij, autocricket.com, tė pozicionohej sa mė lartė nė motorėt e kėrkimit nė internet.

    Faqja e tij u shndėrrua brenda pak kohėsh nė faqen mė tė specializuar pėr dhėnien e kėshillave pėr tė gjithė ata qė donin tė blinin njė makinė tė re, duke i dhėnė informacione tė specializuara. Nė 6 muajt e parė tė vitit 2010, 21-vjeēari fitoi 1,2 milion dollarė.

    Joshua Dziabiak (showclix.com) – Nė vitin 2005, 18-vjeēari shiti pėr 1 milion dollarė njė faqe interneti tė quajtur “Mediacatch”, e specializuar nė shitjen e biletave tė muzeve, koncerteve dhe evenimenteve tė tjera.

    Paratė e fituara i riinvestoi nė njė faqe tė re, tė quajtur “Showclix”, e cila ofronte tė njėjtat shėrbime, por shumė mė tė specializuara dhe me mė shumė opsione, duke mbajtur pėr vete njė komision qė varion nga 7-15%. Vitin e shkuar ai fitoi 9 milion dollarė.

    Daniel Gomez Iniguez (nafta bio) – Njė i ri meksikan, Daniel programoi njė instrument qė ėshtė nė gjendje tė pėrthithė vajin e bimėve dhe t’i shndėrrojė ato nė naftė bio. E projektuar qė nė shkollėn e mesme, Iniguez mundi tė vinte nė jetė kėtė pajisje nė universitet.

    Makinerinė e parė tė kėtij lloji e shiti pėr 150 mijė dollarė, por ruan patentėt e produktit dhe ka nxjerrė shumė pėrfitime tė tjera, nga shitjet nė masė. Ndėrkohė, ka krijuar edhe njė markė, e cila mbjell plantacione me bimė, nga tė cilat prodhon bio-nafta.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 16:21