BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Reali e Schalke leksion Tottenham-it e Interit!

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Reali e Schalke leksion Tottenham-it e Interit!

    Mesazh nga Albatros 5/4/2011, 23:03

    Reali e Schalke leksion Tottenham-it e Interit!  6emman10

    Real Madridi ka shėnuar fitore me rezultat 4:0 nė pėrballje me Tottenham-in, ndėrsa Interi ėshtė deklasuar nė shtėpi me shifra 5:2 nga Schalke, nė ndeshjet e para tė ēerekfinales sė Champions League nė futboll. Reali ka bėrė hapin e parė sė bashku me Schalken drejt gjysmėfinales, por qė duhet pritur edhe 90 minuta tė ndeshjes sė kthimit. Reali ka dominuar me lojė ndaj anglezėve, por realisht ka shfrytėzuar edhe njė futbollist qė ka pasur mė shumė nė fushė, pasi qė nga minuta e 15-tė Tottenham-i ka mbetur pa Peter Crouch, i cili ndėshkohet me karton tė kuq pas dy tė verdhėve. Reali vazhdimisht ka sulmuar nėpėrmjet Ronaldos, Adebayor, Ozil e Marcelo sė bashku me lojtarė tė tjerė dhe si fryt i saj mbushėn rrjetėn e anglezėve.

    Nė minutėn e katėrt, Adebayor ka shėnuar pėr epėrsinė 1:0 te Real Madridit. Nė pjesėn e dytė, mbretėrit vazhduan me lojė tė mirė dhe gola. Nė minutėn e 57-tė, kush tjetėr pos Adebayor, i cili me kokė ka qėlluar topin dhe ka lėnė fjetur portierin rival, duke ngritur shifrat nė 2:0. Reali ka shtuar shifrat nė 3:0 nė minutėn e 72-tė, kur Ozil ka gjetur pėr bukuri Di Marinė, i cili si mjeshtėr nga njė pozitė anash rreth 16-17 ka shėnuar evrogol. Ronaldo nė minutėn e 87-tė ka shėnuar pėr rezultatin 4:0, i cili nga afėrsia ka shfrytėzuar njė pakujdesi tė mbrojtėsve mysafirė. Ndėrkaq, Interi, kampion nė fuqi, ka zhgėnjyer me lojė tė dobėt dhe rezultat. Schalke mrekulloi sidomos nė pjesėn e dytė tė lojės.

    Futbollisti Stankoviq ka shėnuar nė minutėn e parė tė takimit, duke sjellė nė epėrsi 1:0 Interin. Skuadra gjermane nuk ka vonuar edhe shumė pikėrisht nė minutėn e 17-tė ka barazuar shifra falė golit tė realizuar nga ana e Matip-it. Milito ėshtė kthyer me sukses te kampionit, i cili nė minutėn e 34-tė kaloi nė epėrsi interistėt. Epėrsi jetėshkurtėrt, pasi qė mysafirėt pas gjashtė minutave barazuan shifrat nėpėrmjet Edu-s. Raul edhe njėherė ėshtė dėshmuar se ka pėrvojė tė madhe dhe ėshtė mjeshtėr i golave dhe kėtė e ka arsyetuar nė ballafaqim e mbrėmshėm. Ai ka shfrėytėzuar pėr bukuri njė asistim te Farfanit dhe me dinakėrinė e tij ka shėnuar golin e epėrsisė mė shifra 3:2 pikėrisht nė minutėn e 53-tė. Pas katėr minutave lojė, sėrish tronditet Interi. Ranocchia duke dashur ta heq topin, ka shėnuar autogol dhe 2:4. Nga minuta e 62-tė, Interi mbeti pa Chivu-n nė fushė, i cili ndėshkohet me karton tė kuq pas dy tė verdhėve. Schalke ka shkėlqyer me lojė, duke shėnuar edhe golin e pestė. Edu ka shėnuar pėr shifrat 2:5 pikėrisht nė minutėn e 75-tė. Interi mė kėtė humbje i ka pakėsuar gjasat shumė qė tė bėjė mė shumė nė ndeshjen e kthimit nė Gjermani.

    Rezultatet

    Real – Tottenham 4:0 (1:0)

    Inter – Schalke 2:5 (2:2)

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 19:07