BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bindjet politike: Te djathta apo te majta, kjo lidhet me strukturen fizike te trurit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Bindjet politike: Te djathta apo te majta, kjo lidhet me strukturen fizike te trurit

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/4/2011, 21:05

    Bindjet politike: Te djathta apo te majta, kjo lidhet me strukturen fizike te trurit Images

    Te thuash qe je i majte apo i djathte ne ditet tone behet gjithnje e me e veshtire.

    Por sipas nje studimi te fundit te zhvilluar ne Londer dhe te botuar ne revisten “Current Biology”, preferencat politike te secilit prej nesh jane shkruar shume qarte ne trurin tone.

    Ryota Kanai dhe ekipi i tij kane studiuar rreth 90 qytetare te rritur britanike dhe u kane kerkuar ketyre personave qe te deklarohen duke e klasifikuar veten e tyre ne konservatore apo liberal ne baze te nje shkalle matese me vlera nga 0 deri ne 5. Me pas ata kane ekzaminuar trurin e ketyre personave dhe pas disa skanimesh klinike kane zbuluar se ne trurin e vullnetareve qe u deklaruan si konservatore gjendej nje amygdale shume me e medha se sa ne trurin e liberaleve.

    Specialistet shpjegojne se behet fjale per disa ndryshime ndryshime biologjike qe ndikojne edhe ne emocionet tona dhe pikerisht ne nivelin e emotivitetit. Ketu eshte momenti te kujtojme se amygdala eshte ajo pjese e trurit qe perpunon friken dhe identifikon kercenimet. Sipas hulumtuesve konservatoret priren te jene me te ndjeshem ndaj ankthit dhe te reagojne ne forma me agresive ndaj tij, ndersa liberalet duken me tolerante dhe te hapur drejt kompromisit.

    Keto nuk jane te parat kerkime qe behen ne kete fushe. Ne te kaluaren, hulumtuesit kane kryer te tjera studimet qe tentojne te studiojne lidhjen midis karakteristikave psikologjike dhe orjentimit politik, por kjo e Ryota Kanai eshte puna e pare qe lidhet me strukturen fizike te trurit.

    Ne jane preferencat politike qe formojne kete strukture truri apo anasjelltas, nje gje e tille ende nuk eshte e qarte. Ajo qe dihet eshte qe te femije e vegjel, truri nuk ka ende nje forme te percaktuar mire dhe perfundimtare. Por ne qofte se shkencetaret britanik kane te drejte mbi nderveprimet fiziologjike me preferencat politike, ne te ardhmen mund te shpjegohen edhe llojet e tjera te sjelljes si ato te nje mosperfilljeje per politiken ose preferencat e shume njerezve per nje gje te caktuar ne vend te dickaje tjeter. / Infoalbania

      Ora ėshtė 13/5/2024, 16:16