BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ndertesat me te famshme te Tiranes

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ndertesat me te famshme te Tiranes

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/4/2011, 13:02

    Ndertesat me te famshme te Tiranes Images

    Banoret e kryeqytetit te ri te saposhpallur, Tiranes, nuk do te mbanin me si dikur shtepi qerpici me dritare qe te merrnin frymen, por vila tipike evropiane te frymezuara nga arkitektura austriake, e cila padyshim ndryshoi imazhin e Tiranes se shekullit te 19-te.

    Banesa dy ose tre kateshe, me oborre te gjelberuara, dy porta(nje funksionale dhe tjetra dere sherbimi), dritare te medha per drite dhe ajrosje, te gjitha me nje stil krejt te ri te frymezuar nga aristokratet e rinj te kryeqytetit, te cilet ideuan te parat vila brenda konceptit modern te arkitektures, nje pjese e te cilave vazhdojne te mbijetojne edhe sot...!

    1- Vila Luarasi: Vila e famshme e familjes Luarasi eshte ndertuar ne vitin 1931, ku kati perdhes ka qene perdur si shtepi botuese dhe katet e tjera per banim, ndersa stili i baneses eshte funksionalist.

    2- Vila Fortuzi:
    Themelet e kesaj vile u vendosen ne vitin 1931 ne njeren nga lagjet me te vjetra te Tiranes. Ndertesa eshte prone e Omer Fortuzit, kryebashkiak i Tiranes dhe refleketon stilin Racionalist.

    3- Vila Nepravishta: Nje nga shtepite me te famshme ne Tirane, pasi ishte vila e kryebashkiakut Abidin Nepravishta. Godina madheshtore u ndertua ne vitin 1930 dhe ne te bie ne sy stili racionalizmit italian.

    4- Vila e Prefektit: Ka qene shtepia e Qazim Mulletit, prefektit te Tiranes. Godina u ndertua ne 1930 dhe inxhinieret kane zbatuar stilin Deko ne teresine e saj, e perfshire ne projektin austriak te vilave karshi bulevardit.

    5- Sarajet: Mund te konsiderohet si nje nder objektet me te vjetra, i cili ruajti stilin otoman dhe ka qene prone e familjes Toptani, gati nje kompleks i vertet banimi, i cili u ndertua ne vitin 1837.

    6- Vila Tafaj: Konsiderohej nje nga vilat me te vjetra ne kryeqytet, e cila u ndertuar ne vitin 1927 nga inxhinier Pashollarei, kryarkitekt i Bashkise se Tiranes dhe paraqet stilin e nje shtepie tipike qytetare.

    7- Ish-ambasada Jugosllave: Kjo godine ka qene dikur Legata Turke, por ne te vertete ishte prone e familjes se doktor Qemal Jusufatit dhe eshte nderuar ne vitin 1931 me stil te theksuar neo-venecian

    8- Vila Goldi:
    Padyshim nje nga vilat me te bukura dikur, pse jo edhe ne ditet moderne ne rrugen e vjeter te Dibres. U ndertua ne 1935 dhe njihej shtepia e Kristo Floqit, e bazuar teresisht ne stilin eklektik.

    9- Ambasada e Vatikanit: Kjo vile eshte ndertuar ne vitin 1930 dhe ka qene shtepia e z.A.Libohoves, ndryshe nga shume vila te ndertuara ne kryeqytet asokohe, ketu spikat dukshem stili neo-renaissance./revistaelegance/

      Ora ėshtė 2/5/2024, 06:02