BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gjashte menyra per te permiresuar vleresimin per veten

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Gjashte menyra per te permiresuar vleresimin per veten

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/4/2011, 11:41

    Gjashte menyra per te permiresuar vleresimin per veten Images

    Specialistete e shendetit mendor bejne me dije se menyra se si ne vleresojme veten ndikon drejtpersedrejti ne suksesin apo deshtimet tona.

    Sipas tyre sa me larte ta vleresoni veten, sa me shume besim te keni te aftesite tuaja, aq me te shumta do te jene perpjekjet tuaja, aq me i reduktuar do te jete stresi dhe aq me afer fitores do te jeni.

    Psikologet theksojne se nje rendesi shume te vecante ka edhe fakti se sa real eshte besimi juaj. Per kete arsye keshillohet qe te tergohemi gjithnje te sinqerte me ndergjegjien tone, per te shmangur marrjen persiper te puneve qe jane jashte kapaciteteve tona reale, sepse mbingarkimi i vetes mund te behet nje burim i fuqishem stresi .

    Cilido qofte niveli i vleresimit qe ju ushqeni per veten, sot mund t’a ndryshoni ate me ane te nje udhezuesi qe vjen nga studimet e shkences se psikologjise. Me poshte mund te mesoni se cfare duhet te beni per te formuar nje mendim me te mire per veten.

    1. Vendosni synime realiste. Eshte shume e rendesishme te njohesh veten dhe limitete e tua. Keshtu do e kesh me te thjeshte te percaktosh me sakte se cfare mund te besh e cfare jo.
    2. Formoni standartet tuaja per te vleresuar veten dhe mos perdorni asnjehere ato te te tjereve.
    3. Shume domethenese ne krijimin e respektiti per veten eshte edhe menyra se si ne i flasim asaj. Duhet treguar shume kujdes dhe vemendje per te kuptuar se si i flasim vetes pa ze per te ndryshuar dhe permiresuar te folurin e brendshem, i cili eshte njeheresh nje faktor stimulues ose frenues.
    4. Mundohuni te vini ne dukje anet tuaja pozitive. Kjo do ju beje me te mire me veten dhe te tjeret.
    5. Mos e mendoni veten tuaj si te pandryshueshme, por mundohuni te ndryshoni te gjitha gjerat qe jane te mundshme. Dhe te tilla ka gjithnje.
    6. Shume e rendesishme eshte edhe menyra se si ne i trajtojme te tjeret. Kehsillohet qe ne te sillemi ne menyre pozitive me njerezit dhe te vejme ne dukje aspektet pozitive te tyre. Kjo do te beje qe vet te ndjehemi me te mire dhe te tjeret gjithashtu do te na shohin me pozitivishte.

      Ora ėshtė 20/5/2024, 02:38