BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lidhja misterioze mes emrit dhe profesionit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Lidhja misterioze mes emrit dhe profesionit

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/4/2011, 13:19

    Lidhja misterioze mes emrit dhe profesionit Images

    Idea se emri mund te ndikoje ne fatin e nje individi ka ngacmuar gjithmone imagjinaten e njeriut. Por a eshte nje aludim i tille vertet i mundur?

    Te gjithe jemi ngacmuar nga i ashtuquajturi “nomen omen “ ose ndryshe “fati ne emer” nga latinet, te cilet ishin te besimit se emri eshte nje shenje simbolike per jeten e cdo personi. Ende ne ditet tona, dikush me shume e dikush me pak, serisht udhehiqemi nga idea se emri ka nje ndikim ne jeten e personit qe e mban ate. Edhe kur kjo tendence nuk shprehet ne menyre direkte ajo reflektohet me numrin gjithnje e ne rritje te botimit te librave qe falsin mbi domethenien e emrave dhe kohen qe ne shpenzojme per te zgjedhur emrin e pershtatshem per femijen ende te palindur.

    Se fundmi diskutimet me te ndezura ne lidhje me kete ceshtje jane fokusuar me ndikimin qe emri mund te kete ne zgjedhjet profesionale te individit. Sipas hulumtuesve, nje nga menyrat se si ndikon emri ne jetet tona lidhet me terheqjen ne baze te asonances. Ajo qe verehet eshte se shume njerez duken sikur kane lindur per te qene te prirur te kene nje lidhje dhe nje ndjenje ose marredhenie spontane me dike me nje emer te ngjashem me emrin e tyre, te tjere qe priren te jetojne ne vendet me emer te njejte dhe te punojne ne nje kompani, emri i te ciles ka nje asonance me emrin e tyre.

    Ky mendim mbeshtetet edhe nga nje studim i kryer ne Universitetin e Nju Jorkut nga Brett Pelham dhe koleget e tij. Sipas ketij studimi mendohet se njerezit kane prirje per te zgjedhur nje profesion, emri i te cilit ka nje ngjashmeri me emrin e tyre. Statistikisht ne SHBA, me shume se gjysma e dentisteve quhen Denis, por kjo nuk do te thote se te gjithe personat me kete emer jane te destinuar per t'u bere stomatolog. Shkencetaret dhe psikologet e lidhin kete fakt me nje terheqje te nenvetedijshme, e cila nxitet nga harmonia e tingullit, por edhe nga nje ndjenje egoizmi dhe mbizoterim i ndjenjave pozitive per veten.

    Skeptiket mendojne se ka ardhur koha qe te zhduken te gjitha bindjet dhe idete se fati i njeriut varet nga emri i tij. Nje prej tyre eshte edhe Simonshon Urit, studiues ne Universitetin e Pensilvanise, i cili mori ne studim nje kampion te perbere prej 438.000 qytetaresh amerikane dhe arriti ne perfundimin se lidhjen midis emrit te duhur dhe te profesionit apo kompanise nuk ka baza per t’u konsideruar si e vertete.

      Ora ėshtė 12/5/2024, 08:53